Politike

Zbulohet arsyeja që fshihet pas qëndrimit të çuditshëm të Ramës për ngjarjen e rëndë në Selenicë

Reagimin e parë të Ramës për masakrën në Selenicë e ka komentuar ish-kryeministri Sali Berisha duke thënë se, ka një arsye që fshihet pas këtij qëndrimi. Berisha thotë se nuk u dëgjua asnjë fjalë ngushëlluese për viktimat, dhe sipas tij kjo tregon sëmundjen që Rama vuan.

Reagimi i plotë:

Rama dje ne nje deklarate makaber shpall fajtor tete viktimat e Selenices! Ai, ne nje rast unik ne bote, jo vetem nuk shprehu ngushellime por perdhosi dje shpirtrat e tete viktimave, i shpalli fajtore per se vdekuri sepse rriten statistiken e te vrareve!

Te dashur miq, ne nje rast absolutisht te pa shembull ne boten e qyteteruar, Edvin Kristaq Rama nuk shqiperoi nje fjale te vetme ngushelluese per tete viktimat e masakres te fshatit Resulaj te Selenices, e cila perberi lajm per mbare mediat e botes por jo per Edvinin!

Nje qendrim i tille mbahet vetem e vetem: – Kur je i semure psiqik bipolar dhe vuan nga paranoja e pamjekuar. Ne kete rast poli i paranojes te thote se ata jane armiq sepse te demtuan duke rritur statistiken e vrasjeve. Keshtu qe per Ramen nuk ka rendesi se humben tete jete te qytetareve, femije, gra, burra te nje familje te vendit te tij por se ata jane armiq, fajtore se rriten statistiken e vrasjeve ne vend.

Ky eshte dhe shkaku qe ato armiq nuk meritonin ngushellim, por nje qendrim i tille mbahet edhe: – Kur viktimat jane terroriste apo pushtues dhe ne keto raste dekorohet ai qe i asgjesoi ose, – Kur je rracist antishqiptar dhe nga urrejtja etnike rraciale ndjen kenaqesi kur vriten sa me shume shqiptare Ketu me poshte keni deklaraten e djeshme te Edi Rames per tete viktimat e Selenices tre jave pas ejzekutimit te tyre, per te cilet Edvin Kristaq Rama nuk shprehu asnje ngushellim. sb

“Për sa i përket sigurisë, kemi sezonin turistik me shifrat më pozitive. Në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorë, ku patëm 8 të vrarë, në një masakër haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”/korrieri

Zbulohet arsyeja që fshihet pas qëndrimit të çuditshëm të Ramës për ngjarjen e rëndë në Selenicë Read More »

“Kurbani” i parë i shtatorit, cilin do të shkarkojë Rama. Prokuroria po përgatit superdosjen

Shtatori do të nise me shumë ndryshime edhe në kabinetin qeveritar, ku ashtu sikurse është paralajmëruar do të ketë lëvizje të ministrave dhe zv.ministrave, por edhe opozita ka deklaruar se do të fillojë një stinë të madhe protestash. “Pamfleti” shkruan se një dosje super e bujshme po punohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për një zyrtar shumë të lartë shqiptar.

Burime të rezervuara nga organi i hetimit flasin që brenda dhjetorit do të dalë një dosje përvëluese, ku flitet për një anëtar kabineti aktual, pra ministër. Nuk dihet nëse ky fakt ka rënë në duart e kryeministrit që mund të bëjë ndryshimet përpara se të nisë hetimi i prokurorisë, por realisht ka gjasa që situata të jetë shpërthyese si me rastin e Saimir Tahirit një vit më parë.

Ndërkaq, ambasada amerikane ka bërë thirrje për aplikimin e kandidatëve të pastër për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ambasadori amerikan foli për “një gjyqtar të ndershëm nga gjykatat e apelit”. Ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së hap rrugën më pas për të startuar SPAK apo Prokuroria Speciale, e cila do të marrë kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ambasada amerikane u ka bërë thirrje të gjithë gjyqtarëve që kalojnë vetingun të aplikojnë për vendet vakante.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni”, thuhet në thirrjen e ambasadës amerikane./Pamfleti/

“Kurbani” i parë i shtatorit, cilin do të shkarkojë Rama. Prokuroria po përgatit superdosjen Read More »

Hashim Thaçi lë nam me fjalimin në anglisht, Vuçiç nuk arrin të mbajë të qeshurën (video)

Presidenti i Kosovës, Thashim Thaçi në takimet me ndërkombëtarët nuk heziton asnjëherë që të flasë në anglisht, pavarësisht aftësive të tij në njohjen e saj.

