Politike

Rama apo Berisha? Kush e fitoi betejën e shikueshmërisë në rrjetet sociale

Mbrëmjen e kaluar, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha ishte në ‘Opinion’ në Tv Klan.

Të dyja emisionet u transmetuan LIVE në faqet e Facebook të tyre, por kush e fiton betejën e shikueshmërisë duket qartë.

Rreth 4.5 mijë qytetarë kanë ndjekur “live” Berishën në Facebook, ndërsa shikueshmëria te Rama lëviz nga 1.5 në 2.5 mijë njerëz.

Rama apo Berisha? Kush e fitoi betejën e shikueshmërisë në rrjetet sociale Read More »

Përfundon takimi kokë më kokë i Bashës me Dulen, ja vendimi që u mor

Ka përfunduar takimi midis Kreut të PBDNJ Vangjel Dule me reun e PD, Lulzim Basha.

Ndërkohë që pritej që Dule t’i komunikonte Bashës largimin nga koalicioni pasi ky i fundit afroi në gjirin e djathtë kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, Dule pohoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me PD.

“Në një axhendë të tillë është e kuptueshme që temat për diskutim të ishin të shumta.Flasim për një axhendë poltike aktuale jo për hamendësime, nuk kishte një çështje të tillë në diksutimin tonë.PBDNJ do të vijojë bashkëpunimin me Partinë Demokratike”, u shpreh Dule pas takimit me Bashën.

Përfundon takimi kokë më kokë i Bashës me Dulen, ja vendimi që u mor Read More »

Berisha: Opozita bën vetëvrasje, nëse shkon në zgjedhje me Ramën Kryeministër

Ish-kryeministri Sali Berisha  deklaroi se me Edi Ramën në krye të qeverisjes, opozita nuk vjen kurrë në pushtet.

Sali Berisha: “Unë për vete do të bëja gjithçka që Edi Rama “të kthente patkonjtë” edhe me mjete që ju mund t’i kritikoni. Cilat mjete? Në kushtet e grushtit të shtetit nuk ka asnjë justifikim. Sot Rama po qeveris në kushtet e grushtit të shtetit.”

Me Ramën në pushtet opozita nuk vjen dot me votë. Armik më të egër se Edi Rama në pushtet nuk ka opozita. Ai është më keq se Ramiz Alia.

Ai duhet nxjerrë për leckash nga zyra. Si mund ta mundësh me zgjedhje? Shko bëj zgjedhje në Kiras! Shko bëj zgjedhje në Dobraç! Shko bëj zgjedhje në Vlorë!

Sot janë 4 djem nënash të grabitur. Kjo polici në bashkëpunim me kriminelët, po fsheh krimet. Janë marrë deponime të fshehta në komisariatin e Fierit sepse njërëzit kanë pasur frikë ti bëjnë në Vlorë.

Zgjedhje me këtë në pushtet nuk mund të ketë. Populli duhet të kthehet në uragan që duhet ti thotë “ik qërrohu nga zyra”. Qytetarët duhet të ngrihen me guxim. Këtu jemi në kushtet e një grushti shteti.”

Deklarata u bë gjatë një interviste dhënë mbrëmë në emisionin “Opinion” në TV Klan.

I pyetur njëse opozita do të hyjë në zgjedhjet lokale ai tha se do të ishte gabim fatal nëse kjo ndodhte me Ramën kryeministër.

“A do të hyjë opozita në zgjedhje me Edi Ramën? Duhet të ikë Rama. Me Ramën në pushtet nuk ka zgjedhje. Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kjo është thirrje për mosbindje civile” – e mbylli Berisha.

Berisha: Opozita bën vetëvrasje, nëse shkon në zgjedhje me Ramën Kryeministër Read More »

Gënjeshtra e madhe e Sali Berishës, frika nga Vettingu i ‘errëson’ sytë dhe mendjen ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka gënjyer mbrëmjen e kaluar qytetarët shqiptarë, teksa i shihte në sy. Duke folur për herë të parë për propozimin e Lulzim Bashës për Vetting në politikë, Berisha tha se është i gatshëm të hetohet nga të huajt për të vërë Vettingun.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka frikë nga vettingu në politikë, ish-Kryeministri mohoi diçka të tillë.

