Politike

Mbledhja e grupit parlamentar, zbulohet aksioni i PD për sesionin e ri

Është zbuluar fokusi i PD për sesionin e ri. Mësohet se në mbledhjen e grupit të PD janë diskutuar tre shtylla kryesore ku do fokusohet opozita, konkretisht situata e rendit dhe krimit, ekonomia, dhe reforma në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Basha ka thënë se duhet të çlirohet qeverisja nga krimi, ndërsa po minohet reforma në drejtësi, pasi 11 gjyqtarë janë konfirmuar në detyrë jashtë rregullave.

“Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Rames me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me reformën në drejtësi janë 11 gjyqtare të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Rames. Procesi i vettingut është i korruptuar prej fillimit. Fillimi i sesionit do te jete nisje e transparencës për gjyqtaret dhe prokurorët  të korruptuar që rrjeta e vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, çka hedh ne erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshte me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK. Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant. Ne do bëjmë evidentimin e koncesioneve korruptive”- ka thënë Basha në mbledhje.

Mbledhja e grupit parlamentar, zbulohet aksioni i PD për sesionin e ri Read More »

Çfarë do ndodhë nesër pas mbledhjes së PD me aleatët? Deputeti bën deklaratën e fortë

Deputeti i PD, Ervin Salianji ishte i ftuar në Ora News ku ka folur për ngjarjet e fundit kriminale si dhe për veprimet që do ndërmarrë opozita ndaj qeverisë. Ai tha se në çdo qytet ka nga një drejtues i cili është propozuar dhe zgjedhur nga krerët e bandave.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse në mbledhjen e PD me aleatët, dhe nëse do të ketë protesta, ai u shpreh se kjo është një vendimmarrje që i takon grupit parlamentar, por nga ana tjetër tha se duhet një reagim i fortë ndaj qeverisë.

“Kjo është një vendimmarrje që i takon grupit parlamentar, por në këtë situatë të rëndë që ekziston, nuk ka ndodhur që banditët të largohen nga pushteti apo të shkatërrohet banda për shkak të argumenteve. Unë mendoj që duhet reagim më i fortë ndaj qeverisë, sepse nuk mundet një bandit të largohet me arsye”, deklaroi Salianji.

Çfarë do ndodhë nesër pas mbledhjes së PD me aleatët? Deputeti bën deklaratën e fortë Read More »

Salianji bën deklaraten bombë: Do të ketë zgjedhje vendore dhe të përgjithshme bashkë

PD-ja nuk ka filluar ende përatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, por deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në studion e lajmeve të ”Ora News” tha se referuar situatës, beson se do të ketë në të njëjtën kohë zgjedhje vendore dhe të përgjithshme.

”PD është në një proces për organizimin e dëgëve të saj në çdo strukturë. Do të ketë një përfundim të procesit dhe pastaj do të ketë një diskutim në lidhje me të gjitha aksionet politike apo vendimmarrjen për të gjithë lëvizjet që do të ketë PD edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore. Besoj që nga situata që duket mund të ketë edhe zgjedhje vendore edhe zgjedhje të përgjithshme bashkë”,-tha Salianji.

Salianji bën deklaraten bombë: Do të ketë zgjedhje vendore dhe të përgjithshme bashkë Read More »

Zyrtarët e përdorur nga Meta e Berisha gati për t’u arratisur, shesin pasuritë dhe blejnë pasaporta të huaja

Zyrtarët e lartë të përdorur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta gjatë kohës së tyre në pushtet, përfshirë dhe gjyqtarë e prokurorë, kanë nisur të shesin pasuritë e patundshme për t’u larguar më pas jashtë vendit si mënyrë për t’i shpëtuar drejtësisë. Por shërbimet e huaja vëzhgojnë të gjitha lëvizjet e tyre kriminale.

Tjetër moment dhe zhvillim i rëndësishëm për shqiptarët dhe kombin shqiptar. Ushtarët e Ilir Metës dhe Sali Berishës në gjykata dhe prokurori kanë humbur çdo shpresë se mund t’i shpëtojnë lakut të Vetingut. Edhe ata gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese që shpëtuan nga komisioni i parë i Vetingut, do të kositen nga komisioni i dytë, pasi njerëzit e SHBA dhe BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimin kanë kërkuar shkarkimin e tyre si persona të korruptuar, të lidhur me krimin dhe si vegla të dyshes mafioze Berisha-Meta. Ky është një mesash i qartë se edhe anëtarët e tjerë të bandës në drejtësi nuk kanë shpëtim.

