Politike

Kryeministri flet për herë të parë për ngjarjen e Selenicës: Nëse nuk do e kishim atë masakrën e Vlorës, sot…

Për herë të parë Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Selenicë, ku Ritvan Zykaj vrau 8 anëtaret e familjes së tij. Rama kishte zgjedhur që të heshtë për ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik dhe këtë e shprehu në një koment në facebook teksa i përgjigjej një qytetari.

Por reagimi i tij ka ardhur sot nga Lezha, ku ishtë në një takim në Lezhë duke folur për turizmin, Rama tha se ky vit mund të ishte dhe shumë mirë me shifrat e vrasjeve, pasi e cilësoi si një vit të qetë. “Nëse nuk do të kishim atë masakrën e Vlorës, një vrasje haluçinante do të kishim numrin më të ulët të vrasjeve për këtë vit”, tha kryeministri Edi Rama.

Kryeministri flet për herë të parë për ngjarjen e Selenicës: Nëse nuk do e kishim atë masakrën e Vlorës, sot… Read More »

Hakmarrje ndaj Berishës? Rama i beson Reformën Zgjedhore ish-deputetit të PD, e shkarkoi Saliu për ligjin e përgjimeve

Janë zbuluar emrat e ekspertëve që po shkruajnë draftet për reformën zgjedhore, mes të cilëve tërheq vëmendje emri i ish-deputetit deputetit të PD, Viktor Gumi, i propozuar nga PS. Emrat janë zbuluar nga Report Tv, ku nga radhët e opozitës është propozuar Ilir Rusmajli. I propozuara i PS, Viktor Gumi, ka qenë deputeti i PD në legjislaturën 2009-2013, ndërsa më pas është përjashtuar nga lista e selisë blu nga Sali Berisha.

Fakti që PS i beson ish-deputetit Gumi Reformën Zgjedhor duket si një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj Sali Berishës, i cili kohët e fundit është afruar gjithnjë e më shumë me Ilir Metën, duke braktisur Lulzim Bashën, të cilin 2019-a mund ta gjejë krah Ramës.

Viktor Gumi ka qenë mes anëtarëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve të ndëshkuar nga Sali Berisha për një nen të ligjit të përgjimeve. Ata e rrëzuan këtë nen, pasi shumëfishohej me 29 herë mundësia e përgjimeve të qytetarëve. Gumi asokohe sqaroi se pas këtij veprimi të tyre, Berisha i përjashtoi nga kandidimi për zgjedhjet e 23 qershorit të 2013 deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve.

“Komisioni i Ligjeve evidentoi se në këtë ligj shumë sensitiv nuk ka rregulla loje dhe për sa kohë ato mungojnë, pashmangshmërisht abuzimi është evident. Projektligji i paraqitur në atë kohë për mendimin e Komisionit të Ligjeve shkonte në drejtimin e kundërt.

Ligji për përgjimin parandalues nuk përcakton kategorinë e veprave penale për të cilat ai lejohet. Ligji për përgjimin e telekomunikimeve, përderisa nuk liston kategorinë e veprave penale për të cilat kryhet, lejon këdo dhe në çdo kohë të jetë subjekt i këtij përgjimi.

Kjo është një praktikë unike në Europë dhe në thyerje të çdo standardi të kërkuar nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. (Vendim i Gjykatës së Strasburgut Kennedy v UK).

Në kontrast të thellë me ligjin tonë, p.sh. në ligjin gjerman vetëm një nen për këtë gjë është dy faqe e gjysmë i gjatë. Ligji nuk përcakton kategorinë e personave që i nënshtrohen këtij përgjimi.

Edhe në këtë aspekt eksperienca jonë është unikale”, thoshte në 2014 gjatë prononcimit për mediat Viktor Gumi. Ndërkohë që Reforma Zgjedhore prej kohësh ndodhet në ngërç, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje për disa cështje, mes tyre votimin e emigrantëve dhe kërkesen e opozitës për votimin dhe numërim elektronik.

