Politike

Topalli: Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë aleanca me LSI. Basha ka miqësi personale…

Në prag të zgjedhjeve lokale, ku opozita ka deklaruar se do të dalë me kandidatë t përbashkët, ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli thotë se aleanca e PD-së me LSI nuk është diskutuar kurrë në forumet e partisë.

Ish-kryetarja e Kuvendit pohoi se ka qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë, ndërsa shtoi se demokratët e kanë paguar një herë shtrenjtë qeverisjen me LSI. Sipas zonjës Topalli sot nuk ka më Parti Demokratike, ndërsa Lulzim Bashën e quan thjeshtë në vartës të kryeministrit Edi Rama.

“Lidhja e Lulzim Bashës me LSI është një histori e vjetër miqësie personale e të parit. Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë një aleancë e tillë. Lulzimi nuk i njeh forumet dhe as statusin. Siç e din çdokush ai kurrë nuk i mbledh ata. (Meqë ra fjala, PD është edhe pa statut, sepse kur e votoi në pranverë nuk kishte as kuorum). Unë kam qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë. Një herë që hymë në qeveri me LSI e paguam shumë shtrenjtë”, tha Topalli.

Topalli: Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë aleanca me LSI. Basha ka miqësi personale… Read More »

Terrori në Shkodër, Basha tregon paktin e Ramës me bandën e Bajrëve

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës gjatë ditës së sotme, ku biznesmeni Arjan Ferracaku, 31 vjeç u ekzekutua në zonën e Livadhes nga persona ende të paidentifikuar. Por një ditë para se të ndodhte vrasja, kreu i PD Lulzim Basha mbajti një konferencë me gazetarët, ku ndër të tjera tha se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit. Sipas Bashës, bandat janë të lidhura me qeverinë dhe po terrorizojnë qytetin.

“Mjafton pakti i ndërsjellët për zgjedhjet e Shkodrës, që familja kriminale e Bajrave të terrorizojë qytetin nga mëngjesi deri në darkë, të marrë peng, të dhunojë, të përdhunojë e të vrasë njerëz, dhe prapë të shoqërohet me furgonë policie e makina të blinduara, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur nga Partia Demokratike, edhe dje dhe më vjen shumë keq që një pjesë e mediave e kanë censuruar. S’kanë asnjë arsye tjetër ta censurojnë përveç terrorit që po ngjall krimi i organizuar, sepse nuk ka fuqi më të madhe sesa krimi i organizuar me qeverinë prapa. Sikundër nuk ka njerëz më frikacakë sesa banditët, në qoftë se kemi një qeveri të palidhur me krimin.

Sepse e dinë se një qeveri, një kryeministër dhe një ministër i brendshëm i palidhur me krimin, ua shtyp kokat dhe i çmonton. Është vetëm çështje kohe dhe jo kohë e gjatë. Por kur kryeministrin e kanë në xhep dhe ai i ka ata në xhep, ata sundojnë. Sot ata sundojnë Shkodrës, sundojnë Elbasanin, ku goditën policinë, dhe me gjithë premtimet e mëdha të vëllait të Agron Xhafës, asnjë nuk ka përfunduar prapa hekurave, nga bandat që e kryen këtë krim. Pse? Sepse janë të lidhura me pushtetin”- tha Basha një ditë më parë. RD

Terrori në Shkodër, Basha tregon paktin e Ramës me bandën e Bajrëve Read More »

Kryemadhi shpërthen ndaj Ramës: I çmendur dhe i droguar, gojën ma mbyll vetëm me plumb

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpërthyer me akuza në drejtim të kryministrit Edi Rama. E ftuar ne News24, Kryemadhi komentoi përgjimin mes Denar Bibës dhe gjykatësit në Gjykatën e Strasburgut për pronat, teksa tha se qeverisë cdo ditë i del një skandal i ri. Kryetarja e LSI u shpreh se Rama është një cmendur.

“Nuk më bë përshtypje fare. Çdo ditë del një skandal më i madh dhe këto gjëra po kthehen në normalitet. Gjykata bën reagimin më të madh ka kthyer mbrapsht listat për gjyqtarë për herë të tretë. Edhe Gjykata e ka humbur diplomacinë me qeverinë shqiptare. Kërkon të kapë edhe Gjykatën e Strasburgut. Ose është i çmendur ose fijet e tij shkojnë shumë larg krimit të organizuar. Duke tentuar për të kapur çdokënd ka kaluar çdo çmenduri, ka kaluar nga normalja, është kthyer në një të çmendur nën efektin e kokainës, që ka frikëra shumë të mëdha që kthehet.

