Politike

“Gëzuar Fatos Nano, jetofsh gjatë”, Rama urim për ditëlindjen e ish- kryeministrit

Nënkryetari i LSI Luan Rama i ka dedikuar një postim në Facebook Fatos Nanos, në ditën e tij  të lindjes.Ai ka zgjedhur një foto nga vitet 2000, teksa shihet në krah të Nanos, kohë kur drejtonin Partinë Socialiste.

“Gëzuar ditëlindjen Fatos Nano! Jetofsh gjatë e gëzofsh sa të jetosh! Dhe në vend të kartolinës, këtë foto të 16 shtatorit të vitit 2000, si kujtim nga ajo kohë kur drejtonim Partinë Socialiste, dhe kur ditëlindjen tënde nisnim t’a festonim gjithnjë nga Pezën lavdimadhe e historisë së antifashizmit…”, ka shkruar

“Gëzuar Fatos Nano, jetofsh gjatë”, Rama urim për ditëlindjen e ish- kryeministrit Read More »

Teksti i këngës së Termetit: Enver Hoxha kapedan, bëre Shqipërinë vigan

Kryebashkiaku i Tepelenës, Termet Peçi, i ka kënduar diktatorit Enver Hoxha nën shoqërinë e miqve dhe drejtuesve lokalë të PS-së.

Ngjarja ka ndodhur dje në darkë, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti.

Mësohet se pas koncertit që iu kushtoi tepelenasve dhjetra milionë lekë, u mendua të nderohej edhe diktatori Hoxha.

Përmes kësaj video, shihet qartë se si Tërmet Peçi shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bëncës. Ky i fundit e ka pasur dhe e ka dobësi Enver Hoxhën. Mësohet që kur i thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80.

Më poshtë, vijon edhe teksi i këngës së Termet Peçit kushtuar diktatorit Hoxha.

Djem e vajza si luane

Enver Hoxha kapedan.

Komandanti legjendar.

Enver Hoxha kapedan.

Bere nje Shqiperi vigane

Enver Hoxha kapedan

Teksti i këngës së Termetit: Enver Hoxha kapedan, bëre Shqipërinë vigan Read More »

Idrizi flet pas koalicionit me Bashën: Kemi nevojë për opozitë të fortë, mazhoranca…

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha si dhe kalimin zyrtarisht të forcës politike që ia drejton me opozitën. Idrizi tha se përballë një mazhorance arrogante duhet një opozitë e fortë.

“Sot patëm një diskutim me zotin  Basha për të vlerësuar prioritetet reciproke të programeve tona. PDIU ka qenë në opozitë, sot është pjesë e opozitës së bashkuar.

Përballë një mazhorance arrogante dhe braktisjes së shqiptarëve, ne kemi nevojë për një opozitë të fortë”- tha Idrizi.

Idrizi flet pas koalicionit me Bashën: Kemi nevojë për opozitë të fortë, mazhoranca… Read More »

Këndoi për Enver Hoxhën, reagon Tërmet Peçi pas kritikave të PD: Le të më heqin!

Pas videos që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi teksa këndon këngë kushtuar diktatorit Enver Hoxha, ka reaguar ky i fundit.

Në një lidhje telefonike për ‘BalkanWeb’ Peçi pohoi se gjithçka ishte në kuadër të festimeve për rastin e 75-vjetorit të çlirimit të qytetit, në një darkë zyrtare të shtruar nga Bashkia e Tepelenës.

Ndërkohë, pyetjes lidhur me kërkesën publike të Tritan Shehu për shkarkimin e kryebashkiakut, Peçi tha se deputeti i PD duhej të ishte dje pjesë e festimeve dhe mos të merrej me këto histori.
“Gjithçka ishte në kuadër të festimeve. Nuk kishte asgjë tjetër. Sa për reagimin e deputetit të PD-së, për këtë qark, Tritan Shehut, do e pyes pse nuk erdhi dje në aktivitet, po merret me këto histori? Po le të më heqin, ca të them unë. S’do merrem me këto histori”, tha kryebashkiaku Peçi.

Në videon që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale shihet se si Tërmet Peçi shoqëron me zë Golikun e famshëm të Bënçës, teksa këndojnë këngë për Hoxhën, madje ai në një moment përshëndet me grusht.

Këndoi për Enver Hoxhën, reagon Tërmet Peçi pas kritikave të PD: Le të më heqin! Read More »

Fatos Nano, në KPD-2001: Nuk jam si Ilir Meta, trafikant, i korruptuar, që qeveris me banda kriminale, para të pista dhe drejtësi të kapur

Kishin vjedhur 15 km vijë bregdetare Lalz-Golem-Durrës. Kishin grabitur 157 ndërrmarrje të mëdha, duke i falur e shitur “për 5 lekë” te klientët tyre. Ngritën depozitat e naftës, të mafies greke në Portin e Durrësit, sollën në Shqipëri bankat greke, që dirigjoheshin nga Caci, për pastrimin parave të pista të grupit mafioz “META” dhe vodhën, 150 milionë USD llogari bankare e 1 miliardë USD, pasuri të paluajtshme të firmave piramidale.

