Shendetesi

Lëkura e fytyrës / Sekretet e rinisë së përjetshme

Kur vjen puna tek lëkura disa njerëz janë të bekuar nga natyra e ca nga genet e mira.

Lëkura, është ajo që na përfaqëson në pamje të parë dhe kërkon shumë mirëmbajtje dhe ushqim.

Stresi, ndotja mjedisore dhe faktorë të tjerë ndikojnë në përkeqësimin e saj.

Një lëkurë e pastër, me shkëlqimin që të jep shëndeti i mirë nuk ka të paguar.

Por përse të paguash shumë kur mund të provosh këto çajra të rëndësishëm bimorë të cilët përmbushin nevojat më bazike të lëkurës.

Shëndeti dhe bukuria e lëkurës nisin pikë së pari tek ushqimet që konsumoni.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët, polifenolët dhe substancat kundër inflamacionit përmirësojnë dhe mirëmbajnë shëndetin e lëkurës.

A ka një produkt ushqimor që i përmban të gjitha këto?

Patjetër që po. Ai është çaji.

Lëkura e fytyrës dhe çajrat

Ekspertët janë dakord me idenë se antioksidantët tek çaji luftojnë radikalet e lira që sulmojnë shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Këto antioksidantë e mbrojnë lëkurën edhe nga dëmet e rrezeve ultravjollcë dhe faktorët agresivë të ambientit.

Më poshtë do të gjeni një listë nga AgroWeb.org me çajrat më të mirë për lëkurën.

Çaji i Zi

Çfarë bën: Çaji i zi është plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale si magnezi, kaliumi dhe zinku.

Të gjitha këto parandalojnë shenjat e plakjes, shfaqjen e kancerit dhe inkurajojnë rigjenerimin e qelizave.

Si ta përdorni: Çajin e zi mund ta mbani në ujë të valuar për 10 minuta.

Më pas mund të shtoni disa gjethe mente dhe t’i lini së bashku për 45 minuta.

Pasi e keni kulluar, zhysni një napë të pastër dhe me të lyeni lëkurën për të hequr çdo gjurmë inflamacioni ose problemi.

Nëse keni sy të enjtur, kafeina tek çaji ju vjen në ndihmë.

Mund të vendosni bustinat e çajit të zi në pjesën e rrathëve të syve përpara se të vendosni kremin.

Çaji kamomil

Çfarë bën: Ky është çaji më i mirë bimor kundër sëmundjeve të lëkurës, akneve, irritimeve apo përtharjes.

Kamomili përmban flavonoidë dhe terpenoidë që e zbusin dhe e ushqejnë lëkurën e fytyrës.

Si ta përdorni: Nëse e vendosni në lëkurë, çaji do e ushqejë, do largojë skuqjet dhe irritimin thonë ekspertët.

Pasi çaji të ketë zier përdorni një napë dhe vendoseni në zonat më problematike të lëkurës.

Çaji jeshil

Çfarë bën: Çaji jeshil po përfshihet në shumë produkte kozmetike dhe ushqimore.

Çdo gllkënkë e këtij çaji ju ushqen me antioksidantë. 15-20 përqind e përmbajtjes së çdo gjetheje përbëhet nga katekina, një antioksidant i fuqishëm.

Ky antioksidant largon radikalet e lira dhe shmang shenjat e plakjes.

Çajin pijeni rregullisht çdo ditë, thonë ekspertët.

Si ta përdorni: Mbushni dy lugë me gjethe të çajit jeshil dhe hidhni sipër tyre tre lugë me ujë të nxehtë.

Lërini për pak minuta.

Në një tigan të vogël të thellë hidhni një filxhan me vaj arre kokosi.

Kur të jetë shkrirë shtoni gjethet e çajit dhe disa pika nga një vaj esencial që ju përshtatet më shumë.

Uleni temperaturën dhe lërini të gjithë përbërësit të ziejnë ngadalë për 30 minuta.

Më pas kullojeni lëngun dhe futeni në frigorifer për 30 minuta të tjera.

Më pas futeni në një mikser dhe përzijeni për 3-5 minuta.

Ky krem zbutës mund të përdoret për 2 javë.

Xhenxhefili

Çfarë bën: Xhenxhefili ka një ndkim zbutës dhe qetësues për lëkurën sepse lufton inflamacionin.