Gojën vetëm me plumb mund të ma mbylli Rama. Do flas kudo që të më jep mundësia. Psikopatia e tij ka kaluar çdo kufij”, ka thëne Kryemadhit.

Kryemadhi shpërthen ndaj Ramës: I çmendur dhe i droguar, gojën ma mbyll vetëm me plumb Read More »

A do ketë marrëveshje të re PD-PS, merr fund dilema

Prej kohësh ka zëra për një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së me nisjen e sezonit të ri politik. Por sot ka ardhur përgjigjja.

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka thënë prerazi se nuk do të ketë një pakt apo bashkëqeverisje me Partinë Socialiste.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha ka shuar zërat që flisnin për një marrëveshje në shtator mes PD-së dhe PS-së për reformën zgjedhore.

“Nuk do ketë pakt politik-Rama-Basha. Nuk do ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi im dhe i PD është ti japim fund qeverisjes së lidhur me krimin”, theksoi kreu i PD.

A do ketë marrëveshje të re PD-PS, merr fund dilema Read More »

Basha flet për përplasje civile nga fillimi i shtatorit, paralajmëron ashpër: Rama, mos guxo të sjellësh në Kuvend…

Lulzim Basha te ka bere te qarte se nuk do të ketë pakt tjetër politik mes Ramës dhe Bashës dhe paralajmëron kryeministrin të mos kalojë vijën e kuqe.

“Nuk do të ketë pakt tjetër politik Rama- Basha. Nuk do të ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi është ti japim fund një qeverie të lidhur me krimin. Pa i dhënë zgjidhje këtij problemi gjithçka ka ndodhur këto javë do të ndodhë edhe më keq” tha Basha paraditen e sotme gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e PD-së.

Basha kategorikisht mohon dhe një marrëveshje për reformën zgjedhore.

“Nuk do të ketë as bashkëqeverisje me Edi Ramën, as pakt, as pakt për reformën zgjedhore, pa i dhënë zgjidhje situatës katastrofike ku ndodhet vendi”

Sa i takon kthimit të ligjit të Teatrit Kombëtar në seancën e 3 shtatorit në Kuvend Basha ibën thirrje Ramës të tërheqë sepse do të ketë pasoja që do të çojnë deri në përplasje civile.

“Të tërheqë ligjin “Fusha. Të mos i shkojë në mëndje ta sjellë në seancë. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile. Rama ta ketë vath në vesh të mos kalojë vijën e kuqe pasi gjithçka do të jetë në dorë të njerëzve”

Basha flet për përplasje civile nga fillimi i shtatorit, paralajmëron ashpër: Rama, mos guxo të sjellësh në Kuvend… Read More »

LSI, partia e “sheik”-ëve me miliarda euro pasuri kërkon nga shteti tollon për familjet e varfëra. Të mos qajë për varfërinë, por të dorëzojë lekët e vjedhura

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti flet për kequshqyerjen e familjeve në Shqipëri dhe kërkon që t’u shpërndahen falas tollona me shportën ushqimore. Meta, Monika, Panariti dhe ministrat e LSI të blejnë tollonë për të varfërit, ta pasojnë edhe Rama me ministrat e zyrtarët e tij. Të shpenzojnë vetëm paratë e vjedhura dhe varfëria zbutet, nuk pretendohet të zhduket
Ironia në Shqipëri qëndron në faktin se për të varfërit qajnë pikërisht ata që kanë kontribuar më shumë në varfërimin e tyre, politikanët që s’lanë gjë pa vjedhur në këtë vend.

Rasti më konkret ka të bënë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila është kthyer në “partizanen” më të madhe të luftës kundër varfërisë në këtë vend, kuptohet duke kërkuar që paratë e shtetit të investohen më shumë në këtë drejtim: zhdukjen e varfërisë.