Ilir Meta dhe shpura në qeverinë e tij, që është lidhur kokë e këmbë me korrupsionin, ta dëgjoj dhe mësoj mirë, se nuk nuk do lejojmë sic ka ndodhur deri tani, qeverisje të korruptuar, me trafiqe e abuzime, krahinorizëm dhe grupime interesash antiligjore, që synojnë pasurimin e shpejtë përmes përdorimit të pushtetit

Kë të besoj, kryeministrin që sapo foli këtu në KPD, apo kryeministrin që lejon, që nga zyrat e FRESSH-it, që ka krijuar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, të vazhdojnë të manipulohen afera shumë-milionëshe.

Të besoj, kryeministrin që kemi zgjedhur të na drejtojë drejt të ardhmes europiane, apo Ilirin që po qeverisë me njerëz të botës së krimit, të identifikuar për lidhje tepër të ngushta dhe aspak ligjore me të.

Unë i thashë Ilir Metës, kur u ngrit ajo gruaja në Berat, që nuk deshte as bukë, as ujë, as drita: Unë s’dua Shpellën e Pëllumbave, por dua Anastasin, mirëpo Iliri s’ma jep Cacin, sepse dua që Cacin ta kthej në njeri të mirë, larg atyre që po bën me Ilirin.

Kryeministri Ilir Meta, po e drejton qeverinë dhe Shqipërinë, në mënyrë fashiste, duke bërë lidhje vertikale direkte nga zyrat e tij në zyrën e agjensive të specializuara të shtetit, nga policia deri tek Gjykata apo Prokuroria, jashtë vëmendjes së drejtuesve të institucioneve që japin llogari para popullit dhe para ligjit”..

Unë nuk do të lejoj, që qeverisja të shkatërohet e sundohet prej Ilir Metës, për shkak të presionit ekzekutiv dhe policor ndaj forumeve të partisë duke i diktuar të heshtin, me metodat që po ushtron Ilir Meta, po e përsëris, që po drejton në mënyrë fashiste.

Ilir Meta është mësuar të blejë mbështetje, vota dhe mandate, me para të pista, ai është i implikuar, në afera shumë milionëshe, duke shfrytëzuar pushtetin si kryeministër

Kryeministri Ilir Meta ka histori të vjetra me SHIK, që e detyrojnë t’i shërbejë djallit Berisha, për shkatërrimin e PS, ai i ka kthyer kurrizin partisë, forumeve, kryetarit dhe po punon me miqtë e tij me problem ligjore, vetëm për interesat e tij personale.

Duhet të jesh nga Skrapari, që të gjesh një vend të lartë në administratën shtetërore, ose me njohje në grupet e lidhura, me krimin dhe pushtetin e Ilir Metës.

Unë nuk mund të lejoj dhe nuk e mbyll gojën para kërcënimeve, as për ndonjë presion shtetëror dhe as për atentate për Fatos Nanon, siç mendojnë se do më frikësojnë.

Regjimi i Ilir Metës, drejtohet me celular dhe ky është një model diktatorial, që sjell pushimin e vendimmarrjes së forumeve

Të mos konsiderojnë më qëndrimin e Ilir Metës dhe të punojmë, për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga Ilir Meta.

Qeverisja e PS, nuk është pronë vetëm e një grupi individësh dhe nuk mund të përdoret privatisht, nga ky grup i Ilir Metës, rrëmbyes kolltuqesh të ekzekutivit.

Fatos Nano, në KPD-2001: Nuk jam si Ilir Meta, trafikant, i korruptuar, që qeveris me banda kriminale, para të pista dhe drejtësi të kapur Read More »

Lu në ikje godet fort ligjin për Teatrin dhe koncesionet e Ramës

Në një kohë që i mbaroi mandati në Shqipëri dhe është në ditët e fundit të qëndrimit, ambasadori amerikan Donald Lu është kujtuar për të folur për Teatrin dhe koncesionet. Ai i ka dhënë një “shuplakë” qeverisë Rama në lidhje me Teatrin. I ftuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus, Donald Lu bëri një deklaratë të fortë, e cila u kalua në hije.

Kemi pasur diskutime me homologet e BE gjatë ditëve të fundit. Qeveria, ambasada e SHBA dhe unë e mbështesim punë e BE në përpjekjen e tyre që ky ligj për Teatrin të mos kthehet në diçka që krijon hapësira për korrupsion duke i dhënë kontratën një biznesi të vetëm pa garë transparente apo pa i dhënë mundësinë njerëzve të tjerë që të marrin pjesë në projekt. Ky është një shqetësim jo vetëm në këtë rast, por edhe një shqetësim edhe më i përgjithshëm, sa herë kjo qeveri kërkon koncesione në vend të tenderave të hapur dhe të barabartë. Unë besoj se shqiptaret duhet të kërkojnë një garë të hapur dhe të ndershme sepse kjo ka më pak kosto për qytetarët dhe sjell cilësi më të mirë për ta.”

