Shendetesi

Zbuloni si të kujdeseni për lëkurën gjatë dimrit që të mos ju thahet

Me ardhjen e dimrit, temperaturat e ftohta mund të bëjnë “kërdinë” me lëkurën tuaj, si në trup ashtu edhe në fytyrë.

Me uljen e temperaturave, lëkura bëhet e thatë dhe nganjëherë mund edhe të plasë, gjë që shkakton dhimbje ose kruajtje.

Por, gjithçka ka një zgjidhje dhe dermatologët kanë disa këshilla për të mbrojtur organin më të madh të trupit nga rreziqet e të ftohtit.

Së pari, për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të hidratuar, duhet që të siguroheni që keni lagështirë në ajër. Për ta siguruar këtë, bëni mirë të konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës.

Një tjetër këshillë është që të përdorni produkte hidratuese sa më të lehta, që të mos krijojnë acarime të lëkurës.

Duhet të mos ndani gjithashtu edhe kremin e diellit, pasi ai nuk përdoret vetëm gjatë verës.

1- Shmangni sa më shumë dushet e nxehta, pasi uji i nxehtë avullon shpejt nga trupi dhe lëkura juaj. Nëse preferoni banjat e nxehta, atëherë këshillohet që t’i mbani dyert e mbyllura për të ruajtur avullin.

2- Aplikoni sa më shpesh një hidratues në fytyrë, këmbë dhe duar.

3- Mos dilni në të ftohtë me fytyrë dhe duar të pambrojtura. /atsh

Zbuloni si të kujdeseni për lëkurën gjatë dimrit që të mos ju thahet Read More »

Sëmundjet e veshkave, parandalimi dhe mjekimi i tyre

Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën, të cilat shoqërohen me një numër të lartë të vdekshmërisë.

Sëmundja kronike e veshkës fillon në mënyrë të heshtur, shenjat dhe simptomat e saj janë jo specifike të tilla si: dobësi trupore, lodhje, ulje të oreksit, çrregullime të urinimit, ënjtje të syve në mëngjes, ënjtje të këmbëve, krampe muskulore etj.

Sëmundjet më të shpeshta të veshkave janë infeksionet urinare, gurët në veshka, sëmundja kronike e veshkës dhe dëmtimi akut i veshkës. Zakonisht këto sëmundje shfaqen edhe më shumë me rritjen e moshës, por të gjitha grupmoshat rrezikojnë të preken nga sëmundjet e veshkave. Por, cilat janë faktorët që i shkaktojnë këto sëmundje? Cilat janë simptomat? Sa ndikon mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës?

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Ariana Strakosha, mjeke nefrologe pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, i jep përgjigje të gjithë këtyre pyetjeve, duke ndarë edhe disa këshilla sesi mund të parandalohen dhe kurohen këto sëmundje.

Intervista e plotë:

Nga praktika juaj e punës, mund të na tregoni se cilat janë sëmundjet më të shpeshta të veshkave?

Sëmundjet më të shpeshta të veshkave me te cilat ndeshemi në praktikën e përditshme janë infeksionet e rrugëve urinare, kalkulozat renale me pasojat e tyre, dëmtimi i funksionit të veshkës nga Diabeti dhe Hipertensioni.

Cilat janë disa nga simptomat e këtyre sëmundjeve?

Shenjat dhe simptomat e sëmundjeve të veshkave variojnë nga të fshehtat, pra pacienti nuk ka shenja të sëmundjes. Kjo do të thotë që sëmundja zhvillohet në mënyrë të heshtur. Por, sëmundjet e veshkave mund të ka edheshenja dhe simptoma të dukshme si urinim të shpeshtë dhe me djegie, dhimbje mesi, urinim të shpeshtë natën, ndryshim i ngjyrës së urinës ( kur ka eritrocite në urinë), enjtje të syve në mëngjes, dobësi trupore, marrje fryme, të vjella etj. Pra, ka larmi të shenjave klinike.

