Shendetesi

Çfarë po ndodh? Ministrja e Shëndetësisë vizitë blic në mes të natës në QSUT

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kryer një inspektim te papritur në orët e mbrëmjes së sotme në Urgjencën e Pediatrisë dhe Kardiologjisë.

Qëllimi i inspektimit ishte të merrte opinionin e qytetareve rreth shërbimit dhe në të njëjtën kohë ofrimin e këtyre shërbimeve nga ana e stafit te urgjencës.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetaret, Manastirliu tha se e gjithë vëmendja do të jetë tek ata për të ofruar shërbime cilësore.

Çfarë po ndodh? Ministrja e Shëndetësisë vizitë blic në mes të natës në QSUT Read More »

Infermierja publikon rastin tronditës para syve të Ramës, historia e saj të përlot

Ne takimin per platformen e bashkeqeverisjes qe ka pasur sot kryeministri Edi Rama, ishte edhe nje infermiere e cila shprehu shqetesimin e saj se adoleshentëve në Shqipëri po u rrezikohet jeta.

Ajo tha se antidepresivet shiten nga farmacitë për adoleshentët pa urdhrin e mjekut të familjes.

“Rasti që dua atë prezantoj ka të bëjë më një çështje shumë të ndjeshme, që atakon jetën e adoleshentëve. Një denoncim i ardhur në lidhje me dy farmaci, që tregojnë barna, anti-depresantë, pa pullë dhe tregohen pa recetën e mjekut. Institucionet u vendosën në lëvizje dhe rezultoi se ky fenomen ndodh. Institucionet morën masat dhe e adresuan te UFSH, në vend që të reagonte, Urdhri i Farmacistëve ka vendosur që ta kalojë në heshtje”, tha ajo.

Infermierja Silvana Sinani që denoncoi rastin, tregoi se është përballur disa herë me një situatë të tillë. Megjithatë, shton ajo, pavarësisht se janë marrë masat për dy farmacitë, që shisnin medikamentet pa urdhrin e mjekut, vijojnë që të shiten tek të tjerat.

“Kam ardhur për të sjellë eksperiencën time, jam gjetur katër herë para situatave dramatike, të rinj që kanë marrë anti depresive më shumicë 10-20 kokrra, kanë qenë në rrezik jete. Jemi detyruar të aplikojmë serume dhe lavazhe. Ka qenë emergjente. Duke biseduar me familjet, më kanë thënë që fëmijët e tyre i marrin pa vështirësi në farmaci. Janë të gjitha anti-depresivë që të marra në masa të mëdha shkaktojnë vdekjen e njerëzve. Më është kërkuar nga prindërit që të ngre zërin për këtë rast. I shkrova platformës dhe më është përgjigjur. Unë nuk jam këtu për të dënuar farmacistë por për të sjellë një fenomen që duhet ndaluar. Edhe sot që flasim këta të rinj shkojnë në dy farmaci më tutje. Në shtete si Amerikë, Francë, Itali, këto lloj medikamentesh nuk jepen fare në farmaci por është mjeku i familjes që i jep. Është një gjendje shumë dramatike.”

Infermierja publikon rastin tronditës para syve të Ramës, historia e saj të përlot Read More »

Zbuloni arsyen pse këto 6 vitamina duhet t’i merrni patjetër pas të 40-ave

Fibrat

E dini që fibrat janë ndër lëndët ushqyese më të rëndësishme ndërkohë që plakeni. Ato ofrojnë mbrojtje kundër goditjes në tru, parandalojnë kapsllëkun, ulin kolesterolin dhe nivelet e sheqerit në gjak. Gratë mbi 50 vjeç duhet të marrin të paktën 21 gramë në ditë, ndërsa burrat duhet të marrin 30 gramë. Kjo është e barasvlershme me 6-8 racione drithëra ose 8-10 racione perime.

Kaliumi

Kaliumi luan një rol kyç në pothuajse çdo gjë brenda në trup, si me zemrën, veshkat, muskujt dhe nervat. Ai ofron mbrojtje gjithashtu kundër goditjes në tru, tensionit të lartë të gjakut dhe osteoporozës. Kumballat e thara, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë ndër burimet më të mira. Flisni me mjekun para se të merrni suplemente, pasi mund të kundërveprojnë me ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, migrenën dhe gjendjet  e tjera.

Zinku

Kjo lëndë ushqyese ndihmon shqisat e nuhatjes dhe shijes, dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin. Zinku mbron gjithashtu shikimin. Gocat e detit janë ndër burimet më të mira të këtij minerali.

Magnezi

Ky mineral mbron kockat dhe mban të qëndrueshëm nivelet e sheqerit në gjak. Mund ta merrni atë nga frutat e thata, farat dhe perimet e gjelbra. Me kalimin e moshës jeni më të rrezikuar që të zhvilloni probleme digjestive ose të merrni ilaçe, që pengojnë trupin të absorbojë lehtësisht magnezin.

