Politike

Klimë e ashpër në PS, kush do të jenë ministrat e kryebashkiakët “kurbanë” të Ramës

Kryeministri Edi Rama e ka të qartë në kokën e tij skemën, ku do të mbështet në nisjen e këtij sezoni parlamentar. Edhe pse mblodhi dy ditë në Vlorë të gjithë kabinetin qeveritar, Rama është nga ata që “pyet 100 vetë e bën siç di vetë”.

Ndërsa të gjithë janë në ankthin e përgjigjes nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar me fillimin e shtatorit, një gjysmë konfirmim vjen nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili nuk mungoi as në grupin e ngushtë të përzgjedhur nga Rama, ku u vendos 7 shtatori si datë për punimet e Asamblesë socialiste. Të fundit që dolën nga mbledhja në Vlorë ishin vet kreu i Qeverisë, së bashku me kryeparlamentarin Ruçi dhe Balla.

Në një pronocim për mediat ditën e sotme i pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri Balla përgjigjet: “Asambleja e PS-së, përkon me fillimin e sesionit, brenda javës së parë të shtatorit ju informoj që pika e parë e rendit është llogaridhënia për punën e qeverisë. Raporti është konsistent dhe përmban të gjithë çështjet që të gjithë shqiptarët raportuan. Dua t’ju them shqiptarëve që morën pjesë, se janë me emër e mbiemër në raport.

 Unë vlerësoj dhe mendoj se nga analiza që kemi zhvilluar qeveria i ka përmbushur angazhimet dhe prioritetet tona kryesore. Sigurisht që ju e dini që në aspektin ligjor kryeministri e ka mbështetjen e grupit parlamentar, për të përmirësuar sa herë që mendon kabinetin. Unë i vlerësoj maksimalisht të gjithë anëtarët e kabinetit”, thotë Balla në reagimin e tij.

Dhe meqë Rama njihet si njeri i surprizave, nuk do të jenë vetëm ministrat që do t’ju ‘shembet dheu nën këmbë’. Me sa duket Rama ka gjithçka të kopsitur pas turit të llogaridhënies dhe pjesë e fortunës do të jenë edhe kryebashkiakët.

Rama pritet të bëjë me dije emrat e atyre që nuk do të kenë më shansin për të rikandituar, si dhe  të godasë rëndë dhe pa lëshime publikisht të gjithë ato zyrtarë që kanë çaluar me punën e tyre./korrieri

Klimë e ashpër në PS, kush do të jenë ministrat e kryebashkiakët “kurbanë” të Ramës Read More »

Izet Haxhia i fut dridhmat Berishës nga burgu: Gati të dëshmoj të gjitha krimet e tij monstruoze! Prokuroria të lëvizë

S’ka qetësi për kriminelin Sali Berisha, derisa të përfundojë pas hekurave. Ish-truproja i tij, Izet Haxhia, ka paralajmëruar me vendosmëri nga qelia se është gati të dëshmojë të gjitha krimet e Sali Berishës. 

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka tronditur sërish liderin historik të PD, me deklaratën më të fundit nga burgu. Haxhia ka paralajmëruar me vendosmëri nga qelia se është gati të dëshmojë të gjitha krimet e Sali Berishës.

Në një bisedë telefonike për Report Tv, Haxhia hedh akuza të forta dhe ndaj Prokurorisë, duke thënë se ka qëndruar indiferente duke mos bërë asnjë veprim për ta pyetur rreth akuzave të artikuluara publikisht prej tij.

Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia në vendin tonë me qëllimin për t’u përballur me të vërtetën e madhe të dosjes më të nxehtë të politikës shqiptare në këto 28 vite demokraci, atë të vrasjes së Azem Hajdarit.

“Unë mbetem i fokusuar tek procesi. Erdha në Shqipëri për të treguar të vërtetën dhe për të treguar rreth krimeve monstruoze që mbajnë firmën e Sali Berishës dhe personave të tjerë rrreth tij”, thotë Izet Haxhia.

I pyetur nëse gjatë këtyre katër muajve nga koha kur u kthye në Shqipëri është marrë në pyetje nga ndonjë prokuror rreth asaj që ka deklaruar Izet Haxhia,  jep këtë përgjigje: “Nëse në Shqipëri ka mbetur ndonjë prokuror i guximshëm, për të gjitha krimet e denoncuara nga unë dhe ato të pa-denoncuara ende, le të marrë mundimin dhe të vijë e të më takojë. Adresën time se ku jam tashmë e dinë”.

