Shendetesi

Mrekullitë shëndetësore që sjell konsumimi i pjeprit

Pjepri është një ndër frutat më të mira për t’u konsumuar në këto ditë të ngrohta vere. I ëmbël, i freskët por edhe tejet i shijshëm, pjepri duhet të jetë patjetër pjesë e listës së frutave që duhen blerë.

Falë përbërjes së lartë në vitamina dhe minerale, mund të konsiderohet “minierë ari”. Për të përfituar më së miri nga vlerat e larta ushqyese të këtij fruti preferohet të konsumohet brenda muajve prill-gusht, që njihet edhe si sezoni i këtij fruti.

Ja 11 përfitimet shëndetësore që merren prej tij me konsumimin e pjeprit:

Anti kancer: Përmbajtja e lartë e karrotenoideve në pjepër mund të parandalojë kancerin dhe të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive. Konsumimi i rregullt i këtij fruti është efektiv në parandalimin dhe goditjen që në bërthamë të kancerit që pushton trupin tuaj. Prandaj përfshini pjeprin në dietën tuaj për të parandaluar këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Mbron zemrën: Një antikoagulant i quajtur adenozinë i pranishëm te pjepri mund të ndalojë mpiksjen e qelizave të gjakut që shkakton goditje ose sëmundje të zemrës. Pjepri ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke holluar gjakun në trup. Përveç kësaj, përmbajtja e lartë e ujit në pjepër ofron një efekt qetësues i cili ndihmon në lehtësimin e aciditetit në stomak.

Mbron veshkat: Vetitë e shkëlqyera diuretike të pjeprit janë të dobishme në shërimin e sëmundjes së veshkave. Kështu, konsumi i rregullt i pjeprave çdo ditë në mëngjes ndihmon në ruajtjen e shëndetit të veshkave.

Ndihmon tretjen: Nëse keni probleme me tretjen, mund të provoni të hani pjepër për të lehtësuar lëvizjen e ushqimeve nga aparati tretës, zorrë, drejt jashtëqitjes. Përmbajtja e lartë e ujit te pjepri është veti e shkëlqyer për sa i takon tretjes pasi ndihmon jashtëqitjen, ndërsa përmbajtja minerale eliminon aciditetin që shpesh shkakton vështirësi në tretje, veçanërisht në stomak.

Jep energji: Shumica e pjeprave përmbajnë vitaminë B të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë në trupin tuaj. Vitaminat B kërkohen nga trupi juaj për të përpunuar sheqernat dhe karbohidratet. Ndaj dhe konsumimi i pjeprit mund t’ju japë energji të konsiderueshme.

Humbje peshe: Ashtu si shumica e frutave të tjera, pjeprat janë ideale për rënie nga pesha. Këta fruta janë në vlera të ulëta natriumi dhe kalorish, po kështu pa yndyrë dhe kolesterol. Përmbajtja e lartë e ujit mund t’ju mbajë të plotë për më gjatë, ndërsa ëmbëlsia natyrale ul fërkimet tuaja për ushqime me sheqer dhe ëmbëlsira me kalori të larta.

Lëkurë e shëndetshme: Një nga vlerat kryesore të pjeprit është përmbajta e lartë e kolagjenit, i cili ruan integritetin e strukturës së qelizës në të gjitha indet lidhëse duke përfshirë lëkurën. Gjithashtu, përshpejton shërimin e plagëve dhe ruan qëndrueshmërinë e lëkurës. Konsumi i rregullt i pjeprit është i dobishëm për ata që kanë lëkurë të thatë.

Kundër plakjes: Me konsumimin e pjeprit ne gjithashtu tonifikojmë lëkurën dhe sigurojnë përfitime kundër plakjes për shkak të pranisë së vitaminave A, B dhe C. Ju mund të përgatisni një maskë fytyre kundër plakjes duke prerë feta të hollë të pjeprit të freskët dhe t’i vendosini këto feta në fytyrën dhe qafën tuaj. Më pas shtrihuni dhe relaksohuni për 15 deri në 20 minuta. Shpëlaj me ujë të freskët. Ky veprim do të freskojë lëkurën tuaj dhe do të sigurojë shkëlqim rinor.