Vitamina B12

Kjo vitaminë ndihmon në zhvillimin e qelizave nervore dhe gjakut. Mund ta merrni atë në mënyrë natyrale nga ushqimet me bazë shtazore, si mishi i viçit, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit. Duke qenë se 30% e njerëzve mbi 50 vjeç kanë një gjendje të quajtur gastriti atrofik, kjo e vështirëson absorbimin në trup të vitaminës B12 nga ushqimet.

Kalciumi

Me kalimin  moshës, ju filloni të humbisni më shumë nga ky mineral se sa e absorboni, duke humbur kështu masën kockore dhe duke rritur rrezikun për zhvillimin e osteoporozës. Gratë në fazën e menopauzës sidomos janë më të rrezikuara. Kalciumi ndihmon në funksionimin si duhet të muskujve, nervave, qelizave dhe enëve të gjakut. Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin 20% më shumë nga ky mineral se grupmoshat e tjera të rritura. Qumështi, kosi dhe djathi janë ndër burimet më të mira të kalciumit.

Zbuloni arsyen pse këto 6 vitamina duhet t’i merrni patjetër pas të 40-ave Read More »

Ekipi multidisiplinar i DRSH Vlorë, u vjen në ndihmë pacientëve në nevojë

Në rast se dikush ndihet keq nga i nxehti dhe është në pritje të ndihmës së shpejtë, ekipi multidisiplinar i Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Vlorë, u vjen në ndihmë pacientëve në nevojë.

Projekti shërbimi shëndetësor në familje është në gadishmëri për t’u ofruar qytetarëve ndihmë shëndetësore në familjet të tyre, për të garantuar një kujdes shëndetësor cilësor. Vëmendje të veçantë zë mosha e tretë. Ekipi i cili mbikqyr familjet e qendrave shëndetësore Nr. 2 dhe Nr. 5 dhe në qendrat shëndetësore të fshatrave Armen e Orikum ishin sot në familjet e pacientëve me probleme kronike HTA, AVC, IKK, diabetikë dhe me lëvizshmëri të kufizuar të fshatit Babicë e Madhe.

Ata realizuan vizita mjekësore, matje të tensionit arterial, matje të glicemisë, matje të frekuencës kardiake, matje të oksigjenit në gjak si dhe trajtuan probleme të muskulaturës, si pasojë e mosaktivizimit dhe qëndrimit shtrirë për një kohë të gjatë duke, theksuar rëndësinë e masazhit të vazhdueshëm tē muskulaturës dhe aktivitetit fizik të moderuar sipas diagnozave të pacientëve.

Pacientët janë në qendër të vëmendjes të të gjitha shërbimeve tona parandaluese, kurative dhe riaftësuese./atsh

Ekipi multidisiplinar i DRSH Vlorë, u vjen në ndihmë pacientëve në nevojë Read More »

Shqiptarët i lënë dhëmbët të krimben, nuk shkojnë tek dentisti e mjeku për të kursyer

Të kemi shëndetin!”, mesa duket është vetëm një shprehje për shqiptarët. 41% e tyre kanë shtyrë vizitën ose nuk kanë shkuar fare te mjeku për të kursyer, përqindja më e lartë në të gjithë Europën.

Situata është më keq për sa i përket kujdesit ndaj dhëmbëve, gjysma e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se nuk kanë shkuar fare ose kanë vonuar një vizitë te dentisti. Të dhënat janë publikuar në Anketën e Cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian.

Edhe në raport me vendet e tjera fqinje, të cilat janë kandidate për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, diferenca është e lartë. Pas Shqipërisë, të anketuarit në Maqedoni dhe në Mal të Zi të cilët nuk kanë shkuar te doktori për të kursyer janë 25% e të pyeturve. Ndërsa në Serbi, 22% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë shkuar te mjeku për të kursyer. Ndër vendet kandidate, Turqia ka përqindjen më të ulët, ku 19% e të pyeturve kanë pohuar.

Kush ka më pak të ardhura, lë shëndetin të fundit
Thonë se para shëndetit, paraja nuk ka rëndësi. Megjithatë 70% e individëve me të ardhura të ulëta në Shqipëri heqin dorë nga vizitat nga mjeku për të kursyer. Në Anketën e Cilësisë së Jetës, të anketuarit janë grupuar në katër kategori (nga 1 në 4) referuar të ardhurave të tyre, ku Grupi 1 janë individët me të ardhura më të ulëta dhe grupi 4, individët me të ardhura më të larta.

Në vendet e e rajonit, përqindja e individëve më të ardhura të ulëta që nuk kanë shkuar te mjeku për të kursyer është shumë më e ulët, ndërsa në Malin e Zi, përqindja është edhe më e ulët se sa tek individët me të ardhura të larta, shkruan Monitor.