Izet Haxhia përcjell mesazhin se  duke nisur nga sot zëri i tij zyrtar në komunikimin me autoritetet e drejtësisë dhe publikun është vetëm avokati Bashkim Nikolla.

Ai  sqaron se: “Të gjitha mesazhet e publikuara deri më tani në Facebook nga e dashura Erjona Parruca kanë qenë me kërkesën dhe aporovimin e tij. Ajo u sulmua në mënyrë të padrejtë. Ajo mbetet një njeri i shtrenjtë për mua dhe dua të vijojë jetën e qetë larg problemeve që mund ti sjellë lidhja me mua. Erjona gëzon respektin dhe mbrojtjen time. Ka plot gjëra të tjera të bukura për të ndarë me njëri tjetrin. Pamvarisht pështjellimeve dhe keqkuptimeve që kanë ndodhur ditët e fundit ne mbetemi të dashuruar më fort se kurrë paçka jemi larg njëri tjetrit. Jam i vendosur të çoj deri në fund këtë betejë që kam nisur me çdo çmim.”

Izet Haxhia tregon vendim që ka marrë në mënyrë që Erjona të jetë e qetë.

Ai thotë: “Nga sot e tutje zëri im zyrtar është vetëm avokati Bashkim Nikolla. Askush tjetër nuk ka të drejtë të flasë apo të përdor emrin tim apo të flas rreth çështjeve të mija në raport me drejtësinë shqiptare”./korrieri

Izet Haxhia i fut dridhmat Berishës nga burgu: Gati të dëshmoj të gjitha krimet e tij monstruoze! Prokuroria të lëvizë Read More »

Audiopërgjimi skandaloz me shantazhe, del dhe flet Lulzim Basha, ja mesazhi bombë

Lideri i demokrateve Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit te nje audiopergjimi ku degjohet ish kreu i KQZ Denar Biba ne emer te Engjell Agacit qe shantazhon gjyqtarin shqiptar ne Strasburg qe te ndikoje per te mbyllur ceshtjet e pronave qe ka qeveria shqiptare.

Deklarata e kryetarit Basha: Një audio regjistrim ku dëgjohet shkoqur sesi gjyqtari shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, shantazhohet në emër të Engjëll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit dhe krahut të djathtë të Edi Ramës, që të ndikojë vendimet e pronave në favor të qeverisë, është prova më tronditëse në këto 28 vjet, që e fakton qeverinë e Edi Ramës si një organizatë tipike mafioze.

Audio regjistrimi i Denar Bibës, aktualisht nënkryetar i KQZ dhe kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, është prova më e pakundërshtueshme sesi e ka projektuar Edi Rama drejtësinë e re për shqiptarët.

Pasi ka vënë nën kontroll të plotë gjykatat dhe prokurorinë shqiptare, Edi Rama ka kërcënuar edhe shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas regjistrimit audio të publikuar nga media, Denar Biba, në emër të Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg, që të bëjë kompromis me Qeverinë në kurriz të të drejtave të pronarëve shqiptarë.

Kërcënimi është i qartë: Nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës “pas përfundimit të mandatit do të mbetet pa punë dhe se sakrifica për të zbatuar me korrektësi ligjin nuk do t’i shërbejë për asgjë”.

Me këtë gjuhë tipike mafioze, i dërguari i Engjëll Agaçit, pra i Edi Ramës, i kujton gjyqtarit shqiptar në Strasburg se: “ky tren, pra mundësia e për të bërë pazar me Qeverinë, nuk do t’i vijë më në jetë”.

Ky shantazh është një akt të mirëfilltë mafioz dhe një rast të paprecedentë jo vetëm në historinë e shtetit shqiptar, por edhe i pa imagjinueshëm në historinë e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.

Engjëll Agaçi dhe Denar Biba, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me porosi të Edi Ramës, kanë kryer veprat penale të korrupsionit aktiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike.

Prokuroria duhet të kishte nisur këtë mëngjes procedimin penal ndaj tyre, dhe duhet ta kishte komunikuar këtë publikisht, për të treguar se nuk është një vegël në dorën e Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij.

