Politike

Berisha: Doja t’i shkruaja Linda Ramës, zonjë i thoni atij burri që keni në shtëpi…

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Opinion’, ku ndër të tjera ka folur edhe për masakrën e Selenicës, ku mbetën të vrarë 8 vetë. Berisha tha se ka dashur t’i shkruajë një letër bashkëshortes së kryeministrit, Linda Ramës.

Por sapo nisi nisi të flasë për bashkëshorten e Ramës, analistët nuk e kanë lejuar, duke i thënë se nuk duhet të merret me gratë.

Debati në studio:

Sali Berisha: Po ju them haptaz këtu, kam dashur t’i shkruaj Linda Ramës, por thashë po merret për ashtu, se Rama më ka hedhur njëher në gjyq (I referohet padisë që i ka bërë kryeministri Rama në vitin 2009 për shpifje), një shënim me i thënë: Zonjë e nderuar…

Lorenc Vangjeli: Zoti Berisha mos u merrni me gratë të lutem!

Sali Berisha: Tani nuk merrem me gratë, të nderuara thashë…

Lorenc Vangjeli: Mos u merrni me gratë!

Sali Berisha: E kuptoj respektin tuaj, thashë të nderuara dhe po them prapë të nderuara, por nëqoftëse burri i shtëpisë nuk gjen shpirt dhe zemër për të ngushëlluar një familje që rreshton 8 viktima, gjë më të paimagjinueshme nuk ka. Vetëm për kaq do ta do ta tërhiqin zvarrë në çdo komb të qytetëruar, përveç se në Shqipëri.

Berisha: Doja t’i shkruaja Linda Ramës, zonjë i thoni atij burri që keni në shtëpi… Read More »

“Foto e shkrepur gjysmë ore pas vrasjes së Azemit, shikojeni kush e nxori në pritë”

Ditën e djeshme u mbushën plotë 20 vite nga vrasja e ish-deputetit dhe liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdarit.

Kjo u cilësua edhe si “Vrasja e Shekullit”, ndërsa edhe sot e kësaj dite autorët janë “të paidentifikuar” dhe i akuzuari kryesor është Izet Haxhia.

Publicisti Mero Baze ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me ekzekutimin e Hajdarit, teksa edhe një herë akuzon hapur Sali Berishën dhe Genc Pollon, si dy njerëzit që e nxorën Azemin në rrugë tek vrasësit.

Baze shkruan:

“Shikojeni kete foto. Eshte shkrepur gjysem ore pas vrasjes se Azemit ne Spital Ushtarak. Keta ishin dy njerezit e fundit qe takoi Azemi dhe qe e nxorren ne rruge tek vrasesit. Berisha e nxorri si hakmarrje pse ai kishte pritur babain e vellezerve Haklaj dhe i kishte dorzuar kaseten kompromentuese kunder Berishes, Pollo se e kishte pengesen e fundit neper kembe para se ti turrej Berishes. Shikoni si e shikojne njeri tjetrin, gjysem ore me pas, per te kuptuar nga se jane te shqetesuar”.

“Foto e shkrepur gjysmë ore pas vrasjes së Azemit, shikojeni kush e nxori në pritë” Read More »

Lideri i botës por Rama nuk flet dot për Kosovën: Është e paudhë që…

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë rreth idesë së hedhur për rishikim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Por i ashtuquajturi lider i botës nuk ka pranuar të vendoset në njerin kah per tq mos marrë asnjë kosto përsipër.

Rama ka folur në emisionin “Open” në Top Channel, por nuk ka thënë asgjë për debatin e shkëmbimit të territoreve, midis Kosovës dhe Serbisë. Rama i është shmangur një sqarimi të sinqertë, për qëndrimin e tij, publik e zyrtar, duke zgjedhur të tentojë vetëpërjashtimin.

