Politike

“Me ndihmën e FBI-së, reforma në drejtësi do të godasë koka të politikës…”

Reforma në drejtësi do të prekë mazhorancën dhe opozitën. Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela shprehet se, e gjithë politika do të kalojë në kontroll në bazë të reformës në drejtësi dhe askush nga politikanët nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.

I ftuar në Ora News, Ngjela thotë se opozita po tenton të krijojë një ndjeshmëri sociale në funksion të një detabilizimi shoqëror, por është e dështuar. Të shqetësuar në mbyllje të reformës në drejtësi e sheh dhe mazhorancën, kryesisht Kryeministrin.

Ngjela: Asnjë gjë politike, zgjedhjet janë larg.I shqetëson reforma në drejtësi, e gjithë kjo bëhet nga humbja e ekuilibrit për faktin se një pjesë e liderve të tyre do të goditen nga korrupsioni. Mendojnë se mund të realizojnë ndonjë destabilizim shoqëror, por them se është e pamundur. Policia e organizuar dhe ndërkombëtarëisht po godet krimin e rrugës, është FBI dhe shumë agjensi. Është shkollë goditja penale, nuk është gjë e thjeshtë, të paktën për amerikanët.

Sa më shumë të afrohet fundi i reformës në drejtësi, aq do të ketë përplasje sociale të nxitura nga opozita.Po mazhoranca? Edhe mazhoranca nuk është se ka ndonjë pëlqyeshmëri për reformën në drejtësi, dhe ata preken. Më i lëkunduri është Kryeministri aktual, duket.

Kemi dhe një propozim të opozitës që është nonsens. Nuk ka nevojë për vetting politik se gjithë politika do kalojë në kontroll të imët sipas reformës në drejtësi që është normë kushtetuese.Drafti nuk ka sens juridik, nuk është procedurë, asgjë.Shumë zhurmë për asgjë, kanë humbur ekuilibrin dhe mendojnë se mund të krijojnë efekt apo shqetësim social me anë të cilit mund të krijojnë ndonjë shqetësim. Zhvillimet politike, Ngjela i sheh të lidhura paralelisht dhe me krimin në rrugë.

Ngjela: Nuk është e pagjasë që edhe kriminaliteti është hedhur në sulm por edhe policia është hedhur në veprim. Nuk mund të dorëzohet aq lehtë korrupsioni por nuk mendoj se mund të ketë ndonjë akses që të krijojë ndonjë pështjellim shoqëror.

Informacioni i kualifikuar vjen nga ndërkombëtarët, u panë shenja që shqetësimi i politikës lart të korruptuar me krimin e rrugës pati një sulm aktual. Kemi dhe arrestimet që kemi parë. Mendoj se do të vazhdojnë.Këta duhet të mendohen më mirë si do mbrohen sesa të mendojnë se përmes një pështjellimi shoqëror mund të shpëtojnë. Nuk ia arrijnë dot qëllimit sepse antikorrupsiini ua ka marrë Kushteturën, nuk e “kuptuan” kur e dorëzuan. Nuk e frenuan dot, edhe ligjet organike pothuajse përfunduan. Gjithë çështja është nëse do krijohet SPAK-u apo jo? Pse duhet vettingu politikanëve kur kanë SPAK-un, duan apo nuk duan. Nuk ka lidhje as me gjykatën aktuale dhe as prokurorinë aktuale. Kanë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Reforma në drejtësi, e pandalshme

Ambasadori amerikan tha se ka marrë fund gjithçka. Sot u njoftuan se edhe Konferenca Gjyqësore do të zgjerdhë gjyqtarët. Ambasadori tha se të gjithë do të gjykohen nga gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun. Nuk është vonuar krijimi i SPAK por vettingu i gjyqtarëve. Me këta gjyqtarë këta nuk fillojnë proces penal kundër korrupsionit të niveleve të larta.

Vettingu është vonuar se është bërë nga ndërkombëtarët. Në ONM nuk ka asnjë shqiptar. Pati ngërç se ata e shikojnë imtësisht por 1 muaj e gjysmë para pushimeve ka ecur me hapa të shpejtë. Ka një segment në gjyqësor që janë magjistratët, që 90% të tyre nuk i prek vettingu. Të tjerët janë njerëz të korruptuar, të ardhur me reformë partiake në drejtësi, pa shkolla. Magjistratat janë gjyqtarët më me prespektivë, nuk eleminohet krejtësisht gjyqësori. Besoj se do ta fusin këto ditë ligjin e magjistraturës. Me gjyqtarët besoj se mbarojnë deri në janar, pastaj do vazhdojë politika. 50% e gjyqtarëve do penalizohen.