Hidratues i mirë: Pjeprat kanë vetitë shumë të mira hidratuese dhe energjike. Ju mund të përgatisni një maskë fytyrash hidratuese duke përzier kastravec me pjepër dhe mjaltë.

Rrit flokët: Pjepri është burim i mirë i betakarrotenit që konvertohet në vitaminë A brenda trupit. Kjo vitaminë A është jetike për flokët e shëndetshëm dhe rritjen normale të flokëve. Ndaj me konsumimin e pjeprit, kemi rritje të shëndetshme të flokëve. Ashtu si pjesa tjetër e trupit, shëndeti i flokëve varet edhe nga ushqyesit që iu japim folikulave të flokëve për rritjen e tyre. Konsumi i frutave të pasura me vitamina dhe minerale mund të nxisë rritjen e flokëve dhe parandalimin e problemeve të flokëve. Pjepri mund të jetë i dobishëm për flokët tuaj, sidomos për rritjen dhe mbajtjen e tyre sa më të shëndetshëm.
Parandalon rënien e flokëveMangësitë në vitaminat B janë gjithashtu përgjegjës për shkaktimin e humbjes së flokëve. Pasi pjepri është i pasur me vitaminë B, si dhe acidi folik dhe inositol (substancë), të cilat ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve dhe nxisin rritjen e tyre.

Vlerat ushqyese: Ky frutë është i mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme, që nga vitaminat, mineralet dhe antioksidantët.

Kalori: Ky frut është shumë i varfër në kalori rreth 100 gramë frutë i freskët përmban vetëm 34 kalori.

Vitamina A: Pjepri është një frutë shembullor për sasinë e madhe të vitaminës A. 100 gramë pjepër i freskët përmban më shumë se 112% të sasisë ditore të rekomanduar me vitaminë A, (ky frutë mban rekord për sasinë e madhe të kësaj vitamine)

Antioksidantë: Po kështu është i pasur me antioksidantë dhe flavonoidë, sikurse është betakarroteni, lutein, që luftojnë radikalet e lira dhe përbërës të tjerë, të cilat sigurojnë mbrojtje kundër disa llojeve të kancerit.

Mrekullitë shëndetësore që sjell konsumimi i pjeprit Read More »

Rezultatet e habitshme të studimit, arsyet pse duhet të bëni sa më shumë seks

Nëse doni të rrisni inteligjencën tuaj kryeni sa më shumë seks. Ky është rezultati i dy studimeve të fundit, i cili sugjeron të lihen pas lojërat elektronike, ushtrimet e meditimit dhe lojërat e shpejtësisë.

Këtë e pohojnë dy studime të pavarura sipas të cilave aktiviteti seksual stimulon formimin e neuroneve të reja në pjesën e trurit që shërben si depozitë për informacionin. Seksi sipas këtyre studimeve do të reduktonte dëmet e shkaktuara nga stresi mbi memorien.

Seksi nuk është njëlloj gjithmonë. Eksperimentet e bëra mbi minjtë dhe kaviet kanë krijuar një mendim të përgjithshëm mbi ndihmën që i jep seksi funksionimit të trurit. Sipas studiuesve ajo çka duhet të bëjmë është seksi i vërtetë, jo të shohim porno, çka mund të rezultojë me rrezik./korrieri

Rezultatet e habitshme të studimit, arsyet pse duhet të bëni sa më shumë seks Read More »

Për histori të tilla kemi nevojë, ky doktor shqiptar u bë heroi i ditës, ja arsyeja

Jo çdo ditë dëgjojmë lajme të mira për dhe nga shqiptarët, e ky padyshim është i mirë. Kardiokirurgu i njohur shqiptar që jeton dhe punon në Irlandë Kristo Papa, i ka shpëtuar jetën një pasagjeri të avionit ku udhëtonte me bashkëshorten.

“Ka qenë ora 2:45 e mëngjesit të së mërkurës kur pasagjeri, një burrë 63 vjeç i ulur pranë meje humbi ndjenjat. Iu afrova pranë dhe i dhashë ndihmën e parë pasi konstatova se ishte një rast Lipotimie”, tregon doktori për “BW”.