Hakmarrje ndaj Berishës? Rama i beson Reformën Zgjedhore ish-deputetit të PD, e shkarkoi Saliu për ligjin e përgjimeve Read More »

A e vodhi Meta floririn në Thesarin e Shtetit më ’97? KLSH plan për të zbuluar fajtorët, ja çfarë pritet të ndodhë

KLSH kërkon ‘fundosjen’ e të gjithë atyre personave, që grabitën rezervat e shtetit gjatë trazirave të vitit 1997, mes të cilëve pritet të dalë edhe emri i Presidentit Ilir Meta, që akuzohet si autori i grabitjes më të bujshme në vendin tonë, atë të floririt në Thesarin e Shtetit. Përmes një kërkese drejtuar Ministrisë së Brendshme, KLSH ‘urdhëron’ ngritjen e një grupi pune që të identifikojë personat përgjegjës, për të marrë më pas masa që të kompensojnë dëmet e shkarkuara. ‘Shqiptarja.com’ shkruan sot se KLSH ka bërë një bilanc të gjendjes debitore të Ministrisë së Brendshme.

Gjendja debitore është 8,318,301,000 lekë, nga e cila një pjesë është shkaktuar gjatë trazirave të 1997-1998, përmes sulmit dhe grabitjes së rezervave të shtetit. Kujtojmë se, një nga grabitjet më të bujshme në atë kohë është vjedhja e 340 kg flori në Thesarin e Shtetit Shqiptar, më 14 prill 1997, në tunelet e shtetit shqiptar, në fshatin Krrabë të Elbasanit. Kjo ngjarje është mbuluar me një tis misteri, ndërsa sot e kësaj dite nuk ka ende një përgjegjës për vjedhjen e thesarit që ruhej në tunelin e Krrabës, dyert hermetike të të cilit hapeshin vetëm me një kod të veçantë. Ka vetëm akuza dhe kundërakuza për implikimin e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar.

“Sipas pasqyrave financiare (bilanci) përmbledhëse për të gjithë njësi vartëse, në fund të vitit 2016, gjendja debitorë (klasa 4) paraqitet në vlerën 8,318,301,000 lekë nga e cila një pjese e konsiderueshme paraqiten edhe pa shpresë arkëtimi, sepse është krijuar dhe e trashëguar që nga trazirat e vitit 1997-1998, apo me përpara. Për aparatin e MB, shqetësuese mbetet mos arkëtimi i shumës 27,365,134 lekë nga debitori z. E. A. Ky detyrim është krijuar para vitit 2000, për shkak të abuzimeve të bëra në tenderin e prodhimit të pasaportave për jashtë shtetit. Ndërsa shqetësuese mbeten edhe debitorët në njësitë vartëse si: Në Gardën e Republikës paraqiten debitorë në shumën 30,325,039 lekë, ku pjesën më të lartë e zënë debitorët në trazirat e viteve 1997-1998, si dhe 13 debitorë në vlerën 8,477,624 lekë, për të cilët Garda e Republikës i ka marrë në ngarkim në kontabilitet për llogari të të tretëve”, thuhet në raportin e KLSH.

Kërkesa

Për rrjedhojë, KLSH kërkon marrjen e masave për identifikimin e debitorëve dhe kompensimin e dëmit. KLSH  kërkon që Ministria e Brendshme të bashkëpunojë me organe të tjera shtetërore, si me drejtoritë e policive, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe me Gjendjen Civile, për gjetjen e të dhënave të sakta të personave. “Ministria e Brendshme të marrë masa, duke krijuar grup pune të veçantë me përfaqësues të fushës së financave dhe fushës juridike për analizimin e hollësishëm të debitorëve. Të bashkëpunohet me drejtoritë e policive, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe me Gjendjen Civile, për gjetjen e saktë të të dhënave të debitorëve fizik (ish-punonjës) dhe të subjekteve fizik e juridik”, thuhet në raport.