Si ta përdorni : Thjesht duke nuhatur aromën e xhenxhefilit gjatë zierjes do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe transferimin e oksigjenit.

Qërojeni dhe grijeni dhe ziejeni në ujë bashkë me pak lëng limoni dhe mjaltë.

Ekspertët rekomandojnë konsumimin e një luge gjelle me xhenxhefil të freskët e të grirë çdo ditë./AgroWeb.org

Lëkura e fytyrës / Sekretet e rinisë së përjetshme Read More »

Vlorë- Punonjësit e prefekturës i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut

Punonjësit e Prefekturës së qarkut Vlorë iu bashkuan sot nismës së Kryqit të Kuq, për dhurimin e gjakut nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”!

Prefekti Flamur Mamaj dhe të gjithë punonjësit e shëndetshëm kanë dhuruar gjak, konform të gjitha rregullave dhe parametrave të paracaktuara.

“Kjo iniciativë duhet përshëndetur dhe përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje gjithë punonjësve dhe institucioneve jo vetëm në qytetin e Vlorës , por edhe në qark, në shenjë qytetarie dhe respekti ndaj jetës, të dhurojnë gjak! Është gjesti më fisnik që mund ta bëjë kushdo”, u shpreh prefekti Mamaj.

Sipas tij, akti i dhurimit të gjakut duhet kthyer në traditë.

Dhurimi i gjakut ndikon pozitivisht në shëndetin e dhuruesit./atsh

Vlorë- Punonjësit e prefekturës i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut Read More »

DRSH Vlorë, vijon vizitat në familje

Pacientët të cilët e kanë të pamundur për të shkuar në qendrat shëndetësore për të marrë mjekimin ose ndihmën e duhur, tashmë e kanë një zgjidhje duke e marrë atë falas në shtëpitë e tyre.

Drejtoria Rajonale Shëndetësore në Vlorë, vijon vizitat në familje për të qenë sa më afër pacientëve me aftësi lëvizëse të kufizuara.

Stafi i DRSH, Vlorë ishte sot në familjet e qendrës shëndetësore Kotë, duke dhënë shërbime për pacientët si: Hemiparezë Post Avc,Tetraplegji, IKK, Insuficiencë Renale, etj.

“Vëmendje, ngrohtësi, shërbim shëndetësor i ofruar me buzëqeshje dhe dashuri”, shkruan DRSH Vlorë. /atsh

DRSH Vlorë, vijon vizitat në familje Read More »

Konsumoni sa më shumë misra të pjekur, këto janë vlerat e pazëvendësueshme që ka

Misri është një produkt me shumë vlerë që duhet të jetë gjithmonë pjesë e vakteve tuaja. Asnjëherë mos harroni që misri ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra.

Kështu që konsumojini sa herë që të keni mundësi pasi i bëni vërtet një favor organizmit tuaj. Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.

Ky lloj ushqimi është një burim i pasur i vitaminave A, B, E, thiamine dhe niasin, acid pantotenik dhe është burim shumë i mirë i mikroelementeve dhe ka një përmbajtje shumë të lartë në fibra. Gjithashtu misri përmban një vlerë shumë të lartë antioksiduesish duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve tumorale, alzheimerit dhe në uljen e inflamacionit.

Konsumoni sa më shumë misra të pjekur, këto janë vlerat e pazëvendësueshme që ka Read More »

Mrekullitë e shegës, sipas mjekësisë tradicionale kineze

Në fillim të vjeshtës, shega është mbretëresha e frutave. Ajo përmban taninë, sheqer, proteina, vitaminë C etj. Shega përmban pothuajse dy herë më shumë vitamin C se molla. Sipas Mjekësisë Kineze ngrënia e shegës në vjeshtë na ndihmon të ruajmë lëkurën nga i ftohti I dimrit. Shega përdoret në forma të ndryshme si lëng, në gatim, në kokteje etj.

Shega është një frut që është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdor lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj.

12 fakte mbi shegën:

1. Shega njihet si simbol i pjellorisë dhe i fatit të mirë 2. Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla ngjyrë të kuqe 3. Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon ngarkesën kardiake. 4. Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.