Padrejtësia është institucionalizuar

Këto janë institucione që nuk japin drejtësi, janë institucione të padrejtësisë.Bashkëpunim mes politikës dhe gjyqësorit, mos më prek që mos të të prek: Ti vidh shtetin, unë grabis individin. Këto janë dy format e mëdha të gjëmës së korrupsionit në Shqipëri. Kjo është marrëveshja, qoftë dhe e heshtur. Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve prek njërin krah të ekuacionit.Lë politikën e korruptuar në mëshirën e gjyqtarëve të rinj, ata do ti gjykojnë, nuk pranuan ndërkombetarët që këta të korruptuar të gjykoheshin nga gjykata aktuale./korrieri

“Me ndihmën e FBI-së, reforma në drejtësi do të godasë koka të politikës…” Read More »

Idrizi “plas bombën”, zbulon tradhëtinë kombëtare të Ramës

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar vendimin për daljen nga koalicioni qeverisës dhe negociatat me opozitën.

Duke folur për emisionin “Kjo Javë” në News24, Idrizi ka sqaruar edhe marrëdhënien me PBDNJ-në e drejtuar nga Vangjel Dule, e cila është aktualisht pjesë e opozitës.

Kreu i PDIU, ka thënë se nuk ka asnjë problem me kauzën e PBDNJ, pasi konflikti ekziston me qeverinë greke, për shkak të mosnjohjes së çështjes çame.

Gjatë fjalë së tij, Idrizi  ka lëshuar akuza të forta për kryeministrin Edi Rama, i cili sipas kreut të PDIU, mbron interesat e grekëve si brenda dhe jashtë kufirit.

“Ne nuk kemi asnjë problem me kauzën e partisë së Dules. Ne e kemi konfliktin me qeverinë greke, që ka thënë se nuk njohim çështjen çame. Nuk e di ça pune ka Dulja kur ne merremi me Greqinë. Mos u merakos zoti Dule sepse interesat e Greqisë i mbron shumë më mirë Rama, edhe grekëve në Greqi edhe minoriteteve në Shqipëri”, tha Idrizi.

Idrizi “plas bombën”, zbulon tradhëtinë kombëtare të Ramës Read More »

Deputeti i Vlorës: Kamuflimi i “Air Albania”, ja çfarë ka falur Rama në kërkim të avionëve…

Qeveria shqiptare ka propaganduar me të madhe nisjen e fluturimeve të “Air Ailbania”, por nuk kanë munguar akuzat se gjithçka është një mashtrim i madh. Deputeti i PD-së për Qarkun e Vlorës, Agron Shehaj thotë se pas qëndron Turkish Airlines (kompani shteterore turke) dhe flet për marrëveshje të fshehtë të Ramës.

Postimi i plotë:

Air Albania me një kapital themeltar prej 800 euro, pa të punësuar, pa asete, pa sistem shitje biletash, është një mjet propagandistike për Ramën.

Në të vërtetë Air Albania është një “branch” i Turkish Airlines dhe pyetja që lind është: Pse Turkish Airlines i fal Ramës një kompani ajrore dhe çfarë ka premtuar Rama në këmbim? Aeroportin e Vlores? Kush fshihet pas Sinan Idrizit dhe cili është roli i tij? Në raport me të drejtat e fluturimit nga Shqipëria, do e bllokojnë autoritetet europiane këtë kompani të kamufluar si shqiptare por që në të vërtetë nuk është e qarte se e kujt është?

Deputeti i Vlorës: Kamuflimi i “Air Albania”, ja çfarë ka falur Rama në kërkim të avionëve… Read More »

Emrat/ Nga Kokëdhima, te Berisha e Balili, zbulohet dosja me ‘peshqit e mëdhenj’ që Donald Lu i lë në zyrë pasardhëses

Ambasadori i SHBA në ikje, Donald Lu, do të mbahet mend gjatë si ‘njeriu i hekutr’, që i shpalli luftë frontale krimit e korrupsionit në Shqipëri, duke asistuar në reformën e tmerrshme, atë të Drejtësisë, që shembi sistemin e kalbur të drejtësisë dhe i futi dridhmat politikës. Teksa ndodhet tashmë në ditët e fundit në Shqipëri dhe po jep mesazhet e lamtumirës me çdo politikan, kryediplomati Donald Lu nuk do të largohet pa u siguruar që pasardhësja e tij të vijojë me të njëjtën forcë kundër krimit e korrupsionit.