Gjobat 1994-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton vlera debitore nga gjobat e pavjelura, të vendosura nga IKMT gjatë periudhës 1994-2007 është 1,513,907,360 lekë. “Në pasqyrat financiare të IKMT-së, vlera debitorë është 1,513,907,360 lekë, e cila përfaqëson gjobat e vendosura nga degët e ish Policisë së Ndërtimit gjatë periudhës 1994-2007 dhe arkëtimi i tyre ndiqej nga vetë Degët e Policisë së Ndërtimit, të cilat u shkrinë me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit” dhe ndarjen e kompetencave midis INUK dhe INUV. Po kështu qëndron debitor edhe gjobat e vendosura nga INUK dhe IKMT për periudhën 2008-2016 në vlerën 2,250,376,048 lekë si dhe vlera prej 5,070,209 lekë e cila përfaqëson detyrime të lëna nga auditimi në vite për ish-punonjësit e Policisë së Ndërtimit si dhe të INUK”, vijon raporti.

Edhe për këtë gjendje debitore, KLSH kërkon që të merren masa. “Të dërgohen shkresa zyrtare për arkëtimin e detyrimeve, për debitor që janë me shpresë arkëtimi, ndërsa për debitorët që janë pa ndonjë shpresë arkëtimi, ti propozohet Ministrisë së Financave që ti mbajnë në llogaritë jashtë bilancit, ose të ndiqet procedurat ligjore për parashkrimin e tyre. Për subjektet private debitorë të dërgohen shkresa Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të njoftuar për detyrimet që ato kanë ndër vite ndaj MB dhe të merren hapat bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, për të mundësuar arkëtimin e këtyre detyrimeve”, thekson raporti./korrieri

A e vodhi Meta floririn në Thesarin e Shtetit më ’97? KLSH plan për të zbuluar fajtorët, ja çfarë pritet të ndodhë Read More »

Zbulohet plani i SHBA-BE për arrestimet ‘VIP’, ja me çfarë do të përballet politika nëse bllokon SPAK-un

Çdo tentativë për të bllokuar ngritjen e SPAK-ut do të ishte fatale për politikën shqiptare, e cila do t’i duhet të përballet me ILDKP, Krimet e Rënda dhe Drejtorinë e Pastrimit të Parave. Siç shihet në sferën e nxehtë politike, PD dhe LSI nuk po japin konsensus për zbatimin e reformës dhe organi më i rrezikuar është Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Gara për në KLGJ e KLP u zgjat, ndërsa mungon konsensusi PD-PS për të amenduar nenet që rrëzoi Gjykata Kushtetuese. ‘Sot’ shkruan se nëse nuk bëhet amendimi i tyre, KLGJ e KLP nuk marrin dot vendim për të emëruar anëtarët e SPAK. Por edhe nëse politika vijon ta zvarrisë procesin, gazeta ka mësuar se ndërkombëtarët dhe qeveria janë duke ecur me një plan rezervë për të shkuar te arrestimet në nivele të larta. BE kërkon me ngulm që të luftohet korrupsioni dhe nëse deri në qershor nuk ka “peshq të mëdhenj” në rrjetë, atëherë nuk ka hapje negociatash.

Sipas informacioneve, qeveria me ndihmën e SHBA-BE do përdorin resurset aktuale për të goditur korrupsionin. Një ditë më parë gazeta publikoi paktin me Eurojust dhe aty thuhej qartë se do jetë Prokuroria e Përgjithshme që do koordinojë punën me ndërkombëtarët dhe jo SPAK. Nga ana tjetër, nëse shihen strategjitë antikorrupsion 2018-2020 të qeverisë dhe prokurorisë, bie në sy se të dyja janë të angazhuara për të dërguar pas hekurave këdo që ka futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë. Në planin e qeverisë përcaktohet qartë se do të forcohet roli i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe i Drejtorisë së Pastrimit të Parave. Po ashtu gazeta ka mësuar se nëse SPAK zvarritet, këto organe do hyjnë në lojë për të nisur një valë kallëzimesh ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve të lartë.