Përsa i përket gjinive, cilat janë më të rrezikuara të preken nga sëmundjet e veshkave, burrat apo gratë?

Gratë janë më të rrezikuara të preken nga sëmundjet e veshkave , kryesisht nga infeksionet urinare, risku i të cilave rritet më shumë gjatë shtatzanisë,Pyelonefriti akut apo kronik , apo sëmundjet autoimmune si nefriti lupik ku sistemi imun i çrregulluar dëmton qelizat dhe organet e veta. Gjithashtu, komplikacionet e shtatzanisë rrisin riskun e sëmundjeve të veshkave: pre- eclampsia një sindrom ku një difekt në implantimin e placentes shkakton hypertension dhe proteinuria dhe është një ndër 3 shkaqet kryesore të vdekjes së grave shtatzanë.

Pre- eclampsia, aborti septik, hemorragjitë pas lindjes janë shkaqet kryesore të insuficiences renale akute ( demtim akut i rëndë i funksionit të veshkës) tek nënat e reja dhe shpeshherë dëmtimi mund të jetë i pakthyeshem dhe çon drejt sëmundjes renale kronike. Këto komplikacione ndodhin më shumë në zonat rurale ku gratë nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur kontrollit periodik gjatë shtatzanisë tek mjeku specialist .

A vuajnë grupmoshat e reja nga sëmundjet e veshkave apo zakonisht preken individë në moshë më madhore?

Sëmundjet e veshkave kapin të gjitha grupmoshat nga fëmijët deri në moshat e treta, shkaqet e të cilave janë të ndryshme. Kemi sëmundje renale të lindura, ( defekte të lindura anatomiko- funksionale) të cilat po të kapen në fazat e hershme, që në muajt e parë të jetës mund të trajtohen dhe të evitohet avancimi i sëmundjes drejt stadeve të avancuara. Sëmundje renale gjenetikisht të trashëguara si veshka me kiste (polikistoza renale) e cila me kalimin e viteve shoqërohet me humbjen graduale të funksionit renal dhe i sëmuri në dekadën e katërt të jetës mund të përfundojë në trajtim me dializë apo transplant renal, apo Sindromi Alport ku përsëri me kalimin e viteve sëmundja avancon drejt insuficiences renale dhe i sëmuri si trajtim të vetëm ka dializen apo transplantin renal. Ndjekja e kujdesshme periodike nga specialistë ngadalëson avancimin e sëmundjes drejt stadeve të avancuara. Sëmundje renale të fituara ç’ka nënkupton nga patologji të ndryshme të cilat shkaktojnë dëmtimin e funksionit renal dhe janë gjithëpërfshirëse në të gjitha grupmoshat si : infeksionet urinare të përsëritura dhe të patrajtuara, kalkulozat renale, infeksionet e ndryshme si tonsilitet, abceset dentare të neglizhuara dhe të patrajtuara me skemat e duhura terapeutike, sëmundjet autoimmune , të cilat shoqërohen me prekjen e funksionit renal, me rritje të azotemisë, kratinemisë, shfaqjen e anemisë dhe komplikacioneve të tjera.

Cilat janë shkaqet që prekemi zakonisht nga këto sëmundje dhe sa ndikojnë faktorët gjenetikë?

Shpeshherë sëmundjet e veshkave shkaktohen dhe nga mjekimi i pakujdesshëm i patologjive të tjera si sëmundjet reumatizmale, pneumonite, diabetin, etj ku përdorimi i barnave antireumatizmale, antibiotikeve, antidiabetikeve me doza dhe frekuence të pakontrolluar shkaktojnë shpeshherë dëmtime të funksionit renal. Më të prekur nga kjo situatë janë të sëmurë kronike dhe në moshë të madhe.

Po mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës, çfarë roli luajnë?

