Shendetesi

Po çmendeni nga dhimbja e kokës, pasi të provoni këto gjëra, s’do e ndjeni më

Një dhimbje koke nuk është aspak e këndshme, sidomos kur ajo ju godet në punë apo në rrugë. Menjëherë pas shenjave të para të dhimbjes njerëzit janë të prirur që t’i drejtohen konsumimit të pilulave të ndryshme për ta qetësuar.

Por kjo nuk është aspak një mënyrë e mirë. Doktorët thonë se trajtimi i saj me mënyra natyrale do ju bëjë të ndiheni më mirë dhe më të shëndetshëm. Në po ju listojmë disa metoda të thjeshta për largimin e dhimbjes me mënyra natyrale.

Konsumoni ujë
Studimet kanë treguar se kur trupi ka sasi të pakta uji është më i prirur që të preket nga sëmundjet e zakonshme.

Ndaloni alkoolin
1/3 e njerëzve që konsumojnë alkool vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës dhe migrena.

Flini gjumë në orare të përcaktuara
Pagjumësia dhe çrregullimi i orareve janë një arsye shumë e fortë për fillimin e dhimbjes së kokës.

Rregulloni dietën ushqimore
Dieta ushqimore është mjaft e rëndësishme për çdo sëmundje. Konsumimi i tepërt i bulmetrave dhe yndyrave shkakton dhimbje të forta koke.

Qetësohuni duke bërë fiskulturë
Menjëherë sapo dhimbja e kokës të nisë është shumë e këshillueshme që të bëni ushtrime fizike. Nëse shikoni televizor, lexoni libra ose rrini me telefon dhimbja nuk do të qetësohet asnjëherë, prandaj disa ushtrime të lehta do ju bënin të ndiheshit më mirë./korrieri

Po çmendeni nga dhimbja e kokës, pasi të provoni këto gjëra, s’do e ndjeni më Read More »

Alarmi i mjekëve/ Sëmundja që do të vrasë 10 milionë persona në vitin 2018

Kanceri do të vrasë afro 10 milionë njerëz këtë vit, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se barra globale e sëmundjes po rritet, përkundër parandalimit më të mirë dhe diagnozës së hershme.Rreth 18.1 milionë raste të reja me kancer pritet të regjistrohen gjatë gjithë vitit 2018 dhe ato do të rezultojnë me rreth 9.6 milionë vdekje, thuhet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.

Shifra paraqet rritje nga 14.1 milionë rastet e reja me kancer dhe 8.2 milionë vdekjet e raportuara në vlerësimin e fundit të agjencisë, gjashtë vjet më parë.Në raportin e fundit, Agjencia thotë se një fokus i shtuar në parandalimin, duke inkurajuar njerëzit që të ushtrojnë të lënë duhanin dhe të hanë ushqime të shëndetshme, ka çuar në rënie të llojeve të caktuara të kancerit në disa grupe të popullsisë, por megjithatë, thuhet në raport, numri i përgjithshëm i rasteve të reja po avancon pavarësisht përpjekjeve për të frenuar sëmundjen.

“Këto shifra të reja theksojnë se mbetet shumë për t’u bërë për të adresuar rritjen alarmante të kancerit në nivel global. Parandalimi ka një rol kyç për të luajtur”, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, Christopher Wild.Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë më herët se pret që sëmundja e kancerit të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në shekullin 21. /REL

Alarmi i mjekëve/ Sëmundja që do të vrasë 10 milionë persona në vitin 2018 Read More »

Laheni në mëngjes e më pas shkoni në punë? Ja 5 arsyet pse nuk duhet ta bëni më

Një dush i mirë në mëngjes shpesh herë konsiderohet si çelësi për të nisur ditën me pozitivitet, por ja që gabimet në të bërit dush mund të çojnë në probleme të caktuara të shëndetit.
Ta lani fytyrën në dush është një nga gabimet që çdokush i bën, dhe që mund të dërgojnë në probleme shëndetësore.

Pesë arsye kryesore se pse nuk është mirë të lahemi në mëngjes janë:

1. Ta lani fytyrën në dush – sipas ekspertes së kujdesit ndaj lëkurës, Kaye Scott, nxehtësia e ujti dhe shtypja mund t’i bëjnë shumë keq lëkurë tuaj.

2. Të përdorni “loofah” (sfungjer) – dermatologu nga Orlando, Mathew Knight, insiston se përdorimi i këtij lloj sfungjeri bën që të krijoni një hapësirë të përsosur për bakteret, e që pastaj sjellin rreziqe shqetësuese për shëndetin tuaj.

3. Të qëndroni mbi ujin e përzier me sapun – nuk do të ua pastrojë këmbët tuaja. Në të vërtetë, fungusi mbetet në ujë të ngrohtë.