Dhe kur dëgjon Metën, Kryemadhin e ish ministrat e LSI të flasin dhe qajnë për kequshqyerjen, varfërinë dhe shtresat në nevojë, ndërkohë që kanë një pasuri prej miliarda eurosh pa qënë asnjë ditë biznesmenë, por të gjitha para të vjedhura nga arka e shtetit, s’ka si të mos ndjehet keq kushdo.

Më konkretisht, pas raportit të fundit të Komisionit Evropian, në sajë të anketës për ushqyerjen në Shqipëri, ish-Ministri i Bujqësisë, njëherësh dhe deputet e Kuvendit të Shqipërisë, Edmond Panariti, ka një propozim realist dhe sipas tij, duhet ndërhyrë menjëherë.

“Food Stamps” si në Amerikë, për familjet e varfëra dhe me të ardhura të pakta. Kjo është ideja e Panaritit, e shtruar sot në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku i kërkon qeverisë marrjen e menjëhershme të masave.

Sipas tij, kequshqyerja sjell dhe keqformim, fizik dhe mendor të popullatës, veçanërisht të femijeve, si rrjedhojë e pamjaftueshmërisë dhe kequshqyerjes. Sipas tij, të varfrit s’kanë dhe s’duhet të presin lëmoshën që iu ofrohet vetëm për Bajram, Pashkë, apo nga menca elektorale.

“Më të varfër dhe me tryezën bosh! Kthim te talloni ushqimor?! Këtë tregon edhe anketimi i Komisionit Evropian, ku shqiptarët mjerisht zënë vendin e parë në Evropë për ushqyerje të pamjaftueshme dhe kequshqyerje për të kursyer sa me shume nga të ardhurat e tyre të pakta familjare!

Shumë të distancuar jemi ne edhe nga fqinjet, pale nga mesatarja Evropiane! Plot 46 përqind e qytetarëve, deklarojnë se kanë blerë më pak ushqime nga sa kanë realisht nevojë! Përputhje e plotë edhe me statistikat e UNICEF, sipas të cilave 45% e familjeve te ne, nuk i plotësojnë nevojat e tyre për ushqim.

Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse me ato pensione mjerane dhe flakjen jashtë të mbështetjes sociale të mijëra familjeve të varfëra, veçse uria mund t’i shtohet skamjes dhe mjerimit!

Po çfarë thotë një statistikë tjetër, e cila na rendit sërish kampionë të Evropës në fushën e ushqimit dhe ushqyerjes!

Kësaj here sipas Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Shendetit! Shqipëria, në vend të parë në Evropë për keqformim, fizik dhe mendor të popullatës veçanërisht të fëmijëve, si rrjedhojë e pamjaftueshmërisë dhe kequshqyerjes!

Ndërkohë, vazhdon flakja në kanal e prodhimeve bujqësore, për mungese shitje dhe tregu!!

Por ndërkaq e blejmë një kg domate 1,3 euro në pikun e prodhimit dhe të stinë!

Konkluzioni: Sa nuk është vonë! Të konsiderohet përparësi dhe urgjencë kombëtare, ushqimi i plotë dhe i balancuar i popullatës. Përndryshe veç braktisjes masive të vendit, do të përballemi edhe me keqrritje, deformim fizik dhe mendor të popullatës së mbetur.

Kjo nuk është hamendje. Por realitet i hidhur! Do të na duhet të kthehemi te koha e tallonave, sepse nuk ka rrugëdalje tjetër të shpejtë përballë kësaj skamjeje, simbol i kolapsit ekonomik! Prandaj, propozoj që familjeve të varfëra, pensionistëve, të pamundurve, t’u shpërndahen falas, tallona me shportën bazë ushqimore!

E bën këtë edhe Amerika me “food stamps”, për familje me të ardhura të pakta, por që për nga niveli as që nuk kanë të krahasuar me varfërinë tonë!

Mos ta lëme, “sadakanë” dhe bamirësinë vetëm për Bajram e Pashkë, apo me pjata supe, mencash elektorale! Duhet vepruar! Menjëherë!”, deklaron Panariti.

