Shendetesi

ISHP të dhëna alarmuese, personeli shëndetësor në Shqipëri i infektuar nga hepatitet!

Referuar Dokumenti Strategjik dhe Planit të Veprimit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues 2017-2021, hepatiti viral B dhe C, Shqipëria mbetet ende një vend me prevalencë të ndërmjetme deri në të lartë të hepatitit viral B (HBV) në popullatën e përgjithshme, pavarësisht uljeve që kanë ndodhur vitet e fundit. Kjo prevalencë llogaritet të jetë 7-9%, ndërsa prevalenca e hepatitit C (HCV) është në shifrat 1-1.5%

Grupmosha më e prekur rezulton të jetë ajo 25-44 vjeç për të dy tipat e Hepatitit. Grupet më të rrezikuara janë personat që kanë kontakt me personat e prekur me këto sëmundje, personeli shëndetësor, personat që marrin transfuzione të shumta të gjakut, përdoruesit e drogave, MSM, gratë shtatzënë, popullata rome.

Gazeta “Shëndet plus” i është drejtuar me një shkresë zyrtare Institutit të Shëndetit Publik ku e pyet nëse janë bërë studime mbi infektimin e personelit shëndetësor nga hepatitet virale. ISHP është përgjigjur se ka kryer studime mbi këtë grup. E sa u takon të dhënave më specifike, në përgjigje thuhet se:

“Në lidhje me përhapjen e Hepatitit B te personeli shëndetësor, theksojmë se sipas studimeve të kryera nga ISHP prevalenca e HBsAg është 8.1%.

Në lidhje me përhapjen e Hepatit C te personeli shëndetësor theksojmë se sipas studimeve të ISHP prevalenca e antiHCV është 0.6%.”

Kujtojmë se çështja e rrezikut të infektimit të personelit shëndetësor nga hepatitet është prekur para disa vitesh, në doktoraturën e një prej mjekeve nefrologe në QSUT. Në atë kohë ish-shefi i pavijonit të nefrologjisë në QSUT, Nesator Thereska është shprehur se:

“Rreziku i marrjes së hepatiteve nuk e kanë vetëm pacientët, por edhe mjekët dhe infermierët. Me pak fjalë i gjithë personeli i spitalit është i rrezikuar. Këtë nuk e them unë, por po të kryhen analizat e mjekëve dhe infermierëve të gjithë janë të infektuar me hepatitin B dhe C.

“Nuk guxoj të bëj analizat, pasi mund të jem një prej të infektuarve. Është një gjë shumë e rëndë për personelin mjekësor, por duhet ta pranojmë, për aq kohë sa kemi zgjedhur të punojmë këtu,” ka thënë Thereska.

ISHP të dhëna alarmuese, personeli shëndetësor në Shqipëri i infektuar nga hepatitet! Read More »

Jepet alarmi për 3 epidemi të rrezikshme, ngrihen “postblloqe” vaksinimi në Rinas dhe 5 pika kufitare

Këto epidemi të rralla e tepër të rezikshme, të cilat do të trajtohen me vaksina të rralla, quhen “Rabies”, “Meningokoku AC ËY” dhe “Ethet e verdha”, kontroll-vaksinimi nis brenda muajit tetor 2018

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë informuar “PAMFLETI”-n, se janë vënë në alarm, pas sinjalit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për një rrezik epidemish, që mund të futen në Shqipëri, nga shtetet e tjera.

Ky sinjal alarmi nga OBSH, jepet për faktin, se Shqipëria është i vetmi vend në rajon, që nuk ka strukturë të posaçme mjekësore, për kontrollin, zbulimin dhe parandalimin epidemive që “importohen” nga pikat kufitare, nëpëmjet udhëtarëve e mallarave, që futen në vendin tonë.

Bëhet fjalë, për masat ndaj 3 epidemive të rrezikshme, të quajtura të “tepër të rralla, të cilat nëse barten nga një person, përhapen masivisht e më shumë shpejtësi, në familje e mjedise të hapura, nëpërmjet konktatit trupor, komunikimit, kontaktit të mallrave e sendeve personale.