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ushtarë të dyshes Berisha-Meta, kanë nisur përgatitjet dhe lëvizjet për t’u arratisur nga Shqipëria, duke ndjekur strategjinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, një nga veglat e Sali Berishës dhe Ilir Metës, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare pas konfiskimit të pasurisë, produkt i parave të pista. Muajt e fundit, Gjyqtarët dhe prokurorët e dyshes Berisha-Meta kanë dërguar fillimisht familjet në vende të ndryshme të Evropës, pasi në SHBA u ndalohet hyrja si njerëz të korruptuar dhe të lidhur me mafien. Ata po zgjedhin vende ku ekstradimi është i vështirë.

Banda e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas largimit të familjarëve nga Shqipëria, kanë nisur që të pajisen vetë me pasaporta, për të pasur mundësi për t’u larguar dhe për të qëndruar pa afat në një nga vendet e BE, para se të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila bashkë me Prokurorinë e Posaçme pritet t’i çojë para togave të zeza. Ata kanë blerë pasaportat me çdo kusht, duke përdorur paratë e korrupsionit dhe lidhjet e ndryshme. Një pjesë të tyre kanë blerë më shumë se sa dy pasaporta, nëse rast se në vendin e parë ku do strehohen, rrezikojnë që të ekstradohen për t’u përballuar me drejtësinë shqiptare.

Gjithashtu, muajt e fundit, gjyqtarët dhe prokurorët e korrupsionit kanë shitur pasuritë e paluajtshme, në shumë raste edhe me çmim të lirë, në kudër të përgatitjeve për t’u arratisur nga Shqipëria, por edhe për t’i shpëtuar pasuritë nga konfiskimi. Ata po shesin vilat, apartamentet, rezidencat, lokalet, karburantet, pronat, trojet etj., produkt i parave të krimit dhe korrupsionit. Sipas burimeve, paratë e krijuara nga shitja e pasurive të paluajtshme nuk po i qarkullojnë më në sistemin bankar, por po i largojnë jashtë shtetit në valixhe në mënyrë të paligjshme, ashtu siç veproi edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Me dërgimin e familjeve dhe parave të pista jashtë vendit, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar po shtyjnë ditët, duke bërë pazaret e fundit me vendimet e tyre, në pritje të radhës për t’u përballur me Vetingun dhe në pritje të hapave të parë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në momentin kur të ndiejnë afrimin e prangave, do të arratisen si Adriatik Llalla. Sipas burimeve, të gjithë lëvizjet e tyre janë monitoruar dhe dokumentuar nga shërbimet vendase dhe të huaja në Tiranë, nga përfaqësuesit e Vetingut dhe organet e tjera ligjzbatuese./Pamfleti

Zyrtarët e përdorur nga Meta e Berisha gati për t’u arratisur, shesin pasuritë dhe blejnë pasaporta të huaja Read More »

Ankoheni se paguani shumë taksa? Tani do t’u shtohet një tjetër çdo muaj në faturën e dritave

Qeveria shumë shpejt do t’u shtojë një tjetër taksë në faturën e dritave. Pas taksës për televizionin ku çdo familje paguan 1 mijë lekë të vjetra në muaj, tashmë do të paguajnë dhe taksën e pronës po në këtë faturë. Për opozitën kjo është një shkelje e autonomisë së pushtetit vendor, pasi një taksë e tillë duhet të mblidhet nga bashkitë.

Deklaratë e Partisë Demokratike, deputetja Dhurata Çupi

Edi Rama ka dy standarde në qeverisjen e vendit: Nga njëra anë rrit taksat për shqiptarët, duke i varfëruar gjithmonë e më shumë; Nga ana tjetër, buxhetin me taksa të rritura ia shpërndan krimit e trafikantëve shokë e miq të deputetëve. I shpërndan familjes së tij, si në rastin e baxhanakut Armand Frangu. Apo ia shpërndan miqve që e financojnë, si Agron Papuli, duke i pasuruar ata gjithnjë e më shumë. Këtë ka ndërmed të bëjë edhe me taksën më të re që u ka vënë shqiptarëve.

Nga një anë u merr familjeve shqiptare paratë e taksës së rritur të shtëpisë dhe të ndërtesës së biznesit, nga ana tjetër do t’ia japë një pjesë të këtyre parave Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Dihet se ku i çon OSHEE-ja paratë e shqiptarëve: ia jep miqve trafikantë droge te qeveritareve  ose baxhanakut të kryeministrit. Sipas planit të Edi Ramës grabitja për qytetarët me taksën e ndërtesës do të jetë e dyfishtë. Njëherë me rritjen e pajustifikuar të taksës, pastaj me caktimin e OSHEE-së si mbledhëse e kësaj takse, duke e shpërblyer me 4 përqind të shumës së mbledhur nga taksat e rritura.

