Shendetesi

Receta “bombë” natyrale, hidhni poshtë çdo ilaç tjetër

Kjo recetë thuhet se është jashtëzakonisht shumë e fuqishme, per forcimin e imunitetit dhe ndihmon të luftoni gripërat e zakonshëm. Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë:

Përbërësit:

1 rrënjë xhenxhefili mesatar, 2 limona, 500 gr mjaltë

Përgatitja

Lajini limonët dhe copëtojini. Më pas qëroni xhenxhefilin dhe prijeni në feta. Vendosini limonët dhe xhenxhefilin në një kavanoz xhami 1 l dhe shtoni dhe mjaltin, por lini pak hapësirë në majë. Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni mënjanë për një ditë, në mënyrë që përbërësit të lëshojnë lëngun e tyre. Mund t’a mbani kavanozin në frigorifer 1-2 muaj dhe do të shihni që do të bëhet si masë xhelatinoze.

Përdorimi:

Për të rritur rekomandohet 2 lugë gjelle në ditë dhe 1-2 lugë çaji në ditë për fëmijët. Përdoreni këtë përgatitje fantastike për të forcuar shëndetin dhe shmangur çdo lloj sëmundjeje.

Receta “bombë” natyrale, hidhni poshtë çdo ilaç tjetër Read More »

Ethet e Nilit Perëndimor, takime informuese me qytetarët

Instituti i Shëndetit Publik është në komunikim të vazhdueshëm me Kabinetet e Promocionit të Shëndetit në Drejtoritë e Shëndetit Publik të rretheve, për të mbështetur punën e tyre për rritjen e shkallës së informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit lidhur me ethet nga virusi i Nilit Perëndimor.

Drejtoria e Shëndetit Publik Pukë, Kabineti i Promocionit dhe Edukimit Shëndetësorë, vazhdon fushatën për informim edhe pse nuk ka raste të Virusit të Ethes së Nilit Perëndimor.

Konkretisht : U zhvilluan aktivitete informuese në zonën e Liqenit, e cila është një zonë që frekuentohet nga grupmosha të ndryshme si vend relaksues dhe mund të jetë një vend potencial për zhvillimin e mushkonjave.

Gjithashtu u bë aktivitet në lagjet e Qytetit Pukë, ku u informuan banorët që të bëjnë kujdes me grumbullimin e ujrave në bodrumet e pallateve, si vend ku mund të krijohen larvat e mushkonjave.

Kjo fushatë do të zhvillohet gjatë periudhës Gusht- Shtator 2018 në të gjitha qytetet e vendit. /atsh

Ethet e Nilit Perëndimor, takime informuese me qytetarët Read More »

SHENDETESI – Një studim i ri tregon padobinë e omega-3

Shtesat me Omega-3, acide organike që gjenden tek peshqit dhe që rekomandohen për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, në të vërtetë nuk i mbrojnë personat e sëmurë me diabet që të preken nga kjo sëmundje, sipas një studimi britanik, që i shtohet disa studimeve të tjera të kryera për këtë qëllim.

Më tepër se 15.000 persona të cilët vuajnë nga diabeti, por jo nga sëmundje kardiovaskulare, morën pjesë në këtë studim të kryer në Britaninë e Madhe, nën drejtimin e disa shkencëtarëve të universitetit të Oksvordit dhe i financuar nga fondacioni British Heart. Rezultatet u publikuan të dielën në revistën më prestigjoze mjekësore të SHBA-së, New England Journal of Medicine.

Gjysma e pjesëmarrësve në studim u trajtuan çdo ditë me nga një kapsulë Omega-3, ndërsa pjesa tjetër mori, pa iu bërë e ditur, një kapsulë placebo, që përmbante thjesht vaj ulliri.

Pacientët u ndoqën mesatarisht për pak më tepër se shtatë vjet.

Studimi është edhe më i rëndësishëm, pasi numri i pjesëmarrësve në të është shumë i madh, më shumë se 15.000 veta. Përveç kësaj, pjesëmarrësit u ndanë në mënyrë rastësore në dy grupe, që është metoda më e rreptë për të vëzhguar efektin e mundshëm të një trajtimi të dhënë.

Rezultati është se numri i atakeve kardiovaskulare të rënda, kancereve apo vdekjeve ishte pothuajse i barabartë në të dy grupet. Nuk kishte asnjë dallim të rëndësishëm statistikor ndërmjet të dyve.