Kjo ka bërë që artikulimi i fjalëve të shkaktojë të qeshura, madje edhe Aleksandër Vuçiç nuk arriti dot ta mbante gazin.

Hashim Thaçi lë nam me fjalimin në anglisht, Vuçiç nuk arrin të mbajë të qeshurën (video) Read More »

Botuesi paralajmëron: Në 13 shtator sherr e përplasje fizike, populli do rrethojë Kuvendin e Shqipërisë

Ndërsa jemi në prag të nisjes së sesionin të ri parlamentar në vend, duket se ai do të nisë fuqishëm duke u shoqëruar me debate dhe sherre. Kjo për shkak të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, i kthyer me dekret nga Presidenti. Nikolle Lesi, botuesi i gazetes “Koha Jone”, media afer opozites dhe Presidences shkruan se diten kur te rifutet ne Kuvend ligji i kthyer per Teatrin kombetar, do te kete sherr dhe perplasje fizike ne Kuvend.

Madje Lesi paralajmeron se mund te kete dhe rrethim te Parlamentit, dhe tentative te popullit per te hyre ne sallen e Kuvendit per “teatrin”. Pertej paralajmerimeve qe ben here pas here botuesi i “Koha Jone” per te mbajtur te karikuar opoziten dhe qe asgje nuk ka ndodhur deri me tani, aq me pak per nje kauze te shuar si Teatri, por citojme ato qe ka shkruajtur Lesi ne artikullin e tij. “Mazhoranca e do sherrin vetë.

Nuk heq dorë nga prishja e Godinës historike te Teatrit. Në 13 shtator do të rifutet sërish në Kuvend ligji i kthyer mbrapsht nga Presidenti Meta për Teatrin Kombëtar. Pra PS do ta rrëzojë dekretin duke i hapur udhë prishjes me fadroma të godinës historike të Teatrit. Por këtë herë, pikërisht me 13 shtator, opozita është përgatitur që me turma të rrethohet parlamenti. Rreziku mbetet realitet se mundet populli të hyjë në sallën e Kuvendit. Kryeministri Rama insiston që godinën e re të Teatrit ta ndërtojë firma private Fusha shpk e jo shteti dhe si këmbim i jep firmës mijëra metra katror, tokë e cila është pronë e Teatrit, pra e shtetit.

Opozita këtë e kundërshton, pasi thotë se ky është pazar që Edi Rama të marrë mbi 200 milionë euro fitime, sepse Fusha shpk do ndërtojë 6 kulla të mëdha biznesi. PD dhe LSI kërkojnë që në tokën e Teatrit Kombëtar të mos ndërtohet asnjë kullë private biznesi, por shteti të financojë një godinë të re teatri. Ndërkohë nga kalendari i punimeve të Kuvendit, duket se Edi Rama nuk heq dorë, duke e çuar popullin në përplasje të dhunshme, sepse opozita dhe artistët do ta bllokojnë në sallë e jashtë salle të parlamentit. Rreziku është se përplasja atë ditë do jetë fatale për vendin, për arësye se opozita dhe populli mund të hyjnë sëbashku në Kuvend”, shkruan gazeta e Lesit.

Botuesi paralajmëron: Në 13 shtator sherr e përplasje fizike, populli do rrethojë Kuvendin e Shqipërisë Read More »

“Kanë rënë çatitë, por mbahen themelet”, ja mesazhi i koduar i Saimir Tahirit

Ish ministri Saimir Tahiri kohwt e fundit po bwhet shumw aktiv nw rrjetet sociale duke publikuar foto dhe video nga pushimet e tij.

Gjatë ditës së sotme, ish ministri ka prezantuar me anë të një fotoje dhe rrapin e familjes së tij duke lëshuar një mesazh tw koduar, por nuk dihet se kujt i drejtohet.

“Rrapi i Tahirajve, – Gusmar; Si në ekran vendlindja më shjellet, kanë rënë çatitë, po mbahen themelet”- shkruan në foto Tahiri.

Kujtojmë se ish ministri i akuzuar nga PD për lidhje me Habilajt ende nuk ka mbyllur hesapet me drejtësinë, që siç e quan vetë ai është një luftë për të vërtetën.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij.

“Kanë rënë çatitë, por mbahen themelet”, ja mesazhi i koduar i Saimir Tahirit Read More »

Ligji detyron KQZ ti ndërpresë veprimtarinë LSI, akt antikushtetues me karakter të fshehtë në kampingun e Jalës

Në mbyllje të kampit veror të të rinjve të LSI, u shpërnda edhe video e cila në përmbajtje kishte jo vetëm të rinj, por edhe fëmijë për të përcjellë një mesazh politik. Në kampingun partiak të LSI, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, ka bërë pjesë të kësaj veprimtarie politike partiake edhe fëmijë e adoleshentë dhe prej 6 ditësh trajnim ushtarak, me ushqim e strehim si në qendrat stërvitore të “ISIS” me ushtar fëmijë. Pasi i ka joshur me benefite pushteti të ardhshëm e të afërt, kryetarja e LSI I ka reshtuar si formacion luftarak, për të manifestuar “Marshin revolucionar të LSI”, me thirrje drejtuar fëmijëve, të rinjve e gjithë popullit, për rrëzim të pushtetit me dhunë!