Përveçse një dhunim flagrant i  kompetencave të pushtetit vendor,   vendimi pasuron arkën e OSHEE-së hajdute, duke i hequr nga xhepi një dorë parash shumicës dërrmuese të qytetarëve. Formula e Edi Ramës detyron që për një shtëpi me vlerë tregu 100 milionë lekë, qytetari të paguajë rreth 60 mijë lekë taksë ndërtese në vit. Për biznesin në qytet dhe fshat taksa është edhe më e lartë, ndërkohë që qeveria përjashton nga taksa hotelet me 5 yje.

Nga rreth 80 milionë euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur e ndërtesës, ne vit,  Edi Rama synon që OSHEE të marrë 3.2 milionë euro. Qytetarët duhet ta dimë se kaq kushtojnë vetëm  dy tenderët që kanë marrë javët e fundit baxhanaku i Edi Ramës dhe miku i Taulant Ballës. Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri që u rrit taksat dhe i shpërndan paratë tek krimi, miqtë dhe familja. Së bashku, ne duhet të bëjmë gjithçka për të larguar një qeveri që po rrënon ekonominë e familjeve të zakonshme shqiptare!

Ankoheni se paguani shumë taksa? Tani do t’u shtohet një tjetër çdo muaj në faturën e dritave Read More »

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i pyetur në një intervistë për “Fax News”për mundësinë e bashkëpunimit PS-PD, u shpreh se Rama i ka dhënë “letrën bosh” opozitës për hir të reformës në drejtësi. Ndreu ka paralajmëruar tërmet në politikën shqiptare, pasi reforma do të implementohet dhe të prekurit do të jenë edhe nga ana e maxhorancës. “Edi Rama ka shkuar deri atje sa për këtë reformë u ka dhënë edhe letrën bosh, ne jemi të vendosur që ky vend të zhvillohet, ka vetëm një klauzolë implementimi i reformës në drejtësi dhe ngritja e strukturave antikorrupsion që janë Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Do të implimentohet edhe me këto pengesa, ne nuk lusim opozitën, opozita është e pozicionuar hapur për pengimin e saj”,- ka vazhduar Ndreu. Deputeti ka treguar, se PS-ja do ta çojë deri në fund Reformën në Drejtësi, edhe duke e ditur se do paguajmë kostot tona. “Do ketë shumë të penalizuar brenda maxhorancës, do paguajmë edhe ne faturën. Ajo reformë është një tërmet, se kë do zërë nuk e di dhe për shkak të atij tërmeti dikush është në panik. Nëse ka një moment ku ne ndahemi nga shteti i korruptuar ky është rasti çdo lloj interpretimi tjetër është për të ruajtur atë strukturë që kishim deri dje. Shumë shpejt do të implimentohet reforma”, – ka thënë ai më tej.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i pyetur në një intervistë për “Fax News”për mundësinë e bashkëpunimit PS-PD, u shpreh se Rama i ka dhënë “letrën bosh” opozitës për hir të reformës në drejtësi.

Ndreu ka paralajmëruar tërmet në politikën shqiptare, pasi reforma do të implementohet dhe të prekurit do të jenë edhe nga ana e maxhorancës.

“Edi Rama ka shkuar deri atje sa për këtë reformë u ka dhënë edhe letrën bosh, ne jemi të vendosur që ky vend të zhvillohet, ka vetëm një klauzolë implementimi i reformës në drejtësi dhe ngritja e strukturave antikorrupsion që janë Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. 

Do të implimentohet edhe me këto pengesa, ne nuk lusim opozitën, opozita është e pozicionuar hapur për pengimin e saj”,- ka vazhduar Ndreu.

Deputeti ka treguar, se PS-ja do ta çojë  deri në fund Reformën në Drejtësi, edhe duke e ditur se do paguajmë kostot tona.

“Do ketë shumë të penalizuar brenda maxhorancës, do paguajmë edhe ne faturën.  Ajo reformë është një tërmet, se kë do zërë nuk e di dhe për shkak të atij tërmeti dikush është në panik. 

