Shendetesi

Dafina në vaj ulliri ,fuqia e dyfishtë shëruese

Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë.

Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.

Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese.

E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.

Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës, në këtë artikull të AgroWeb.org.

Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve.

Dafina qetëson sistemin nervor.

Gjethet e dafinës stimulon djersitjen.

Kjo bimë forcon sistemin imunitar.

Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.

Si Të Përgatisni Vaj Ulliri Me Gjethe Dafine

Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.

Përbërësit:

60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata

500 ml (dy gotë) vaj ulliri

Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë

Udhëzimet:

Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.

Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.

Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.

Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.

Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.

Si Përdoret Vaji Shërues

Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.

Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.

Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.

Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.

Si Mund të Pihet

Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.

Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.

Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.

Vlerat Fantastike Të Vajit Me Dafinë

Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.

Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.

Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.

Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Dafina në vaj ulliri ,fuqia e dyfishtë shëruese Read More »

Arrat e njoma Shqiptare , ushqimi i mrekullueshëm i jetëgjatësisë

Momentet e fëmijërisë të kaluara tek gjyshja ose të afërmit në fshat mbeten më mbresëlënëset. Pjesë e këtyre momenteve janë padyshim pemët.

E mbani mend shijen e mrekullueshme të arrave të njoma dhe gjurmët e lagështa që na linin nëpër gishta? Këto arra të shijshme mund të ruhen gjatë gjithë vitit, disa i ngrijnë e disa i ruajnë kryesisht në formën e glikosë.

Kujtimet mund të fashiten por shija e arrave të njoma jo, ndonëse tani jemi më shumë të mësuar me shijen e arrave të thata. Me një kërcitje të vetme, arrat shpalosin vlera dhe fantazi.

Ato mund t’i hamë siç janë, t’i hedhim në sallatë ose t’i gatuajmë në ëmbëlsira. Arrat e njoma nga ana tjetër kanë një shije të pakrahasueshme dhe të rrallë. Ato janë kremoze, kanë një ngjashmëri me arrën e kokosit por me një aromë unike të lehtë prej arrori.

Për më tepër, këto arra janë më të mbushura dhe më të ëmbla se varianti i tyre i thatë.

Në mjekësinë popullore, arrat e njoma përbëjnë një zgjidhje të rëndësishme kundër disa sëmundjeve. Të thatat por edhe të njomat janë plot me vlera shëndetsore.

Ato janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 dhe një burim i pakonkurueshëm i acideve yndyrore mono-të-pangopura (72%) siç është acidi oleik. Ngrënia e arrave ul kolesterolin e keq dhe rrit atë të mirin.

Konsumi ditor prej 25 gramë plotëson 90 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtyre acideve që mjaftojnë për pakësimin e gjasave të shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës. Nga ana tjetër, arrat fuqizojnë shtyllat e organizmit tonë siç janë kockat.

Arrat shumëfishojnë përthithjen dhe depozitimin e kalciumit dhe pakësojnë nxjerrjen e këtij minerali jashtë organizmit.

Një tjetër vlerë e shtuar e konsumit të arrave qëndron në përmirësimin e metabolizmit. Arrat ofrojnë minerale si mangani, bakri, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku dhe seleniumi.

Këto minerale kontribuojnë në mirëqenien e metabolizmit, rritjen dhe zhvillimin, fertilitetin tek meshkujt, tretjen dhe sintetizimin e acidit nukleik.

Arrat janë një burim i pasur antioksidantësh dhe yndyrnash të shëndetshme. Ato pakësojnë faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, gjithnjë nëse janë pjesë e një stili të shëndetshëm jetese.

Shumë studime me subjekt njerëzit tregojnë se ngrënia e arrave përmirëson funksionet e trurit, lufton depresionin dhe frenon problemet mendore si pasojë e moshës. Thënë shkurt, arrat janë një ushqim fantastik i jetëgjatësisë.