Ideja është mjaft efikase, por varet kush e thotë. Panariti dhe shefat e tij Meta dhe Monika, të japin shembullin e parë, të hedhin të gjitha lekët e vjedhura nga arka e shtetit që të shkojnë në ndihmë të të varfërve. Një gjë të tillë ta pasojnë dhe ish kryeministrat, ish ministrat, kryeministri dhe ministrat e PS, nga Edi Rama tek më i vogli, dhe varfëria zbutet, jo se zhduket./Pamfleti

LSI, partia e “sheik”-ëve me miliarda euro pasuri kërkon nga shteti tollon për familjet e varfëra. Të mos qajë për varfërinë, por të dorëzojë lekët e vjedhura Read More »

Edhe demokratët të zhgënjyer me PD, vërshojnë komentet te FB i Palokës: Jeni opozita më e…

Duket se edhe demokratet vete jane te zhgenjyer me partine e tyre. Ne nje status qe ka bere se fundmi Paloka ne FB, nje qytetar e kritikon si opozita me e dobet qe njeh historia, teksa nje tjeter ia kthe se ka te drejte 100%.

STATUSI I PALOKES:

Palaco kryeminister, “jam i tronditur” thote, nderkohe qe ne vete te pare i nxit kriminelet jo vetem te kercenojne por dhe te eliminojne kundershtaret e tij qofshin ata opozitare ne politike, gazetare apo qytetare te thjeshte…

Shume nga qytetet kryesore te vendit sot (Shkodra, Durresi, Elbasani, Vlora…)me bekimin e Rames, jane teresisht nen terrorin e bandave qe njihen mire nga gjithe qytetaret sepse kane qene ne krah te Rames per ta sjelle e per ta mbajtur ne pushtet.

Sot keto banda , bredhin me makinat e blinduara me te cilat jane pajisur me firmen e qeveritareve, shpesh te shoqeruara nga furgonat e “policise bande” dhe vrasin, perdhunojne e gjobisin , per hesap te tyre dhe te qeverise. Cdo akt jo vetem me bekimin por dhe mbeshtetjen dhe nxitjen direkt te Rames.

Atij qe mendon se ata qe nuk i blen dot mund ti nenshtroje te gjithe me dhune dhe presion.

Mund ti nenshtroje nje pjese, por kurre te gjithe. Do te mbeten gjithnje mjaftueshem shqiptare per ti treguar vendin atij dhe plehrave me te cilet atij i duket vetja i forte. Asnje diktator, asnje bande , asnje kriminel , nuk eshte me i forte se bashkimi i gjithe atyre qe nuk e pranojne me kete realitet.

Edhe demokratët të zhgënjyer me PD, vërshojnë komentet te FB i Palokës: Jeni opozita më e… Read More »

Qytetarët i kërkojnë kthimin në PD, Topalli thyen heshtjen dhe ju përgjigjet me një koment të fortë: Priten pasoja katastrofale!

Topalli ka thyer heshtjen, duke zgjedhur që edhe t’i përgjigjej ndjekësve përmes një komenti në rrjet, të cilët janë një krah i ngrohtë për të.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka thumbuar dhe goditur gjithmonë Lulzim Bashën, pasi ky i fundit e përjashtoi nga listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në një reagim të fundit ndaj Edi Ramës lidhur me kufijtë Kosovë-Serbi, Topalli ngacmoi dhe kreun e PD, duke thënë se ai nuk ekzistonte. Kaq ka mjaftuar që menjëherë të shpërthenin një mori komentesh nga ndjekës të shumtë, të cilët nuk ndalen t’i kërkojnë që ajo të vijojë të japë kontributin e saj në PD.

Topalli ka thyer heshtjen, duke zgjedhur që edhe t’i përgjigjej ndjekësve përmes një komenti në rrjet, të cilët janë një krah i ngrohtë për të.

Teksa qytetarët i kërkojnë që ajo të kthehet në krye të partisë, pasi mbetet shpresa e fundit për ringritjen e kësaj force, Topalli i rikthehet çështjes së cilës i dedikoi edhe statusin.

“Nuk është e nevojshme të jesh i urtë, për të kuptuar se tregtitë e mundshme territoriale janë një rrugë për një paqëndrueshmëri të gjatë në rajon, dhe se kjo mund të shkaktojë pasoja katastrofike”, shkruan ajo.


(Komenti i Jozefina Topallit)

Qytetarët i kërkojnë kthimin në PD, Topalli thyen heshtjen dhe ju përgjigjet me një koment të fortë: Priten pasoja katastrofale! Read More »