Dosjet shkojnë te Krimet e Rënda dhe më pas është kjo prokurori që duhet të dërgojë pas hekurave të korruptuarit. Gazeta e tha pak ditë më parë se në Tiranë kanë ardhur disa ekspertë për pastrimin e parave dhe ata janë informuar për dosje konkrete që ka DPPPP. Po ashtu dhe më herët amerikanët kanë kërkuar të dhëna për zyrtarë të caktuar që dyshohet se kanë nxjerrë para jashtë vendit dhe kanë bërë pastrim parash. Pra, nëse PD dhe LSI vijojnë të mbajnë pezull organet e reja të drejtësisë, do vihen në lëvizje institucionet shtetërore për të ndëshkuar të korruptuarit. Sinjali i parë është dhënë me hetimet për Adriatik Llallën, ndërsa pritet që fatin e tij ta kenë dhe shumë të tjerë.

Tentativat bllokuese për SPAK

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ishte planifikuar të ngihej që në fund të vitit 2016, por politika ka bërë tentativa të shumta që ky organ të mos zyrtarizohet. Fillimisht ishte Partia Demokratike, e cila ankimoi në Kushtetuese ligjin e vetingut. Kushtetuesja e pezulloi për 3 muaj dhe procesi u shty. Kur pritej që të zgjidheshin anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, PD hyri në çadër dhe vonoi me 3 muaj votimin e tyre. Pasi u zhbllokua vetingu, hyrën në ngërç KLGJ e KLP. Gara për përfaqësues nga shoqëria civile e avokatia u hap 4-5 herë. Kushtetuta e ka të përcaktuar se SPAK ngrihet dy muaj pas ngritjes së KLP. Pra, pa u ngritur KLP nuk ka organe antikorrupsion. Por ngrija e këtij organi po has vështirësi. Përveç kësaj, problemi është se KLP do emërojë prokurorët e SPAK. Kushtetuesja ka rrëzuar nenin bazë të mbledhjes së KLP dhe nëse ai nuk ndryshon, nuk bëhen dot emërime. Pra tashmë gjithçka është në dorë të politikës./korrieri

Zbulohet plani i SHBA-BE për arrestimet ‘VIP’, ja me çfarë do të përballet politika nëse bllokon SPAK-un Read More »

“Jemi shtet i fortë! Je dielli ynë!”/ Ironia e të riut nga Vlora i prish humorin Ramës

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa nga ndjekësit dhe komentuesit e tij në “Facebook”, pasi ka publikuar sot një video nga rindërtimi i urës së Drojës në Lezhë.

Gjithçka ka nisur me komentin ironik të një të riu nga Vlora që mesa duket nuk i ka pëlqyer kreut të qeverisë. Sipas komentuesit “Shqipëria është një shtet i fuqishëm që nuk i bien urat dhe që pret edhe emigrantë”. Ai i numëron një sërë arritjesh ndërsa i kujton Ramës se nuk u fut në burg asnjë nga ata që vodhën.

REPLIKAT

Komentues 1: Faleminderit Zoti Kryeminister per Urat qe po nderton. Ne nuk jemi si disa shtete ne Europe qe i bien urat ne jemi shtet i fuqishem, shtet qe pret emigrante. Rroga mesatare tek ne eshte 250 mij lek te vjetra dhe puna me e kerkuar eshte kamarier fale punes se palodhshme te Kryeministrit i kemi arrit keto stade jetese. Faleminderit o “dielli” shqiptareve. Edhe kur u thua shqiptareve qe ata te paret vodhen dhe ne po lajme borxhet e atyre prap je i madh. Se nuk fute asnje ne burg nga ata qe vodhen shtetin por thjesht fute disa hallexhinj qe spaguanin dot dritat. O Gjigand o i gjat ✌✌🇦🇱🇪🇺🇺🇸

Edi Rama: I dashur! Nuk me vjen keq per kete mesazh talles, po per faktin qe ti me siguri kujton se jo vetem ke te drejte, por edhe ke shkruar diçka vertete therese! Me vjen keq sepse se pari, nje pune e mire, e madhe apo e vogel, respektohet nuk perqeshet dhe kjo eshte nje pune e mire, do ti s’do ti!