Mënyra e ushqyerjes dhe stili i jetës kanë impakt direkt në funksionin e veshkës.
Këtu duhet të përmendim obezitetin i cili definohet si akumulim abnormal apo eksesiv i dhjamit që mund të dëmtojë shëndetin. Obeziteti është faktor potent risku për zhvillimin e Sëmundjes Kronike të veshkave, për gurët në veshka apo kancerin renal. Tek individët e prekur nga obeziteti veshka punon më e sforcuar për të ruajtur ekuilibrat metabolike në organizëm. Kjo rritje e funksionit renal mund të dëmtoje strukturat qelizore të saj dhe në një periudhë afatgjatë mund të shkaktojë Insuficience Renale Kronike.
Nga ana tjetër, obeziteti shkakton hypertension dhe diabet të cilët janë faktorë të rëndësishëm risku për zhvillimin e sëmundjes renale kronike. Pozitiv është fakti se obeziteti mund të parandalohet apo të trajtohet duke iu nënshtruar ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit sportiv.

Si bëhet parandalimi i sëmundjeve të veshkave?

Ka disa mënyra të cilat ndihmojnë në reduktimin e riskut për të zhvilluar sëmundjen renale kronike:
-Ruajtja e peshës dhe jeta aktive
-Kontrolli i rregullt i glicemisë
-Monitorimi i presionit arterial
-Mënyra e shëndetshme e ushqyerjes dhe kontrolli i peshës
-Pirja e ujit 1.5-2 litra në ditë për të ruajtur ekuilibrat hidrues të organizmit
-Kufizimi i marrjes së medikamenteve kur nuk është e domosdoshme si barnat antiinflamatore, qetësues të ndryshëm.
-Kontrolle të rregullta periodike tek mjeku kur individi ka një apo më shumë faktorë risku
• Diabet
• Hypertension
• Obezitet:
• Kur një nga prindërit apo të afërm vuajnë me sëmundje renale /atsh

Sëmundjet e veshkave, parandalimi dhe mjekimi i tyre Read More »

Inspektoriati Shëndetësor, inspektime për zbatimin e ligjit të duhanit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor po vazhdon inspektimet për monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Sipas ISHSH-së, inspektimet po kryhen në orë të ndryshme të ditës e natës.

“Në datë 3 dhjetor 2018, ISHSH dega rajonale Tiranë, ka marrë 3 masa administrative nga 300 000 lekë për shkelje të ligjit në qytetin e Tiranës në Bar Kafe Mokador, person fizik K. L. NIPT L82114017V dhe në Bar Kafe Artisti, person fizik B. C. NIPT L81530013K”, bën të ditur ISHSH.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën thirrje që nëpërmjet Platformës së Bashkëqeverisjes të telefononojnë në numrin pa pagesë 0800 4040 për të denoncuar çdo parregullsi apo shkelje ligji./atsh

Inspektoriati Shëndetësor, inspektime për zbatimin e ligjit të duhanit Read More »

Vetitë kuruese të çajit me gjethe ulliri

Më poshtë po ju propozojmë një çaj të padëgjuar e panjohur më parë për shumëkënd, por një minierë e vërtetë vlerash ushqyese: çaji me gjethe ulliri.

Ky çaj njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit.

Sipas fakteve të ndryshme, babai i mjekësisë Hipokrati e pinte gjithmonë këtë çaj para se të flinte.

Por cilat janë disa nga përfitimet e tij?

Çaji me gjethe ulliri është një aleat i mirë kundër kollës së thatë, gripit, infeksioneve virale të mushkërive, tuberkulozit, meningjitit, hepatitit B dhe bronkopneumonisë.

Ai është gjithashtu një ndër trajtimet më efektive në rast se vuani nga infeksionet kronike të traktit urinar.

Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin imunitar, rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët.

Një efekt surprizë i këtij çaji është të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet të konsumohet më së shumti nga diabetikët.

Si ta përgatisni këtë çaj?

