Shendetesi

3 rastet e dyshuara për fruth në Berat rezultojnë negativë

Pas lajmit të publikuar në media për 3 raste të reja me fruth në Berat, Instituti i Shendetit Publik konfirmon se pas rezultateve të analizave, tre rastet rezultojnë negative për fruth.

Megjithatë, ISHP gjen rastin për t’i bërë thirrje të gjithë nënave të mos e neglizhojnë vaksinën për fëmijet e tyre, pasi është e vetmja mënyrë për të mos u prekur nga fruthi. /atsh

3 rastet e dyshuara për fruth në Berat rezultojnë negativë Read More »

Kura natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak

Niveli i lartë i yndyrnave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës. Ai përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll.

Kur ushqimet që konsumojnë përmbajnë më shumë kalori se sasia që digjet nga organizmi, atëherë ky i fundit i ruan yndyrnat për përdorim të mëvonshëm.

Nëse niveli i yndyrnave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë.

Nivelin e yndyrnave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente. Sipas të dhënave ekspertët rekomandojnë mënyrat e mëposhtme natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak.

Kufizimi i sheqerit

Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrnave. Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.

Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.

Eliminoni bukën dhe makaronat

Buka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrnave në gjak. Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrorë dhe fara.

Aktiviteti fizik

Duke qenë se mbipesha dhe obeziteti kanë lidhje të drejtpërdrejtë me yndyrnat në gjak, këshillohet që të kryeni aktivitet fizik për 30 minuta në ditë, pesë herë në javë duke rritur intensitetin e stërvitjes. Një studim ka zbuluar se vetëm një orë pas aktivitetit fizik, niveli i yndyrave ulet.

Shmangni yndyrnat e ngopura

Për të ulur yndyrnat në gjak, shmangni yndyrnat me bazë shtazore. Këto yndyrna gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi.

Vajrat vegjetalë janë kryesisht të shëndetshëm përveç atyre që përpunohen. Për shembull, shumica e ushqimeve të skuqura apo industriale përmbajnë yndyrna të dëmshme.

Kufizimi i alkoolit

Kaloritë e tepërta të marra nga alkoli konvertohen shumë shpejt në yndyrna dhe magazinohen në trup. Nëse nuk hiqni dorë totalisht nga alkoli mundohuni të paktën të përgjysmoni sasinë e konsumuar rregullisht.

Rënia në peshë

Studimet konfirmojnë se rënia në peshë ul më tej nivelin e triglicerideve. Diabetikët që humbasin 5 deri në 10 për qind të peshës trupore në një vit pësojnë një rënie të triglicerideve prej 40 mg/dl.

Njerëzit që duan të bien në peshë duhet të mbajnë një regjim ushqimor me pak karbohidrate. Ushqimet më të mira kundër yndyrnave në gjak janë: tërshëra, fasulet, avokadot dhe peshku. /atsh

Kura natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak Read More »

Ngrica,acar – Policia Bashkiake shpëton dy persona

Krahas punës për hedhjen e kripës dhe skorieve nëpër rrugë në mënyrë që ngricat të mos pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe njerëzve, bashkia e Tiranës në këto ditë të acarta, ka marrë të gjitha masat për sigurinë e qytetarëve.

Policia Bashkiake dhe Shërbimi Social i Bashkisë Tiranë, po monitorojnë nga afër situatën në gjithë territorin duke u ofruar ndihmë dhe strehuar të gjithë personat që gjenden në vështirësi.

Kështu, Policia Bashkiake ka mundur të shmangë disa raste disa persona të pastrehë, të cilët kanë rrezikuar jetën për shkak të temperaturave të ulëta.

Ditën e hënë, afro mesnatës, në afërsi të kryqëzimit të “21 – Dhjetorit”, Policia Bashkiake ka gjetur shtetasin me inicialet Th.B, 45 vjeç nga Berati, i cili qëndronte jashtë në afërsi të një stacioni autobusi. Menjëherë atij i është ofruar ndihma e parë dhe është strehuar në ambientet e Qendrës Sociale në Shkozë, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme.

Ndërkohë që gjatë orëve të para të ditës së sotme Policia Bashkiake ka gjetur në Bulevardin “Zogu I” një tjetër person me inicialet B.D, 63 vjeç nga Shkodra që kishte kaluar natën jashtë. Menjëherë është lajmëruar shërbimi mjekësor dhe pasi i është dhënë ndihma e duhur, ai është strehuar në ambientet e qendrës sociale që gjendet përgjatë Bulevardit “Zogu I”.