4. Të laheni në ujë të ashpër- nëse keni lëkurë të ndjeshme, duhet ta shmangni ujin natyral, dhe të laheni me ujë të shisheve apo të instaloni filtrues.

Mjekja Laura Ishmail, mjeke estetike, tha se uji me nivel të lartë të kalciumit mund ta irritojë lëkurën e njerëzve me gjendje të lëkurës si ekzema.

5. Ta përdorni zhiletën e lagësht – nëse e lini atë në ndonjë zonë të lagur, pa kohë të mjaftueshme dhe të përshtatshme të tharjes, atëherë ju mund ta infektoni lëkurën tuaj pas çdo përdorimi./korrieri

Laheni në mëngjes e më pas shkoni në punë? Ja 5 arsyet pse nuk duhet ta bëni më Read More »

Studimi shkencor: Kush bën selfie ka çregullime mendore

Bërja e selfie-ve tregon mungesë të vetë vlerësimit dhe boshllëqe në jetën intime. Le të shohim se si mund të masim nivelin e këtij shqetësimi mendor.

Selfie-t, apo vetë fotografimet të cilat realizohen për t’u publikuar më pas në rrjetet sociale, janë një fenomen shumë i vëzhguar nga shumë kërkues dhe studiues.

Nga Amerika vjen lajmi se selfie-t janë një manifestim i problemeve mendore, të paktën sipas ‘American Psychiatric Association’. Lloji i sëmundjes ka marrë emrin ‘Selfite’.

Sipas studiuesve, kush vuan nga selfite, është i goditur nga një nevojë e fortë për të publikuar në rrjetet sociale foto e vetvetes të realizuara po vetë, por kjo praktikë realizohet si pasojë e mungesës së vetëvlerësimit dhe për të kulmuar më tej, me mbushjen e boshllëqeve në jetën intime.

‘American Psychiatric Association ka nxjerrë edhe një shkallë të vlefshme për të vlerësuar nivelin e ‘sëmundjes.

Quhet ‘Selfitis borderline’ niveli i sëmundjes dhe e ka personi që shkrep të paktën 3 selfie në ditë, por pa i publikuar në rrjet.

Më rëndë është kush i publikon të tria fotot, ndërsa ‘rastet e dëshpëruara’ janë ‘selfitis kronikë’, apo më saktë, ata që publikojnë më shumë se gjashtë selife në rrjet.

Aktualisht nuk ekzistojnë kura për këtë çrregullim, por duket se është e mundur të ketë përmirësim, falë një terapie në grup./korrieri

Studimi shkencor: Kush bën selfie ka çregullime mendore Read More »

Tregtari zbulon shifrat e frikshme, shqiptarët hanë më shumë hormone se ushqim

Klodian Allka është një prej tregtarëve të licencuar në Durrës, i cili përpiqet që të sigurojë prodhime organike, ose me përqindje sa më të vogël të nitrateve.

Ai ka blerë një tester të produkteve ushqimore, fruta-perimeve e zarzavateve që tregton. Me të testuam një pjesë të fruta-perimeve dhe zarzavateve të cilat përdoren gjerësisht në këtë stinë në kuzhinat e tavolinat e shqiptarëve.

Produktet e importit, duke nisur nga rrushi, molla, pjeshka janë brenda standardit të lejuar të BE-së. E kundërta ndodh me produktet e fermerëve tanë.

Standardi i BE-së për pjeprin, për përmbajtjen e nitratit është 90mg për kg. Realisht përmbajtja është 1800 mg për kg, 20 herë më shumë ashtu siç mund ta shihni në videon më poshtë.

Shalqini është në përfundim të tij. 4 herë më lart është sasia e nitratit për kg. 60 është maksimumi i lejuar, por nga shalqini në shalqin sasia varion nga 150 deri në 250 mg për kg.

Shumë e rrezikshme për t’u konsumuar, tregon testeri në disa produkte, si bostani, pjepri, shalqini e nektarina e vendit. Sasi më të lartë nitrati se maksimumi i lejuar vërehet edhe te banania.

Ky tregtar përpiqet që t’i përzgjedhë produktet organike, dhe ia ka arritur qëllimit me prodhimet e stinës, si domatet, sallatën jeshile, kastravecin e patatet e Dibrës, që në këtë stinë piqen nga ngrohtësia natyrale e diellit.

Në Shqipëri se ku e marrin mallin tregtarët e pakicës dhe çfarë produktesh tregtojnë për popullin, askush nuk e di, për aq kohë sa nuk janë të certifikuar e aq më pak të kontrolluar. Pra në ilegalitet të plotë.