Çuditërisht, arrat janë një burim i lartë i melatoninës, një ushqyes i lidhur fort me gjumin. Thënë ndryshe, pa melatoninën nuk ka gjumë. Rrjedhimisht ngrënia e arrës luan një rol në qetësimin gjatë ditës dhe në gjumin e mirë dhe të qetë gjatë natës.

Arrat përmbajnë acide esenciale yndyrore siç është edhe acidi alfa linolenik, përbërësit e të cilit janë të lidhur me fortësinë dhe shëndetin e kockave. Falë arrave, ne furnizohemi me acidet yndyrore omega 3, nëpërmjet të cilave luftojmë inflamacionin dhe kemi kocka të forta për një periudhë të gjatë./AgroWeb.org

Arrat e njoma Shqiptare , ushqimi i mrekullueshëm i jetëgjatësisë Read More »

‘Plumb magjik’ për kancerin e prostatës

Një “plumb magjik” revolucionar që zhduk qelizat tumorale të kancerit ka mundur të trajtojë pacientët që iu kishin dhënë vetëm disa javë jetë. 6 nga 10 pacientët me një formë të avancuar të kësaj sëmundje i janë nënshtruar para 1 viti këtij trajtimi revolucionar.

Trajtimi i jashtëzakonshëm u prezantua në një konferencë të kancerit javën e kaluar, ku ekspertët përshkruan eksperimentin me 30 pacientë me kancer të prostatës, sëmundja e të cilëve kishte përhapur. Ekspertët besojnë se metoda mund të përdoret për të trajtuar me sukses kancerin e prostatës në fazën e hershme, si dhe forma të tjera të kancerit.

Trajtimi i ri përfshin përdorimin e një molekule që ngjitet vetë tek qelizat tumorale të prostatës dhe i zhduk ato. Shkencëtarët besojnë se ky trajtim “i jashtëzakonshëm” mund të ndihmojë edhe për format e tjera të kancerit, si ai i trurit, tiroides dhe veshkave.

 Si funksionon ky trajtim?

Trajtimi i ri përdor molekulat të njohura si antigjenet specifike të prostatës. Këto molekula, të përshkruara si “kali i Trojës”, lëshojnë energji nukleare dhe shkatërrojnë qelizat tumorale.

“Rezultatet janë të jashtëzakonshme”

Drejtuesi i studimit, prof. Giovanni Paganelli, nga Instituti Evropian i Onkologjisë, thotë: “Është një arritje e mirë dhe rezultatet janë të jashtëzakonshme. Ky është ilaçi më efikas, jo-toksik dhe i vërtetë. Nëse funksionon në fazat e fundit të kësaj sëmundjeje, shanset janë më të mëdha që të funksionojë më mirë në fazat e hershme, dhe ky është hapi që duam të ndërmarrim tani”.

Rezultate janë prezantuar gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Onkologjisë Klinike në Paralimni, Qipro.

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm në mesin e meshkujve, me 47,300 të diagnostikuar në vitin 2015. Një në tetë burra do të diagnostikohet në jetën e tyre

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm në mesin e meshkujve, me 47,300 të diagnostikuar në vitin 2015.

‘Plumb magjik’ për kancerin e prostatës Read More »

“Ushqimi i mbretërve”/ Nga truri te gjaku, ja arsyeja pse duhet t’i hamë çdo ditë

Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbretërve në Persinë e lashtë.

Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E。

Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj.

Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme.. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.

17 përfitimet nga konsumi i arrave

1. Ushqimi i trurit: Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin.

2. Tepër ushqyese: Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.

3. Vitamina dhe Minerale: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjtihashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.

4. Omega-3: Omega 3 dhe Omega 6 janë dy acide yndyrore që i nevojiten trupit për rritjen e qelizave, për imunitetin, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve.