Donald Lu ka bërë gati listën me emrat e politikanëve të inkriminuar dhe ‘kokave’ të krimit në Shqipëri, të quajtur nga ambasadori si ‘peshqit e mëdhenj’, që do t’ia lërë ambasadores së re të SHBA, Kathleen Ann Kavalec, që pritet të vijë në vendin tonë për të nisur menjëherë goditjen e tyre.

Ambasadori Donald Lu ka guxuar gjithmonë në këto vite në Shqipëri të flasë me emra rreth botës së krimit dhe padyshim që këto emra do të jenë në listën e zezë, që ai do të lërë në zyrën e tij pasi të largohet nga Shqipëria.

Në radhët e politikës janë një sërë emrash të lidhur me krimin dhe korrupsionin, të skeduar nga Donald Lu, si Arben Ndoka, Elvis Rroshi, Mark Frroku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelili, Koço Kokëdhima, Armando Prenga dhe Dashamir Tahiri. Këto emra janë përmendur shumë nga ambasadori, por në listën e tij përfundimtare do të ketë padyshim edhe emra të tjerë të politikës shqiptare, që janë të zhytur kokë e këmbë në krim e korrupsion, dhe që kontrollojnë ‘kokat’ e bandave më të rrezikshme brenda dhe jashtë vendit.

Nga këto të fundit, Donald Lu ka shënjestruar disa prej ‘kokave’ më të forta, që kanë në dorë dhe vetë politikën shqiptare. I tillë është Klement Balili, i etiketuar si ‘Eskobari i Ballkanit’, pasi është një ndër trafikantët më të mëdhenj të drogës në vendet e Ballkanit dhe Evropës. Emra të tjerë, të cilët Donald Lu i ka cilësuar si ‘peshq të mëdhenj’ dhe që ka bërë shpesh deklarata të forta kundër tyre janë edhe Lul Berisha, Emiljano Shullazi, Arben Frroku, Sokol Mjacaj, etj.

Këto emra, Lu do t’i përmendte edhe në intervistën e tij të fundit si ambasador në Shqipëri, teksa tha: “Jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave”.

Me këtë deklaratë e mbylli mandatin e tij njeriu ‘i hekurt’ i Amerikës, duke i lënë listën e ‘peshqve të mëdhenj’ mbi tryezë pasardhëses së tij, e cila duket të jetë edhe më ‘e hekurt’ se Lu-ja dhe që do të vijojë me po të njëjtin vrull luftën ndaj kriminelëve./Pamfleti

Emrat/ Nga Kokëdhima, te Berisha e Balili, zbulohet dosja me ‘peshqit e mëdhenj’ që Donald Lu i lë në zyrë pasardhëses Read More »

Rama kërcënon Bashën, mesazhi që po drithëron kreun e PD, i kërkon të tërheqë Vetingun

Një luftë e egër për mbijetesë ka nisur mes kapove të politikës shqiptare. Lulzim Basha po kalon vijën e kuqe të përcaktuar në dhjetor të 2014 nga George Soros në raport me Edi Ramën dhe pushtetin e tij të inkriminuar.

Dihet tashmë se Rama dhe Basha janë në një aleancë solide që kur George Soros erdhri në Tiranë në fund të vitit 2014 dhe i takoi që të dy kokë më kokë. Që nga ajo kohë Rama-Basha u bashkuan kundër Berishës dhe Metës.

Këtë e tregoi edhe kur Rama e mori Bashën në qeveri në maj të 2017, pavarësisht akuzave të Bashën në publik. Por, kjo aleancë tashmë po lëkundet, për shkak se Lulzim Basha ka kaluar vijën e kuqe me propozimin për Vetingun e politikanëve.

Amendamentet për Vetingun e politikanëve nuk fundosin vetëm Ilir Metën, por shkatërrojnë edhe Edi Ramën dhe bandën e tij, për shkak të lidhjeve të forta me krimin e organizuar.

Vetë Edi Rama ka lidhje të njohura botërisht me kapot e krimit dhe trafiqeve në Shqipëri. Një pjesë të tyre i bëri deputetë, kryetarë bashkish dhe drejtorë.

Pasi u larguan me ligjin e dekriminalizimit, Rama po ruan lidhjet e forta me bosët e krimit, duke u dhënë tendera dhe duke u pastruar paratë, në këmbim të blerjes së votave në zgjedhjet që do të vijnë.