Përgjatë 40 minutave e cila ishte pjesa e ë mbetur nga Cork i Irlandës për në Verona doktori shqiptar ka arritur ta mbajë në parametra jetësorë deri në mbërritjen e ambulancës.

Pas shoqërimit nga ekipi mjekësor i 63-vjeçarit për në ambulancë të gjithë pasagjerët kanë duartrokitur veprimin e doktorit shqiptar duke e quajtur një hero.

Doktori e ka vizituar dhe ditën e sotme pasagjerin ku ka marrë konfirmim se ai është jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve të spitalit nëse nuk do t’i jepej ndihmë e duhur në kohë, 63-vjeçari do të kishte humbur jetën.

Për histori të tilla kemi nevojë, ky doktor shqiptar u bë heroi i ditës, ja arsyeja Read More »

Ka disa arsye shëndetësore, mësojeni pse nuk po humbni fare kilogramë

Nëse mendoni se e keni dhënë maksimumin tuaj, jeni ushqyer si duhet dhe keni ushtruar, por treguesi në peshoren tuaj nuk tregon numër më të vogël, duhet ta dini se nuk jeni të vetmit. A keni menduar ndonjëherë se pse nuk po i humbni kilogramët?

Me këtë problem ballafaqohen shumë njerëz në mbarë botën, dhe më së shumti femrat që e kanë kaluar moshën 35-vjeçare dhe të cilat kalojnë nëpër disa ndryshime hormonale, dhe të cilat mund t’ua vështirësojnë në masë të madhe mundësinë e tyre për ta arritur formën e dëshiruar.

Sipas ekspertëve, pengesa më e madhe në uljen e peshës trupore përkundër të gjitha përpjekjeve qëndron në simfoninë shumë delikate të hormoneve, dhe fajtorët kryesorë janë hormonet e tiroideve dhe gjëndrës mbiveshkore, estrogjenit, progjesteroneit, leptinës dhe grelinës. Kur niveli i hormoneve në trupin tuaj e arrin ekuilibrin e duhur edhe kilogramët do të bien më lehtë.

Nëse tashmë një kohë të gjatë po përpiqeni pa sukses t’i largoni kilogramët e padëshiruar duhet t’i kontrolloni dhe t’i kushtoni vëmendje problemeve të mëposhtme.

Mosbalancimi i hormoneve të tiroideve
Nëse niveli i hormoneve të sekretuara nga gjëndra tiroide papritmas bie, automatikisht bie edhe shpejtësia e punës së metabolizmit. Si rezultat do ta keni një nivel të reduktuar të energjisë, simptoma të depresionit, tretje të dobët, kapsllëk dhe trashje.

Mosbalancimi i hormoneve të gjëndrës mbiveshkore
Kur kalojmë nëpër një periudhë shumë të vështirë të jetës, gjëndra mbiveshkore reagon duke i liruar hormonet e tepërta të stresit dhe vjen deri tek akumulimi i shpejtë i yndyrës në trup, dhe natyrisht trashjes. Në periudhë afatgjatë kjo mund të thotë se trupi është duke luftuar për çdo kalori në organizëm, duke u përgatitur për “krizën”. Kortizoli – hormoni i stresit më së shumti lëshohet në rajonin e barkut dhe për këtë arsye në qoftë se njerëzit janë nën stres zakonisht fitojnë peshë në pjesën e barkut.

Mosbalancimi i hormoneve femërore
Mosbalancimi në mes të hormonit femëror estrogjenit dhe progjesteronit zakonisht si rezultat sjell akumulimin e depozitave yndyrore në pjesën e stomakut. Tek femrat rreth moshës 35-vjeçare hormonet fillojnë të oscilojnë në mënyrë që organet reproduktive të jenë në funksion sa më gjatë. Pikërisht kjo është arsyeja se pse trupi mban depozita të yndyrës për shkak se në to prodhohet estrogjeni. Sipas ekspertëve, tek madje 50 për qind e femrave, niveli i estrogjenit është më i lartë se niveli i progjesteronit, gjë që mund të jetë shkaku kryesor i trashjes.

