Shendetesi

A i keni këto simptoma? Ja shenjat që jep në trupin tonë mungesa e vitaminës C

Vitamina C është antioksidanti, antivirali, antibiotiku dhe antihistaminiku më i mirë në botë, sipas Andrju Saul. Më poshtë do të mund të lexoni se me çfarë shenjash të dukshme paraqitet në trupin tonë, mungesa në vitaminë C.

Gjakrrjedhja e shpeshtë nga mishrat e dhëmbëve.
Është shenja më e dukshme e mungesës së vitaminës C, e cila ndihmon në sintezën e kolagjenit që është i rëndësishëm në forcimin e epitelit të mishrave të dhëmbëve. Në mungesë të saj, epiteli nuk mund ta mbrojë dot dhëmbin as nga bakteret, ndaj dhe shfaqet periodontit. Ndërkohë në të shkuarën, mungesa e vitaminës C, lidhej edhe me skorbutin, me rënien e dhëmbëve, si pasojë e dobësimit të mishrave të dhëmbëve.

Rënia e shtuar e flokëve.
Vitamina C ndihmon në rritjen dhe forcimin e flokëve, si pasojë e shtimit të përthithjes së zinkut në zorrë. Në kushtet e mungesës së saj, rrënja e flokëve bëhet më e dobët dhe flokët fillojnë të bëhen më shpejt me yndyrë. Mungesa e vitaminës C ndikon edhe në vonesën në rritjen e flokëve tuaj.

Epistaksis.
Epistaksis është gjakrrjedhja, apo hemorragjia nga hundët. Mekanizmi është krejtësisht i njëjtë me atë të mishrave të dhëmbëve. Mungesa e vitaminës C e dobëson epitelin, dhe sidomos endotelin e kapilarëve, duke çuar në shtimin e hemorragjisë edhe pa shkaqe të dukshme, psh trauma të ndryshme. Edhe në lëkurën e trupit ndodh po e njëjta gjë. Ajo bëhet e thatë dhe e skuqur në formë pullash, të cilat duken gati sikur do të gjakosen nga momenti në moment. Edhe plagët shërohen më ngadalë.

Ke dhimbje në artikulacione.
Kërci i kyçeve, apo artikulacioneve tona është i pasur në fibra të kolagjenit. Duke qenë se vitamina C luan rol vendimtar në sintezën e kolagjenit, është e kuptueshme që mungesa e saj, do të bëjë që të kemi sasi më të ulët të kolagjenit edhe në artikulacione, duke i bërë ato të dhimbshme jo vetëm në ecje, por edhe në qetësi.

Ke imunitet të dobësuar.
Vitamina C lidhet ngushtë edhe me forcimin e imunitetit. Jo më kot, në recetat e mjekëve për trajtimin e gjendjes së gripit, do të mund të lexoni edhe vitaminën C, e cila nuk ka efekte anësore dhe përthithet në sasinë që trupi e ka të nevojshme. Mungesa e saj bën të mundur shfaqjen e shumë infeksioneve, apo virozave të ndryshme, të cilat bëhen ndonjëherë edhe të vështira për t’u trajtuar apo për t’u përballuar nga vetë ne.

A i keni këto simptoma? Ja shenjat që jep në trupin tonë mungesa e vitaminës C Read More »

Djersini gjatë natës? Ja 8 sëmundjet që mund t’u vrasin ngadalë

Të zgjohesh në mes të natës e të shohësh që jastëku, çarçafët e rrobat janë bërë qull në djersë, nuk është shenjë paralajmëruese e një sëmundjeje të vetme , por e 5 problemeve shëndetësore. Nuk po flasim për rastet kur temperatura e dhomës është shumë e lartë, apo ju jeni mbuluar trashë, pasi është normale që ju të djersiteni , por kur ambienti i dhomës është mëse normal dhe ju zgjoheni qull në djersë.

Menopauza

Gjatë kësaj periudhe kalimtare femrat përjetojnë afshe të nxehta dhe shpesh ndodh që gjatë natës gjumi t’u dalë nga këto të fundit.

Teprimi me alkoolin është gjithashtu një arsye përse dikush mund të zgjohet në djersë. Nxjerrja e alkoolit jashtë nga organizmi bën që trupi juaj të mbulohet me bulëza djerse, pasi toksinat janë liruar nga trupi.