Këto rezultate tregojnë se marrja e omega-3-it çdo ditë nga diabetikët nuk e ul rrezikun që ata të preken nga sëmundje kardiovaskulare.

Një analizë e 10 studimeve ku u përfshinë 78 000 persona, e botuar në revistën JAMA Cardiology në janar 2018, doli në përfundimin se omega-3 nuk i parandalon sëmundjet kardiovaskulare tek personat e rrezikuar, dhe jo vetëm diabetikët.

Edhe në vitet 2012, 2010 dhe më parë janë kryer studime që ishin në të njëjtën linjë. Por dyshimi mbeti për studimet që nuk testuan sipas një metode rastësore me placebo (shën i përkth. Substancë pa asnjë efekt, që përdoret vetëm për të vëzhguar reagimet psikologjike të të sëmurit)./atsh

SHENDETESI – Një studim i ri tregon padobinë e omega-3 Read More »

Nuk do zhgënjeheni. Orizi bën mrekulli me trupin tuaj, tani përdoret edhe në dietën e famshme

E keni degjuar ndonjehere? Eshte ushqimi qe kinezet e hane si pjate e pare dhe nuk shendoshen!

Ai tani ben pjese ne nje dietë të shpejtë e cila premton djegien ne kohe rekord të yndyrës. Njihet si dieta e orizit. Kjo pasi orizi ka veti ngopëse, pastruese si dhe ndihmon në eleminimin e toksinave.

Faza e parë zgjat 3 ditë dhe shërben për të pastruar trupin, e dyta zgjat 9 ditë dhe është më e ashpër. Gjatë saj lejohet të konsumohet vetëm oriz dhe premton humbjen e 5 kilogramëve.

Ushqimet me të cilat mund të shoqëroni orizin në të dyja fazat janë peshku, mishi i bardhë, perimet dhe zarzavatet. Kjo dietë ka në thelbin e saj mungesën e sheqerit dhe pijeve të ndryshme, duke lejuar vetëm ujin.

Pas përfundimit të kësaj diete duhet ndjekur një regjim ushqimor i ekuilibruar për të ruajtur peshën e arritur.

Nuk do zhgënjeheni. Orizi bën mrekulli me trupin tuaj, tani përdoret edhe në dietën e famshme Read More »

Shqiptarët solidarizohen/19-vjeçari i sëmurë me kancer,shtrohet në spitalin e Romës

Ronaldo Kasaj, 19 vjeçari nga Vlora që u diagnostikua me kancer dhe që mjekët e QSUT-së e çuan jashtë vendit për kurim ka ende nevojë për ndihmën tonë.

Mundësitë ekonomike të familjes së tij janë të pakta, dhe për momentin falë ndihmës së disa shqiptarëve që jetojnë në Itali janë mbledhur paratë që ai të shtrohet në spital.

Ka qenë aktivisti Adriatik Lapaj ai që ka dhënë lajmin për të riun vlonjat:

Miq,

falë solidaritetit dhe angazhimit tuaj mbrëmë natën Ronaldo Kasaj është shtruar në spitalin Agustino Gemeli në Romë.

Ka qenë një shqiptar me banim në Milano që ka bërë të pamundurën duke orjentuar familjen dhe duke bërë procedurat. Nga postimi te Nisma Thurje me dhjetëra bashkëkombas janë interesuar te të afërmit. Një hap i vogël por me rëndësi pasi Ronaldo 19 vjeçar mori shpresë, dje natën vonë ndjeu dorën dhe ndihmën e vëllezërve dhe motrave të vendit amë. Atij dhe familjes së tij i duhet ndihmë ekonomike në vazhdim pasi janë ekonomikisht të pamundur fare.

Kontakt i babait të Ronaldos: +355684638855.

Një falenderim i madh për këdo u bashkua qoftë dhe me një share duke bërë të mundur që solodariteti të shpërndahet e halli të njihet.

Një falenderim për popullin Italian dhe shtetin Italian që edhe pse pa asnjë detyrim ndaj shtetasit të huaj, vendosi ta pranojë dhe të kujdeset për njeriun pavarësisht origjinës dhe faktit që nuk ka paguar taksa në atë shoqëri!

P.s Edi, ti dhe ju qofshi! Ndjej vërtet një refuzim të madh për modelin që përfaqësoni. Jeni një grusht pengmarrësish që keni 30 vite që e degraduat këtë vend. Zoti vëntë dorë o populli im i vuajtur!