Këto epidemi të rralla e tepër të rezikshme, të cilat do të trajtohen me vaksina të rralla, janë epidemia “Rabies”, “Meningokoku AC ËY” dhe “Ethet e verdha”, duke krijuar “postblloqe” vaksinimi në Rinas dhe në 5 pika kufitare, por paraprakisht, Instituti i Shëndetit Publik, ka nisur blerejn e vaksinave, duke akorduar 18 milion lekë fond dhe kontrolli do të nis brneda muajit tetor 2018.

NJOFTIM/INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Instituti i Shëndetit PublikTiranë
  2. Objekti i kontratës: Blerje vaksina te rralla për udhëtarë, fond limit ne total 1 485 677 lekë pa TVSH

– Loti I : Blerje vaksinë Anti-rabies, immunoglobulie me fond limit 729 855 (shtatëqind e njëzetë e nëntëmijë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë)lekë pa TVSH.

– Loti II: Blerje vaksinë antirabike , me fond limit 229 483 ( dyqind e njëzetë e nëntëmijë e katërqind e tetëdhjetë e tre) lekë pa TVSH.

– Loti III : Blerje vaksinë e etheve të verdha, me fond limit 70 178(shtatëdhjetëmijë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë)lekë pa TVSH.

– Loti IV : Blerje vaksinë meningokoku AC ËY, me fond limit 456 160 (katërqind e pesëdhjetë e gjashtëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë)lekë pa TVSH

  1. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 4 muaj nga nënshkrimi i kontratës por jo më vonë se 31.12.2018.

4- Afati kohor për dorëzimin e ofertave: Data 20.09.2018 ora 11.00

Jepet alarmi për 3 epidemi të rrezikshme, ngrihen “postblloqe” vaksinimi në Rinas dhe 5 pika kufitare Read More »

Cilat Janë Mëngjeset më të Shëndetshme për Stomakun

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes.

Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës.

Megjithatë, në mëngjes njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqyesve të duhur.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org për ushqimet që duhen dhe nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Vezët

Vezet janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes.

Vezët përmbajnë shumë proteina dhe ushqyes që forcojnë metabolizmin dhe përcjellin energji.

Shalqini

Shalqini është një zgjedhje e shkëlqyer.

Ato përmbajnë ujë dhe likopen që i jep mbështetje zemrës dhe syve.

Tërshëra

Tërshëra është një zgjedhje fantastike.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org tërshëra parandalon dëmtimin e stomakut dhe është shumë e pasur me fibër.

Kjo e fundit, ul nivelin e kolesterolit dhe forcon metabolizmin.

Boronicat

Boronicat janë të pasura me ushqyes dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Ato stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe vëmendjen.

Qull Me Miell Misri

Bëhet fjalë për një tjetër zgjedhje ideale për t’ia nisur ditën.

Në këtë mënyrë do të pastroni organizmin, largoni metalet e rënda dhe toksinat dhe përmirësoni florën bakteriale.

Mjalti

Nëse e nisni ditën duke ngrënë mjaltë, do të keni më shumë energji dhe humor.

Nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se mjalti përmirëson prodhimin e serotoninës dhe ju bën më produktivë gjatë ditës.

Hikrra

Hikrra përmban shumë minerale dhe vitamina që stimulojnë organizmin.

Hikrra është gjithashtu e pasur me proteina.

Arrorët

Ngrënia e arrorëve në mëngjes, rregullon nivelin e pehashit në stomak dhe përmirëson tretjen.

Produktet dhe ushqimet që nuk duhet konsumuar me stomak bosh

Agrumet

Limoni, portokalli apo qitro përmbajnë shumë vitaminë C.

Megjithatë, nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se agrumet nuk janë një zgjedhje ideale për mëngjes sepse aciditeti i lartë shkakton urth dhe rrit gjasat e shfaqjes së ulçerës.

Ushqimet pikante

Në përgjithësi ushqimet pikante janë të mira për shëndetin, por ato nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Në këtë vakt ato irritojnë sistemin tretës dhe shkaktojnë urth.

Banania

Banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh sepse rrit nivelet e magnezit në gjak dhe shkakton probleme me zemrën.

Pijet e Gazuara

Këto pije janë zgjedhja më e keqe që mund të bëni në mëngjes.

Ato janë të pasura me sheqer dhe ngadalësojnë metabolizmin.

Perimet Jeshile

Perimet jeshile janë të pasura me amino acide që shkaktojnë fryrje dhe urth.