5. Lëngu i shegës është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka 6. Shega është e mbushur me antioksidantë 7. Parandalon kancerin e mushkrive, të prostatës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, etj. 8. Studimet e fundit tregojnë se konsumi i një shege si lëng rrit dëshirën seksuale.

9. Lëngu i shegës shuan etjen, hap oreksin dhe kthjellon mendimet 10. Shega reduktopn rrudhat në fytyrë dhe i jep freski asaj 11. Lëngu i shegës ka 3-4 herë më shumë antioksidantëve se rrushi i zi, çaji jeshil dhe vera e kuqe. 12. Është shumë e pasur me kalium, hekur dhe vitaminat A,C dhe E.

Shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin. Ajo është fryti “shërues” i pasur me antioksidantë, gjithmonë vlerësuar si simbol i shëndetit.

Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror. Shkencëtarët konsiderojnë që ajo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës tek obezët me 17 për qind. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.

Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet mjekim i shkëlqyeshëm kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit,etj. Ajo shërben për forcimin e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore. Sipas specialistëve nëse konsumojmë një gotë lëng shege në ditë do të jetojmë gjatë dhe të rinj falë antioksidantëve me shumicë tek shega. Shega i kthen elasticitetin lëkurës, duke luftuar njëkohësisht kundër ekzemave, psoriazës dhe lëkurës të djegur nga dielli. Acidet yndyrore që përmban reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve. Shega është e pasur me fitoestrogjene, të cilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe paramenopauzës si djersitja gjatë natës dhe mungesa e libidos.

Përveç të gjitha këtyre që u theksuan, lëngu i shegës përmirëson edhe funksionin erektil dhe rrit cilësinë e spermës.

Studimet shkencore të ditëve të sotme po hedhin dritë mbi të vërtetat; përse kjo bimë është bërë kaq e dashur deri mitike nga të gjithë popujt e botës!? Që në lashtësi, rreth 3000 vjet më parë, njerëzimi i ka pikasur cilësitë e veçanta të kësaj bime në drejtim të luftimit të sëmundjeve dhe përmirësimit të shëndetit njeriut. Studime shkencore rreth përfitimeve mjekësore nga shega kanë qenë të pakta. Deri tani, shkencëtarët e mjekësisë moderne janë befasuar nga të dhënat e para që kanë zbuluar në drejtim të dobive shëndetësore për njeriun, dhe e kanë cilësuar si një bimë “çudibërëse”. Në kokrrat e shegës është zbuluar një lëndë që quhet punicalagins, një antioksidant që e përmban vetëm shega.

Përdorimi i shegës në mjekësinë popullore

Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shume i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frutë i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerre nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorre. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhëmbëve. Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

Kuron:
-Sëmundjet e stomakut -Sëmundjet e zorrëve -Dhimbjet e barkut -Hemorroidet -Ënjtjen e bajameve
-Acarimin e mishrave të dhëmbëve

Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve.

Mrekullitë e shegës, sipas mjekësisë tradicionale kineze Read More »

Lironi dhimbjen e kokës dhe stresin brenda 30 sekondave, përmes këtij gjestit

Akupresura është terapi alternative, e cila origjinën e ka nga mjekësia tradicionale kineze.
Kjo terapi parasheh se ekzistojnë disa pika të caktuara në trup, të cilat kur i shtypim i adresohemi një organi të veçantë. Organe të ndryshme të trupit janë të ndërlidhura me këto pika të caktuara me 12 kanale.

Prandaj, qëllimi kryesor i kësaj terapie është stimulimi i trupit dhe relaksimi i muskujve.
Veç kësaj, kjo teknikë e masazhit mund t’ju ndihmojë të lironi dhimbje të caktuara dhe ta përmirësoni shëndetin.

Si t’i lironi dhimbjet e kokës dhe stresit përmes akupresurës?
Ndër pikat më të lehta të akupresurës të cilat mund t’i adresoheni, është pika e masazhës që gjendet mes gishtit të madh dhe atij tregues. Kjo pikë ndryshe njihet edhe si “pika e shtrëngimit”.

Prandaj, duke e masazhuar këtë pikë, ju mund t’i zvogëloni nivelet e larta të stresit dhe t’i lehtësoni disa lloje të dhimbjeve të kokës.