Sëmundjet kardiovaskulare

Pas të 50-ave njerëzit janë më tepër të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe nëse nuk vuani apo nuk kuroheni për këtë sëmundje nëse për shumë netë me rradhë jeni zgjuar të djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu. Djersitja natën është shenjë e sëmundjeve të zemrës

Hipoglicemia

Nëse ju vuani nga niveli i ulët i sheqerit mund të ndodhë që të zgjoheni natën të djersitur.

Trupi juaj është duke luftuar një infeksion

Në qoftë se trupi juaj është duke luftuar kundër një sëmundjeje apo infeksioni, kjo gjendje mund të shkaktojë djersitje natën. Kjo gjë mund të vazhdojë për ditë ose edhe javë dhe pse simptomat e tjera mund të jenë zhdukur.

Vuani nga tiroidet

Djersitja natën është një simptomë e zakonshme për ata që vuajnë nga hiperaktiviteti i tiroideve.

Disa medikamente të caktuara mund të shkaktojnë djersitj

Djersitja natën mund të jetë një efekt anësor i shumë barnave. Ilaçet kundër depresionit e ato të diabetit janë në krye të kësaj liste.

Sistemi juaj imunitar është duke mos funksionuar

Çrregullimet autoimune janë gjendjet kur sistemi imunitar gabimisht identifikon diçka normale si një rrezik për shëndetin. Këto sëmundje mund të shkaktojnë djersitje të tepërt natën.

Djersini gjatë natës? Ja 8 sëmundjet që mund t’u vrasin ngadalë Read More »

Vlorë, nis projekti për rikonstruksionin e poliklinikës qendrore

Poliklina qendrore e qytetit të Vlorës do të zhvendoset për t’i hapur rrugë rikonstruksionit të saj, që do ta kthejë atë në një qendër moderne mjekësore.

Drejtoria e Spitalit Rajonal Vlorë, bën të ditur se “për shkak të nisjes së punimeve, Poliklinika do të zhvendoset në godinën përballë Spitalit Rajonal në krah të Pediatrisë,në katin e dytë, mbi Bar “Frenkun”.

Ndërsa Urgjenca e Poliklinikës dhe Mikrokirurgjia do të zhvendosen në mjediset e Spitalit Rajonal të Vlorës, për t’i krijuar terrenin e nevojshëm procesit të rikonstruksionit.
Drejtoria e Spitalit Rajonal Vlorë garanton qytetarët se ky spostim i Poliklinikës, deri në përfundim të rikonstruksionit të saj, nuk do të cënojë aspak cilësinë e shërbimeve mjekësore.

Projekti i rikonstruksionit total të godinës së Poliklinikës Qendrore, ka për qëllim ofrimin e kushteve sa më bashkëkohore, brenda standardeve të duhura. Në fokus të investimit janë pacienti,marrja e shërbimeve mjekësore në kohë reale dhe në kushtet e duhura infrastrukturore.

Dy ditë më parë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi poliklinkën e Vlorës, ku bëri të ditur se “kjo poliklinikë kishte kaq shumë nevojë për ndërhyrje për të ofruar kushte më të mira pune për stafin mjekësor, por mbi të gjitha për të ofruar një standard të ri shërbimi për qytetarët”.

Poliklinika e qytetit të Vlorës do të transformohet brenda vitit 2019 në një qendër moderne mjekësore jo vetëm sa i takon infrastrukturës, por edhe pajisjeve mjekësore./atsh

Vlorë, nis projekti për rikonstruksionin e poliklinikës qendrore Read More »

Ju nuk e dini por 90% e njerëzve vuajnë nga ky çrregullim!

Në çdo rast kur ju sëmureni, ju konsumoni menjëherë ilaçe dhe nisni një trajtim të duhur.
Ose në disa raste nuk i kushtoni fare rëndësi edhe e anashkaloni.

Kancer, sëmundje zemre, në veshka apo kudo qoftë, ju preferoni të prisni për simptoma më të rënda, për t’u vizituar te mjeku.

Por ju nuk e dini se, shumica e njerëzve e humbin jetën vetëm për shkak të neglizhencës ndaj simptomave të rrezikshme që ju shfaqen në trup.

