Politike

Prishja e Teatrit Kombëtar, deputeti i PD paralajmëron: U shkelën vijat e kuqe, prisni revoltat…

Vendi do të shkojë në revolta. Ky është paralajmërimi që vjen nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa ishte i ftuari i ditës nga gazetari Denis Dyrnjaja, “Top Talk”. Jo vetëm për cështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar, thotë Salianji.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për shembjen e teatrit kombëtar. Ne jemi për ruajtjen e goditën. Por problemi është se PS me ligjin “Fusha” do të vjedhë miliona euro. Filtrin e Presidentit të Republikës e rrëzuan. Gjykata Kushtetuese mungon. Nëse shkelet vija e kuqe atëherë qytetarët nuk do të lejojnë dhe do të dalin në ballë në qytetarëve dhe mund të ketë edhe një konflikt civil”, tha Salianji.

Prishja e Teatrit Kombëtar, deputeti i PD paralajmëron: U shkelën vijat e kuqe, prisni revoltat… Read More »

“Shushunjat” e LSI-së tërbojnë Ramën, po e tradhtojnë të tijtë

Kryministrit Edi Rama duket se i ka dalë situata jashtë kontrollit jo vetëm në qeveri me ministrat e pabindshëm, por edhe në hallkat e mëposhtme të pushtetit.

LSI është nga ata parti që edhe kur nuk e ka aksesin në pushtet, si shushunja vijojnë të jenë në zyrat e shtetit.

1 vit me timonin vetëm në qeveri, por që nuk nuk ka arritur të shporrë nga administrata parazitët e LSI-së, pavarësisht këmbënguljes dhe kërkesave të vazhdueshme për “fshesë”.

Tashmë që dhe Basha iu përgjigj negativisht ftesës së tij, duke nënshkruar pakt me Monikën, Rama është tërbuar edhe më shumë.

Me ton të ashpër ai ka paralajmëruar ndëshkim për të gjithë ata që kanë mbajtur ende në detyrë militantët e LSI.

“Punësimet janë Thembra e Akilit dhe ju ende nuk e keni kuptuar. Nuk e kuptoj nën orkestrimin e kujt po mbahen në detyrë militantët e LSI. Do të japin llogari të gjithë, nga ministrat te drejtori më i thjeshtë. Kjo po na jep shumë kosto në elektorat”, mësohet se ka thënë kryeministri në Kryesi.

Kameleonët e LSI me të vërtetë mund të kamuflohen, por Ramës qartësisht po ia fusin të tijtë.

“Shushunjat” e LSI-së tërbojnë Ramën, po e tradhtojnë të tijtë Read More »

Faktet pse duhet shkarkuar Fatmir Xhafaj, lufta false e ministrit me bandat kriminale

Shqipëria është shndërruar në arenë lufte mes bandave kriminale e mafioze, ndonëse çdo dy muaj kemi dëgjuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, t’i shpallë luftë krimit të organizuar. Bandat po lulëzojnë dita-ditës dhe po fitojnë gjithnjë e më shumë terren, duke bërë të pamundur ndërhyrjen dhe kontrollin e policisë, e cila deri më tani nuk ka zbardhur asnjë vrasje mafioze të ndodhur kohët e fundit, ku kryesisht është goditur Shkodra.

Qyteti verior, por edhe qytete si Vlora, Durrësi, Elbasani janë tërësisht nën kontrollin e krimit të organizuar dhe mundësia për t’i shpëtuar nga dora e hekurt e kriminelëve thuajse nuk ekziston. Kjo tregon qartë se qeveria dhe ministri Xhafaj e kanë kufizuar luftën ndaj krimit të organizuar vetëm në disa deklarata propagandistike, që tregojnë se Fatmir Xhafaj duhet shkarkuar një orë e më parë nga posti që mban.

Sa herë që lufta ndërmjet bandave shkakton viktima të shumta, Xhafaj takon strukturat e policisë dhe i shpall luftë bandave. Në dhjetor 2017, disa muaj pas ngjarjes, ende të pazbardhur, mes policisë së Elbasanit dhe fisit Çapja, Ministri Xhafaj deklaroi se:

“Çapajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin e merituar.”

Disa muaj më vonë, në prill 2018, Xhafaj sërish i shpalli luftë bandave, duke u shprehur se:

“Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale në Shqipëri apo që ushtrojnë aktivitetin jashtë vendit. Jemi të angazhuar për ndëshkimin e këtyre grupeve kriminale. Për t’i vënë para përgjegjësisë dhe ligjit. Ata duhet ta kenë shumë të qartë që policia do t’jua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë.

Do ua nxijmë jetën! […] Kemi këtu [në Elbasan] dy tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë e po punojmë për to për t’i dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund t’i vëmë para përgjegjësisë penale.”

Të njëjtën deklaratë bëri edhe dje, si përgjigje për krimet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur ditët e fundit në Shkodër. Duke folur nga foltorja e kuvendit, Xhafaj tha se:

“Ne jemi përfshirë në një luftë intenisve me grupet kriminale. Kemi bërë një skanim të plotë të tyre, një profil të qartë të tyre, të grupeve kriminale që nuk u krijuan as dje, as pardje por që e kanë zanafillën me vite të tera me aktivitet intensiv. Gjatë muajit shtator- tator në saj të provave që kemi mbledhur dhe punës intesive që kemi bërë jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminel. Ne do të vijojmë me përgjegjësi luftën pa kompromis ndaj këtyre grupeve krimianale.”

