Shendetesi

Çudit 26-vjeçarja: Pini urinë se ju bën mirë, ja mrekullia që më ndodhi

Pirja e urinës, aplikimi i saj në lëkurë dhe madje edhe larja e syve me të është me sa duket një praktikë shekullore që besohet se kuron disa sëmundje.

“Martirët” që kanë marrë guximin të ndjekin këtë stil të çuditshëm jetese kanë rrëfyer më në fund se pse e pinë urinën e tyre në vend që ta lenë aty ku e ka vendin, në tualet.

Dhe, falë këtyre blogerëve të shëndetit që e promovojnë këtë praktikë, shumë njerëz po kthehen në tualet për përfitimet e tyre shëndetësore.

Christo Dabraccio, një meteorolog nga Idaho, thotë se pirja e urinës e ndihmoi të humbte 30lbs (13.6kg) dhe e bëri atë të ndihej si ‘Superman’.

Pasi pa rezultatet e mira, ai ia sygjeroi gjetejen e tij piktores Julia Sillaman të cilës i bëri mrekullia për aknet që kishte në fytyrë. Ajo madje pretendon se duke pirë urinën e saj ka humbur deri më tani, 11.3kg.

Ideja është që urina përmban përbërës që mund të riabsorbohen për të përmirësuar aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet si dhe efekte të tjera detoksifikuese.

Por pretendimet kanë lënë një shije të hidhur në gojën e ekspertëve, të cilët argumentojnë se nuk ka prova shkencore për të mbështetur pirjen e urinës dhe se në fakt mund të jetë e dëmshme.

Çudit 26-vjeçarja: Pini urinë se ju bën mirë, ja mrekullia që më ndodhi Read More »

A është e ngrënshme lëkura e fikut? Cila është mënyra më e mirë për t’i konsumuar

Shija e ëmbël e fikut është unike në çdo kafshatë.

Megjithatë, kjo ëmbëlsi e pashoqe shpesh trazohet nga ndjesia e lehtë pickuese dhe djegëse e lëkurës së fikut.

Kurioziteti për elementët që shkaktojnë ndjesi lidhet ngushtë edhe me aspektin e sigurisë së ngrënies së lëkurës së këtij fruti.

A Është E Ngrënshme Lëkura E Fikut?

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org lëkura e fikut është krejtësisht e ngrënshme dhe e sigurtë për konsum, pavarësisht ndjesisë së pakëndshme që shkakton në kafshatën e parë.

Në fakt, ngrënia e lëkurës bashkë me tulin e frutit ofron një pasuri më të plotë vlerash bashkë me fibrën kaq të nevojshme.

Përse Djeg Lëkura E Fikut

Disa njerëz mendojnë se pushi i hollë që vesh lëkurën e fikut është ai që shkakton këtë ndjesi.

Megjithatë, arsyeja e vërtetë e kësaj ndjesie sipas të dhënave të AgroWe.org i atribuohet një enzime të quajtur ficinë e cila shpërbën proteinën dhe e metabolizon atë në një amino acid.

Kjo është arsyeja përse gjuha djeg sa herë që hani fiq të freskët.

Jo Të Gjithë Fiqtë Shkaktojnë Djegie

Fiqtë e pjekur plotësisht nuk shkaktojnë djegie ndërsa fiqtë e papjekur dhe të njomë e kanë këtë veçori.

Nëse fiqtë e pjekur mblidhen direkt nga pema, ato janë tepër të butë, qullët dhe delikatë.

A Vazhdon Pjekja E Frutit Edhe Pas Këputjes Nga Pema?

Fiqtë mund të zbuten me kalimin e kohës, por kjo nuk do të thotë se ata janë plotësisht të pjekur.

Pjekja e frutit shumëfishon aromën dhe ëmbëlsinë, ndërsa zbutja thjesht ndryshon përbërjen e tulit të frutit.

Nëse këpusni një fik të papjekur nga pema do të zbuloni se ai lëshon një lëng të bardhë të njohur si ‘qumështi i fikut.’

Ky lëng përmban sasinë më të madhe të ficinës.

Nëse jeni dashamirës të fikut të njomë atëherë ju sugjerojmë ta ndani atë në gjysmë dhe të përthyeni pjesët duke nxjerrë tulin jashtë dhe lëkurën brenda.

Gjithashtu sigurohuni të hiqni pjesën e bishtit që mbledh më shumë ficinë.

Në këtë mënyrë do të shmangni kontaktin e ficinës me buzët apo gjuhën.