5. Luftojnë kolesterolin: Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.

6. Ushqim për flokun: Vaji i arrive përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.

7. Ushqim për lëkurën: Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë. Vaji i arrive ushqen lëkurën, zbardh rathët e zinj poshtë syve dhe relakson lëkurën.

8. Për pjellorinë: Arrat përmbajnë kompleks vitaminash B si folate, riboflavinë, thiamine etj. Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për guan dhe fetusin. Arrat gjithashtu lehtësojnë shenjat e shtatzënisë dhe zhvillojnë trurin e bebes.

9. Parandalojnë kancerin: Arrat parandalojnë kancerin falë përbërësve si omega 3, antioksidantëve dhe fitosteroleve.

10. Luftojnë diabetin e tipit 2: Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë redukton me 30% prekjen nga diabeti i tipit 2 tek gratë.

11. Kundër shëndoshjes: Arrat përmbajnë proteina dhe fibra që ndihmojnë për një dietë të shëndetshme.

12. Përmirëson cilësinë e spermës: Arrat janë të pasura në acide linoleike, konsumi i 75g arrive në ditë përmirëson cilësinë e spermës etj.

13. Për shëndetin e kockave: Arrat i bëjnë mirë kockave falë përmbajtjes së acideve omega-3.

14. Për tretjen: Meqënëse arrat janë të pasura në fibra ato janë një ushqim i shkëlqyer për tretjen si dhe lufton problemet me të.

15. Përmirëson gjumin: Gjendra pineale në trup prodhon hormonin melatoninë që përgjigjet edhe për gjumin. Ky hormone gjendet tek arra, duke e kthyer këtë ushqim në një snack të përkryer për përmirësimin e gjumit.

16. Forcon imunitetin: Arrat mbrojnë kundër ekzemës, psoriazës, astmës, dhe artritit reumatoid. Por, ajo që është më e rëndësishme është se arrat përmbajnë acide të shëndetshme që mbështesin sistemin imunitar, duke parandaluar riprodhimin e qelizave kanceroze.

17. Shëndetin e enëve të gjakut: Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnë çrregullimin e ritmit të të rrahurave të zemrës, reduktojnë mpiksjet e gjakut, dhe kanë shumë impact në eneët e gjakut. Aminoacidi kryesor arginina ndihmon në elasticitetin e eneëvve të gjakut, duke reduktuar rrezikun për sëmundje zemre.

Arrat janë një ushqim i pazëvendësueshëm që mund të shtohen në sallatë, mund të gatuani pulën me to, mund t’i shtohen kosit etj. Të shijshme dhe të shëndetshme në të njejtën kohë.

Vlerat ushqyese (25.00 gramë arra)

Omega-3 —94.5%,

mangan –42.5%,

Bakër –20%,

Kalori gjithsej (163) 9%.

Pra: arra është një ushqim shumë i mirë për zemrën, trurin dhe gjithë organizmin. Edhe pse në mënyrë të veçantë vlerat ushqyese të arrës janë provuar shkencërisht, gjithashtu njihen edhe dobitë shëndetësore të tyre.

Kështu, arrat janë një ushqim i njohur natyror për funksionimin e shkëlqyer të trurit.

Arrat mund të kultivohen shumë lehtë dhe nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë. Forma e thelbit të arrës i përngjanë në pamje trurit të njeriut. Truri i njeriut është i përbërë nga rreth 60% strukturë yndyrore, prandaj edhe truri ka nevojë për yndyrë Omega 3, e cila e ndihmon trurin të funksionojë siç duhet dhe ta mbajë fluid dhe fleksibël.

Mungesa e Omega 3 në organizimin e njeriut reflekton në këto probleme: hutim, depresion, humbje e kujtesës, aftësi të kufizuara në mësim, aftësi të dobëta në zgjidhjen e problemeve si dhe çrregullime gjatë gjumit.

Përveç Omega 3, arrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë të cilat ndihmojnë për të parandaluar dhe riparuar dëmtimet e trurit për shkak të radikalëve. Arrat me të vërtetë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për të rritur aftësinë tuaj, qartësuar mendjen dhe për të dhënë më të mirën nga truri.