Figurat kryesore që drejtojnë sot PS kanë deklaruar se kanë hyrje dhe dalje famijare me bosët e trafikut të drogës. Ministri i Brendshëm ka vëllain kapo të drogës, ndërsa një figurë e lartë e PS ka famijarët të përfshirë në botën e krimit. Disa deputetë janë dora e krimit të organizuar në Parlament. Disa ministra dhe kryebashkiakë janë zara të kapove të drogës dhe trafiqeve. Në këtë kuadër, Vetingu i politikanëve, i propozuar nga Lulzim Basha, hedh në erë pushtetin e Edi Ramës.

Disa ditë pasi Lulzim Basha po këmbëngul për Vetingun në politikë, Edi Rama ka vendosur t’i përgjigjet. Rama po kërcënon Bashën me hapjen e dosjes së korrupsionit në rrugën Durrës-Kukës, ku kreu i PD akuzohet për vjedhjen e 230 milionë eurove.

Rama ka urdhëruar anti-korrupsionin në Kryeministri dhe organet e tjera që ka në varësi që të hapin edhe një herë letrat e aferës me Rrugën e Kombit, për të nxjerrë në pah përgjegjësistë penale të Lulzim Bashës. Më pas dosja do t’i shkojë në tavolinë kryeprokurores Arta Marku. Nëse Basha nuk heq dorë nga Vetingu i politikanëve për lidhjet me krimin, Rama pritet të kërkojë edhe hapjen e dy dosjeve të tjeta të Lulzim Bashës për shitjen e detit Greqisë dhe vrasjet e 21 Janarit.

Krahas hedhjes në veprim të anti-korrupsionit, Rama ka vënë në lëvizje edhe Komisionin e Ekonomisë për hapjen e dosjes së Rrugës. Komisini i Ekonomisë ka urdhëruar Kontrollin e Lartë të Shtetit që të kontollojë edhe një herë vjedhjet me Rrugën e Kombit nga Lulzim Basha, duke shtuar presionin ndaj kreut të PD që të tërheqë sa më shpejt ligjin për Vetingun e politikanëve. Nëse Basha nuk do të tëhiqet nga Vetingut, në lëvizje pritet të vihet edhe prokuroria, e cila pas largimit të zarit të Berishës dhe Metës (Adriatik Llalla) kontollohet nga Rama./Pamfleti

Rama kërcënon Bashën, mesazhi që po drithëron kreun e PD, i kërkon të tërheqë Vetingun Read More »

Berisha nuk e firmosi vettingun në politikë? Zbulohet e vërteta (Foto)

Pas lajmeve se ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka firmosur amendamentin e opozitës për vettingun në politikë ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike.

PD nxjerr foton e firmës së Berishës mbi amendamen.

“Gazeta “Shqiptarja.com” ka dezinformuar sot lexuesit e saj. Eshte e pavertete se Sali Berisha nuk ka firmosur amendamentet kushtetuese per vettingun ne politike. Ish kryeministri Berisha eshte nje nga mbeshtetesit kryesore te nismes dhe ka firmosur bashke nme deputetet e tjere te opozites”, deklaron PD.

Dy ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në “Opinion” se është gati për vetting.

Berisha nuk e firmosi vettingun në politikë? Zbulohet e vërteta (Foto) Read More »

Qeveria amerikane kërkon ndëshkim të Tahirit, deklarata e Lu dhe paralajmërimi për Shullazin e koncesionet

Në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu tha mbrëmë se lufta kundër kultivimit të marijuanës nuk mund të quhet e papërfunduar pa kapur kokat që e organizuan. Ambasadori Lu i cili javën e ardhshme largohet nga vendi në mbyllje të mandatit të tij, i bëri këto komente në intervistën e fundit dhënë për emisionin “Real Story”, në televizionin Vizion Plus. Autoritetet shqiptare deklarojnë se fenomeni i kultivimit është zhdukur. Por sipas ambasadorit amerikan “pa u kapur organizatorët fushat me kanabis do të kthehen, kokaina dhe heroina vetëm do të shtohet në këtë vend.

Unë mund të them se disa prej tyre janë kriminelë të zakonshëm, disa prej tyre janë kriminelë të mbrojtur nga politika. Dhe kjo është një çështje serioze në vendin tuaj”.

