Shendetesi

Check up falas, gjysmë milioni shqiptarë çdo vit analiza me standarde

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek programi i kontrollit shëndetësor falas, gjatë fjalës së tij në seancën hapëse të sesionit të katërt të legjislaturës së Kuvendit.

“Sot që flasim janë që nga viti i kaluar afro gjysmë milion shqiptarë, të cilët nuk kanë mundësi të bëjnë check up në Amsterdam e Vjenë si i bëjnë këta të opozitës, që e kanë bërë falas në Shqipëri me standardet njësoj si në Vjenë e Amsterdam, me laboratorë ultra modernë e kushte optimale”, theksoi Rama.

“Pse i shqetëson këta check up? Ja po e ndalojmë partneritetin publik-privat dhe gjysmë milioni që e bëjnë çdo vit kontrollin, që po e shfrytëzojnë këtë mundësi, do u themi bëhjeni 81 mijë lekë të vjetra ose kurrë mos e bëfshi. E paguan shteti, sigurisht. Shërbimin e garanton një sipërmarrje që ka investuar për laboratorët, makineritë, qendrat e trajnimin e qindra njerëzve, por ne paguajmë analizat e gjysmë milioni njerëzish”, theksoi kryeministri Rama.

Ai solli në vëmendje edhe paketën e re të prezantuar para disa ditësh për lentet e syve për pensionistët./atsh

Check up falas, gjysmë milioni shqiptarë çdo vit analiza me standarde Read More »

Lentet e syrit do të ofrohen falas edhe në Vlorë

Lentet e syrit tanimë do të ofrohen falas në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë dhe në disa spitale rajonale si Elbasani apo Vlora.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gajtë vizitës që zhvilloi me kryeministrin në QSUT.
“Paketa e lenteve është një paketë e re e cila mbështetet 100 % nga qeveria. e kemi miratuar dhe buxhetuar dhe QSUT prej këtij viti e ofron falas shërbimin për vendosjen e lentës.

Do të ofrohet për më shumë se 2 mijë pacientë në vit. Është një investim direkt pasi vetëm një lente kushtonte 350 dollarë për një sy dhe 700 dollarë për të dy dhe kryesisht të moshuarit duhej ta blinin.

U kemi kursyer 1.5 milionë euro qytetarëve” tha Manastirliu.

Lentet e syrit do të ofrohen falas edhe në Vlorë Read More »

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.Ja si duhet të jetë një mëngjes ideal

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, megjithëse të ushqyerit është një çështje shumë individuale. Ushqyerja është shumë individuale dhe çfarë funksionon për një person nuk funksionon për një tjetër. Është e rëndësishme të mos kapërcehet ndonjë vakt.

Mëngjesi duhet të plotësojë 20-25 % të nevojave tuaja ditore. Studime të shumta kanë treguar që njerëzit që hanë mëngjesin kanë tendencë të kenë një dietë më të balancuar se ata që e kapërcejnë këtë vakt dhe me të ngjarë nuk janë mbi peshë.

Por si mund ta keni vaktin e parë të ditës?
Mëngjesi duhet të jetë i bazuar në grupet kryesore të ushqimeve. Duhet të përfshihen bukë me të gjitha llojet e drithërave apo drithëra më vete. Si burim i fibrave ky ushqim mund të parandalojë diabetin, disa lloje kanceri, përmirëson funksionin tretës dhe redukton riskun e obezitetit. Ky vakt është dhe shansi më i mirë që të konsumohet një nga 5 racionet e rekomanduara të frutave dhe perimeve në ditë.

E njëjta gjë vlen dhe për ushqimet e pasura me kalcium që gjenden tek bulmetrat. Gjithashtu mishi, peshku, vezët ose bishtajoret mund të veprojnë si burim i rëndësishëm i proteinave që ju mbajnë të ngopur shumë gjatë. Drithërat me pak sheqer dhe fruta është një opsion tjetër i shëndetshëm për mëngjes.

Nëse nuk mund të gatuani në mëngjes, përgatisni bukë me krem djathi me pak yndyrë me salmon të tymosur. Këto mbajnë omega 3 si dhe proteina.

Drithërat e shërbyer me qumësht me pak yndyrë dhe me banane, apo tostet janë gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë pasi ju furnizon me fibrat e nevojshëm.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.Ja si duhet të jetë një mëngjes ideal Read More »

Si mund të parandalohet fruthi?Çfarë rekomandojnë mjekët?

Vaksinimi kundër fruthit për fëmijët, sipas kalendarit bazë të Vaksinimit, është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur rastet e vdekjeve nga fruthi.

Për të parandaluar fruthin, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar.

Vaksina kundër fruthit është përdorur qysh në vitet 1960, dhe është e sigurt dhe efektive.
Në nivel global vdekjet nga fruthi janë zvogëluar mjaft vitet e fundit për shkak të aplikimit të vaksinës.

Çfarë rekomandojnë mjekët?