Ficina Tek Fiqtë E Thatë

Fiqtë e thatë konsiderohen të tejpjekur ndaj përbërja e ficinës është tepër e ulët për të shkaktuar një reagim të tillë.

Tharja e fikut gjithashtu eliminon qumështin e fikut.

Kësisoj do të zbuloni se fiqtë e thatë nuk shkaktojnë asnjë ndjesi të pazakontë përveç shijes së mirë.

A është e ngrënshme lëkura e fikut? Cila është mënyra më e mirë për t’i konsumuar Read More »

Kujdes! Femrat humbin dëgjimin nga përdorimi i këtyre ilaçeve

Disa ndër ilaçet më të popullarizuara kundër dhembjeve te femrat mund të shkaktojnë humbjen e dëgjimit, ka treguar hulumtimi i Spitalit në Boston.

Fatkeqësisht nuk është përgjigjur se a ka të bëjë i njëjti konstatim edhe me meshkujt, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi ka poseduar të dhënat e 55.000 femrave dhe përvojat e tyre në përdorimin e shpeshtë të aspirinës, ilaçeve josteroide dhe kundër inflamacioneve, ndër të cilat theksohet brufeni dhe acetaminofeni.

Ka rezultuar që te ato femra të cilat më shumë se gjashtë vjet shpesh kanë përdorur brufen apo acetaminofen, midis nëntë dhe dhjetë për qind të tyre kanë humbur dëgjimin. Ato të cilat kanë përdorur aspirinë, nuk kanë pasur kurrfarë problemesh.

Autorët e studimit theksojnë që pasojat të cilat u theksuan më sipër, nuk kanë të bëjnë me përdorimin e herëpashershëm të analgjetikëve të tillë, se sa me përdorimin e shpeshtë, kur femrat me ilaçe të tilla janë përpjekur që ta zgjidhin dhembjen kronike.

Ky nuk është efekti i vetëm i padëshiruar.

Studimet tregojnë që përdorimi i këtyre ilaçeve shton rrezikun nga sulmi në zemër, shtypja e lartë e gjakut dhe problemi me veshkat. Tani në radhë ka ardhur edhe dëgjimi.

Studimi më i ri nuk hyn në shkaktarët e humbjes së dëgjimit, mirëpo nga vëzhgimet e mëhershme të rezultateve mund të supozohet që problemi ka mundur të jetë në ndikimin direkt në aparatin e dëgjimit apo në pasojat e çrregullimit të shtypjes së gjakut dhe nivelit të oksigjenit në pjesët më të ndjeshme të aparatit të dëgjimit. /korrieri

Kujdes! Femrat humbin dëgjimin nga përdorimi i këtyre ilaçeve Read More »

Janë të mrekullueshme, ja katër ushqime që largojnë stresin

Shpesh ndodh të jemi nën stres dhe të mos dimë si ta zgjedhim pa barna. Besoni apo jo, edhe ushqimi mund të na ndihmojë.

Disa ushqime janë të mrekullueshme për shëndetin tonë fizik dhe psikik. Konsumoni për disa ditë dhe do të ndiheni më mirë.

Bananet
Aleat natyral kundër stresit, ndihmojnë në kontrollin e apetitit, punën e trurit dhe rregullimin e stresit. Po ashtu ndikojnë me rastin e disponimit të keq.

Spinaqi
Qetëson sistemin nervor dhe jep fuqi.

Shalqiri
Është i pasur me vitamina, magnez, kalcium. Përmirëson sistemin e imunitetit, ul nivelin e yndyrave në trup, përmirëson punën e veshkave dhe do të merrni më shumë energji.

Boronicat
Forcojnë imunitetin dhe përmirësojnë disponimin.

Janë të mrekullueshme, ja katër ushqime që largojnë stresin Read More »

Ja pse ‘plakat’ duan seks me djemtë e rinj. Zbardhet studimi

Dikur askush nuk fliste për njerëzit e moshuar që kishin marrëdhënie seksuale.

Ishte sikur njerëzit mendonin se në momentin kur njeriu prek moshën 50-vjeçare, ai nuk mund të kënaqet më. Por, siç e dimë të gjithë, kjo nuk është aspak e vërtetë.

Në të vërtetë, shpesh është rruga tjetër!

Nuk është deri sa ju jeni më i pjekur dhe me përvojë që ju e dini saktësisht se çfarë ju pëlqen dhe çfarë ju bën të ndiheni mirë. Por kohët e fundit, hulumtimi ka gjetur se disa të moshuar përfitojnë më shumë nga seksi se të tjerët …

Në shtator 2016, studiuesit në Miçigan dhe Illinois botuan një studim interesant në Journal of Health and Social Behavior. Gjatë një periudhe 5 vjeçare, ata analizuan jetën seksuale të 200 grave dhe meshkujve të moshës 57 deri 85 vjeç, transmeton lajmi.net.