Për më tepër, ato irritojnë stomakun dhe shkaktojnë dhimbje abdominal.

Domatet

Acidi tanik që irriton stomakun mund të shkaktojë ulçerë dhe urth.

Rrjedhimisht, domatet duhen konsumuar në drekë.

Dardhat

Fibra e dardhave shkakton dhimbje në stomak dhe dëmton shtresat e brendshme të stomakut./AgroWeb.org

Cilat Janë Mëngjeset më të Shëndetshme për Stomakun Read More »

Nga problemet kardiovaskulare tek kapsllëku, 4 arsyet pse duhet të hani hurma

Shpeshherë  janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër.

E kemi ngrënë me kujdes nga frika se mos linte njolla, që për mamatë ishin të vështira për t’u hequr, por pa ditur se ç’vlera fshihen brenda saj. Më poshtë, Living ju fton të lexoni disa prej vetive të saj:  do të mund të lexoni disa nga vetitë pozitive të hurmave në organizmin tonë:

Ndihmojnë në tretje dhe në jashtëqitje

Në fakt, hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në jashtëqitje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.

Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin

Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.

Luftojnë aneminë

Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.

Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare

Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

Nga problemet kardiovaskulare tek kapsllëku, 4 arsyet pse duhet të hani hurma Read More »

Mos e injoroni: Dhimbja e shpinës paralajmëron probleme serioze

Dhimbja e shpinës shpesh mbulon shumë probleme serioze shëndetësore, të tilla si inflamacion i veshkave, pankreasit ose infeksionit të traktit urinar.

Nuk është ide e mirë të injorosh, por duhet të vizitosh një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.
Problemet me veshkat, fshikëzën dhe bile mund të përzihen lehtë me dhimbje prapa, sidomos te gratë.

Trupat dërgojnë sinjale në trup, dhe më së shpeshti shfaqen në shpinë, pasi ekzistojnë më shumë mbaresa nervore, kështu që dhimbja është më e dukshme. Në këtë mënyrë, shkaku i dhimbjes është maskuar dhe shfaqet aty ku nuk duhet të jetë, shkruan Daily Mail.

Gurë veshkash
Dhimbje të përhershme në një pjesë të shpinës, nëse ndodh me dhimbje barku ose mbipeshë, në urinim ose gjak në urinë, mund të jetë një shenjë e gurëve të veshkave.

Shkaktohet nga akumulimi i kalciumit dhe fosforit, dhe është më së shpeshti për shkak të konsumimit të ujit të tepërt dhe marrjes së tepërt të proteinave. Gjithashtu, gjenetika luan një rol të madh, kështu që disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj gurëve të veshkave sesa të tjerët.

Gurët në veshka janë më të zakonshme në meshkuj sesa në femra, dhe më shpesh dalin natyrshëm, por duhet të thyhen me laser.

Inflamacion veshkash
Nëse dhimbja në shpinë zhvillohet me ethe, një gjendje e tillë mund të tregojë një inflamacion të veshkave. Kjo dhimbje zakonisht është në pjesën e poshtme të shpinës, mbi legen, dhe mund të përhapet në ijë. Është gjashtë herë më e zakonshme në gratë sesa në meshkuj.

Inflamacion i pankreasit
Inflamacioni i pankreasit, me përjashtim të dhimbjes në pjesën e poshtme të stomakut, vjelljes dhe të përzierat, shoqërohet me dhimbje në shpinë. Kjo dhimbje mund të jetë e papritur dhe e përhapur nga barku në shpinë, dhe zakonisht është rezultat i inflamacionit akut ose kronik.

Inflamacioni është për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit. Më shpesh prek njerëzit e moshuar dhe ata në moshën e mesme.

Gur tëmthi
Dhimbja e shpinës, së bashku me dhembjet në stomak dhe duar, është simptomë e gurëve të tëmthit ose inflamacionit të barkut. Gurët e lukthit krijohen kur më shumë kolesterol prodhohet në mëlçi ose trupi përpunon atë ngadalë. Proceset dhe infeksionet inflamatore të fshikëzës së tëmthit, traktin gastrointestinal dhe ndryshimet e pH kontribuojnë në këtë.

Problemet më të mëdha janë te gratë me mbipeshë mbi 40 vjeç dhe gjenetika gjithashtu luan një rol të madh.