Në fakt, të gjithë e dimë se Sali Berisha është politikani që i frikësohet më së shumti Vettingut, pasi mban mbi supe një sërë veprash kriminale dhe mund të cilësohet pa frikë si njeriu që shkatërroi Shqipërinë dhe krimineli më i madh, që ju ka pirë gjakun shqiptarëve.

Berisha është politikani i parë që do të bëhet ‘kurban’ i Vettingut dhe që pas këtij procesi do të kalbet në burg.

Gënjeshtra e madhe e Sali Berishës, frika nga Vettingu i ‘errëson’ sytë dhe mendjen ish-kryeministrit Read More »

“Kush e donte Azemin të vdekur dhe e vërteta e grushtit të shtetit”

Ish-shefi i Shërbimit Informativ njëzet vite më parë, Prof. Fatos Klosi flet për ngjarjet që tronditën vendin në shtator 1998, vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari dhe grushtin e shtetit.

Duke folur për gazetën Dita, Klosi thotë se ai ishte një grusht shteti i mirëfilltë, pasi i kishte të gjithë elementët për t’u quajtur i tillë.

Zoti Klosi, jemi 20 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit, dhe tentativës për grusht shteti. Ju jeni një prej njerëzve për shkak të funksionit që keni pasur, keni disponuar edhe një informacion tjetër të detajuar. Sot është kjo çështje po diskutohet akoma. Kush e nxori Azemin në pritë?

– Kjo është një pyetje  aq e vjetër sa  dhe ngjarja. Ngjarja është trajtuar me hollësi në një proces gjyqësor me të dyja shkallët . Unë nuk mund të shtoj asgjë mbi çka është thënë në atë proces.

A ishte vërtetë tentativë për grusht shteti ai i 14 shtatorit?

– Sipas meje po, në planet e kryengritësve ishte rrëzimi i pushtetit me anë të dhunës. Në këtë kuadër ata morën me dhunë pothuaj të gjithë institucionet kryesore të shtetit. Dolën dhe në TV publik dhe e deklaruan këtë gjë. Faktorë të jashtëm i bindën që ta ndërprisnin këtë maskaradë dhe kështu ikën me bisht ndër shalë dhe u barrikuan në selinë e PD.

Izet Haxhia ka ardhur në Shqipëri dhe kërkon rihapjen e dosjes. A është e mundur që të rigjykohet kjo çështje?

– Izet Haxhia ka ardhur dhe me të drejtë kërkon hapjen e dosjes për rishikimin e pozicionit të tij në këtë ngjarje, pasi është dënuar në mungesë. Në këtë kuadër rihapja e çështjes është e ligjshme. Por po kalon shumë kohë dhe kurrkush nuk po merret me këtë kërkesë të Izet Haxhisë. Me sa duket politika, që gjithmonë ka komanduar në këtë vend, nuk është e interesuar për këtë gjë.

Cilat janë pikat e errëta që ende nuk janë zbardhur?

Për mua më e errët ka mbetur situata pas ngjarjes, se si u eliminuan pothuaj të tërë ata që  mund të hidhnin dritë mbi ngjarjen dhe kurrkush nuk mbajti përgjegjësi për këto ngjarje.

– Cili ka qenë roli i Sali Berishës në vrasjen e Azemit?

– Ka qenë roli i një të interesuari për vrasjen dhe për shfrytëzimin e mëpastajmë politik të saj.

Besoni se reformimi i sistemit të drejtësisë do të zbardhë të vërtetën e ngjarjeve tragjike të 20 viteve më parë?

– Unë shpresoj që reformimi i Sistemit të Drejtësisë do të krijojë premisat që të gjitha ngjarjet e mëdha të periudhës së tranzicionit të rishihen, larg interesave të klasës politike, që gjithmonë ka qenë e implikuar në to dhe ka penguar zbardhjen e drejtë të tyre.

“Kush e donte Azemin të vdekur dhe e vërteta e grushtit të shtetit” Read More »

“Edi Rama, çfarë the për Fushën mund të përdoret kundër teje në gjykatë!”