Në një enë shtoni rreth 200-300 ml ujë dhe vendoseni në zjarr.

Pasi të ketë vluar uji, shtoni 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.

Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Preferohet që çajin ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni ose mjaltë organik. Kujdes me sasinë që doni të pini, mjekët rekomandojnë të pini jo më shumë se tri gota në ditë.

Vetitë kuruese të çajit me gjethe ulliri Read More »

SHËNDETËSI – Pak proteina dhe shumë karbohidrate bëjnë mirë për trurin

Një studim i fundit nga një ekip i kërkuesve shkencorë nga Universiteti i Sidnejit, ka zbuluar se një dietë me një sasi të vogël të proteinave dhe një konsum të lartë të karbohidrateve mund të jetë e mirë për trurin dhe  favorizon jetëgjatësinë, shkruan gazeta italiane ”Il Giornale”.

”Aktualisht, nuk ka trajtime efektive farmakologjike për çmendurinë, por vetëm ilaçe që mund ta ngadalësojnë, prandaj është me rëndësi themelore që ne të fillojmë të identifikojmë dietat që mund të ndikojnë në mënyrën se si truri t’i përjetojë sa më mirë”, thonë studiuesit.

Ky është studimi i parë për të treguar se dieta të pakta në proteina dhe të shumta në karbohidrate kanë përfitime mbrojtëse për trurin.

Ndërkohë, dieta tradicional e Okinawas në Japoni, për shembull, përmban vetëm 9% proteina, peshk, soje, perime dhe shumë pak mish. Kjo është arsyeja e jetëgjatësisë së banorëve të kësaj zone./ /os/ a.jor.

SHËNDETËSI – Pak proteina dhe shumë karbohidrate bëjnë mirë për trurin Read More »

Keni dhembje stomaku? Ja si ta qetësoni në kushte shtëpie

Shumë personave i ndodh të hasen me dhembje të shpeshta stomaku gjatë gjithë kohës, por jo të gjithë e kanë mundësinë të shkojnë në mënyrë të menjëhershme tek mjeku. RevistaWho.Com ju vjen në ndihmë me disa mënyra se si në kushte natyrale në shtëpi mund të kuroni dhembjen e stomakut.

Soda: Ju nevojitet vetëm gjysmë gote ujë dhe gjysmë luge çaji sodë, i përzieni dhe e pini. Këtë mund ta përsërisni pas 4 orësh në qoftë se dhembja ju rikthehet.

Bananet: Në qoftë se keni dhembje të shpeshta stomaku, hani gjatë ditës 2-3 banane. Përmbajtja e tyre e kaliumit ndihmon në absorbimin e lehtë të ushqimit dhe tretjen më të mirë. Ato gjithashtu kanë potencial të lartë antioksidant.

Çaji i kamomilit: Ngroheni për rreth 15 minuta dhe filloni ta konsumoni, pasi ky çaj ul aciditetin e stomakut dhe ndihmon në sistemin tuaj të tretjes. Rekomandohen 2-3 filxhan në ditë.

Çaji i xhinxherit: Mund ta realizoni vetë në shtëpi si çdo çaj normal dhe ta konsumoni. Efektet gastroproteknike të çajit nxisin lëvizjen e stomakut dhe për këtë nuk ka nevojë të përdorni ilaçe.

Vaji i ullirit: Ju nevojitet vetëm 1 lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër ta përdorni përpara se të keni ngrënë vaktin ushqyes. Vaji i ullirit ndihmon në tretje duke stimuluar trupin për të prodhuar enzima të mjaftueshme për të tretur mirë ushqimin. Kjo bën që dhe stomaku të mos lodhet.

Kos i thjeshtë organik: Rekomandohet të hahet 2-3 gota kos në ditë, pasi ndihmon në tretjen dhe në kontrollimin e baktereve jo të shëndetshme të stomakut.