Infeksioni i traktit urinar
Infeksioni i traktit urinar zakonisht shkaktohet nga bakteret dhe mund të shkaktohet nga acarimi i diafragmës, tamponëve ose veshjeve të ngushta. Manifestohet si një dhimbje në urinim, dhimbje të ulët mbrapa dhe dhimbje abdominale. Më së shpeshti prek gratë dhe trajtohet me antibiotikë, por nëse nuk kurohet, kjo mund të çojë në inflamimin e veshkave.

Mos e injoroni: Dhimbja e shpinës paralajmëron probleme serioze Read More »

Këto janë pesë ushqimet që ndihmojnë kundër kancerit të gjirit

Dietat e shëndetshme mund të çojnë në reduktimin e rrezikut nga kanceri, por këtë e bëjnë shumë ngadalë.

Për dallim nga dietat dhe zakonet e ngrënies, disa ushqime përmbajnë veti ushqyese që ndikojnë veçanërisht në reduktimin e rrezikut nga kanceri i gjirit.

Kumbullat përmbajnë komponentë të fortë antioksidantë që ndikojnë në mbytjen e qelizave të kancerit të gjirit, ndërsa i lënë ato të shëndetshmet të paprekura. Sipas hulumtuesve në Texas A&M, niveli i lartë i antioksidantëve në kumbulla është në të njëjtin nivel si me “superushqimin” – boronicat.

Lakra turshi është një luftues i papritur i kancerit të gjirit me nivele të larta të materieve që pengojnë zhvillimin e kancerit, përfshirë edhe atë të gjirit. Hulumtuesit e Universitetit të Michiganit kanë gjetur se njerëzit që kanë ngrënë këtë ushqim të paktën tri herë në javë kanë 72 për qind më pak gjasa që të preken nga kanceri i gjirit, se sa ata që kanë ngrënë më pak se dy herë në javë.

Domatet janë të mbuluara me një pigment të veçantë që i jep ngjyrën e kuqe dhe ndihmon mbrojtjen nga kanceri i gjirit duke ndalur rritjen e qelizave kancerogjene. Hulumtuesit e Shkollës Mjekësore të Harvardit kanë gjetur se njerëzit që hanë më shumë domate dhe perime tjera, janë më pak në rrezik nga ky kancer.

Brokoli është i pasur me një veti ushqyese që “kap” shpërndarjen e kancerit dhe ndal krijimin e qelizave të kancerit. Këto veti po ashtu nxisin prodhimin e një estrogjeni që nuk lejon rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.

Hudhra ka përbërës për të cilët hulumtuesit thonë se ndryshon procesin gjatë së cilit qelizat e shëndetshme bëhen kancerogjene. Disa studime kanë treguar se komponentët e hudhrës reduktojnë shpërndarjen e qelizave të kancerit të gjirit.

Këto janë pesë ushqimet që ndihmojnë kundër kancerit të gjirit Read More »

Shërbimi Spitalor në Tepelenë me pajisje moderne, shërben për 39000 banorë

Shërbimi Spitalor në Tepelenë në Tepelenë është transformuar rrënjësisht, pasi nga një ndërtesë e amortizuar, tashmë ajo është shndërruar në një qendër shëndetësore moderne që u shërben 39000 banorëve.

Drejtoria Shërbimit Spitalor Tepelenë shprehet se është riorganizua shërbimi i urgjencës. Po ashtu behet e ditur se “u vendosën aparatura moderne (Elektrokardiogram dhe Rontgen) Në 2018 u vendos në shërbim Kabineti i Radiologjise. U vendos në funksion Kabineti i Okulistikes me Biomikroskop ku numri i vizitave okulistike u 3-fishua. U rikonstruktua dhomat e shtrimit ditor, deshokimi, infermieria dhe mjedise të tjera të spitalit”.

“E gjithë vëmendja jonë është tek qytetarët, për t’ju ofruar shërbim shëndetësore cilësor dhe të aksesueshëm”, shprehet Drejtoria Shërbimit Spitalor Tepelenë. /atsh

Shërbimi Spitalor në Tepelenë me pajisje moderne, shërben për 39000 banorë Read More »

Maska me mollë zvogëlon shenjat e plakjes (5 receta bukurie)

Falë përbërësve që ka, molla është shndërruar në një pemë të përkryer për krijimin e maskave që ndihmojnë në ushqimin dhe riparimin e fytyrës që ka filluar të shpërfaqë shenja të pleqërisë.