Zbulimet tregojnë se arrat mund të ulin rrezikun e të pasurit një sulm në zemër apo sëmundje tjera në zemër si dhe të mbrojnë kundër sëmundjeve tjera të mundshme të natyrës kardiovaskulare.

Së fundi, ekspertët
thonë se arrat ose produktet e arrave, mund të jenë një potencial i madh, një ilaç për të ulur kolesterolin e keq në gjak. Në mënyrë që të merrni përfitime nga arrat, atëherë rekomandohet që të konsumoni 7 deri në 9 arra në ditë.

Por, shkencëtarët rekomandojnë që edhe kjo sasi të konsumohet me kujdes sepse përmban kalori dhe për shumë njerëz mund të ndikojnë në shtimin në peshë.

“Ushqimi i mbretërve”/ Nga truri te gjaku, ja arsyeja pse duhet t’i hamë çdo ditë Read More »

Kërciti gishtërinjtë e dorës rregullisht për 50 vite, ja çfarë i ndodhi…

ur doktori Donald Unger ishte i vogël, nëna dhe të afërmit e tjerë i thanë se nëse do t’i kërciste gishtërinjtë, më vonë do të vuante nga artriti.

Në vend që të injoronte paralajmërimet e  tyre, Unger vendosi që të merrte hipotezën në duart e tij, shkruan Curiosity.

Kështu i binte se ai i kërciti gishtërinjtë 36 mijë e 500 herë, derisa erdhi koha të përfundonte eksperimentin.

Kur përfundoi gjithçka, ai kuptoi se tregimi për artrit ishte vetëm gënjeshtër, pasi që gishtërinjtë e tij ishin për mrekulli.

Kështu, ai mori një çmim për arritjet që i bëjnë njerëzit tjetër të qeshin, e pastaj të mendojnë, pasi që kush dëgjoi eksperimentin e tij qeshi me të madhe. Kur mori çmimin ai iu drejtuar të ëmës duke thënë “Nënë, ti ke gabuar.

Kërciti gishtërinjtë e dorës rregullisht për 50 vite, ja çfarë i ndodhi… Read More »

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini qumësht çdo ditë

Njihuni me ndikimin e qumështit në organizëm, jane detaje qe duhet ti dini.

Qumështi Ndihmon Për Rënien Në Peshë

Pirja çdo ditë e qumështit ndihmon në rënien në peshë, sidomos tek femrat.

Ai përmban pak kalori dhe shumë ushqyes.

Megjithatë, përpos rënies në peshë, femrat nuk mund të shmangin dot fryrjen në stomak që shkakton qumështi.

Qumështi Është Burim I Mirë Proteinash
Sipas të dhënave të AgroWeb.org në çdo 30 ml të qumështit të lopës gjendet 1 gramë proteinë e cilësisë së lartë dhe e pasur me amino acide.

Kjo proteinë frenon nepsin dhe ju mban të ngopur për shumë kohë.

Alternativat bimore të qumështit përmbajnë më pak proteinë, ndaj janë më pak të shëndetshme.

Masa Muskulare
Qumështi ndihmon në ruajtjen e masës muskulare për shkak të amino acideve që ai përmban.

Për më tepërr, proteina shtazore nga qumështi i lopës përthithet më lehtë nga trupi dhe forcon muskujt.

Burim Kalçiumi

Qumështi është i pasur me vitamina dhe minerale, veçanërisht kalçium dhe vitaminë D.

Kalçiumi gjendet lehtë edhe tek barishtet, por ju duhet të hani dhjetë racione me spinaq për të përfituar të njëjtën sasi kalçiumi që gjendet në një gotë me qumësht lope.

Qumështi Kundër Plakjes

Pirja e qumështit çdo ditë ndihmon në parandalimin e osteoporozës tek gratë.