Keni dhembje stomaku? Ja si ta qetësoni në kushte shtëpie Read More »

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore.

Por për personat që vuajnë nga tensioni i gjakut përdorimi i saj bëhet pak specifik dhe kërkon kujdes në përdorim.
Problemet me presionin e gjakut që shkaktojnë tensionin ndahen në dy lloje, në atë të hipertensionit që ka të bëjë me presionin e lartë në gjak dhe tensionin e ulët që ka të bëjë me nivelin e ulët të presionit në gjak.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një informacion me vlerë në lidhje me ndikimin e hudhrës në të dyja këto raste, kur është efektive dhe rastet kur nuk është.

Hudhra për Tensionin e Lartë Të Gjakut
Përdorimi i hudhrës për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut është një nga kurat më të lashta popullore.

Kur trupi rrit prodhimin e një enzime të quajtur angiotensin, e cila ndikon menjëherë në rritjen e presionit të gjakut, zemra pompon gjakun më fortë nëpër arteriet e trupit.

Çka jo vetëm mund të dëmtojë arteriet e trupit por mund të krijojë gjithashtu depozita të rrezikshme të kolesterolit të dëmshëm.

Lënia pas dore e këtij problemi mund të sjellë sulme në zemër, goditje por edhe probleme të tjera akrdiovaskulare.

Por cila është sasia e duhur që duhet të përdorni?
Pavarësisht se hudhra është jashtëzakonisht shumë efektive për uljen e tensionit të lartë, sasia e konsumit të saj nuk duhet tepëruar sepse mund të çojë në uljen e tensionit duke krijuar sërish problem shëndetësor.

Sasia e rekomanduar nga ekspertët mjekësorë, të cilëve u referohet AgroWeb.org është nga 1-1.5 gr hudhra në ditë (apo çerekun e një thelpi hudhre. Sipas rekomandimeve hudhrat duhen përtypur të freskëta dhe nuk duhet të jenë të gatuara.

Përtypja e hudhrës së freskët do të çlirojë në maksimum alicilinën, e cila ndikon në uljen e presionit të gjakut.

AgroWeb.org ju bën të ditur se efektet e plota të saj në organizëm do të ndihen pas një ore kur niveli i gjakut do të stabilizohet.

Nëse konsumimi i hudhrës shkakton siklet për shkak të aromës, për të eliminuar erën e keqe të gojës nga hudhra klikoni këtu.

Hudhra për Tensionin e Ulët të Gjakut
Kur bëhet fjalë për personat që vuajnë nga presioni i ulët në gjak, pra tensioni i ulët, hudhra mund të shndërrohet në armikun kryesor të shëndetit në vetëm pak minuta.

Siç behët e ditur edhe nga informacioni i mësipërm, konsumimi i hudhrës ëhstë kategorikisht i ndaluar për personat që vuajnë nga presioni i ulët i gjakut.

Për të mësuar mbi ushqimet më të mira që trajtojnë në mënyrë natyrale problemet me tensionin e ulët të gjakut klikoni këtu. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: National Library of Medicine

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra Read More »

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë – Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar.

Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin.
Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm.

Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci.

Lexoni disa sugjerime nga AgroWeb.org mbi përdorimin e shegës dhe mjaltit.

Vlerat E Shegës Kundër Kollës
Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin.

Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin.

Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është mirëbërëse edhe kundër kollës.

Shurupi I Kollës Me Shegë Dhe Mjaltë
Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës.

Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:

1 lugë gjelle me lëng të freskët dhe natyral shege i shtrydhur

1 lugë gjelle me lëng të freskët xhenxhefili i shtrydhur

1 lugë gjelle me mjaltë.

Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm.

Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji.

Mund ta përsërisni për disa ditë.

Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj.

Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronshitin.

Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët.

Për fëmijët mbi 2 vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës.

Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji.

Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç./AgroWeb.org

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë – Si ta përdorni për shërim të shpejtë Read More »