Se dyti, rroga mesatare ne Shqiperi nuk eshte 250 mije leke, minimalja po dhe jo shume vite me pare ka qene 150 mije leke! Eshte pak? Patjeter qe eshte pak, madje shume pak, por ti duhet te mesosh se rrogat nuk rriten sipas nevojes po sipas mundesise dhe vendet nuk i zgjerojne mundesite e tyre sipas deshires, po me mundime te medha per vite, dekada e madje shekuj te tere!

Se treti, ti duhet te mesosh se ne sistemin ku jetojme, kryeministri nuk fut dot ne burg askend, sepse ai drejton pushtetin ekzekutiv, nderkohe qe pushteti gjyqesor nuk varet as nga kryeministri e as nga qeveria. Keto duken te thjeshta, po duhen mesuar, sic duhet mesuar edhe qe asnje hallexhi s’ka shkuar ne burg pse s’paguan dritat apo qe Reforma ne Drejtesi eshte pergjigja per hallin e zullumeve te pandeshkuara, por nuk behet sa hap e mbyll syte, e te tjera e te tjera…

Nuk po te lodh me shume se ne talljen tende ka edhe te tjera shprehje te mungeses se dijes e te informacionit, por nje gje besoma: Mund te lozesh me telefonin e te tallesh me ke te duash, edhe me mua, sa te duash, asnje problem, por kjo jo vetem nuk te ben me burre, me te mençur, me te afte, po perkundrazi, te pengon te behesh ndonjehere i atille. Qofsh mire e paç fat🤗

Komentuesi 1: Edi Rama flm per repliken por te gjithe e dime kush ka te drejte ne kte koment. Rinia gjithmone ka te drejte KM 😉✌

Komentues 2 : Punimet i kam pa nga afer jane shume cilesore nuk ka shance te shembet me, por falenderojme fabriken qe po e ben me leket e veta dhe perfitojme dhe ne.

Edi Rama: Pyetja nuk eshte asnjehere ne keto raste ku u gjeten leket per ta bere nje veper publike, po si organizohet e sa cilesore eshte puna ndertuese dhe ne kete drejtim (edhe ne kete rast), me lejo te te them qe Ministria e Infrastruktures dhe Energjise ka rol kyç, ne te mire e ne te keq! Shembuj per te keqen ke plot, per te miren do kesh gjithnje e me shume😊

Komentues 3 : Je i vetmi kryeminister qe publikon punet qe behen me leket e popullit bravo ,shpresoj qe dronin ta kesh bler me leket e tua apo ja more hua Sales ( dronin )😎?

Edi Rama: Rrofsh se me bere te buzeqesh🤗 Kryeministrat nuk dallohen se kush i ben punet me leket e popullit dhe kush me leket e veta, po kush i ben mire e kush jo punet qe kudo ne bote behen me taksat e qytetareve! E dyta, kjo puna ketu per shembull, nuk eshte bere me leket e popullit, po me leket e nje kompanie ne ate zone, po pyetja ime eshte, cfare te shqeteson ty kur shikon pune te mira qe behen?! Dhe e fundit, vrite njecike me shume mendjen per dronin, se nuk i ke rene pikes😂

Komentues 3: Hahaha o z.kryeminister mua nuk me shqetson gje po thjesht dhash nje mendim dhe punet e mira nuk behen per se dyti e treti. Sa per dronin kemi plot ne perderisa ja çuam nje dhurat Serbise 😊.Po nese suksese ne jete e pune ✋ 

“Jemi shtet i fortë! Je dielli ynë!”/ Ironia e të riut nga Vlora i prish humorin Ramës Read More »

Ambasada Amerikane u drejton një apel të gjithë gjyqtarëve: Të ndershëm, patriotë, bëhuni…

Procesi i reformës në drejtësi ende nuk po jep frytet e duhura, kjo edhe për shkak se disa instanca ende nuk janë në funksion. Për këtë arsye, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje për gjyqtarët që të aplikojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas ambasadës, Shqipëria është duke ndërtuar një sistem të ri drejtësie dhe , gjykatësit duhet të bëhen pjesë e saj.