Kjo maskë me mollë, kundër plakjes, është e lehtë për t’u përgatitur dhe ka për qëllim që të përfitojë nga vetitë zbutëse dhe vitaminat e shumta që gjenden në mollë.

PËRBËRËSIT:

1 mollë e gjelbër, e copëtuar;

1 lugë gjelle mjaltë;

2 lugë gjelle qumësht.

Udhëzime:

Vendoseni mollën dhe qumështin në një përzierëse dhe përzieni mirë deri sa të krijohet një përzierje homogjene.

Pasi përzierja të jetë gati, shtojani mjaltin dhe vazhdoni me përzierje.

METODA E APLIKIMIT TË MASKËS

Para se ta aplikoni maskën në fytyrë, qafë dhe gjoks, është shumë e rëndësishme që ta largoni gjithë grimin dhe të siguroheni që në lëkurë nuk ka mbetur asnjë papastërti, pa grim, që mund të jetë absorbuar nga lëkura gjatë ditës.

Pasi lëkura të jetë e pastër dhe e freskët, aplikoni një sasi të pastës në mënyrë uniforme nga gjoksi deri në ballë.

Sigurohuni që ta ruani pjesën e syve, pasi që maska mund të shkaktojë irritim, në rast se bie në kontakt me sytë.

Për ta parandaluar këtë gjë, vendosni dy fletëza të trangullit ose fletëza të patates mbi sy.

Lëreni maskën që të qëndrojë për 20 minuta dhe përfundimisht pastrojeni me ujë të ftohtë ose me ujë të vakët.

Mbani në mend, më së miri është që maska të aplikohet në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që lëkura të ketë kohë të mjaftueshme për t’i thithur lëndët ushqyese të maskës.

Si dhe… 5 maska te tjera

Maskë për fytyrën me kos dhe mjaltë

Për të përgatitur një maskë për fytyrën brenda pak sekondave, mjafton të përzieni dy ose tre lugë kos me një lugë çaji mjaltë.

Aplikojeni atë në fytyrë të pastër dhe të thatë, duke shmangur zonën rreth buzëve dhe syve.

E lini të pushojë për 15-20 minuta dhe pastaj shplajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Maskë për fytyrën me mollë dhe tërshërë

Për të përgatitur një maskë për fytyrën me fruta, qëroni dhe copëtoni një mollë derisa të keni marrë një pure.

Puresë së mollës i shtoni dy lugë mjaltë dhe një lugë tërshërë, duke i përzierë përbërësit shumë mirë.

Masën e përftuar e aplikoni në fytyrë dhe e lini të pushojë 15 minuta para se ta shplani.

Maskë me luleshtrydhe

Maska me luleshtrydhe pastron dhe ushqen fytyrën.

Është e rekomanduar për lëkurën me yndyrë.

Për të përgatitur një maskë me këtë produkt mjafton të merrni dy ose tre luleshtrydhe, copëtojeni dhe i përzieni me një ose dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji lëng limoni.

Përhapeni maskën në fytyrë në një shtresë të hollë dhe e lini për disa minuta para se ta shplani.

Maskë për fytyrën me kastravec

Për të përgatitur këtë maskë për fytyrën tuaj, e rekomanduar për ribalancimin e lëkurës së kombinuar, ju duhet të keni një gjysmë kastraveci dhe një lugë gjelle kos të thjeshtë.

Priteni kastravecin në feta dhe bashkë me kosin futeni në blender dhe e përzieni deri sa të krijohet një masë homogjene.

Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj dhe e lini të pushojë për 15-20 minuta para se ta shplani.

Maskë me banane

Për të përgatitur një maskë për fytyrën ushqyese dhe antirrudhë mjafton të përzieni purenë e një bananeje të vogël me 2 lugë krem qumështi, një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë tërshërë.

Masës që u krijua i shtoni edhe pak ujë të thjeshtë rubineti.

Aplikojeni atë në fytyrën tuaj dhe e lini të veprojë për 30 minuta para se ta shplani.

Maska me mollë zvogëlon shenjat e plakjes (5 receta bukurie) Read More »