Një nga sëmundjet, që ju nuk e njihni mirë, por që shumica nga ju mund të jetë prekur është edhe apneja e gjumit.

Bëhet fjalë për një vazhdimësi ndërprerjesh të pavullnetshme të frymëmarrjes gjatë gjumit, që çon në ulje të prurjeve të oksigjenit.

Këto pauza respiratore shkaktohen nga lëshimi i muskulaturës së faringut dhe bllokimi i hyrjes së trakesë.

Ulja në mënyrë të përsëritur e nivelit të oksigjenit provokon zgjerime të trurit dhe një rritje të ndjeshme të ritmit të zemrës dhe punës së saj, informon dritare.net

Apneja e gjumit është një sëmundje e rrezikshme dhe rreth 90% e njerëzve në botë nuk ia kanë idenë se janë mbartës të saj.

Një doktor amerikan shprehet se:
“Ka një mungesë të ndërgjegjësimit te popullsia, që gërhitja kronike ose gjumi i dobët kronik mund të jetë për shkak të një gjendjeje të rrezikshme që ka prekur trupin tuaj dhe keni nevojë urgjente për mjekim. Njerëzit mendojnë se, gërhitja është vetëm një shqetësim apo një çështje e trupit, por nuk është kështu.”

Shumë njerëz, vetëm se neglizhojnë këtë problem kanë humbur jetën. Mungesa e frymëmarrjes, dhe prekja nga apneja e gjumit mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për t’u prekur dhe vdekur nga kanceri ose sëmundjet e tjera kardiovaskulare.

Ndërkohë, nëse ju i anashkaloni simptomat e apnesë, ju mund të pësoni edhe komplikime të tjera si: rritje në nivele anormale të kolesterolit, diabetit të tipit 2 dhe ritme të parregullta të zemrës.

Prandaj për sigurinë tuaj dhe për një shëndet më të mirë, dritare.net ju këshillon të mos i injoroni këto simptoma të apnesë së gjumit. Mund t’ju kushtojnë edhe jetën./korrieri

Ju nuk e dini por 90% e njerëzve vuajnë nga ky çrregullim! Read More »

Këtë helm e pini çdo ditë – nuk e dini se sa ai ju vret (Video)

Është e pabesueshme se sa vështirë janë të rrënjosura shprehitë, madje edhe kur e dimë që janë të këqija.

Shumica e njerëzve nuk e dinë se cilat janë ato pasoja negative të konsumimit të pijeve të gazuara për shëndetin.

Sipas hulumtimeve shkencore, ja çfarë efekte negative kanë këto helme në gota për organizmin tonë, transmeton Telegrafi.

1. Në 10 minutat e parë

Një gotë në vete përmban 10 lugë sheqer, që është 100% dozë e lejuar ditore. Në trup arrin edhe fosfori, i cili ka për qëllim shtimin e shijes.

2. Pas 20 minutave

Arrin deri te shtimi i glukozës dhe insulinës, gjë që në mëlçi e bën shndërrimin e sheqerit në yndyrë.

3. Pas 40 minutave

Kafeina në pije absorbohet plotësisht në trup, në afatin prej 40 minutave. Qarkullimi i gjakut shtohet, ndërkaq mëlçia fillon të prodhojë më shumë sheqer në gjak. Truri juaj fillon të bllokojë receptorët e hormonit adenozinë, gjë që pengon ndjenjën e lodhjes.

4. Pas 45 minutave

Tajitja e dopaminës shtohet, gjë që ndikon dukshëm që të ndiheni mirë dhe efekti i tillë është i ngjashëm me atë që jep heroina.

5. Pas 50 minutave

Magnezi, thartira fosforike, kalciumi dhe zinku shkaktojnë shtimin e tretjes së ushqimit. Kjo është e lidhur me sasitë e mëdha të sheqerit dhe të ëmbëltuesve artificialë, të cilët përkufizojnë tajitjen e kalciumit nëpërmjet urinës.

6. Pas 60 minutave

Cilësitë diuretike të kafeinës fillojnë të ndikojnë dhe të gjitha mineralet, duke përfshirë magnezin, kalciumin dhe zinkun të dedikuar për eshtrat, tajiten nëpërmjet urinës.