Në këtë pikë (siç shihet në foton kryesore) aplikoni shtypje me gisht dhe lëvizeni gishtin në formë rrethore apo lart-poshtë për 30 sekonda deri në disa minuta.

Kjo teknikë mund të performohet disa herë në ditë, por duhet të siguroheni se jeni në një pozitë të relaksuar, të merrni frymë thellë dhe t’i mbyllni sytë.

Lironi dhimbjen e kokës dhe stresin brenda 30 sekondave, përmes këtij gjestit Read More »

Kura 30 ditore me qumësht Blete – 18 efektet që sjell në trupin e njeriut

Është koha kur bletërritësit krahas mbledhjes së mjaltit të ri nisin edhe mbledhjen e qumështit të bletës, i cilësuar si shëruesi natyral i shumë sëmundjeve.

E ndërsa tani është pikërisht sezoni i mbledhjes së këtij lëngu mrekullibërës për shëndetin, bletërritësit shprehen për AgroWeb.org se kërkesat për qumështin e bletës janë gjithnjë e në rritje.

Përdorimi i qumështit të bletës çmohet për lehtësimin dhe kurimin e shumë problemeve shëndetësore.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë popullore e cila zgjat nga 1 deri në 3 muaj në përdorimin të qumështit të bletës për shëndetin e gjithë organeve dhe trupit në përgjithësi.

Qumështin e bletës mund ta gjeni tek çdo bletërritës apo dhe pranë dyqaneve me produkte organike.

Përdorimi i Qumështit të Bletës
Kura popullore me qumësht blete rekomandohet që të konsumohet herët në mëngjes me stomakun bosh.
Këshillohet që doza që do të merret fillimisht vendoset poshtë gjuhës, mbahet për 2 minuta dhe më pas kapërdihet.
Rekomandohet të mbahet nën gjuhë pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.
Megjithatë, rekomandohet që kjo kurë të zgjasë nga 30 deri në 90 ditë dhe më pas ndërpritet.
Efektet e saj në organizëm nisin pas dy javësh, pra pas 15 ditësh.

Ndarja e Dozave dhe Si ta Ruani atë
Doza ditore vendoset në bazë të moshës dhe peshës trupore.
Për të rriturit, doza që rekomandohet është 1 gram në ditë ndërsa për fëmijët rekomandohet 0.3 deri në 0.5 gram në ditë.

Megjithatë në çdo rast, për përcaktimin e dozës AgroWeb.org jukëshillon që të këshilloheni me një mjek që njeh gjendjen tuaj shëndetësore.

Fëmijët që janë me qumësht gjiri rekomandohet ta marrin vetëm në raste specifike me këshillën e pediatrit.

Qumështin e bletës mund ta ruani në frigorifer, në temperaturë 3-5 gradë.
Duhet të ruhet në shishe të errëta dhe i mbështjellë me një letër të errët gjithashtu, pasi nuk duhet të ekspozohet ndaj dritës.
Ruhet në frigorifer për 12 deri në 18 muaj duke ruajtur të gjitha vlerat kurative.

Sëmundjet që Trajtohen
Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart.
Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.
Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumueshti i bletës përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si:

Hipertiroidisëm,
Diabeti,
Hiperkolesterolemi,
hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta),

sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut,
sëmundje kronike të mushkërive,
sëmundje të gojës,
probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit,

sëmundje të veshkave, artrite reumatoide,
probleme me riprodhimin,
ndihmon në periudhat e premenopauzës etj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.
Pastrues fantastik për organizmin nga toksinat
Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.
Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.
Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji.
Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.
Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë. /AgroWeb.org

Kura 30 ditore me qumësht Blete – 18 efektet që sjell në trupin e njeriut Read More »

Çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini dy filxhanë kafe në ditë

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin. Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe. Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë.

Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi. Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike. Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës. Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Kafeja Dhe Mëlçia

Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë Amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë. Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë.

Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë. Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë. Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike. Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Vlera Të Tjera Të Kafesë

-Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë
-Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme
-Lufton depresionin
-Mbron nga diabeti i tipit 2
-Pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës
-Përmirëson performancën fizike
-Ndihmon në rënien në peshë

Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë Në të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira. Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë./Agroweb

Çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini dy filxhanë kafe në ditë Read More »