Postimi i plotë

Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!

Ambasada Amerikane u drejton një apel të gjithë gjyqtarëve: Të ndershëm, patriotë, bëhuni… Read More »

Pakti me PS-në, aleatët kundër Bashës dhe i japin një paralajmërimi për zgjedhjet…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në zgjedhjet e ardhshme rrezikon të humbasë aleatët. Shkak po bëhet reforma e sistemit zgjedhor që të vegjëlit kërkojnë që të ndryshohet pasi në të kundërt ata paralajmërojnë se nuk do të jenë në një koalicion me PD-në.

Aleatët e opozitës paralajmërojnë kreun e PD-së, Lulzim Basha, se nëse do të ketë një pakt me PS-në për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor aktual, do të përdorin të gjitha mjetet që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët të votojnë me një tjetër sistem. “Panorama” publikoi një ditë më parë raportin e ekspertit të Komisionit të Venecias, Iurie Ciocan, i cili po asiston Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ku thuhej se PS-PD kërkojnë që të ruhet sistemi aktual zgjedhor.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një prononcim për “Panorama”, thekson se ka marrë një premtim nga kreu i PD-së, Basha, se pasi të zgjidhet çështja e votimit dhe numrit elektronik, do të nisin diskutimet për një sistem të ri zgjedhor. “Ne si aleatë, të paktën po them ne si aleatë të së djathtës, kemi marrë premtim nga z.Basha që menjëherë pasi të zgjidhet çështja e votimit dhe numërimit elektronik, do të fillojë çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Do të diskutohet për alternativën më të mirë dhe për sistemin më të mirë që i përshtatet edhe realitetet shqiptar. Ne sigurisht kemi të preferuarin tonë, por e rëndësishme është të hapet fillimisht si diskutim. Për mua, ky sistem që kemi është më i prapambeturi, është sistem reaksionar. Koha dhe proceset zgjedhore kanë vërtetuar se ky sistem nuk hyn më në punë”, sqaron Shehi.

Sipas kreut të LZHK-së, nëse përfaqësuesit politikë janë shprehur për të mbajtur këtë sistem zgjedhor, atëherë ky është edhe mendimi i Kryeministrit dhe kreut të opozitës. “Nëse përfaqësuesit politikë të partive janë shprehur për të mbajtur këtë sistem, praktikisht këtë gjë e do Edi Rama dhe Lulzim Basha, se ata janë shërbëtorë në ato takime. Ne, nëse do të jetë ky qëndrim nga dy partitë e mëdha, do të shohim dhe do të përdorim mjetet tona për të luftuar dhe për ta ndryshuar këtë gjë. Por, fillimisht jemi në pritje të asaj që kemi diskutuar me kreun e Partisë Demokratike”, thekson Shehi.

Edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, konfirmon se aleatët e opozitës kanë marrë një premtim që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kenë një sistem të ri zgjedhor. “Ne kemi marrë premtime nga Basha që do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor, por pa specifikuar për sistemin që ne do të kërkojmë. Ne kemi dhënë propozimet tona, pasi sistemi aktual dëmton jashtëzakonisht partitë e vogla”, sqaron Duka .