Nga intervista e një dite më parë që Edi Rama dha në Top Channel, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka shkëputur një deklaratë të kryeministrit që e nxjerr atë gënjeshtar në lidhje me çështjen e teatrit.

Kështu, zyrtarisht është thënë që ishte kompania Fusha sh.p.k që bëri ofertën e pakërkuar për të ngritur kulla në këmbim të ndërtimit të një teatri të ri. Kurse Edi Rama një natë më parë pranoi se në realitet ishte e kundërta: ishte ai që kishte bërë ofertën për Shkëlqim Fushën, për të ngritur kulla në pronën publike.

“Te gjithe e dimë që prapa Fushës fshihet Rama, por është hera e parë që pranon publikisht se është ai, vetë Edi Rama, që ia ka kërkuar Fushës të ndërtoje aty dhe jo e kundërta. Zyrtarisht, deri me sot, Edi Rama u ka thënë shqiptarëve se Fusha ka bërë një OFERTË TË PAKERKUAR që duke patur të veten vetëm 298 m2 truall, të merrte për zhvillim 9.000 m2 truall publik, të prishte Teatrin Kombetar e të ndertonte ‎një të ri me gjoja 30 milion euro, por mbi të gjitha do të ndertonte 92.000 m2 ndertim privat ne qendër të Tiranës me perfitim mbi 200 milion euro. Dhe mbi bazën e kesaj oferte, u mblodhen me nxitim Qeveri, Bashki e Parlament dhe hartuan ligjin “Fusha” sepse i mrekulloi oferta e tij” shkruan Bylukbashi në Facebook.

Sipas deputetit të PD-së, deklaratat e Ramës një natë më parë, paralajmërojnë fitimin e garës nga Fusha sh.p.k, e cila ka arritur të blejë një pronë në qendër dhe pa konsensusin e saj askush nuk mund të ndërtojë aty. Skema të tilla janë korrupsion i pastër thotë Bylykbashi, matërial për Prokurorinë Speciale dhe

Statusi i plotë:

Edi Rama mbremë e tha troç dhe live: Fusha nuk mund të ndertonte i vetëm në 298 m2 dhe se “ia kemi kërkuar ne që nuk ndërton dot për hesapin tënd por urdhëro dhe merr përsipër të kontribuosh për të ndërtuar teatrin‎” (?!). ‎

Te gjithe e dimë që prapa Fushës fshihet Rama, por është hera e parë që pranon publikisht se është ai, vetë Edi Rama, që ia ka kërkuar Fushës të ndërtoje aty dhe jo e kundërta.
‎‎
Zyrtarisht, deri me sot, Edi Rama u ka thënë shqiptarëve se Fusha ka bërë një OFERTË TË PAKERKUAR që duke patur të veten vetëm 298 m2 truall, të merrte për zhvillim 9.000 m2 truall publik, të prishte Teatrin Kombetar e të ndertonte ‎një të ri me gjoja 30 milion euro, por mbi të gjitha do të ndertonte 92.000 m2 ndertim privat ne qendër të Tiranës me perfitim mbi 200 milion euro. Dhe mbi bazën e kesaj oferte, u mblodhen me nxitim Qeveri, Bashki e Parlament dhe hartuan ligjin “Fusha” sepse i mrekulloi oferta e tij.

Madje ka më keq. Mbrëme ai deklaroi: ‎”Nuk ndërton dot nëse një pronar me pronë të vogël tek kufiri i pronës nuk të jep pelqimin. […]‎
Ne do ta hapim garën. Do ndodhë që një kompani tjetër që do të ndërtojë teatrin duhet të marrë prokurat e pronarëve. Nëse e merr bujrum, ne nuk kemi asnjë problem‎.”

‎Pra Kryeministri ka pregatitur edhe kurthin dhe mashtrimin tjeter për shqiptarët dhe BE. Gjoja do të hapë garë për zhvillimin e 9.000 m2 truall publik për ndërtim kullash duke prishur Teatrin, duke vënë si kusht për fitimin e garës marrjen e pëlqimit nga Fusha, si zotërues i pronës kufitare prej 298 m2‎.