Ndërkohë që të gjitha qendrat sociale të Tiranës po qëndrojnë në gatishmëri për të ofruar ndihmë, strehë dhe ushqim për të gjithë personat që gjenden në vështirësi në këto ditë kur termometri ka shënuar disa gradë nën zero./atsh

Ngrica,acar – Policia Bashkiake shpëton dy persona Read More »

Si të ruajmë shëndetin gjatë stinës së dimrit

Ditët e ftohta të dimrit shoqërohen me temperatura të ulëta, ku në zona të ndryshme të vendit shoqërohet edhe me rreshje dëbore dhe ngrica.

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla për të qëndruar sa më të sigurt dhe të shëndetshëm, duke iu shmangur sëmundjeve të stinës.

Shumë njerëz preferojnë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura gjatë dimrit, por qëndrimi brenda nuk është garanci për sigurinë. Cilat janë disa nga masat që duhet të merrni për të mbajtur shtëpinë të sigurt dhe të ngrohtë gjatë muajve të dimrit.

Përgatisni shtëpinë tuaj për kushtet e dimrit: Instaloni grilat, siguroni izolimin dhe vendosni dritare me dopio xham. Izoloni linjat e ujit që janë në muret e jashtme.
Pastroni ulluqet dhe riparoni rrjedhjet e çatisë.

Kontrolloni sistemet e ngrohjes: Instaloni sistemin e ngrohjes nga profesionistë për t’u siguruar se është i pastër, punon si duhet dhe është i ventiluar në pjesën e jashtme.
Kontrolloni dhe pastroni vendin e zjarrit dhe oxhaqet. Instaloni një sinjalizues tymi. Kontrolloni bateritë e tij çdo muaj dhe zëvendësoni ato dy herë në vit.
Siguroni një burim të sigurt alternativ të ngrohjes dhe lëndë alternative të ngrohjes në dispozicion.

Përgatisni makinën tuaj për mot të ftohtë para se të mbërrijë dimri: Kontrolloni radiatorin dhe nivelin e antifrizës, kontrolloni gomat dhe nëse është e nevojshme, ndërrojini ato me goma dimërore, mbajeni serbatorin plot me karburant, përdorni solucion të veçantë për larjen e xhamave, përgatisni një kuti emergjence dhe mbajeni në makinën tuaj për çdo rast bllokimi. Kjo kuti duhet të ketë: telefon celular, karikues portativ dhe bateri shtesë, batanije, ushqim dhe ujë, busull dhe hartë, elektrik dore dhe bateri të veçantë si dhe çantë të ndihmës së shpejtë

Instituti i Shëndeti Publik i bën apel qytetarëve për t’u përgatitur paraprakisht për emergjencat: Përgatituni për emergjencat e lidhura me motin, duke përfshirë edhe ndërprerjet e energjisë.

Mbani ushqime rezervë, që nuk kanë nevojë për gatim ose ftohje, dhe ujë në enë të pastra.
Mbani telefonin celular plotësisht të karikuar. Kur planifikoni të udhëtoni,informohuni për kushtet e motit. Mbani një çantë e cila duhet të përfshijë pajisje me bateri, të tilla si elektrik dore, llamba, bateri të veçanta. Mbani çantën e ndihmës së shpejtë dhe ilaçe shtesë. Mbroni familjen tuaj nga monoksidi i karbonit. Mbani grilat e zgarës, sobat me gaz dhe gjeneratorët larg nga shtëpia, bodrumi dhe garazhi. Nëse keni nevojë, kërkoni ndihmë në numrin.

Çfarë duhet të keni parasysh në ambientet jashtë?

Në dimër shumë njerëz kalojnë kohë jashtë duke punuar, duke udhëtuar, apo duke shijuar sporte dimërore. Aktivitetet në ambiente të hapura mund t’ju ekspozojnë ndaj rreziqeve të ndryshme, prandaj për të qenë të përgatitur, ISHP tregon mbi masat që duhet të ndërmerren.

“Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistentë ndaj erës dhe shiut, kapelë, doreza, këpucë kundër ujit. Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë. Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme. Lëvizni ngadalë kur kryeni punë/detyra në ambiente të jashtme. Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur dilni apo kur merrni pjesë në aktivitete jashtë. Kontolloni familjarët dhe fqinjët të cilët janë veçanërisht të rrezikuar nga temperaturat e ulëta”, -thotë ISHP./atsh

Si të ruajmë shëndetin gjatë stinës së dimrit Read More »

Nis fluksi i emigratëve në pikat kufitare

Fillim i 2019-ës vetëm dy ditë pasi ka hyrë Viti i Ri ka nisur fluksi në doganën e Kapshticës dhe atë të Kakavijës.
Për një numër të madh të atyre që erdhën në Shqipëri për të kaluar ndërrimin e viteve pranë familjes, pushimet kanë mbaruar.