Shqiptarët solidarizohen/19-vjeçari i sëmurë me kancer,shtrohet në spitalin e Romës Read More »

Të hash djathë cdo ditë ,ndikimet e forta për shëndetin

Djathi është një ndër produktet më të preferuara të shqiptarëve që konsumohet masivisht.

çKëtë e thotë një analizë e 15 studimeve të ndryshme shkencore mbi rolin e djathit kundër problemeve të zemrës.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se rreth 30% e qumështit të prodhuar në Shqipëri përdoret për prodhimin e plot 13 mijë tonëve djathë.

Por duke qenë se shumica e blegtorëve akoma punojnë në tregjet informale, niveli i vërtetë i prodhimit në vend mendohet të jetë 34,000 ton ose 11.5 kg djathë për frymë në vit.

Djathi përmban disa ushqyes të rëndësishëm për shëndetin siç janë kalçiumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12.

Djathi është i pasur në yndyrna të ngopura ndaj deri më sot besohej se rriste  nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Por studimi i ri, të cilit i referohet AgroWeb.org sugjeron se ky produkt luan rol mbrojtës për shëndetin kardiovaskular.

Studimet Mbi Rolin E Djathit Në Shëndetin E Zemrës

Të gjitha studimet e analizuara mbi këtë çështje përfshijnë të dhënat e plot 200,000 njerëzve.

Ushqyerja e tyre u monitorua nga shkencëtarët për më shumë se 10 vjet.

Të dhënat që disponon AgroWeb.org treguan se njerëzit që konsumojnë djathë rregullisht ishin 18% më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ata ishin 14% më pak të rrezikuar nga sëmundjet koronare dhe 10% më pak të rrezikuar nga ishemia.

Vlerat e Djathit

Djathi është një nga ushqimet me më shumë vlerë dhe është një burim i mirë proteinash, kalciumi, vitaminash dhe mineralesh.

Krahas shëndetit të zemrës, konsumimi i djathit ndihmon edhe në forcimin e kockave dhe ul rrezikun nga osteoporoza.

Efektet e djathit janë të dobishme edhe për hipertensionin dhe shëndetin e dhëmbëve gjithashtu. Kjo pasi kontribuon në mbajtjen e dhëmbëve të fortë dhe të shëndetshëm.

Djathi përmban sasi të mëdha të vitaminës dhe kolinës.

Në përmbajtjen e tij ka gjithashtu përmbajtje të vitamin E, vitaminës K, riboflavinës, vitamin B6, folatë, vitaminë B12, acid pantothenic dhe betainë./AgroWeb.org

Të hash djathë cdo ditë ,ndikimet e forta për shëndetin Read More »

Vezë, limon, arra – Kura natyrale për rigjenerimin e organizmit

Imuniteti dhe fuqia e organizmit ka të bëjë me një sistem të mirëfilltë dhe jo me një njësi specifike në organizëm.

Që imuniteti të funksionojë siç duhet, organizmi ka nevojë për ekuilibra të duhur dhe harmoni.

Linja e parë e mbrojtjes së organizmit nëpërmjet një imuniteti të fortë është përzgjedhja e një stili të shëndetshëm jetese.

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar humbet disa aftësi për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve të ndryshme.

Një gjë e tillë, sipas informacioneve të AgroWeb.org, kontribuon në shfaqjen e shumë infeksioneve dhe sëmundjeve kronike.

Personat me imunitet të dobët vuajnë më shumë nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, gripi dhe pneumonia.

Pikënisja e një imuniteti të fortë është stomaku ku akumulohen shumë substanca, minerale dhe vitamina të cilat më pas shpërndahen në të gjithë trupin.

Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zinkun, seleniumin, hekurin, bakrin, acidin folik dhe vitaminat A, B6, C dhe E.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë natyrale dhe tepër të fuqishme që i jep imunitetit më shumë energji dhe ruan ekuilibrat e tij.

Kura Natyrale Për Një Imunitet Të Fortë

Përbërësit:

Një vezë mundësisht fshati

1 kilogramë limonë

1 kilogramë mjaltë

Një filxhan të madh çaji me arra të grira hollë ose pluhur.

Përgatitja:

Lajeni vezën me kujdes dhe ashtu siç është me gjithë lëvozhgë vendoseni në mikser deri sa të bëhet pluhur.

Vendoseni vezën në një enë.