7. Pas më pak se një orë

Shpërndarja e sheqerit nëpër organizëm është në fazën përfundimtare. Ndiheni plot energji dhe mund të prisni ndryshime të shpeshta të humorit. Bashkë me pijet e gazuara, nga trupi tajiten i gjithë uji dhe materiet ushqyese, të domosdoshme për funksionimin e organizmit. Në fund, rreziku nga zhvillimi i diabetit dukshëm shtohet./njekomb

Këtë helm e pini çdo ditë – nuk e dini se sa ai ju vret (Video) Read More »

Infermierja heroinë nga Gramshi, shpëton jetën e 15-vjeçarit

“Infermierja heroinë” është cilësuar Rruzhdije Xheka, e cila falë humanizmit, aftësive profesionale dhe eksperiencës në punë, bëri të mundur të shpëtonte jetën e djalit 15-vjeçar, i cili u rrezikua seriozisht nga dy pickimet e një nepërke.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në fshatin e thellë malor Jançë (Verri), Njësia Administrative Tunje – Gramsh.

“Pas njoftimit nëpërmjet telefonit nga familjarët e djalit, Ledio Dollani, të cilin e kishte pickuar një nepërkë dhe ishte në rrezik për jetën, u nisa drejt vendngjarjes”, – citon infermierja Rruzhdije Xheka.

Zona përbën një terren tejet të vështirë, të papërshkueshëm nga automjetet dhe e vetmja mënyrë kalimi janë kafshët, ose në këmbë.

Humanizmi që karakterizon Rruzhdije Xhekën bëri që të nisej në këmbë dhe e vetme drejt vendit të ngjarjes, duke marrë me vete kutinë e Ndihmës së Shpejtë. Normalisht rruga përshkohet për 70 minuta deri tek vendngjarja, ndërkohë që infermierja e ka kryer për 40 minuta duke vrapuar dhe duke kërkuar ndihmë nga mjetet rrethanore. Si rezultat i veprimeve të saj profesionale bëri të shpëtohej jeta e 15-vjeçarit.

“Unë kreva detyrën time si infermiere, nuk është hera e parë që e bëj (ky është rasti i 7) do vazhdoj ta kryej gjithmonë me humanizëm kundrejt banorëve, s’do ta kursej asnjëherë”, këto janë fjalët e infermieres së përkushtuar të kësaj qendre.

Pasi doli jashtë gjendjes së rrezikut për jetën, djali u transportua me ambulancë drejt spitalit të Gramshit. /atsh

Infermierja heroinë nga Gramshi, shpëton jetën e 15-vjeçarit Read More »

D.R.SH Vlorë vijon aktivitetet mbështetëse për kryerjen e Check-Up-it

Diagnostikimi i hershëm jo vetëm përmirëson cilësinë e shëndetit të popullatës, por lehtëson koston e trajtimit të pacientëve.

Falë ndërgjegjësimit që është realizuar për rëndësinë e kontrollit shëndetësor bazë, Check-Up-it, vihet re një rritje e numrit të banorëve që shprehin interes për këtë paketë ekzaminimesh.

D.R.SH Vlorë vijon aktivitetet mbështetëse me burime njerëzore për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë të interesuarit për kryerjen e Check-Up-it.

Sot njësia lëvizëse e Check-Up-it ishte e pranishme në Ambulancën Panaja të Qendrës Shëndetësore Nartë. Të shëndetshëm jemi të gjithë të barabartë. /atsh

D.R.SH Vlorë vijon aktivitetet mbështetëse për kryerjen e Check-Up-it Read More »

Shifra marramendëse, ja sa miliona euro shpenzuan shqiptarët për t’u kuruar privatisht

Më shumë se 10 vjet më parë, spitalet private filluan investimet e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar nivelin e ulët të shërbimeve në shtet dhe kërkesën në rritje të shqiptarëve për mjekim cilësor. Shumat e mëdha që të sëmurët shqiptarë shpenzonin në Greqi nxitën grupin grek Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia që të hynte në Shqipëri. Investimi fillestar ishte 60 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare në faqen e internetit të kompanisë dhe aktiviteti nisi në vitin 2010.