Por prokuroria e kapur nga Edi Rama hesht, siç ka heshtur për çdo krim që përfshin zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës.

Shantazhi ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, zbulon para cdo shqiptari dhe miqve të huaj mekanizmin që përdor Edi Rama për të kontrolluar çdo vendim të prokurorëve, gjyqtarëve e komisionerëve të vettingut në Shqipëri.

Kur Edi Rama arrin të shantazhojë gjyqtarin në Gjykatën e Strasburgut, çdo shqiptar e ka të thjeshtë ta imagjinojë presionin, korrupsionin dhe shantazhin që Edi Rama u bën gjyqtarëve, peokurorëve dhe anëtarëve të vettingut.

Kjo është prova dhe arsyeja pse komisioni i vettingu ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, siç vinte në dukje pak ditë më parë edhe Washington Times.

Sot prokuroria duhet të kish nisur menjëherë procedimin penal ndaj Engjëll Agaçit dhe Denar Bibës për shantazh ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut dhe duhej të kishte njoftuar publikun për një hap të tillë.

Por kjo nuk ndodh sa kohë kemi nje prokurori të kapur nga Edi Rama dhe njerëzit e tij të lidhur kokë e këmbë me krimin.

Me vënien e tyre para përgjegjësisë penale, një prokurori që i shërbën qytetarëve dhe jo mafias, do të provojë atë që dimë të gjithë, se urdhëruesi i kërcënimit të gjyqtarit shqiptar në Strasburg, është vetë Edi Rama.

Asgjë tjetër nuk e justifikon dot heshtjen e Edi Ramës i cili sot duhet shkarkojë nga detyra Engjëll Agacin dhe Denar Bibën e tja dorëzojë drejtësisë.

Audiopërgjimi skandaloz me shantazhe, del dhe flet Lulzim Basha, ja mesazhi bombë Read More »

Cilat ministra duhet të largohen nga qeveria? Ja përgjigja që jep Taulant Balla

Në fillim të shtatorit, Edi Rama pritet që të bëjë ndryshime në qeveri, por ende nuk dihen emrat që do të largohen apo ata që do të vijnë. Ndërkohë, vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla që është folur shpesh se mund të bëhet ministër, thotë se të gjithë anëtarët e kabinetit e kalojnë testin. Por sipas tij vendimi final i takon kryeministrit Rama.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi gjithashtu edhe një audiopërgjim të publikuar në media ku ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba i kërkonte favore gjyqtarit shqiptar në Strazburg, Ledi Bianku. Ai thotë se të dy personazhet kanë detyrim publik për shpjegime. Balla thotë se ka dyshime që biseda në fjalë të jetë përgjuar në shtëpinë e dy miqve. Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe vetë Biba, duke thënë se bëhej fjalë për një material audio të manipuluar. Sa për akuzat e artikuluara nga PD-ja se ka ndikuar që biznesmeni Edmond Bego të fitojë 14 mln euro tendera publikë, Balla i qëndron versionit të tij se nuk e ka ndihmuar.

Cilat ministra duhet të largohen nga qeveria? Ja përgjigja që jep Taulant Balla Read More »

“Serbia sot është përballë faktit historik: ose të lëshojë pavarësinë e Kosovës, ose të shpërbëhet”

Në një postim për çështjen e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, Spartak Ngjela thotë se një skenarë i tillë nuk mund të lejohet të ndodhë nga SHBA. Ndërsa nga ana tjetër thekson se, Serbia ka dy alternativa të njohë pavarësinë e Kosovës ose të shpërbëhet si shtet.

POSTIMI I PLOTË

Vuçiç në Francë deklaroi: ose Serbia merr territorin nga Kosova, ose luftë për të marrë Kosovën nën Serbinë. Domethënë do të ripushtojë Kosovën si në vitin 1913. (!)

l.
A thua që të ketë marrë ky një angazhim mbrojtës nga politika franceze dhe politika ruse, që në fakt janë Dy krijuesit historikë nga hiçi të shtetit serb? Jo. Fakti që kërcënon, nuk është në politikë por në frikë dhe në iluzionizëm.