KQZ, nisur prej këtij akti-anti-kushtetues, që e ndalon dhe e ndëshkon Ligji Nr.8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike në Shqipëri”, ky institucion, ka detyrimin që brenda 24 orëve nga marrja dijeni, t’i drejtohet me shkresë zyrtare “për informim”, këtyre 9 institucioneve të larta të shtetit: Komandantit të Forcave të Armatosura në kohë paqeje, që është Presidenti Republikës, Presidentit të Republikës, si kreu i shtetit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Komisionit Palamentar të Sigurisë Kombëtare, Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendshëm, Kryetarit të SHISH.

Monika Kryemadhi e tërbuar për pushtet-pasuri, nëse nuk e kupton, se çfarë krimi është rekrutimi, organizimi, nxitja e fëmijëve në grupime e marshe dhune, le të pyes ish-ushtarakun Baba Mondi, mikun dhe ortakun e Ilir Metës në gurore (me administrator Zalo Qaton), ose le të konsultohet me paraardhësin e Ilir Metës, “Shefin e shtabit të forcave të armatosura” të PD, kapiten Bujar Nishanin.

Ja çfarë përcakton Ligji Nr.8580, datë 17.02.2000 “Për partitë Politike”/NENI nr. 6/Partive politike, u ndalohet të krijojnë organizata me karakter ushtrak, ose para-ushtarak. NENI nr. 7/ Ndalohet regjistrimi dhe lejimi, i veprimtarisë së një partie, në rastet: Kur në dokumentet e themelimit të saj shprehet qëllimi për përdorimin e dhunës për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore. Kur në dokumentet e themelimit të saj, shprehet nxitja dhe përkrahja e urrejtjes racore fetare, krahinore, etnike, shoqërore. Kur partia, mbështetet në metoda totalitariste, si dhe ka karakter të fshehtë.

Ligji detyron KQZ ti ndërpresë veprimtarinë LSI, akt antikushtetues me karakter të fshehtë në kampingun e Jalës Read More »

Biznesmeni tallet me Ramen: “E prisja që të ishe pak më sportiv, pasi takove Ronaldon”

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në lidhje me turizmin në Lezhë, ku së bashku me ministrin Blendi Klosi kanë qenë dhe disa sipërmarrës.

Një nga sipërmarrësit i cili tha se është një simpatizant i tij, u ankua për tatimorët, por bëri dhe një batutë për veshjen e Ramës.

qytetari ronaldo

“E prisja që të ishe pak më sportiv, pasi takove Ronaldon”, u shpreh qytetari.

Më tej ai vijoi me ankesën e tij, duke i thënë se tatimorët bëjnë të kundërtën e asaj që ka vendosur qeveria.

“Jam simpatizanti i partisë suaj, por unë ua them ato që nuk funksionojnë në administratë. Mos të jenë kaq agresive, na vijnë si xhandarë, tre katër herë në ditë. Bëjnë të kundërtën e asaj që thoni ju”, shtoi më tej ai.

Biznesmeni tallet me Ramen: “E prisja që të ishe pak më sportiv, pasi takove Ronaldon” Read More »

Biznesmeni i habit të gjithë: Papunësia sot në Shqipëri është Zero. Nuk e them se është Edi Rama këtu

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me biznesmenë në fushën e turizmit në bregdetin e Shëngjinit.

Takimi i ngjashmë me “llogaridhënien”, ka si qëllim identifikimin e mangësive në fushën e turizmit, teksa fjalën e kanë marrë kryesisht operatorët turistikë.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë deklarata e një biznesmeni që ka deklaruar papunësi zero në Shqipëri.

Megjithëse është ankuar fillimisht për pagesën e 50 punonjësve të tij me pagë të plotë prej muajit mars, megjithëse sezoni ka nisur në qershor, ai ka bërë edhe deklaratën qesharake.

“Nuk e them se jeni ju këtu. Por sot papunësia në Shqipëri është zero”, deklaroi ai duke i lënë të habitur të gjithë të pranishmit.

Biznesmeni i habit të gjithë: Papunësia sot në Shqipëri është Zero. Nuk e them se është Edi Rama këtu Read More »