Investimet filluan të zgjeroheshin me shpejtësi, me hyrjen e Spitalit Amerikan (100% në pronësi të Balkan Alliance Healthcare B.V), që ka sot 5 spitale në Shqipëri, Salus (në pronësi të investitorëve privatë e të Salus Holding) dhe tendenca vijon, teksa në 2016-n u hap Spitali Kontinental.
Por, ky inflacion spitalesh nuk duket se po rezulton fitimprurës. Pothuajse të gjithë veprojnë me humbje të mëdha edhe pas 6-7 vitesh aktiviteti, ndërsa të ardhurat dy vitet e fundit nuk po rriten më. Kanë filluar tashmë edhe tërheqjet e para. Në fund të vitit të kaluar, Spitali privat Hygeia Tiranë (i dyti më i madh sipas të ardhurave) nisi negociatat për t’u shitur tek operatorët e tjerë aktivë në treg. Transaksioni u finalizua vetëm në ditët e para të gushtit 2018 dhe blerësi është Spitali Amerikan. Vlera e shitjes sipas burimeve zyrtare ishte rreth 30 milionë euro (gjysma e investimit fillestar), nga të cilat grupi grek Hygeia do të arkëtojë një shumë modeste prej 1 milion eurosh, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për shlyerjen e kredive.

Që prej fillimit të aktivitetit, Hygeia ka rezultuar me humbje të mëdha dhe nuk ka raportuar asnjëherë fitime. Në bilancet e 3 viteve të fundit (2015-2017) Hygeia e ka pranuar hapur që është në vështirësi financiare dhe ka hedhur dyshime në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi. Edhe blerësi, Spitali Amerikan, më i madhi privat në vend, është me humbje, por është optimist për vijimin e aktivitetit, pasi deklaron se këto humbje janë rrjedhojë e investimeve për zgjerimin e saj.

Përvoja ndërkombëtare referon një cikël trevjeçar, kur përgjithësisht sipërmarrje të tilla fillojnë e japin fryte. Sipas një studimi të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (bazuar në analizat që ajo ka bërë për kreditë e dhëna për spitalet private në vende të botës), investimet në spitale, me 100 deri në 200 shtretër kanë në përgjithësi një periudhë ku shpenzimet barazohen me të ardhurat (break even point) prej rreth tre vitesh. Raporti thekson se optimizmi i tepërt nga investitori apo huamarrësi është i zakonshëm në këto lloj investimesh (numri i pacientëve, të ardhurat, përfitueshmëria).

Por, pse në Shqipëri aktiviteti i shërbimeve spitalore private po vijon me humbje të mëdha edhe pas ciklit 3 vjeçar?. Erilda Selimaj, drejtore e pergjitshme, e Spitalit Gjerman pohon për Monitor, se kjo vjen për për disa arsye:

Së pari janë investimet e mëdha fillestare, që rëndohen më tej gjatë aktivitetit nga kostot e larta të personelit dhe shërbimeve mjekësore.

Së dyti, konkurrenca është shtuar dhe ajo vlerësohet mjaft e lartë, duke bërë që operatorët të operojnë me çmime të ulëta të shërbimeve, çka po ndikon në rritjen e humbjeve. “Shqipëria është një treg i vogël dhe me nivel të ulët jetese. Çmimet e shërbimeve nuk i mbulojnë kostot”, pohon Selimaj.

Ajo pranon që një shkak tjetër është edhe keqmenaxhimi që u është bërë spitaleve private në disa raste. Një tjetër problem i madh i spitaleve private është edhe gjetja e burimeve njerëzore, që është një sfidë më vete. “Shume spitale private punësojnë mjekë me kontrata të pjesshme, por këto kanë kosto më shumë se një i punësuar full time”. Kjo i ka rritur shumë kostot, pasi ndodh ndonjëherë që kosto part time e një mjeku të shkojë edhe 80 mije euro….në muaj.

66 milionë euro shpenzime për tu kuruar te privati
Ndërsa vetë spitalet nuk raportojnë biznese fitimprurëse, të sëmurët shqiptarë po shpenzojnë gjithnjë e më shumë privatisht për t’u kuruar në vend.
Sipas të dhënave nga bilancet përkatëse, 7 spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali Amerikan, Hygeia Hospital – Tirana, Salus, Spitali Gjerman (Cardio & Diagnostic Center Hamburg / TIR), Spitali Europian, Spitali Privat i Zemrës, Spitali Kontinental kanë qarkulluar në 2017-n në total rreth 8.9 miliardë lekë, apo rreth 66 milionë euro, me një rritje prej 6%, në raport me 2016.