Studimi gjeti se seksi i mirë përgjithësisht kishte një ndikim të dobishëm në shëndetin e grave të moshuara. Megjithatë, mund të jetë e dëmshme për meshkujt e moshuar.

Presion të ulët të gjakut

Studiuesit gjithashtu shikojnë se si marrëdhëniet prekën shëndetin e zemrës dhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Meshkujt që ishin seksualisht aktivë kishin një shans më të madh për të përjetuar ngjarje negative kardiovaskulare.

Gratë e moshuara që kishin seks të shpeshtë kishin presion të ulët të gjakut sesa ata që rrallë u rrokulliseshin në shtrat. Hulumtuesit teorizojnë se kjo është shkaktuar nga një hormon i lëshuar gjatë orgazmave të grave.

Pra, përfundimi është i thjeshtë – kur burrat rriten, ata do të duhet të bëjnë vetë. Ndërkohë, gratë e moshuara duhet të shkojnë jashtë për të kapur ndonjë më të ri se ajo. Të gjitha në emër të promovimit të shëndetit të dikujt!Shkodranews

Ja pse ‘plakat’ duan seks me djemtë e rinj. Zbardhet studimi Read More »

Flasin ekspertët: Gjëja më e keqe që nuk duhet ngrënë kurrë në mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe ndoshta jeni të kënaqur që bëni pjesë tek njerëzit që nuk i rezistojnë dot tundimit për të ngrënë një vakt të mirë në mëngjes. Por ka një produkt që me siguri ia shtoni tërshërës, smoothie-t apo përzierjes së drithërave që konsumoni çdo mëngjes.

Është diçka që nuk i bën mirë trupit, veçanërisht në qoftë se qëllimi është për të marrë kalori të mjaftueshme dhe për të ruajtur nivelin optimal të energjisë gjatë gjithë ditës.

“Është banania e famshme, që konsiderohet ushqimi më i keq në mëngjes”,- thotë trajneri personal, Nikki Storm.

Njerëzit që hanë banane në mëngjes e konsiderojnë atë si ‘standardin e artë’ të dietës, veçanërisht të gjithë ata që hanë mëngjes duke fluturuar nga nxitimi. Por fakti është se bananet kanë një indeks glikemik shumë të lartë dhe janë të pasura me kalium.

Bananet i ndryshojnë shumë shpejt vlerat e insulinës, duke shkaktuar ndryshim të nivelit të energjisë dhe luhatje humori. Nivelet e larta të sheqerit nuk metabolizohen shpejt, ndaj edhe, në thelb, sasia e bananes ruhet si yndyrë në trup. Bananet për mëngjes nuk janë një ide e mirë.

Por ka edhe një problem tjetër nëse e nisni ditën me banane, thotë Storm. Për shkak se përmbajtja e lartë e sheqerit prish nivelin e insulinës, ju duhet ta mbani nën kontroll gjendjen e sheqerit gjatë gjithë ditës për të mos prishur ekuilibrin.

“Koha më e mirë për të ngrënë banane është 45 minuta pas ushtrimeve fizike mjaft intensive, sepse muskujt duhet të plotësohen me yndyrën që kanë djegur”, – thotë Storm.

Sigurisht, ju do të pyesni çfarë këshillon apo çfarë ha në mëngjes një trajner personal: “Unë ndjek Fast Metabolism Diet. Ditët e mia variojnë nga tërshëra me boronica, te proshuta me qepë, bukë me vezë, avokado, domate dhe qepë të kuqe”.

Me fjalë të tjera, nuk është nevoja ta privoni veten nga ushqime të shijshme në mëngjes dhe të ndiheni mirë gjatë gjithë ditës.

Flasin ekspertët: Gjëja më e keqe që nuk duhet ngrënë kurrë në mëngjes Read More »

Ateroskleroza, sëmundja e çdo kohe. Çfarë është dhe si ta shmangim?