REAGIMI

Bashkëkryetari i djathtë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka sqaruar se nuk ka një pakt me shumicën për të mbajtur këtë sistem zgjedhor. “Nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor, as të fshehtë dhe as të hapur. Aq më pak sistemi zgjedhor është në diskutim për çështjen e votës së emigrantëve. Sistemet zgjedhore vendosën për të garantuar përfaqësim politik dhe efikasitet në qeverisje dhe jo për të zgjidhur çështje specifike. Vota e emigrantëve do t’i përshtatet sistemit zgjedhor ?që do të jetë në fuqi në zgjedhjet përkatëse. E vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëve është çështje që u takon zgjedhjeve të përgjithshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi për sistemin zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të bëhet pasi të përmbyllen çështjet që prekin zgjedhjet vendore të vitit 2019”, sqaron përfaqësuesi i PD në Komisionin e Reformës./korrieri

Pakti me PS-në, aleatët kundër Bashës dhe i japin një paralajmërimi për zgjedhjet… Read More »

Negociatat me Milosheviç, pse Nano u tërhoq më 1998 nga ideja për ndarjen e Kosovës?!

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes shqiptarëve dhe serbëve nuk është e re. Ajo është diskutuar edhe në vitin 1998, kur u fol për një pak të mundshëm mes Milloshevicit dhe Fatos Nanos, që në atë kohë ishte kryeministër.

Enver Bytyçi

Në nëntor 1997 ndodhi një ngjarje shumë e përfolur e kohës. Fatos Nano i sapoardhur në pushtet e kryeministër i Shqipërisë u takua në Kretë të Greqisë me presidentin e Serbisë, Sllobodan Milosheviç. Takimi u sponsorizua prej kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis, në kuadër të një samiti të kryeministrave dhe kryetarëve të shteteve ballkanike në këtë ishull.

Si për çdo ngjarje madhore e jo të tillë, edhe për këtë takim Nano, pas grekëve, mori bekimin e amerikanëve. Sekretarja e Shtetit Olbright ishte në dijeni dhe kishte rekomanduar takimi të ishte krejt fotmal, thjesht për kortezi, me qëllim që Serbia të mos kishte mundësi ta interpretonte një refuzim të mundshëm të kryeministrit të Shqipërisë si qëndrim kundë paqes. Kështu që duhej që takimi të mos zgjaste më shumë se 30 minuta.

Por Milosheviçi kishte ardhur në takimin e Kretës me një dosje, në të cilën ishte formuluar ideja e ndarjes së Kosovës. Donte ta diskutonte deri në hollësi këtë opsion me zotin Nano, me qëllim që të realizonte idenë e Serbisë së Madhe. Nano u josh nga ky diskutim, bëri shumë pyetje, me qëllim që të qartësohej rreth idese serbe të ndarjes së Kosovës. Ndaj takimi zgjati një orë e gjysmë. Jashtë sallës ku bisedonin dy protagonistët në fjalë, qëndroi në pritje ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Kur Nano doli nga pritja Milo ishte i shqetësuar, sepse dikush nga departamenti i shtetit i kishte telefonuar dhe pyetur: “Çfarë po bëjnë ata kaq gjatë në takim? Milo , I shqetësuar e pyeti shefin e tij sapo doli se pse qëndruat kaq gjatë dhe si shkoi biseda me Milosheviin? Nano që i përgjigjet plot entusiazëm: “Shkoi mrekulli, biseduam ngrohtë si me Thanasin”! (Thanasi ishte i ati I Nanos).

Ve kësaj, Nano dhe Milosheviçi ranë dakord që ata të dy ta kontrollonin konfliktin ushtarak të sapo shfaqur në horizontin e Kosovës. Kjo do të thoshte se ata do të mbanin frenat e luftës, sigurisht përmes njerëzve të tyre që kishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nano nuk kishte menduar asnjë ide për ndonjë zgjidhje të konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Ideja e Milosheviçit për këtë zgjidhje përmes ndarjes iu duk kreative. Vetëm se ishte në dilemë të parashikonte se farë do të vinte pas ndarjes. Për momentin Nano nuk kishte kundërshtuar, ndërkohë që e mundonte dilema se a ishte më mirë apo më keq për pushtetin e tij, nëse Kosova e mbetur nga nndarja do të bashkohej me Shqipërinë.