Rritja ka ardhur vetëm si rrjedhojë e zgjerimit të aktivitetit të Spitalit Amerikan dhe hyrjes së Spitalit Kontinental, ndërsa subjektet e tjera kanë rezultuar me rënie. Ky është viti më i dobët në drejtim të rritjes së të ardhurave, në ciklin e deritanishëm të aktivitetit të spitaleve private (në 2016-n, rritja 16% dhe në 2015-n arriti në 21%).

Ndonëse një pjesë e këtyre parave janë rimbursuar nga shteti (p.sh., hemodializa me rreth 6 milionë euro), përqindja më e madhe ka ardhur nga xhepat e shqiptarëve të pakënaqur me sistemin shtetëror shëndetësor, edhe pse paguajnë sigurime e duhet të marrin shërbimin falas.
E panjohur mbetet shuma që shqiptarët shpenzojnë për t’u kuruar jashtë vendit, ku destinacionet kryesore mbeten Turqia, Greqia, Italia etj.

Spitali Amerikan me humbje, por vijon investimet
Spitali Amerikan raportoi të ardhura prej 5.2 miliardë lekësh (rreth 40 milionë euro), me një rritje prej 15% me bazë vjetore, duke konsoliduar pozitat si spitali më i madh privat në vend dhe duke rezultuar i vetmi që vijon me rritje të qëndrueshme të të ardhurave.
50% e të ardhurave vjen nga shërbimet spitalore e ambulatore, sipas specifikimeve në bilanc, ndërsa 35% vjen nga laboratorët, radiologjia, kardiologjia etj. 15% e të ardhurave ishin nga hemodializa që nuk paguhet nga të sëmurët, por nga fondet e sigurimeve shëndetësore.

“Gjatë vitit 2015, Spitali Amerikan ka marrë pjesë me 15% të aksioneve të kapitalit të zakonshëm në Dia-Vita sh.p.k., e cila ka fituar Koncesionin e Dializës në 2015, për të mbështetur këtë shërbim në pesë qendra të dializës. Kapitali fillestar i regjistruar i Dia-Vita sh.p.k. është 1 milion lekë dhe 15% e kontributit kapital të Grupit është kontribut në ekspertizë profesionale dhe veprimtari. Grupi pret të marrë dividendë në të ardhmen nga Dia-Vita, në proporcion me pjesëmarrjen e tij në pronësi”, thuhet në bilanc.

Në janar 2017, është hapur spitali i tretë në Tiranë (me një nisje fillestare në nëntor 2016). Kontrata për ndërtesën e re është firmosur në maj 2016 dhe gjatë shtatë muajve pasues, Grupi ka punuar për të kryer riprojektimin dhe përmirësimet e nevojshme.

Humbjet e grupit gati u dhjetëfishuan në 339 milionë lekë. Sipas shpjegimeve në bilanc, humbja e akumuluar e Grupit vjen kryesisht si rezultat i humbjeve të akumuluara të viteve të kaluara, si dhe investimeve në njësitë e reja. Aktivitetet e Grupit në Shqipëri dhe Kosovë gjenerojnë flukse pozitive të parasë.

“Humbja e Grupit vjen si rezultat i aktivitetit në Kosovë dhe në veçanti, nga investimet në spitalin e ri në Prishtinë, i cili ka filluar aktivitetin në vitin 2015; spitalit të ri në Tiranë i cili rezultoi me shpenzime më të larta fikse dhe variabël se sa pritej; dhe zgjatjes së punimeve të rindërtimit në spitalin e parë në Tiranë, të cilat filluan në shkurt 2017 dhe përfunduan plotësisht në shkurt 2018.

Për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2017, Filiali në Kosovë ka raportuar rritje prej 9% (2016: 96%) në të ardhura krahasuar me vitin paraprak, pas fillimit të shërbimeve të reja, veprimtarisë në mjediset e reja dhe volumit më të lartë të shërbimeve ekzistuese. Edhe pse Filiali aktualisht po operon me humbje, drejtimi pret që të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme dhe të rezultojë me fitim në vazhdimësi. Drejtimi beson se aftësia e Filialit për të vazhduar në bazë të parimit të vijimësisë nuk është përkeqësuar”, thuhet në bilanc.