Të gjitha këto deklarata të Fatmir Xhafajt janë vetëm fjalë propagandistike, pasi bandat në të gjitha qytetet vijojnë të godasin në çdo kohë dhe pa ju trembur syri, duke treguar se ata janë aq të fortë sa më parë dhe fjalët e ministirt nuk i kanë trembur aspak. Ata vazhdojnë të fitojnë terren e pushtet, deri sa një ditë mbase do të rrezikojnë seriozisht edhe karrigen e ministrit apo të vetë kryeministrit./Pamfleti

Faktet pse duhet shkarkuar Fatmir Xhafaj, lufta false e ministrit me bandat kriminale Read More »

Basha i ashpër nga Shkodra, thirrje për aksione radikale

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nisi nga Shkodra mobilizmin e strukturave të Partisë Demokratike për t’iu përgjigjur sfidës jetike të vendit, çlirimit të qeverisë nga krimi. Në takimin me kryesinë e degës së Shkodrës Basha kërkoi që përfaqësuesit e PD të përdorin avantazhin kryesor të opozitës për të mobilizuar njerëzit – frikën që krimi ka nga Partia Demokratike, e cila ka treguar me vepra tolerancën zero ndaj krimit sa herë ka drejtuar vendin.

“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka.”- tha Basha.

Lidhja e qeverisë me krimin, i cili bën ligjin në çdo qytet të vendit, asgjesimi i institucioneve dhe pasiguria e qytetarëve për jetën janë arsyet kryesore që po e çojnë opozitën dhe popullin drejt përballjes si rruga e vetme e mbetur për ndryshimin e gjendjes.

“Prandaj ka shumë rëndësi që procesi i organizimit të brendshëm, të evidentojë më të mirët brenda partisë, të evidentojë më të mirët në raport me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe, me gjasa zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme.”- tha Basha

Basha i ashpër nga Shkodra, thirrje për aksione radikale Read More »

“Do përballemi me bandat kudo qofshin”, vjen paralajmërimi i fortë

Një ditë pas mbledhjes së opozitës në Shkodër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se përballja me bandat, në krah të qytetarëve do vazhdojë.

“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!

Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi! Pa kompromis!”, shkruan Basha në “Facebook”.

“Do përballemi me bandat kudo qofshin”, vjen paralajmërimi i fortë Read More »

Basha trondit me deklaratën e tij në Shkodër: Janë rrëmbyer dhe dy fëmijë

Kryetari i Partisë Demokratike ka tronditur me deklarëtn e tij në Shkodër ku pasi renditi ngjarjet kriminale të ndodhura kohëve të fundit atje, deklaroi se në qytetin verilindor janë rrëmbyer dhe dy fëmmijë por janë kthyer në xhirin familjar pasi mafia i arriti qëllimet e saj të gjobvënies.

“Ndërkohë nga media lokale lajmërohet se ka ndodhur dhe rrëmbimi i dy fëmijëve dhe janë kthyer pranë familjeve vetëm pasi mafia ka arritur synimet e tyre të gjobvënies”, tha Basha.

Nga ana tjetër si tregoi arsyen pse sot nuk është opozita në Kuvend për fillimin e sesionit parlamentar.

“Ne jemi sot këtu në të njëjtën kohë kur në Tiranë maxhoranca hap punimet e sesionit të ri palamentar. Mesazh i qartë dhe i prerë në mbështetje të Shkodrës dhe një qëndresë të prerë të pakompromis kundër bandave dhe krimit të organizuar. Ky është mesazhi i parë dhe kjo është domethënia e mbledhjes së sotme”, tha Basha ndër të tjera.

Sipas Bashës sa kohë që Rama të jetë kryeministër vendi në këtë gjendje do të jetë. Nga ana tjetër ai deklaroi se Fatmir Xhafaj tashmë nuk është ministër i Brendshëm por thjeshtë vëllai i “Geron Xhafës”.

Basha trondit me deklaratën e tij në Shkodër: Janë rrëmbyer dhe dy fëmijë Read More »

Opozita shpall platformën për 10 ditë. Ja çfarë do ndodhë deri atëherë

Opozita do të dalë me një platformë të përbashkët brenda 10 ditëve. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të opozitës së bashkuar.

Brenda këtyre 10 ditëve do të diskutohet nga lidershipi PD-LSI dhe do të shpallet platforma e përbashkët opozitare për aksionin politik ‘të çlirimit të qeverisë nga krimi’.

Po kështu mësohet se derisa të merren vendimet, nuk do të ketë pjesëmarrje normale në komisione dhe parlament.

Për ndërtimin e një platforme kreu i PD-së Lulzim Basha informoi gjatë fjalës për gazetarët duke e lidhur me situatën e rendit dhe krimit në vend.

Opozita shpall platformën për 10 ditë. Ja çfarë do ndodhë deri atëherë Read More »

Ndryshimet në qeveri, Rama ndryshon mendje

Ndonëse më herët ishte thënë se në shtator e shumë gjasa do ketë ndryshime në qeveri dhe ministrat që nuk kanë arritur rezultate do ikin, duket se një gjë e tillë nuk do ndodhë.

Mësohet se në mbledhjen e kryesisë së PS, nuk ka pasur diskutime për ndryshime në kabinetin qeveritar dhe me shumë gjasa nuk do ketë as në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të premten.

Gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së Kryesisë, kreu i grupit të PS tha për mediat se fokusi mbetet zgjedhjet vendore.

Ndryshimet në qeveri, Rama ndryshon mendje Read More »