Sipas Anketës së Cilësisë së jetës, vetëm 12% e individëve me të ardhura të ulëta në Malin e Zi nuk kanë shkuar te mjeku për të kursyer para. Në Maqedoni, vetëm 34% e të pyeturve e grupit me të ardhura më të ulëta deklaruan se nuk shkuan te mjeku për të kursyer, 39% në Serbi dhe 29 në Turqi.

Ndërsa për sa i përket individëve që i përkasin grupit të katër të të ardhurave, Shqipëria ka përqindjen më të ulët. Vetëm 12 për qind e individëve me të ardhura të larta nuk shkuan te mjeku për të kursyer. Në vendet e tjera kandidate për tu anëtarësuar në BE, përqindja e individëve më të ardhura të larta që nuk shkuan te mjeku për të kursyer para varjon nga 20-25%.

Shqiptarët i lënë dhëmbët të krimben, nuk shkojnë tek dentisti e mjeku për të kursyer Read More »

Ja çfarë ndodh nëse e fusni këmbën në ujë të ftohtë çdo natë

Sipas Sergey Bubnowsky, një specialist i kinezoterapisë nga Moska, çelësi i një sistemi më të fortë imun qëndron tek një praktikë e thjeshtë por shumë efektive. E gjitha çfarë duhet të bëni sipas tij është që të fusni këmbën çdo natë në ujë të ftohtë, kur të vini në shtëpi nga puna.

Duke e bërë këtë ju do ta relaksoni këmbën pas një dite të lodhshme të punës dhe do të bëni mrekulli në sistemin tuaj imun, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se çelësi i kësaj metode është të përdorni gjithmonë ujë të ftohtë, jo të vakët. Sapo të vini në shtëpi, mbusheni legenin me ujë të ftohtë dhe futeni këmbën për 15 minuta aty. Më pas thajeni këmbën dhe mbathni një palë çorape të leshta.

Kënaquni me ngrohtësinë e tyre dhe mos harroni ta përsërisni këtë çdo mbrëmje, nëse dëshironi të keni një sistem më të fortë imun.

Dr. Serfey këshillon të gjithë që të mos brengosen për ujin e ftohtë kur janë të sëmurë, pasi garanton se do të jetë shumë përfitues për ju dhe nuk do t’ua dëmtojë shëndetin.

Ja çfarë ndodh nëse e fusni këmbën në ujë të ftohtë çdo natë Read More »

Rikthehet sëmundja e tmerrshme, ekspertët tregojnë rrezikun e SIDA-s

Ekspertët po paralajmërojnë për rrezikun e rikthimit të SIDË-s, në se qeveritë dhe komunitetet nuk mbeten të fokusuara dhe të përkushtuara që t’i japin fund epidemisë. Megjithë arritjet në trajtimin e sëmundjes, eskpertët thonë se virusi vdekjeprurës vazhdon të përhapet dhe të përbëjë kërcënim serioz, sidomos në komunitetet ku arrihet me vështirësi:

Fytyra e SIDË-s ka ndryshuar në tre dekadat e fundit. Tani është e pamundur të dallohen personat e prekur nga sëmundja. Trajtimet kanë avancuar shumë, duke i lejuar personat e infektuar me atë që dikur shihej si dënim me vdekje, të kenë një jetë normale dhe produktive. Edhe personat që rrezikohen të preken nga virusi, tani mund të marrin ilaçin e quajtur profilaksia para ekspozimit me sëmundjen, shkurt PrEP ((prep)), në mënyrë që të mos preken nga virusi HIV. Ky ilaç është arma më e fundit e arsenalit mjekësor në rritje kundër SIDË-s.

“Ky ilaç është mjeti më i fundit i parandalimit që kemi patur ndonjëherë gjetë kërkimeve që janë bërë për vite me radhë dhe ajo që po shohim sot, është se në se kombinon trajtimet, në mënyrë që njerëzit që jetojnë me virusin të trajtohen dhe më pas, njerëzit e rrezikuar të kenë mundësi të marrin ilaçin PrEP, epidemia HIV mund të vihet nën kontroll.”– thotë Dr. Chris Beyrer, studjues në Universitetin Johns Hopkins.

Gjatë vitit të kaluar, epidemia e SIDË-s i ka marrë jetën rreth një milionë njerëzve dhe ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2030, me virusin HIV do të infektohen 100 milionë njerëz.

Cilat janë arsyet? Vetëkënaqësia nga rezultatet e arritura bëri që fondet për kërkimet dhe trajtimin e sëmundjes të pakësoheshin, duke vështirësuar kontaktin me personat që rrezikohen të preken nga virusi. Faktorët të tjerë janë stigma për sëmundjen dhe pakësimi i interesit të qeverisë.