Hygeia thellon humbjen
Spitali Hygeia, i dyti më i madh në vend, raportoi të ardhura prej 2.6 miliardë lekësh, me një rënie prej 3% me bazë vjetore në 2017-n, duke shënuar vitin e parë me tkurrje aktiviteti. Humbjet u thelluan me 15%, në 433 milionë lekë, sipas bilancit zyrtar. Detyrimet afatshkurtra i tejkalojnë aktivet afatshkurtra me 1.9 miliardë lekë.

Edhe vetë kompania, në analizën e bilancit, për të tretin vit radhazi pranon gjendjen e vështirë të saj. “Pamundësia e shoqërisë në përmbushjen e kushteve të marrëveshjes së huasë dhe nevojave financiare, humbjet e saj të përsëritura nga operacionet, si dhe pozita negative e kapitalit punues mund të hedhin dyshime në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi.

Aftësia e shoqërisë për të përmbushur detyrimet dhe për të vazhduar në vijimësi varet nga fondet e marra nga shoqëria mëmë. Shoqëria mëmë është angazhuar të vazhdojë të sigurojë mbështetje financiare për shoqërinë. Drejtimi beson se po merr të gjitha masat e nevojshme për të mbështetur qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e biznesit të shoqërisë në rrethanat e tanishme”, thuhet në shënimet e bilancit.

Spitali ka një stok kredie prej 2.7 miliardë lekësh, deri në fund të 2017-s, të cilin e ka marrë në vitin 2010 nga dy institucione ndërkombëtare, BERZH dhe Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim. Por, Hygeia ka pasur vazhdimisht vështirësi në pagimin e tyre ndaj e ka ristrukturuar dhe shtyrë vazhdimisht pagimin e principalit dhe për momentin po paguan vetëm interesat, sipas deklarimeve në bilanc. Në qershor 2018. Hygeia miratoi një rritje kapitali, nga 3.7 në 4 miliardë lekë. Megjithatë, humbjet e akumuluara në kapital për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm negativ, arrijnë në 2.7 miliardë lekë.

“Tashmë jemi Spitali Amerikan”, tha për “Monitor”, Loenard Solis, drejtor i Hygeia, “por mbase do ta ruajmë edhe pak emrin”.

Të tjerët
Salus, spitali i tretë më i madh privat në vend, pas një rritje të shpejtë që kur kishte nisur aktivitetin, shënoi për herë të parë rënie në vitin 2017. Të ardhurat ranë me 8% në 500 milionë lekë. Edhe ky spital ka vijuar të rezultojë me humbje, që pothuajse është dyfishuar në 65 milionë lekë.

Spitali Gjerman ka raportuar rënie të ardhurash me gati 20% në 238 milionë lekë. Ai është nga të paktët me fitim, që gjithsesi po ulet nga viti në vit, duke zbritur në 13 milionë lekë në 2017-n, nga 25 milionë lekë në 2016-n, nga 87 milionë lekë në vitin 2015.

Spitali Europian dhe Spitali Privat i Zemrës kanë parë të dyja rënie të të ardhurave, përkatësisht me 30% dhe 6.3%, pas rritjes së fortë të vitit të mëparshëm. Spitali Europian vijon me humbje të mëdha, që janë dy herë më të larta se të ardhurat. Ndërsa Spitali i Zemrës rezulton me një normë fitimi para taksave prej 32%, duke e bërë atë spitalin privat më fitimprurës në vend.

Megjithatë, hyrjet e reja nuk mungojnë
Zgjerimi i spitaleve ekzistuese dhe ngadalësimi i të ardhurave nuk e ka penguar hapjen e të rejave. Spitali Kontinental, i regjistruar në vitin 2015, ka realizuar në 2017-n të ardhura prej 102 milionë lekësh, ndërsa humbjet ishin rreth 55 milionë lekë./korrieri

Shifra marramendëse, ja sa miliona euro shpenzuan shqiptarët për t’u kuruar privatisht Read More »