Vuçiçi është i rënë në iluzionizëm. E ka gënjyer më shumë politika ruse. Por asgjë nuk do të bëjë dot. Se pyetja është kjo? Kujt po i kërcënohet me luftë? Dhe pas kësaj vjen pyetja tjetër: pse nuk e di ky që luftën e bën paraja? E pra, ku i ka paratë? Serbia është një shtet i sfilitur që kërkon të hyjë në Bashkimin Europian dhe të garantojë mbijetesën e saj. Më kë do të bëjë luftë ky Aleksandër Vuçiç: me Amerikën? Është i trembur prandaj bërtet. Ende nuk e di ky derëzi që padroni i tij Milosheviç, në luftë kundër Amerikës, rezistoi vetëm 50 ditë?

Po pse, e harroi ky që Kosova është e shkëputur nga Serbia me forcë nga fuqitë e mëdha perëndimore? Po pse, Kosovën shqiptare në vitin 1913, vetë e mori Serbia, apo ia dhanë me forcë fuqitë e mëdha? Ia dhanë me forcë fuqitë e mëdha europiane. Kurse Tani, po ato ia morën për të vendosur në vend padrejtësinë shekullore antishqiptare. Atëherë, cila është kjo luftë që do të bëjë Vuçiç? Është pa dyshim, lufta me mullinjtë e erës, se luftën me Naton dhe Amerikën e ka humbur në 50 ditë: është e ditur tashmë se Milosheviçi i tij u dorëzua vetëm me bombardime.

Sot e gjithë politika amerikane e di si të provuar që shteti serb është formuar me një krim antishqiptar. Kurse amerikanët me presidentin e tyre Bill Klinton e ndërprenë procesin kriminal antishqiptar serb pas 150 vjetësh. Po kryeministri shqiptar i di këto që vete e flet edhe ky si Vuçiçi? Po ku pyetet për kryeministrin shqiptar sot! Shqipëria sot drejtohet nga një kryeministër mendjeshkurtër që urren shqiptarët, dhe flet si hallemadhi Vuçiç. Gjithsesi, e ka gjetur vendin ky palaço panairesh, do ta shihni.

ll.
Arsyeja tjetër që mbyll gjithçka është kjo: nëse vërtet ky Vuçiçi mendon se tremb ndokënd, është fëminor, se ata që kanë çliruar Kosovën, nuk tremben dot nga një fuqi aq e vogël sa ajo e Serbisë. Dhe, nëse pastaj mendon se ka ndërruar politika amerikane, dhe nuk është më kundër krimit serb antishqiptar, është mendjeshkurtër si edhe kryeministri shqiptar.

Po anëtarësimi që i është afruar me kusht Serbisë nga Bashkimi Europian, politika serbe, me cilën arsye politike mendon ta kalojë pa realizuar kushtin? Po sot dihet botërisht që kushti është pavarësia e Kosovës. Si do ta arrijë këtë Vuçiçi, me luftë?
Kjo rrëzon gjithçka. Rruga e Serbisë është vetëm kjo: ose pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në BE për të dalë nga kriza ekonomike që po e fundos; ose shpërbërja tërësore e Serbisë. Kjo është gjendja. Prandaj shqiptarët është mirë të qeshin edhe me Vuçiçin, por edhe me Thaçin që matet të flasë dhe nuk po flet dot.

Ajo që kërkon Vuçiçi është kapitullimi i Amerikës dhe jo kapitullimit i Hashim Thaçit. Ja kapitulloi Thaçi, pse ky e ka në dorë sovranitetin e Kosovës. Pyetja kryesore që ngrihet në këtë çështje, është kjo: kush e ka në dorë sot sovranitetin e Kosovës? Atë e ka USA dhe Bashkimi Europian. Dhe këta, vërtet mendoni se do t’i nënshtrohen Rusisë kundër procesit proshqiptar? Ky në fakt tani dihet që është një proces që e ka nisur politika amerikanë në Ballkanin Perëndimor kundër një shteti kriminal si Serbia.
Kjo nuk mund të ndodhë.