“Kur flasim me ministrat e financave, ata gjithmonë më thonë “E dinim që virusi HIV është zhdukur, se nuk po shohim të vdesë ndonjë njeri.”- thotë Dr. Deborah Birx, koordinatore e grupit U.S. Global AIDS.

Numri i infektimeve të reja ka rënë, krahasuar me 3 milionë e gjysëm milioni në vit, por ka mbetur pak nën 2 milionë. Tek rreth 17 milionë njerëz të infektuar me virusin HIV nuk mund të kihet akses, si burra homoseksualë, përdorues të drogave, punonjës të seksit dhe klientët e tyre, si dhe tek transgjinorët.

“Kjo pjesë e popullsisë dhe vajzat e reja përbëjnë mbi 50 për qind të të infektuarve rishtazi dhe kontakti me ta është tepër i vështirë.”- thotë J. Stephen Morrison, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Morrison, Birx dhe Beyrer diskutuan mbi sfidat për t’i dhënë fund SIDË-s në Konferencën Ndërkombëtare të SIDË-s në korrik.

“Puna jonë me SIDË-n nuk ka marrë fund. Është tepër herët të deklarosh fitoren dhe rreziku për rikthimin e epidemisë është real.”- thotë Dr. Beyer.

Instituti Kombëtar i Shëndetit njoftoi krijimin e një programi ndërkombëtar, për gjetjen e mënyrave për pakësimin e stigmës që lidhet me SIDË-n, që të trajtohen një numër më i madh njerëzish. Agjencia zbuloi se në Shtetet e Bashkuara numri më i madh i të infektuarve me SIDË dhe të patrajtuar, është në mesin e të varfërve dhe tek komunitetet me ngjyrë dhe ato hispanike. Agjencia tha se mbyllja e hendekut në trajtimin e njerëzve është kritike për t’i dhënë fund SIDË-s në Shtetet e Bashkuara.(VOA)

Rikthehet sëmundja e tmerrshme, ekspertët tregojnë rrezikun e SIDA-s Read More »

Hithra me limon, trajtimi natyral kundër anemisë

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor.

Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera.

Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit.

Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve.

Hekuri shkakton oksidim në organizëm që sjell probleme në tretje.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për të parandaluar një problem të tillë duhet të rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me hekur siç janë barishtet, bishtajoret, panxhari, majdanozi e të tjerë.

Nëse preferoni të konsumoni suplementë, sigurohuni që të përmirësoni përthithjen e këtij minerali duke e shoqëruar gjithmonë me ushqime të pasura me vitaminë C.

Pas diagnostikimit dhe medikamenteve të rekomanduar nga mjeku, ju rekomandojmë të përdorni edhe këtë kurë natyrale me hithër dhe limon.

Kjo kurë me dy përbërës do t’ju mundësojë të parandaloni dhe trajtoni aneminë në mënyrë natyrale.

Hithra është e pasur me vitamina dhe minerale, ndër të cilat veçojmë hekurin.

Ajo ka aftësi të përmirësojë tretjen dhe të pastrojë gjakun.

Limoni është gjithashtu i fuqishëm në pastrimin e organizmit dhe në përthithjen e ushqyesve.

Limoni është i pasur me vitaminë C, që siç e thamë më lart ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet.

Kura me Hithra dhe Limon Kundër Anemisë
Duke parë vlerat e këtyre dy përbërësve, vjen natyrshëm ideja e bashkimit të tyre në një kurë të vetme kundër anemisë.

Përbërësit:
5 lugë gjelle me gjethe të thara hithre. Mund të përdorni edhe gjethe të njoma.

Lëngu i një limoni

1 litër ujë

Përgatitja:
Ziejeni ujin në një tenxhere.

Kur sapo të ketë marrë valë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni hithrën e thatë.

Mbylleni kapakun dhe lëreni hithrën të tretet në ujë për 5 minuta.

Më pas kullojeni lëngun, shtoni lëngun e limonit dhe nëse dëshironi pak mjaltë.

Nëse keni gjethe të njoma, atëhere ziejini bashkë me ujin.

Këtë pije mund ta pini përgjatë ditës por jo gjatë vakteve.

Për shembull, mund të pini një gotë me stomak bosh, një paradite dhe një pasdite.

Pija duhet konsumuar për 15 ditë për të shtuar nivelet e hekurit dhe për të parandaluar aneminë.

Pas këtyre dy javëve, kufizojeni pirjen e lëngut në një gotë në ditë.

Mos harroni të bëni limonin pjesë e vakteve tuaja për të përmirësuar përthithjen e hekurit.

Majdanozi i freskët është gjithashtu një barishte që duhet ta konsumoni, sepse përmban edhe hekur edhe vitaminë C.

Hithra me limon, trajtimi natyral kundër anemisë Read More »