Nga Kapshtica dhe Kakavija, shumë shqiptarë kanë zënë radhë për të kaluar kufirin në drejtim të Greqisë.

Por duket se për policët grekë, festat vazhdojnë dhe në të dyja pikat kufitare ata punojnë me sportele të reduktuara, kurse pala shqiptare vazhdon kontrollin në disa sportele.

Nis fluksi i emigratëve në pikat kufitare Read More »

Ja kur fillojnë problemet me prostatën

Prostata mund të sëmuret në çdo moshë të mashkullit dhe jo vetëm në moshën e pleqërisë (në pleqëri zakonisht ajo preket nga sëmundja e zmadhimit/hypertrofia).
Për këtë arsye shumë mjekë në botë nuk preferojnë të merren me këta pacientë dhe për pasojë pacientët sorollaten në shumë klinika dhe mjekë, me analiza pa fund dhe bien në dëshpërim, kryesisht sepse mendojnë që kanë ndonjë sëmundje të rëndë qe nuk ka shërim.

Por zakonisht, kjo sëmundje shërohet me pak vullnet dhe optimizëm, sidomos në moshat e reja dhe sa më shpejt që të fillojnë mjekimet e duhura.

Ja kur fillojnë problemet me prostatën Read More »

Vlorë: Rriten ndjeshëm abortet

Viti 2013–213, viti 2014- 400, viti 2015–360, viti 2016–350, viti 2017–277, viti 2018 per 10 muaj– 254. Eshte numri i aborteve te rregjistruara ne maternitetin e spitalit rajonal te Vlores gjate pese viteve te fundit. Shifrat jane abortet e rregjistruara,por sipas mjekeve ka shifra edhe fiktive, per vete faktin se ka mjaft aborte te parregjistruara,ose te quajtura aborte te pakontrolluara, edhe per shkak se ka mjaft aborte te kryera jashte kushteve spitalore, apo edhe marrjes se pilulave nga famacite, pa rekomandimin e mjekut gjinekolog. Dicka qe nxjerr ne pah nje problematike mjaft te madhe te shoqerise sone,apo edhe te farmacive qe operojne,te cilat leshojne dhe japin pilula per abort, pa recete apo pa konsluten e mjekut gjinekolog. Shifrat e siper permendura jane thjesht shifrat qe jane rregjistruar ne maternitetin e Vlores, referuar aborteve te kryera ne pese vitet e fundit.

SHKAQET jane disa, sipas mjekeve gjinekologe,te lidhura kryesisht me gjendjen ekonomike te familjeve shqiptare,apo edhe divorcet e cifteve, por nuk jane te vetmet shkaqe. Gjendja ekonomike eshte nje nga arsyet kryesore qe cojne drejt abortit. Divorcet e cifteve, nje tjeter shkak,ndersa ketu gjithcka lidhet me faktin se divorcet shtyjne gruan te kryeje abort,nese ne momentet e procesit te divorcit eshte shtatzane. Shkaqet e tjera, Marredheniet e shtuara seksuale tek te miturit. Rritja e marredhenieve tek te miturit eshte nje tjeter fenomen qe ka cuar ne rritjen e numrit te divorceve. Emigrimi i prinderve, dhe femijet qe rriten tek gjysherit. Prinderit emigrojne jashte vendit, ndersa femijet e tyre qendrojne tek gjysherit,duke qene jashte kontrollit ne pjesen me te madhe te rasteve,dhe nga ky fakt bien edhe shtatzane,duke cuar me pas edhe ne divorc. Debatet per seksin e femijes qe pritet te lind nje tjeter shkak per abortet. Preferohet qe seksi i femijes te jete mashkull, dhe ne rast te kundert, shkohet drejt abortit. Babai ne shume raste nuk preferon qe femija te jete e seksit femer, duke detyruar bashkshorten drejt abortit.

Vlorë: Rriten ndjeshëm abortet Read More »

Vlorë, kontroll dentar për nxënësit e klasave të para

Një nga aktivitetet e rëndësishme si depistimi është realizuar nga stomatologët te nxënësit në klasat e para në shkollën “Musa Cakërri”, në Vlorë.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë ka bërë të ditur se krahas depistimit të tyre, me fëmijët u bashkëbisedua në lidhje me rëndësinë e higjienës dentare në parandalimin e sëmundjeve të kavitetit të gojës.

Higjiena e gojës parandalon problemet dentare, kryesisht formimin e pllakës dentare dhe gurëzave, të cilat janë faktorët kryesore në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëmbëve).

Vlorë, kontroll dentar për nxënësit e klasave të para Read More »