Pra, ambasadori amerikan Donald Lu, ashtu si edhe BE, shpreh haptazi shqetësimin e tij në lidhje me ligjin e Teatrit dhe përpjekjet e qeverisë për t’ia dhënë këtë projekt vetëm një kompanie, Fusha sh.p.k. Madje, Lu përforcon idenë se dhënie e projektit pa garë tek një kompani e vetme është diçka që krijon hapësira për korrupsion. Donald Lu vazhdon më tej duke e ngritur këtë shqetësim edhe për koncesione në përgjithësi që qeveria Rama jep duke thënë se ky është një shqetësim sa herë kjo qeveri kërkon koncesione në vend të tenderave të hapur dhe të barabartë.

Nga ana tjetër edhe BE, përmes një letre, u shpreh mbi cështjen e Teatrit. Në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, kreu i seksionit të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Michaela Matuella, mes të tjerash, shkruante: “Komisioni mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për ta amenduar Ligjin Special me qëllimin futjen e një thirrje për tender të hapur për zbatimin e projektit të zhvillimit të Teatrit Kombëtar, ku çdo kompani private mund të aplikojë me një projekt-propozim. (...) Në të njëjtën kohë Komisioni kërkon të nënvizojë rëndësinë e përcaktimit të kritereve të qarta dhe transparente dhe jo diskriminuese për përzgjedhjen e kompanisë fituese dhe zbatimin e Ligjit Special.”

Kështu, edhe BE ngre qartazi shqetësimin e dhënies së projektit të një kompanie të vetme dhe nënvizon rëndësinë e një gare transparente dhe jo diskriminuese. Pra, BE kërkon një garë, jo një paracaktim në një kompanie, por se më çfarë kriteresh dhe me çfarë gare u zgjodh kompanie Fusha sh.p.k këtë as Rama dhe Veliaj nuk na e thonë.

Lu në ikje godet fort ligjin për Teatrin dhe koncesionet e Ramës Read More »

Shpërthen Spartak Ngjela: Të arrestohet Sali Berisha, budallai po “dridhet” nga reforma në drejtësi

Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi pak ditë më parë se ishte i gatshëm ta rrëzonte qeverinë edhe me grusht shteti. Por të tilla thirrje janë hapur në kundërshtim me ligjin. Për avokatin Spartak Ngjela dhe deputetët e PS, ai ka shkelur Kushtetutën me Kodin penal dhe duhet të hetohet. Kodi Penal në nenin 223 e ka përcaktuar qartë se çdo thirrje për dhunë dënohet deri në 3 vite burg.

Për këtë arsye, avokat Ngjela tha në një prononcim për gazetën “SOT” se Berisha duhet të arrestohet.

“Çfarë grusht shteti do bëjë ai aman. A e keni parë sesi është bërë ai, apo jo? Ai duhet të arrestohet. Këto janë budallallëqet e Saliut nga frika e reformës. Nuk bën dot grusht shteti ai. Grushti i shtetit do gjë reale, kolonelë, ushtri, ku i ka këto ai budalla. Askush nuk i shkon më pas”, tha avokati Spartak Ngjela.

Edhe Përfaqësuesi i PS në qarkun e Vlorës, deputeti Andrea Marto, i cilësoi thirrjet e ish-kryeministrit si antikushtetuese. Për këtë arsye ai kërkoi nga prokuroria që ta vërë para drejtësisë.

“Thirrjet e Berishës janë antikushtetuese dhe antiligjore. Megjithëse i ka përsëritur vazhdimisht, drejtësia nuk e ka thirrur kurrë. Dikur ishte i rrezikshëm, tani nuk e merr njeri seriozisht”, tha ai për gazetën.

Shpërthen Spartak Ngjela: Të arrestohet Sali Berisha, budallai po “dridhet” nga reforma në drejtësi Read More »

Zbulohet biseda pa kamera e Berishës me Metën: Lart u ngjite shumë, shpëtove mirë…

Ish kryeminsitri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë një afeksion të vecantë për njëri-tjetrin dhe këtë e ka treguar edhe vetë preisidenti Meta gjata disa intervistave. Së fundmi Berisha dhe Meta janë takuar në simpoziumin në nder të Azem Hajdarit ku kanë bërë një bisedë të shkurtër.

Në një fragment të takimit të zbardhur nga Neës 24, Berisha shihet teksa bisedon me Metën, ndërsa ka komentuar dhe “turin” e Presidentit në Alpet Shqiptare dhe i ka vënë në dukje “rrezikun”.

BISEDA E PLOTË:

Berisha: Si kalove

Meta: Shumë mirë, shumë mirë

Berisha: Shpëtove mirë atyre maleve se…

Meta: Jo me…

Berisha: Lart u ngjite shumë…

Zbulohet biseda pa kamera e Berishës me Metën: Lart u ngjite shumë, shpëtove mirë… Read More »