Pikërisht këtë tha dhe kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, dje nga Durrësi. Dhe shumë mirë që e kërcënoi Serbinë pikërisht nga Durrësi, se Durrësi ka qenë gjithmonë ëndërra e saj kriminale.

lll.
Nënshtrimi i politikës serbe për njohjen e Kosovës, është e vetmja garanci që ky shtet i jep politikës amerikane e sidomos asaj gjermanë, se Serbia si shtet po heq dorë nga karakteri i vet kriminal antishqiptar. Nëse nuk heq dorë, shumë më keq për të do të jetë. Kosova e shqiptarëve është, ka tash 19 vjet. Për faktin që ruajtësit e sovranitetit të Kosovës janë Amerika dhe Bashkimi Europian, dhe jo Thaçi, asgjë nuk mund të vijë nga vullneti i Hashim Thaçit, e le më i Edi Ramës që s’e përfill kush.

Prandaj duhet të theksojmë që politika patriotike në Prishtinë sot nuk ka përse të shqetësohet për territoret, ato janë territoret e vendosur që në vitin 1974. Edhe lufta ndërkombëtar e Natos për ato territore është bërë. Sovraniteti është territorial, dhe ai nuk disponohet nga askush që është individ. Natoja që e ka fituar nuk ka fare mundësi që ta lëshojë drejtësinë historike të cilën e ka vendosur vetë me luftë. Po si mendon Aleksandër Vuçiç, Amerika do të kapitullojë në një luftë të fituar se kërcënohet nga shigjetarët e Aleksandër Vuçiçit?

O presidenti i vobegtë serb: pse me një fishek do t’i hapësh ti luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Politika amerikane, nuk mund të heqë dorë nga procesi që ka nisur që në vitin 1993 kundër karakterit kriminal serbo-rus të shtetit serb në Ballkanin Perëndimor. Po të ndodhte kjo, duhej të mendonim se Amerika ka humbur luftën me Rusinë në politikën e saj konstante për Ballkanin Perëndimor. Po, a mund të ndodhë kjo në një kohë kur Rusia është sot një shtet i telikosur nga lodhja? Po Franca, a mund ta garantojë krimin serb antishqiptar që ky të vijojë rrugën e tij të vjetër? Hapur, kjo politikë franceze nuk mund të zhvillohet dot në asnjë lloj mënyre. Po, a e dini se sa është borxhi francez kundrejt Gjermanisë sot? Është aq i madh, sa borxh i grek të duket si një pakogjë.

Përfundimisht, asnjë forcë nuk e ndalon dot sot pavarësinë territoriale të Kosovës. Nëse Vuçiç përpëlitet dhe kërcënon, këtë e bën nga inercia kriminale që e karakterizon si politikë shtetin serb. Serbia sot është përballë këtij fakti historik: ose të lëshojë pavarësinë e Kosovës, ose të shpërbëhet. Po Aleksandër Vuçiç, a e din këtë? Sigurisht që e di.

“Serbia sot është përballë faktit historik: ose të lëshojë pavarësinë e Kosovës, ose të shpërbëhet” Read More »

Uaaa, audiopërgjimi doli, por nuk e keni idenë çfarë rrezikon tani Shqipëria. Mund ta përjashtojnë nga…

Pas audiopergjimit te publikuar sot ne media ku degjohet ish kreu i KQZ Denar Biba qe shantazhon gjyqtarin e Shqiperise ne Strasburg, per te ndikuar ne vendimet per gjyqet qe ka qeveria shqiptare per pronat, ish kryeministri Sali Berisha tregon se cfare rrezikon tani Shqiperia.

POSTIMI

Super Skandal!

Kryekumbar Noriega dhe sekretari i pergjithshem i mafies shteterore shqiptare, don Agaçio kercenojne gjykatesin ne tempullin e drejtesise te Europes, Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Te dashur miq, kryekumbar Noriega me sekretarin e pergjjthshem te mafies shteterore don Agaçio, kercenojne haptas ne menyren me kriminale ne tempullin e drejtesise te Europes, ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut, anetarin e kesaj gjykate zotin Ledio Bianku.

Ata i kerkojne gjykatesit te ndikoje tek kryetari i kesaj gjykate per te hedhur poshte dhe mos shqyrtuar dosjet e derguara nga pronaret legjitim te pronave te tyre te grabitura nga qeveria.