Mungesa e gjumit
Gjumi i pamjaftueshëm shkakton çekuilibër të hormoneve grelinë dhe leptinë. Grelina është një hormon që është përgjegjës për dhënien e sinjaleve të urisë dhe na thotë kur duhet të hamë. Kur flemë pak, prodhimi i grelinës rritet gjë që shkakton rritjen e oreksit dhe dëshirën për ushqim të shpejtë dhe ëmbëlsira. Leptina, nga ana tjetër është një hormon që na sinjalizon kur duhet ndaluar së ngrëni, dhe kur nuk flemë prodhimi i saj bie. Mungesa e leptinës mund të çojë në ngrënie të tepërt sepse truri nuk na dërgon me kohë sinjale që stomaku ynë është i mbushur, shkruan tg.

Alergjia apo ndjeshmëria në ushqime
Tretja e dobët e kombinuar me toksinat, inflamacionet dhe ndjeshmërinë ndaj ushqimit mund të jetë shkaku që nuk mund të humbni peshë. Kjo është në fakt një formë e stresit kronik, i cili e rrit nivelin e kortizolit dhe çon në rritjen e depozitave yndyrore.

Depozitat yndyrore së bashku me toksinat mund ta shkaktojnë edhe dëmtimin e indeve
Shumica e substancave toksike në organizmin tonë veprojnë si hormone, dhe në këtë mënyrë ndikojnë në masë të madhe në çekuilibrin hormonal. Kjo mund të thotë se ju ushqeheni ekskluzivisht me ushqime të shëndetshme, por të cilat thjesht për organizmin tuaj nuk janë të shëndetshme. Ndonjëherë njerëzit janë alergjik apo të ndjeshëm ndaj ushqimeve që janë pjesë e dietës së shëndetshme.

Nëse mendoni se keni probleme me çekuilibrin hormonal apo ndjeshmërinë ndaj ushqimeve të caktuara, bisedoni me mjekun i cili do t’ju këshillojë se cilat teste apo analiza duhet t’i bëni për ta zbuluar se cili është në fakt problemi.

Ka disa arsye shëndetësore, mësojeni pse nuk po humbni fare kilogramë Read More »

Kura me 12 thelpinj hudhra, nuk do ta besoni se çfarë i ndodh trupit

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.

Një problem ky, nga i cili miliona njerëz në botë, përfshirë pa dyshim dhe Shqipërinë përballin sfida dhe vështirësi të ndryshme shëndetësore.

Padyshim dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë që luftojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrnave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).

Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut.

Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.

Përgatitja e Kurës me Hudhra
Përbërësit
12 thelpinj të mëdhenj hudhre

Dy kokrra limoni

1 ½ l ujë

Si ta Përgatisni
Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes.

AgroWeb.org ju udhëzon të shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine.

Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.

Vendosni ujin në një tenxhere.

Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.

AgroWeb.org ju këshillon që ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.

Si ta Konsumoni këtë Kurë
Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë.

Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut.

Efektet e kurës ndihen pas një jave ku ju do të ndiheni më të lehtë.

Shënim
Për shumë persona shija e këtij lëngu mund të jetë e sikletshme dhe e vështirë. Por gjatë konsumimit të tij mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe për t’i dhënë shije gjithashtu./AgroWeb.org

Kura me 12 thelpinj hudhra, nuk do ta besoni se çfarë i ndodh trupit Read More »

Nëse vuani nga këto 4 sëmundje mos konsumoni domate

Edhe pse mbart vlera të shumta ushqyese, domatja duhet evituar nga disa persona. Ja kur duhet të evitini konsumin e domateve!

Imunitet i dobët: Elementi kryesor që gjendet tek domatet e freskëta të papërpunuara është likopeni, një ‘pigment karotenoid’. Është një përbërje kimike që supozohet të mbajë larg shfaqjen e kancerit të gjirit. Por, konsumimi i tepërt i  këtij komponenti mund të ndërhyjë në aktivitetet e rregullta të sistemit tonë imunitar dhe ta ngadalësojë atë. Si rezultat, trupi ynë humbet aftësinë e tij për të mbrojtur veten nga disa sëmundje të zakonshme mikrobiale (bakteriale, fungale dhe virale). Në të njëjtën kohë ai gjithashtu bëhet e paaftë për të riparuar dëmet ekzistuese fizike.