Tregtari zbulon shifrat e frikshme, shqiptarët hanë më shumë hormone se ushqim Read More »

Sëmundjet tumorale, shifrat e frikshme të raportit: Këtë vit ndahen nga jeta 9.6 mln njerëz

Sipas një raporti të publikuar nga BBC, raportohen 18 milionë raste të reja me kancer në gjithë botën, ndërsa ndërsa  9.6 milionë prej tyre mund të ndërrojnë jetë këtë vit sipas përllogaritjeve.

Shifrat sugjerojnë se një në pesë burra dhe një në gjashtë gra do të preket nga sëmundjet, të cila mund t’u shkaktojnë vdekjen.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC) ofron fotografi të rregullta të shkallës së kancerit në mbarë botën, duke studiuar nga afër 36 lloj kancerash në 183 shtete të botës.

“Studiuesit shprehen se ndërsa mënyrat e matjes dhe mbledhjes së të dhënave të kancerit janë përmirësuar gjatë viteve të fundit, por sëmundjet kancerogjene janë shtuar ndjeshëm”, raporton BBC.

Raporti më i fundit tregon se kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit, kanceri i zorrëve,  janë përgjegjës për një të tretën e të gjitha rasteve të kancerit dhe vdekjeve në mbarë botën. Rastet thekson raporti, janë të tipologjive të ndryshme dhe kjo varet nga shtetet ku shfaqen ato.

Studiuesit thonë se kanceri i mushkërive është tani shkaku kryesor i vdekjes së kancerit tek gratë në 28 shtete. Vendet më të goditura janë SHBA, Hungaria, Danimarka, Kina dhe Zelanda e Re.

Studiuesi George Butterëorth, nga organizata bamirëse “Cancer Research UK” ka deklaruar se: “Duhani është arsyeja më e madhe pse më shumë gra në mbarë botën kanë kancer të me raste të shtuara në mushkërive”-thuhet mes tjerash.

Sëmundjet tumorale, shifrat e frikshme të raportit: Këtë vit ndahen nga jeta 9.6 mln njerëz Read More »

Vlorë/ DRSH dhe Kryqi i Kuq, aktivitet sensibilizues për dhënien e ndihmës së parë

Dhënia e ndihmës së parë është mjaft e rëndësishme për të shpëtuar jetën e dikujt dhe për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Vlorë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizuan një aktivitet sensibilizues për dhënien e kësaj ndihme.

Sensibilizimi i komunitetit vjen në kuadër të Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, ku këto 2 institucione shpjeguan dhe treguan rëndësinë që kanë 10 minutat e para të ndihmës së shpejtë pas një aksidenti.

Gjithashtu në këtë organizim u shpjegua edhe rëndësia që ka pajisja e çdo automjeti, institucioni dhe familjeje me kutinë e ndihmës së parë, e cila është domosdoshmëri për shpëtimin e jetës në situata kritike, si lëndimet e paqëllimshme të trafikut rrugor, helmimet, djegiet, arresti kardiak, etj. Instruktorë dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq, treguan teknikat e dhënies së ndihmës së parë dhe shpjeguan hap pas hapi hallkat e zinxhirit të masave të menjëhershme dhe jetëshpëtuese.

Qëllimi kryesor i ndihmës së shpejtë është që t’i sigurojë të sëmurit, ose të lënduarit lehtësim të shpejtë të mushkërive dhe perfuzionin sistemik, që të dërgohet sa më parë dhe në gjendje sa më të mirë deri në institucionin më të afërt shëndetësor. /atsh

Vlorë/ DRSH dhe Kryqi i Kuq, aktivitet sensibilizues për dhënien e ndihmës së parë Read More »

Gjirokastër/ Rikonstruktohen 8 qendra shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë Gjirokastër po punojnë për përmirësimin e infrastrukturës së qendrave shëndetësore në të gjithë qarkun Gjirokastër.
Rikonstruksionit i janë nënshtruar, qendrat shëndetësore: Petran, Krahës, Lunxhëri, Cepo, ambulancat në lagjet “Dunavat”, “Palorto”, “18 Shtatori” dhe ajo e lagjes “11 Janari”.

Në përfundim të punimeve të gjitha këto qendra do të kompletohen me pajisje bashkëkohore me qëllimin e vetëm, përmirësimin e shërbimit ndaj komunitetit.

Sot, Prefekti i Qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj së bashku me drejtorin z. Shpëtim Novi kanë inspektuar punimet në të gjitha këto qendra shëndetësore dhe ambulanca si dhe janë lënë detyrat që këto punime të kryhen brenda afateve kohore të përcaktuara dhe me standarde cilësore. /atsh

Gjirokastër/ Rikonstruktohen 8 qendra shëndetësore Read More »