Ky akt kriminal mafioz i pashembullt deshmon se mafia qeveritare shqiptare eshte nje rrezik real serioz per institucionet europiane te drejtesise. Ky akt nderkombetarisht i denueshem, qe rrezikon perjashtimin e Shqiperise nga Keshilli i Europes, deshmon dhe nje here pse dergohet per kater here me radhe perfaqesuesi i familjes mafioze Xhafa per tu zgjedhur anetar i Gjykates se Strasburgut.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar te Norieges, mafiozit me te rrezikshem te Europes, le te paralajmerojme Edi Ramen se per cdo cenim qe mund ti behet gjykatesit ne detyren e tij do marre pergjigjen qe meriton.

Ju lutem ndiqni biseden e kercenimit te bere me porosi te Rames dhe Don Agacios nga famozi Denar Biba me Gjykatesin Ledio Bjanku. sb

Uaaa, audiopërgjimi doli, por nuk e keni idenë çfarë rrezikon tani Shqipëria. Mund ta përjashtojnë nga… Read More »

SHBA-BE rrisin presionet ndaj politikës dhe Vettingut: Deri në fund të vitit gati KLGJ e KLP. Çfarë pritet të ndodh më pas

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë rritur përpjekjet për të ngritur organet e reja të drejtësisë. Teksa KLGJ e KLP po hasin vështirësi në gjetjen e anëtarëve, mësohet se ndërkombëtarët kanë rritur presionin ndaj politikës dhe organeve të vettingut. ”SOT” shprehet se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga KPK që të mos ketë më asnjë vonesë dhe të ecet me ritme të njëjta si në muajin korrik. Po ashtu, i njëjti mesazh ka shkuar dhe për Kolegjin e Apelimit.

Në shtator ligji që pritet të diskutohet është ai për magjistratët, ku synohet që të emërohen 50 gjyqtarë e prokurorë. PD e LSI janë rreshtuar kundër, por gazeta ka mësuar se me eksponentë të caktuar të këtyre dy partive ka pasur kontakte të vazhdueshme nga përfaqësues të ambasadave dhe eksponentë të Komisionit Europian. Atyre u është kërkuar që të mos ketë asnjë vonesë. Por nga ana tjetër, një çështje të cilën kërkojnë përfaqësuesit e EURALIUS dhe OPDAT në Tiranë të mbyllet sa më shpejt, është ajo e mendimit të neneve që rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Kjo gjykatë ka shfuqizuar nenet kryesore të ligjit për organet e reja të drejtësisë dhe pa ndryshimin e tyre, KLGJ e KLP nuk mund të marrin asnjë vendim. Këto dy institucione janë duke punuar për të hartuar nenet e reja dhe mësohet se është kërkuar nga politika angazhim që të bëhen sa më shpejt ndryshimet e kërkuara. Bashkimi Europian e tha qartë në qershor se pa u ngritur organet e reja, e veçanërisht SPAK, nuk do ketë integrim në Bashkimin Europian. Ngritja e SPAK bëhet 2 muaj pas ngritjes së KLP dhe sa kohë që kjo e fundit vonon, po ashtu zvarritet dhe lufta antikorrupsion. Për këtë arsye ndërkombëtarët duket se kanë filluar të vënë në rresht politikanët shqiptarë.

Arrestimet në politikë

”SOT” gjithashtu ka mësuar se plani i ONM dhe ai ambasadës së BE dhe asaj të SHBA është që deri në fund të vitit Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të jenë ngritur. Momentalisht ngërçi qëndron te mungesa e përfaqësuesve nga Apelet. Si KLP ashtu dhe KLGJ do kenë nga 11 anëtarë secila. Nga 5 janë zgjedhur dhe vijnë nga shoqëria civile dhe avokatia. Pjesa tjetër janë gjyqtarë e prokurorë. Por nga këta, 2 prokurorë të KLP duhet të jenë nga Apeli dhe 1 duhet në Tiranë, e tjetri nga rrethet. E njëjta gjë dhe për gjyqtarët e KLGJ. Por për KLGJ nuk ka përfaqësues nga rrethet, ndërsa për KLP nuk ka prokurorë Apeli nga Tirana. Më 6 shtator mbyllet gara për anëtarët e KLGJ dhe gazeta ka mësuar se emrat që do shfaqin interes do jenë prioritarë në sitën e vetingut. Shpresat janë që deri në fund të tetorit të ketë mbaruar rivlerësimi dhe më pas deri në dhjetor të ngrihen KLGJ e KLP. Dy muaj më pas, që i bie rreth janarit ose shkurtit SPAK dhe Byroja e Hetimit duhet të jenë ngritur dhe më pas nis goditja në nivele të larta. Plani është që deri në maj të kenë shkuar para drejtësisë disa pushtetarë të lartë, me qëllim hapjen e negociatave./pamfleti