Fushës, i cili garon edhe vetë, Rama i jep porosinë që të mos e japë pëlqimin e ndertimit ngjitur me të për të tjerët, edhe pse ata kanë oferta shumë herë më të mira. Keshtu, Fusha del i vetmi konkurent që plotëson çdo kusht edhe pse ka oferten me skandaloze. ‎

Pra zyrtarisht Edi Rama Kryeminister ka pranuar se ka mashtruar publikun. Mbrëmë ai pranoi që ka kryer vepër penale. Pranoi se ka bërë marrëveshje për partneritet si përfaqesues i pu‎blikut me një privat, që privati të bëjë sikur gjoja ka bërë ofertë të pakërkuar që të zhvillojë pronën publike me përfitim marramendës për privatin, por që çdo gjë e ka organizuar vetë ai, Edi Rama Kryeministri që firmosi ligjin Fusha.

Ky nuk është Partneritet Publik Privat (PPP‎). Ky lloj PPP quhet KORRUPSION klasik publik-privat. Edi Rama këtë e pranoi mbrëmë publikisht. Kjo nuk është çeshtje për prokurorinë e ngordhur të Arta Markut. Kjo është punë për SPAK, prokurorinë e re antikorrupsion, sapo të ngrihet!

“Edi Rama, çfarë the për Fushën mund të përdoret kundër teje në gjykatë!” Read More »

Habit Rama: Mësuesja kundërshtare bëri çmos që mos fitoja zgjedhjet

Gjatë një takimi me mësues të zgjedhur nga portali “Mesues per Shqiperine” , Edi Rama deklaroi se ka ikur koha e hakmarrjeve për bindjet politike. Ai  tha se mes mësuesve që foli në takim ishte dhe një ‘kundërshtare’ e tij që kishte bërë çmos që ai mos të fitonte zgjedhjet për kryetar bashkie.

Pavarësisht këtij fakti tha Rama, askush nuk e hoqi nga puna këtë mësuese që punon me devotshmëri.

“Më kujtohet një mësues që u thoshte nxënësve; Ismail Kadare ngriti flamurinnë Vlorë. S’ka qenë 100 vite më parë, pro vetëm para disa viteve. Qesha me ministren se këtu doli një mësuese që nuk ka lënë gjë që unë mos të fitoja si kryetar i bashkisë. Por ç’rëndësi ka kjo. Ajo është një mësuese që u jep nxënësve atë që duhet. Si ka mundësi që nuk bien edhe në kurthin e hakmarrjes që ramë në çerekshekullin e kaluar, që të degdiseshe në një shkollë tjëtër. Vetëm për arsyen e mos arsyes politike”, tha Rama.

Po ashtu ai solli në vëmendje edhe një episod që ka ndodhur me Drejtoreshën e Arsimit të Lushnjes, Liza Tabakun, e cila u arrestua më 22 nëntor të 2014-ës për korrupsion.

“Para disa vitesh u arrestua një drejtoreshë që ia gjetën paratë në wc. Merrte para nga vajza të reja për t’i punësuar”, pohoi Rama.

Habit Rama: Mësuesja kundërshtare bëri çmos që mos fitoja zgjedhjet Read More »

“Jemi k*r”, kush është deputeti që hutoi ministren Gjonaj në Kuvend (Video)

Një gafë e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Kuvend është kthyer në virale.

“Ne kemi jo vetëm vullnetin politik , por kemi treguar me veprime konkrete se jemi k*r,  karshi kësaj shtrese të popullsisë që ka vuajtur pasojat çnjerëzore të një diktature komuniste”, tha ministrja teksa fliste për ndryshimin e ligjit mbi dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.

Mësohet se ka qenë deputeti i qarkut të Fierit, Ismet Beqiri që ka hutuar Gjonajn teksa po fliste e më pas ajo është ngatërruar.

https://youtu.be/esACBcA5v9s

“Jemi k*r”, kush është deputeti që hutoi ministren Gjonaj në Kuvend (Video) Read More »