Pas kthimit në Tiranë kryeministri shqiptar e diskutoi propozimin e Milosheviçit me disa kolegë të tij në qeverisje. Mori mendimin e disa ministrave të kabinetit të tij, ndërkohë që flakët e luftës u ndezën në Kosovë. Edi Rama ofroi idenë e efektit dopio të ndarjes. Që do të thotë se Kosova do të ndahej, por jo midis Serbisë dhe Shqipërisë. Nga ndarja do përfitonte vetëm Serbia, ndërsa Shqipëria do përkujdesej që pjesa e mbetur të mbijetonte e të krijonte shtetin e saj. Dhe që të ndodhte kjo, ish-ministri i Kulturës propozoi që Kukësi, Hasi dhe Tropoja, dmth Qarku i Kukësit t’i bashkëngjitej Kosovës.

Ky propozim bazohej në dy argumente:

Së pari, Kosova e ndarë për të kënaqur orekset nacionalshoviniste të Serbisë nuk mund të bijetonte si shtet, ndaj bashkimi i Qarkut të Kukësit e mundësonte këtë bijetesë. Dmth  duhej evituar me çdo kusht që Kosova e mbetur nga ndarja me Serbinë të bashkohej në formë unitare me Shqipërinë. Po të ndodhte kjo, atëhere Partia Socialiste e Nanos dhe Ramës rrezikonte të humbte pushtetin për shumë dekada. Maksimumi do të pranohej një formmulë bashkimi në formën e federatës osë konfederatës, me qëllim që të dy vendet të ruanin pozicionet në pushtet në territorin e vet. Si në kohën e principatave historia e mesjetës përsëritet!

Së dyti, bashkimi i Qarkut të Kukësit me Kosovën jo vetëm mundësonte krijimin e një shteti me kryeqytet Prishtinën, por do të pakësonte votat për opozitën shqiptare të djathtë. Në të dy rastet po përsëritej ideja hoxhiste e periudhës së Luftës dhe mbas Luftës së Dytë Botërore, sipas së cilës “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë rrezikon pushtetin popullor” të komunistëve.

Kjo projekt-ide iu referua ambasadores së SHBA-vë në Tiranë, zonjush Mariza Lino. Ajo e refuzoi menjëherë, sepse politika amerikane nuk lidhej me ndarjen e Kosovës, por me lirinë dhe pavarësinë e saj të plotë. Më pas ideja e projektit u fsheh në sirtarët e Partisë Socialiste, por jo edhe në protokollet qeveritare, për t’u ringjallur dhe implementuar 20 vite më vonë, në ditët e sotme.

Autori i kësaj ideje të atëhershme, Edi Rama, sot është aktori kryesor i padeklaruar i ndarjes së sotme të Kosovës. Ashtu si atëherë, edhe sot aktori tjetër më i rëndësishëm është Hashim Thaçi nga Kosova. Asokohe e shpallën udhëheqës politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më pas, me ndihmën e Beogradit e promovuan në krye të shtetit të Kosovës. Pikërisht këta të dy luajnë kartat në interes të Sëerbisë.  Madje e lusin Europën që të mos ketë frikë nga ndryshimi i kufijve dhe tallen me shqiptarët, duke u bërë thirrje që “t’i mbështesin në projektin e mendur të tyre”!

Ndërkaq deklarata e Merkel e sotme me kërkesën e përsëritur që dialogu për Kosovën të përfundojë pa cënuar integritetin territorial të saj. Ndërsa shqiptarët janë rrjeshtuar në unison kundër ideve dhe përpjekjeve të paimagjinueshme të Hashim Thaçit për t’ia falë më çdo kusht pasuritë më të çmueshme të vendit, Serbisë./korrieri

Negociatat me Milosheviç, pse Nano u tërhoq më 1998 nga ideja për ndarjen e Kosovës?! Read More »