SHBA-BE rrisin presionet ndaj politikës dhe Vettingut: Deri në fund të vitit gati KLGJ e KLP. Çfarë pritet të ndodh më pas Read More »

Rama: Nuk ka këmbime me BE-në, por secili të bëjë pjesën e tij

Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama tha se “marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera, pavarësisht forcave politike në pushtet”.

“Duhej të bënim diçka për këta persona që pafuqia europiane i kishte kthyer në të burgosur”, thotë ai.

Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi pozicionin e qeverisë socialiste për të pritur 20 migrantë nga Eritrea që ndodhen në anijen “Diciotti”. Por, ai fton Kontinentin e Vjetër ta zgjidhë këtë çështje.

Si do të transferohen?

”Për këtë çështje po merren agjencitë kompetente. Ne do të bëjmë për ata atë që Italia bëri për ne, eritreasit e atëhershëm, kur na pritën dhe na ushqyen”.

Si kanë qenë negociatat me qeverinë italiane?

“Nuk ka patur asnjë negociatë. Donim të bënim diçka, por hezituam për të evituar mosmarrëveshjet me Romën. Biseda mes ministrave të Jashtëm e zgjidhi këtë gjë. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Europën, por për shumë kohë është lënë vetëm”.

Do të prisni të tjerë?

“Nuk do e zgjidhte problemin. Shpresoj që Europa të zgjohet dhe që secili të bëjë pjesën e tij. E kemi thënë edhe në vitin 2015, shërben një plan europian dhe nuk do të mungojmë. Na e imponon historia, të qenurit europianë dhe shqiptarë”.

Ky gjest do të përshpejtojë hyrjen në BE?

“Nuk ka asnjë këmbim. Nuk e bisedova këtë çështje me Kryeministrin Conte. Këtu bëhet fjalë për jetë njerëzore. Në lojë ka gjëra të rëndësishme që kanë marrë peshë këto ditë”.

Dikur Salvini kritikonte hyrjen tuaj në BE…

“Nuk dua të gjykoj, nuk do të zgjidhte asgjë. Mbi çështjen “Diciotti” ka qenë mirënjohës. Objektivi është një pozicionim i bashkuar europian që sot nuk është”.

Çfarë raporti keni me Romën?

”Marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë shumë të mira, pavarësisht nga partitë politike në pushtet. Pa Italinë nuk do të kishim ecur kaq shumë dhe jam i gëzuar që ”eritreasit” e ardhur dje nga Shqipëria sjellin vlera të shtuara në Itali”.

Pse ju intereson Bashkimi Europian?

”Është një pyetje që nuk ia bëjmë vetes: nuk e kemi humbur sensin e historisë, ëndërrojmë një të ardhme më të mirë dhe në një Europë të realizuar sipas shpirtit të Etërve Themelues. Të dalësh nga Bashkimi Europian do të thotë të dalësh nga historia, të ndryshosh Bashkimin Europian është të futesh tek e ardhmja”.

Dje emigronit, sot prisni migrantë…

“Kemi pritur gjithmonë popullatat në rrezik. Kujtoj hebrenjtë në arrati nga nazistët. Kujtoj gjysmë milioni kosovarë në vitin 1999. Kujtoj 3000 iranianët e liruar nga burgjet e Irakut. Kujtoj sirianët e mbërritur këta muaj”.

Ku duhet të përmirësohet Shqipëria?

“Po, në rrugën e europianizimit: kemi bërë shumë, por mbetet ende shumë për të bërë”.

Sidoqoftë, trafiku i drogës është shqetësues…

“Jemi mes atyre që kanë bërë shumë. Por, siç tregon lufta kundër mafias në Itali, kjo është një betejë që zgjat më shumë se seritë e ‘Gomorra’-s”. /atsh

Rama: Nuk ka këmbime me BE-në, por secili të bëjë pjesën e tij Read More »