Probleme gastrointestinale: Domatja është plot me acide. Pra, konsumi i tepërt i domates shkakton çrregullime të ndryshme gastrointestinale. Sëmundja e refluksit  gastroezofageal (GERD) është një çrregullim i zakonshëm i zorrëve. Kjo sëmundje ngre nivelin e acidit të tretjes në stomak, i cili fillon të rrjedhë jashtë. Gradualisht, acidet arrijnë në murin e ezofagut tonë dhe shkaktojnë një ndjesi djegieje në të. Acidet nga domatet mund ta bëjnë këtë gjendje më keq dhe mund t’ju japin edhe urth. Pra, nëse tashmë jeni diagnostikuar me probleme të tretjes, kufizoni konsumimin e domate menjëherë.

Çrregullime të zorrëve: Përmbajtja e likopeneve në domate mund të shfaqë disa probleme serioze në zorrë, të tilla si sindromi i zorrës së irrituar. Ai karakterizohet nga dhimbje akute. Përveç këtyre, mund të përjetoni disa shqetësime të tjera të vogla si gazra, fryrje barku,etj. Nëse konsumoni më shumë se 30 mg likopen në ditë, kjo mund të shkaktojë simptoma të tilla si vjellje, diarre etj.

Gurët në veshka: Domatet, sidomos farat e tyre janë të pasura me kalcium dhe oksalat. Nëse vuani nga probleme të vogla në veshka, trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë t’jua tresë këto komponentë. Në një rast të tillë, konsumimi i sasive të mëdha të domates do të jetë i dëmshëm për ju, pasi kalciumi dhe oksalatet do të grumbullohen në veshkat dhe do të formojnë gurë të vegjël e të mëdhenj./njekomb

Nëse vuani nga këto 4 sëmundje mos konsumoni domate Read More »

Tromboza venoze dhe faktorët e riskut. Merrni masa për ta shmangur secilin faktor

Tromboza venoze është procesi i formimit të një trombi në kushte dhe madhësi jonormale në një venë të thellë, kryesisht në venat e thella të gjymtyrëve të poshtme, në të cilat qëndron më gjatë gjaku venoz përpara se të kthehet në zemër. Trombet formohen nga pllakëzat e gjakut, të cilat në kushte normale na mbrojnë në rastet e dëmtimeve të enëve të gjakut, duke nisur procesin e koagulimit, në mënyrë që të shmangin progresin e hemorragjisë, Ndërsa tromboza është patologjike, pasi trombi mund të formohet edhe në kushtet kur nuk dëmtohen enët e gjakut, si dhe madhësia e tij është jonormale. Trombi në trombozën venoze formohet me ritme progresive dhe ka tendencë të lartë për t’u shkëputur dhe duke udhëtuar me rrymën e gjakut, dy organet më të prekura prej tij, bëhen mushkëria dhe truri. Duke qarkulluar me gjakun venoz, trombet mund të ngecin në ndonjë prej degëzimeve të arteries pulmonare duke dhënë gjendjen e tromboembolisë pulmonare, ose t’i shpëtojnë mushkërisë e ngjiten me gjakun arterial drejt trurit, duke dhënë trombozën cerebrale. Të dyja gjendjet janë tepër të rënda dhe jetëkërcënuese. Por cilët janë faktorët e riskut, në mënyrë që të shmanget tromboza venoze?