Ashtu siç ne plakemi nga jashtë, ashtu edhe çdo organ yni fillon “të plaket” nga brenda. Edhe me arteriet ndodh po e njëjta gjë. Mendohet se ateroskleroza nis që në moshën 12 vjeçare, ndërkohë disa studime tregojnë që nis në moshën 20 vjeçare. Gjithsesi, ateroskleroza është depozitimi i kolesterolit “të keq” në arterie, kryesisht në ato me diametër të vogël. Kolesteroli qëndron në dy forma, në atë LDL dhe HDL. Ai transportohet nga mëlçia në organe me formën LDL dhe kthehet mbrapsht në mëlçi, kur është në sasi të tepërt në inde, me anë të formës HDL. Kuptohet tashmë që një HDL e lartë na mbron nga depozitimi i lartë i kolesterolit në inde, dhe një LDL e lartë shton depozitimin e kolesterolit në inde. Ndaj dhe forma LDL-kolesterol e lartë konsiderohet si shenjë alarmi për aterosklerozën.

Kur nis ky proces, fillojnë të dëmtohen me radhë gjithë shtresat e arterieve duke e ngushtuar kalibrin e tyre, derisa arrin një fazë kur nuk kalon dot mjaftueshëm gjak përmes ngushticës së krijuar dhe indi që vaskularizohet nga ajo arterie nuk oksigjenohet normalisht. Këtu fillon të duket problemi, sidomos në rastet e prekjes së arterieve koronare, pasi fillon që miokardi të mos funksionojë normalisht. Personi ndjen dhimbjen shtrënguese anginoze, tipike e ishemisë, apo e infarktit, e cila fillon në kraharor, vazhdon në nofull dhe përhapet në shpatullën e majtë, krahun e majtë e deri në gishtin e vogël të dorës.

Por si mund të shmanget një ngjarje e tillë, e cila mund të jetë edhe vdekjeprurëse për individin? Ky proces është një ngjarje fiziologjikë që mundet thjesht të reduktohet, por jo të shmanget. Rekomandohet aktiviteti fizik. Duke kryer rregullisht aktivitet fizik dhe duke mos qenë pro jetës sedentare, ju humbisni energji dhe mund t’i largoni në këtë mënyrë edhe yndyrnat e tepërta duke u marrë me aktivitet sportiv. Mjaftojnë edhe 30-40 minuta ecje në ditë për të jetuar shëndetshëm.

Rregulloni dietën tuaj. Është një faktor tepër i rëndësishëm. Mos konsumoni shumë ushqime jo të shëndetshme, ushqime të pasura në yndyrna, produktet e brumit. Konsumoni më tepër frutat dhe perimet. Gatuani me pak vaj dhe mos e teproni. Konsumoni vajin e ullirit që përmban yndyrna bimore, si dhe produktet e bulmetit me sasi të vogël yndyrne. Edhe pse mund ta privoni veten nga shumë ushqime që mund t’ju pëlqejnë, përsëri duhet të kuptoni se shëndeti vjen përherë i pari. /bota.al/

Ateroskleroza, sëmundja e çdo kohe. Çfarë është dhe si ta shmangim? Read More »

Studiuesit ngrenë alarmin: Është përhapur një bakter që u reziston të gjithë antibiotikëve

Një patogjen i rrezikshëm që i reziston çdo lloj antibiotiku të njohur deri tani po përhapet në spitalet e globit. Një ekip studiuesish të Universitetit të Melburnit në Australi zbuluan tre shtame superrezistente të staphylococcus epidermidis, një bakter që është përhapur në të gjitha globin vitet e fundit.

“Jo gjithmonë përfundon në infeksion. Por te një pjesë më e vogël e njerëzve, ky bakter mund të çojë në infeksione serioze, që kërkojnë trajtim kompleks”, thotë një nga studiuesit pas publikimit të gjetjeve në revistën “Nature Microbiology”.

S. epidermitis, i afërt me superbakterin MRSA, gjendet zakonisht në lëkurën e njeriut dhe nuk përbën rrezik për shumicën e popullatës. Megjithatë, te njerëz që kanë sistem imunitar të dëmtuar apo janë në procesin e shërimit pas një operacioni ose një implanti, ky bakter mund të çojë në infeksione të rënda, që përfundojnë edhe me vdekje.

“Zbulimi qëndron në faktin se ky bakter është përhapur në spitale në mbarë botën gjatë viteve të fundit”, thonë studiuesit. “Ky është vetëm një shembull tjetër i përdorimit të tepruar të antibiotikëve, çka i ka nxitur bakteret të bëhen gjithnjë e më rezistente”.

Studimi arrin në përfundimin se praktikat spitalore, duke përfshirë edhe përdorimin e tepruar të antibiotikëve në repartet e kujdesit intensive, mund të kenë nxitur evolucionin e këtij organizmi, duke e orientuar drejt infeksioneve potencialisht të pashërueshme.

Studiuesit ngrenë alarmin: Është përhapur një bakter që u reziston të gjithë antibiotikëve Read More »