Nëse ka një moment ku ne ndahemi nga shteti i korruptuar ky është rasti çdo lloj interpretimi tjetër është për të ruajtur atë strukturë që kishim deri dje.  Shumë shpejt do të implimentohet reforma”, – ka thënë ai më tej.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i pyetur në një intervistë për “Fax News”për mundësinë e bashkëpunimit PS-PD, u shpreh se Rama i ka dhënë “letrën bosh” opozitës për hir të reformës në drejtësi. Ndreu ka paralajmëruar tërmet në politikën shqiptare, pasi reforma do të implementohet dhe të prekurit do të jenë edhe nga ana e maxhorancës. “Edi Rama ka shkuar deri atje sa për këtë reformë u ka dhënë edhe letrën bosh, ne jemi të vendosur që ky vend të zhvillohet, ka vetëm një klauzolë implementimi i reformës në drejtësi dhe ngritja e strukturave antikorrupsion që janë Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Do të implimentohet edhe me këto pengesa, ne nuk lusim opozitën, opozita është e pozicionuar hapur për pengimin e saj”,- ka vazhduar Ndreu. Deputeti ka treguar, se PS-ja do ta çojë deri në fund Reformën në Drejtësi, edhe duke e ditur se do paguajmë kostot tona. “Do ketë shumë të penalizuar brenda maxhorancës, do paguajmë edhe ne faturën. Ajo reformë është një tërmet, se kë do zërë nuk e di dhe për shkak të atij tërmeti dikush është në panik. Nëse ka një moment ku ne ndahemi nga shteti i korruptuar ky është rasti çdo lloj interpretimi tjetër është për të ruajtur atë strukturë që kishim deri dje. Shumë shpejt do të implimentohet reforma”, – ka thënë ai më tej. Read More »

Topalli: Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë aleanca me LSI. Basha ka miqësi personale…

Në prag të zgjedhjeve lokale, ku opozita ka deklaruar se do të dalë me kandidatë t përbashkët, ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli thotë se aleanca e PD-së me LSI nuk është diskutuar kurrë në forumet e partisë.

Ish-kryetarja e Kuvendit pohoi se ka qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë, ndërsa shtoi se demokratët e kanë paguar një herë shtrenjtë qeverisjen me LSI. Sipas zonjës Topalli sot nuk ka më Parti Demokratike, ndërsa Lulzim Bashën e quan thjeshtë në vartës të kryeministrit Edi Rama.

“Lidhja e Lulzim Bashës me LSI është një histori e vjetër miqësie personale e të parit. Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë një aleancë e tillë. Lulzimi nuk i njeh forumet dhe as statusin. Siç e din çdokush ai kurrë nuk i mbledh ata. (Meqë ra fjala, PD është edhe pa statut, sepse kur e votoi në pranverë nuk kishte as kuorum). Unë kam qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë. Një herë që hymë në qeveri me LSI e paguam shumë shtrenjtë”, tha Topalli.

Topalli: Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë aleanca me LSI. Basha ka miqësi personale… Read More »

Terrori në Shkodër, Basha tregon paktin e Ramës me bandën e Bajrëve

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës gjatë ditës së sotme, ku biznesmeni Arjan Ferracaku, 31 vjeç u ekzekutua në zonën e Livadhes nga persona ende të paidentifikuar. Por një ditë para se të ndodhte vrasja, kreu i PD Lulzim Basha mbajti një konferencë me gazetarët, ku ndër të tjera tha se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit. Sipas Bashës, bandat janë të lidhura me qeverinë dhe po terrorizojnë qytetin.

“Mjafton pakti i ndërsjellët për zgjedhjet e Shkodrës, që familja kriminale e Bajrave të terrorizojë qytetin nga mëngjesi deri në darkë, të marrë peng, të dhunojë, të përdhunojë e të vrasë njerëz, dhe prapë të shoqërohet me furgonë policie e makina të blinduara, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur nga Partia Demokratike, edhe dje dhe më vjen shumë keq që një pjesë e mediave e kanë censuruar. S’kanë asnjë arsye tjetër ta censurojnë përveç terrorit që po ngjall krimi i organizuar, sepse nuk ka fuqi më të madhe sesa krimi i organizuar me qeverinë prapa. Sikundër nuk ka njerëz më frikacakë sesa banditët, në qoftë se kemi një qeveri të palidhur me krimin.

Sepse e dinë se një qeveri, një kryeministër dhe një ministër i brendshëm i palidhur me krimin, ua shtyp kokat dhe i çmonton. Është vetëm çështje kohe dhe jo kohë e gjatë. Por kur kryeministrin e kanë në xhep dhe ai i ka ata në xhep, ata sundojnë. Sot ata sundojnë Shkodrës, sundojnë Elbasanin, ku goditën policinë, dhe me gjithë premtimet e mëdha të vëllait të Agron Xhafës, asnjë nuk ka përfunduar prapa hekurave, nga bandat që e kryen këtë krim. Pse? Sepse janë të lidhura me pushtetin”- tha Basha një ditë më parë. RD

Terrori në Shkodër, Basha tregon paktin e Ramës me bandën e Bajrëve Read More »