Hidhni sipër saj lëngun e limonëve të shtrydhur.

Veza duhet mbuluar plotësisht nga lëngu i limonëve.

Mbulojeni enën me kapak dhe vendoseni në frigorifer.

Ena duhet të qëndrojë në errësirë sa më gjatë.

Prisni deri sa copëzat dhe pluhuri i lëvores së vezës të jetë shkrirë plotësisht.

Kjo kurë e ka të domosdoshme lëvoren e vezës sepse ajo përmban shumë kalçium që është i domosdoshëm për organizmin.

Pasi lëvorja e vezës të jetë shkrirë, shtoni mjaltin dhe përziejeni mirë me një lugë druri.

Më pas shtoni arrat dhe përziejeni sërish.

Merrni nga një lugë gjelle çdo mëngjes me stomak bosh derisa sasia të përfundojë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Vezë, limon, arra – Kura natyrale për rigjenerimin e organizmit Read More »

A të lë kafja pa gjumë? Zbuloni të vërtetat

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Kafeina është një prej këtyre faktorëve.

Të dhënat shkencore thonë se sasia ditore e kafeinës ka një rol të rëndësishëm në sasinë dhe cilësinë e gjumit të natës dhe në përgjumjen e beftë gjatë ditës.

Efektet e kafeinës në shkurtimin e periudhës së gjumit dhe përkeqësimin e cilësisë së tij janë të dokumentuara.

Për më tepër, kafeina e prish gjumin duke e nxitur njeriun të zgjohet disa herë brenda natës.

Ndikimi i kafeinës tek gjumi varet jo vetëm në sasinë e kafeinës që merret në mbrëmje por edhe në sasinë që është marrë gjatë ditës.

Ndjeshmëria njerëzore ndaj kafeinës ndryshon në varësi të njeriut dhe faktorëve të tjerë siç është mosha.

Ciklet e gjumit

Gjumi ndahet në dy cikle: Lëvizja Jo e Shpeshtë e Syve dhe Lëvizja e Shpeshtë e Syve .

Cikli i parë njihet si gjumi aktiv dhe zgjat nga 80 deri në 100 minuta gjithësej.

Cikli i dytë është pasiv dhe gjatë kësaj kohe, muskujt e duarve dhe këmbëve qetësohen totalisht.

Gjatë këtij cikli ndodhin shumë prej ëndrrave dhe kjo qetësi gati si ‘paralizë’ është mburoja neurologjike për të parandaluar çdo veprim të nxitur nga ëndrrat.

Gjatë natës, njeriu kalon nga një cikël gjumi tek tjetri për të rimëkëmbur trupin dhe trurin.

Ndikimi i kafeinës tek ciklet e gjumit

Studimet kanë konfirmuar se kafeina çakordon orën e trupit dhe pakëson kohëzgjatjen e çdo cikli.

Efektet janë më të mëdha nëse ju konsumoni kafeinë pasdite ose në mbrëmje.

Sipas të dhënave nëse konsumoni kafeinë 6 orë përpara se të bini për të fjetur, kohëzgjatja e gjumit shkurtohet me një orë.

Truri përdor një substancë kimike të njohur si adenosine për t’u qetësuar dhe për të mirëpritur gjumin.

Kafeina e prish këtë rrugëtim.

Në fazat e para të gjumit, trupi dhe truri nisin të qetësohen. Frymëmarrja ngadalësohet, temperatura e trupit ulet.

Organizmi nis të rimëkëmbet në çdo qelizë.

Nëse trupi ka shumë kafeinë në sistem, e gjithë rimëkëmbja që duhet të ndodhë në fazat e gjumit është e vakët dhe e cunguar.

Tek disa njerëz ndodh e kundërta

Megjithatë, kafeina nuk ka të njëjtin ndikim tek të gjithë.

Shumë prej amvisave në Shqipëri nuk e imagjinojnë dot jetën pa një kafe pasdite.

Pavarësisht kësaj, ato e bëjnë gjumin top.

Në këto raste, hyjnë në lojë genet.

Metabolizmi i disa njerëzve e përpunon kafeinën më ngadalë dhe i disa të tjerëve me shpejt.

Konsumojneni kafenë me kujdes dhe mos harroni që prishja e cikleve të rëndësishme të gjumit shkakton probleme serioze me zemrën./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

A të lë kafja pa gjumë? Zbuloni të vërtetat Read More »