Vaksina e fruthit aplikohet së bashku me vaksinën kundër rubeolës dhe shytave. Vaksina FRP(MMR) të mbron nga fruthi, rubeola dhe shytat. Mjekët rekomandojnë që fëmijët të marrin dy doza vaksine për një mbrojtje të mirë. Fëmija juaj duhet të vaksinohet në moshat doza e parë në 12 muaj dhe doza e dytë 5 vjeç. Foshnjat e moshës 9-12 muaj të cilat nuk janë vaksinuar duhet të marrin 1 dozë vaksine para se të udhëtojnë jashtë shtetit. z.tosku/ atsh

Si mund të parandalohet fruthi?Çfarë rekomandojnë mjekët? Read More »

944 infermierë të punësuar përmes portalit “infermierepershqiperine.al”

Suzana Zefi është infermierja më e re e Qendrës Shëndetësore Bërdicë në Shkodër e përzgjedhur ndër 944 të punësuarit përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se punësimi i saj është bërë i mundur falë meritës, përmes një portali transparent, sipas saj.

“Jo vetëm rehabilitojmë infrastrukturën shëndetësore por fuqizojmë ekipet mjekësore dhe infermierore me profesionistë të rinj, që e kanë fituar me forcat e tyre vendin e punës”, -thotë Manastirliu.

Ajo ka ndarë shifra lidhur me punësimin e infermierëve duke theksuar se derimë tani janë punësuar 944 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike. Së shpejti nis konkursi i tretë për infermierët, lajmëron ministrja.

“Me platformën infermierepershqiperine.al deri tani janë punësuar 944 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike. Së shpejti konkursi i tretë “Infermierë për Shqipërinë””, ka lajmëruar Manastirliu. z.tosku/ atsh

944 infermierë të punësuar përmes portalit “infermierepershqiperine.al” Read More »

Simptomat e fruthit dhe si ndikon në shëndetin tonë

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet nga kontakti me pështymën e infektuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpjegon për qytetarët dhe prindërit se fruthi shkaktohet nga një virus i cili është shumë ngjitës.

Virusi infekton aparatin e frymëmarrjes dhe përhapet nëpërmjet spërklave nga hunda, goja ose nga fyti i personave të infektuar gjatë kollitjes, teshtitjes, si dhe nga kontakti i ngushtë personal ose kontakti i drejtpërdrejtë me sekrecionet e infektuara të hundës ose të fytit.

Virusi mbetet aktiv dhe ngjitës në ajër ose në sipërfaqet e infektuara deri në 2 orë. Ai mund të transmetohet nga një person i infektuar 4 ditë para fillimit të shpërthimit të puçrrave si dhe deri në 4 ditë pas shpërthimit të tyre. /atsh

Simptomat e fruthit dhe si ndikon në shëndetin tonë Read More »

Faktet që nuk i dinit për ushqimin tradicional shqiptar fasulet

Nëse ka një ushqim që është krejtësisht i shëndetshëm është fasulja.
Fasulet janë një ndër ushqimet tradicionale shqiptare por shpesh herë ne i neglizhojmë pasi nuk ua dimë të gjitha vlerat. Sot do t’ju njohim me disa fakte tipike të këtij ushqimi.

Fasulet janë bishtajore dhe e kanë origjinën në Lindjen e Mesme, por u përhapën shumë shpejt në Indi, në vendet e Mesdheut dhe në Amerikë. Fasulet janë të bardha kafe, ose me lara, dhe kanë vlera të larta kalorike.

Mund t’i konsumoni të ziera dhe të skuqura. Fasulet përmbajnë një përqindje të lartë të fosforit, 20 herë më shumë se peshku, i cili është i njohur për sasi të lartë të fosforit, kështu që konsumojini sa më shpesh të jetë e mundur.

Faktet që nuk i dinit për ushqimin tradicional shqiptar fasulet Read More »

Nga veriu në jug, spitalet dhe qendrat shëndetësore në gatishmëri

Prej disa ditësh, vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura dëbore shoqëruar me ulje temperaturash dhe ngricash gjë që ka vështirësuar qarkullimin dhe ka krijuar kufizime për komunitetin në disa prej qarqeve në vendin tonë.

Të gjitha strukturat shtetërore, mbi dy mijë efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, punonjës të OSSHE dhe të shëndetësisë janë në gatishmëri të plotë për t’iu gjendur pranë banorëve, për çdo problem.

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se nga veriu në jug, jo vetëm spitalet por edhe qendrat shëndetësore në të gjithë vendin janë në gatishmëri për të përballuar rastet emergjente që mund paraqiten në zonat e prekura nga dëbora.
Krahas gatishmërisë së ekipeve mjekësore, edhe ekipet e shërbimit social janë në terren për të mbështetur familjet në nevojë. /atsh

Nga veriu në jug, spitalet dhe qendrat shëndetësore në gatishmëri Read More »