  1. Mosha. Kalimi i viteve favorizon formimin e trombeve dhe procesin e trombozës venoze.
  2. Mungesa e aktivitetit fizik, apo qëndrimi shtrirë gjatë një jete sedentare, të cilat zgjasin kohën e qëndrimit të gjakut në vena dhe shtojnë riskun e formimit të trombeve, pasi staza venoze është një nga elementët e triadës së Virchovit që favorizojnë trombozën.
  3. Gjendjet e hiperkoagulabilitetit, gjendje këto që shpesh janë të lindura, pra në mënyrë të trashëguar nga paraardhësit tanë, dhe që nxisin në mënyrë të ekzagjeruar procesin e koagulit të gjakut, edhe në kushte krejtësisht normale.
  4. Marrja e kontraceptivëve oralë. Mendohet se përdorimi i kontraceptivëve oralë, sidomos nga femrat e reja, shton riskun për formimin e trombozës venoze.
  5. Operacionet, apo traumat. Operacionet e hapura abdominale, ortopedike, apo frakturat e ndryshme, shpesh shoqërohen edhe me dëmtime të enëve të gjakut, të cilat për të ruajtur integritetin e tyre, nisin kaskadën e koagulimit të gjakut.
  6. Shtatzënia dhe abortet. Gjatë shtatzënisë kemi shtypje të enëve të gjakut nga prania e fetusit brenda në mitër. Kjo shtypje e enëve të gjakut favorizon stazën venoze dhe fillimin e procesit të koagulimit. Ndërsa gjatë aborteve, kemi dëmtim të drejtpërdrejtë të enëve të gjakut me një risk akoma më të lartë për gjendje të hiperkoagulimit dhe të trombozës./njekomb

Tromboza venoze dhe faktorët e riskut. Merrni masa për ta shmangur secilin faktor Read More »

Mbani mace në shtëpi, ju ka gërvishtur ndonjëherë? Mjeku ngre alarmin: Po ju doli një gjendër duhet…

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka bere apel per te gjithe ata qe mbajne mace ne shtepi per te mesuar se cfare ndodh ne rastet e kafshimit prej tyre.

Ne nje status ne rrjetet sociale, mjeku Kalo thote se kontrolli te mjeku është i nevojshëm ne rastet kur jeni gervishtur prej tyre.

POSTIMI I PLOTE:

tritan-kalo-770x433

Informim dhe rikujtesë….Kënaqësija e të paturit të një maceje në mjedisin familjar, mundet të shoqërohet edhe me “Sëmundjen e gërvishjes së maces (Cat scratch disease) ose Limfadenitin regjional subakut”, një sëmundje më shpesh e vërejtur në fëmijët dhe të rinjtë, por jo pak e ndeshur edhe në të riturit….

Macet e në veçanti kotelet e shtëpisë janë bartëset e “Bartonella henselae” , shkaktarit të kësaj sëmundjeje… Në vendin e gërvishjes nga macet mundet të shfaqet fillimisht një lesion/një puçër të vijuar më pas më daljen kryesisht të një gjëndre në qafë ose në sqetull , ta paraprirë ose jo nga dobisa trupore, ulja e oreksit dhe temperatura jo shumë ë lartë… Në shumë raste sëmundja vetëshërohet për 2 – 4 muaj, por nuk përjashtohen rastet e ndërlikimit të saj me prekje të syve, mëlçisë dhe shumë-shumë rrallë edhe me prekje neurologjike….

Kontrolli te mjeku është i nevojshëm dhe mvaret vetëm prej tij përshkrimi apo jo i një antibakteriali/antibiotiku….NDAJ anjëherë në raste të tilla të mos hezitoni të konsultoheni me nje mjek specialist infeksionist, si DHE të mos panikoheni nga dalja e një gjëndre si në rastet e mëposhtëme të praktikës sime në QSUT, sepse jo çdo gjendër e zmadhuar ka të bëjë me një sëmundje tumorale…Të mësuarit është një dikuri e përditëshme nga gjithësecili prej nesh….

40380091_2131319280226160_3015123997353312256_n40414377_2131319963559425_5528981657215827968_n40361832_2131320223559399_1995015770735640576_n40353223_2131322900225798_7735900522946756608_n40393507_2131321440225944_8500678445670334464_n40347692_2131321026892652_8624318545393614848_n40549806_2131323253559096_5566418280089911296_n

Mbani mace në shtëpi, ju ka gërvishtur ndonjëherë? Mjeku ngre alarmin: Po ju doli një gjendër duhet… Read More »