Duke folur për aktivitetin e grupeve kriminale në Shqipëri, ambasadori Lu u shpreh se “lufta kundër krimit të organiuar është e stërmadhe dhe do të kërkojë sakrifica reale nga qeveria”, ndërsa solli sërish si shembull faktin që “dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit.

Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave”, deklaroi ambasadori amerikan.

Ai megjithatë u shpreh se “është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Pata një bisedë shumë të mirë me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu javën e shkuar.
Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur task-forcën për forcën e ligjit. Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë.
Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë”.
Zoti Lu u pyet dhe për rastin e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla të cilin ai sërish u shpreh se “përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit”.
Zoti Llalla është nën hetim për dia akuza, që nga pastrimi i parave, korrupsion dhe shpërdorim detyre. “Kemi përgëzuar vendimin e gjyaktave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë”.
Një çështje për të cilën ambasadori amerikan është pronocuar disa herë ka qenë dhe hetimi ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij “Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik. Këtë kërkojmë. Mbështesim përpjekjet që kjo të shkojë përpara në mënyrë transparente.

Zoti Tahiri ishte ministër kur këto krime pretendohen të jenë kryer. Është logjike të mendohet se kjo çështje në fakt mund të jetë një nga të parat që do të gjykohet në një gjykatë të SPAK-ut, nga gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar vetingun.
Kjo është diçka që do ta mbështesnim fort”, theksoi ambasadori amerikan, ndërsa u shpreh me besim për rezultatet e Reformës në Drejtësi dhe ngritjen së shpejti, siç u shpreh të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë speciale antikorrupsion, SPAK. “20 gjyqtarë dhe prokurorë u dorëhoqën, 23 janë shkarkuar nga KPK, komisionet e vetingut, 27 janë konfirmuar. Një total prej 70 zyrtarësh që i janë nënshtruar këtij procesi në gjashtë muajt e fundit. Është një rezultat shumë i mirë për popullin shqiptar. Dhe faza e ardhshme është edhe më e thellë.
Keni ngritjen e KLP, KLGJ dhe krijimin e prokurorit të pavarur SPAK dhe hetuesve të BKH. Kjo u kall frikë në zemër krerëve të krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar”, tha ambasadori amerikan.
Zoti Lu u shpreh dhe për debatin e kohëve të fundit lidhur me Teatrin Kombëtar. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara, Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe unë e mbështesim punën e Bashkimit Europian në përpjekjen e tyre që ky ligj për teatrin të mos kthehet në diçka që krijon hapësira për korrupsion duke i dhënë kontratën një biznesmeni të vetëm, pa garë transparente apo pa i dhënë mundësinë njerëzve të tjerë që të marrin pjesë në këtë projekt”, deklaroi ambasadori amerikan duke shtuar se “ky është një shqetësim jo vetëm në këtë rast por është një shqetësim edhe më i përgjithshëm.
Sa herë kjo qeveri kërkon koncesione në vend të tenderave të hapur dhe të barabartë. Unë mendoj se shqiptarët duhet të kërkojnë një garë të hapur dhe të ndershme, sepse kjo ka më pak kosto për qytetarët por edhe sjell cilësinë më të mirë për ta”, u shpreh ambasadori amerikan.

Qeveria amerikane kërkon ndëshkim të Tahirit, deklarata e Lu dhe paralajmërimi për Shullazin e koncesionet Read More »

Përkujtohet dalja partizane e 68 vajzave fierake, rast unikal

Në Fier u përkujtua sot dalja partizane 75 vjet më parë, e 68 vajzave nga ky qytet, që u konsiderua si një rast unikal në Shqipëri, Ballkan dhe në Europën e pushtuar nga nazifashistët.

75 vjet më parë, më 14 shtator 1943, gjashtëdhjetë e tetë vajza nga qyteti i Fierit, u hodhën në ilegalitet dhe dolën partizane.

Kjo ishte një ngjarje e madhe për një qytet që atëherë kishte rreth 6 mijë banorë.

I pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të daljes partizane të 68 vajzave fierake ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të frymëzuara nga ideali i lirisë, vajzat studente e nxënëse, punëtore e shtëpiake, u nisën nga shtëpitë e tyre dhe u drejtuan për në zonat e çliruara nga partizanët për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Shqipërisë.

Në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të këtij akti sublim ishin të pranishëm edhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, pasardhës të vajzave partizane dhe drejtues vendorë./atsh

Përkujtohet dalja partizane e 68 vajzave fierake, rast unikal Read More »