Vitamina D që gjendet tek qumështi ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe masës muskulare me kalimin e moshës.

Humbja e masës muskulare si pasojë e plakjes është më e madhe tek femrat se tek meshkujt.

Qumështi Ju Mbron Nga Sëmundjet

Përmbajtja e vitaminës A, K2 dhe acidet yndyrore tek qumështi dhe nënproduktet e tij ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Qumështi Shkakton Akne

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumështi shkakton inflamacion dhe pirja çdo ditë e tij nxit shfaqjen e akneve që eliminohen me shumë vështirësi.

Qumështi Shkakton Fryrje Dhe Probleme Me Tretjen

Stomaku e ka të vështirë të përpunojë këtë produkt bulmeti.

Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështit shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën. Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.

Kjo mund të shkaktojë probleme afatgjatë në sistemin tretës dhe në tru. Prandaj ekspertët rekomandojnë që krahas qumështit të konsumoni produkte të tjera më pak të përpunuara siç është kosi apo kefiri.

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini qumësht çdo ditë Read More »

Keni djersitje gjatë natës? Nuk e keni nga vapa, menjëherë tek mjeku, jeni të prekur nga…

Djersitja gjatë natës në gjumë mund të jetë shenjë e temperaturave të larta po në të njëjtën kohë edhe shenjë që jeni duke vuajtur nga disbalancimi hormonal, gjithashtu dhe djersitja e shpesht dhe e tepruar gjatë fjetjes mund të tregon se jeni të prekur nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Nga eksperimentet e shumta ka dalë se ekzistojnë mbi 130 lloje të kancerin në gjak, ndërsa simptomat varen nga lloji i sëmundjes dhe nga njeriu.

Mirëpo një grup hulumtuesish e kanë vërtitur që një lloj i kancerit çon deri te djersitjet e shumta gjatë fjetjes.

Bëhet me dije se përveç djersitjes, simptomat e kësaj sëmundje janë edhe humbja e menjëhershme e peshës,ndjenja e vazhdueshme e lodhësish, infeksione, gjakderdhje, paraqitja e mavijosjeve. Ku të gjitha këto simptoma mund edhe të mos bëjnë me këtë lloj sëmundje, por në rast që i keni bëni mirë të konsultoheni me mjekun.

Keni djersitje gjatë natës? Nuk e keni nga vapa, menjëherë tek mjeku, jeni të prekur nga… Read More »

E thotë studimi: Truri i femrave më rezistent se ai i meshkujve

Truri femëror reziston më mirë se ai i meshkujve. Kështu lufta mes gjinive në hapësirë duket se anon gjithnjë e më tepër në ngjyrën rozë. Sipas kërkimeve më të fundit, rezulton se truri i femrës i reziston shumë më mirë bombardimit të rrezeve të rrezikshme  kozmike. Kërkimi është kryer nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisco dhe rezultatet janë publikuar në revistën ‘Brain, Behavior and Immunity’.

Në laborator, eksperimentet janë kryer mbi kaviet dhe nëse të dhënat konfirmohen edhe mbi njerëzit, në të ardhmen kjo mund të ndikojë në përzgjedhjen e astronautëve në udhëtimet e tyre në Hënë dhe Mars.

Aktualisht NASA po planifikon kërkime të reja mbi këtë argument për të kuptuar mekanizmat që qëndrojnë pas këtyre ndryshimeve thelbësore mes dy sekseve. Aktualisht mendohet se disa lloje qelizash arrijnë të mbrojnë trurin femëror nga sulmet e radiacioneve në hapësirë, dhe tani hapi tjetër është të kuptohet cila është arsyeja që i bën kaq të forta, në mënyrë që të zhvillohen trajtime ad hoc në të ardhmen. /Klan plus

E thotë studimi: Truri i femrave më rezistent se ai i meshkujve Read More »