I pyetur nga Eni Vasili se përse ka zgjedhur të heshtë, kur të gjithë kanë folur, Rama u justifikua se, “I takon në radhë të parë Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të Kosovës të përpunojë një platformë për dialogun dhe unë jam i fundit njeri ndër shqiptarë që më takon të flas dhe të bëj komentatorin sepse njëra anë në Kosovë ka një debat mbi një ide dhe jo mbi një platformë. Ndjej detyrimin që të respektoj deri në fund Kosovën dhe autoritetet e saj. Isha shumë i qartë kur thashë se kam folur dhe do flas sa herë është e nevojshme për Kosovën dhe as kam folur dhe as do flas në emër të Kosovës. Është e paudhë për mua që të bëj komentatorin. Na duhet shumë më tepër se sa debati i radhës”.

Rama u shpreh se çështja e kufirit është mjaft delikate, ku luhet fati jo vetëm i Kosovës, por i kombit shqiptar, vijoi ai qëndrimin me fraza të përgjithshme.

“Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën dhe në këtë detyrim të ndjekë dhe të presë se çfarë përfaqësuesit e Kosovës mendojnë se për çfarë gjërash janë dakord të bëjmë. Unë nuk mund të bëjë tutorin e Kosovës. Kjo është një çështje ku luhet fati jo i Kosovës, por i kombit shqiptar dhe mund të bëhen gabime shumë të rënda”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nevojitet një diskutim i brendshëm strategjik. Ai u shpreh se liderët në Kosovë nuk po e bëjnë këtë aktualisht.

“Duhet të bëjmë një diskutim të brendshëm strategjik dhe këtë duhet ta bëjnë ata që e drejtojnë Kosovën. Dhe këtë nuk po e shoh që ata ta bëjnë. Shqiptarët duhet të diskutojnë si burra të kuvendit dhe jo hidh e prit në televizion vetëm për t’u konfliktuar. Ne kemi humbur sepse nuk kemi ditur si të sillemi me historinë”, artikuloi vërejtjen e tij, në mungesë të një qëndrimi, Edi Rama.

Lideri i botës por Rama nuk flet dot për Kosovën: Është e paudhë që… Read More »

Donald Lu po ikën me një merak të madh nga Shqipëria

Ambasadori amerikan Donald Lu po ikën nga Shqipëria me një merak të madh. Sigurisht ky merak janë peshqit e mëdhenj që s’u kapën kurrë.

Pyetjes së gazetarit Sokol Balla se cili është dështimi më i madh në këto tre vite e tetë muaj në këtë vend, Donald Lu iu përgjigj:
“Nuk do të thoja është një dështim, por është diçka ende e papërfunduar. Kam folur çdo javë mbi gjuetinë për peshqit e mëdhenj dhe dua ende të flas sepse është vërtet e rëndësishme për popullin shqiptar.”

Por gazetari Balla e ngacmoj zotin Lu duke i përmendur dhe një element të veshjes së tij, pikërisht peshqit në corapet e tij.

“Vesha çorapet e mia të posaçme që t’i shihni. Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Pata një bisedë shumë të mirë me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu javën e shkuar. Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur task-forcën për forcën e ligjit. Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë. Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parë gjithë rezultatet e asaj pune.”

Donald Lu po ikën me një merak të madh nga Shqipëria Read More »

A i ka rregulluar marrëdhëniet me Blushin? Ja pse shkoi Rama në Top Channel pas një viti

Edi Rama u kthye thuajse pas një viti në ekranin e Top Channel. Hera e fundit që kryeministri shfaqej në televizionin kombëtar ishte në ‘Top Show’ në drejtimin e Alban Dudushit. Sezonin e kaluar emisioni më i rëndësishëm në TCH ishte ‘Të paekspozuarit’ nën drejtimin e Ylli Rakipit.

Por edhe pse TCH një nga televizionet më të rëndësishme në vend, kryeministri nuk e mori asnjëherë mundimin të ulej para Ylli Rakipit, pavarësisht se kishte ftesë. Kryeministri u shfaq mbrëmjen e të enjtes në këtë ekran në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit.

A do të thotë rikthimi i Ramës në këtë televizion se ka rregulluar marrëdhëniet me Ben Blushin, një nga zërat kundër në kohën kur ishte në Kuvend, por tashmë mban postin e drejtorit të përgjithshëm të këtij televizioni?

Pjesëmarrja në emision ndoshta do të thotë se nuk i ka rregulluar marrëdhëniet me Ben Blushin, por i ka të shkëlqyera ato me gazetaren Eni Vasili.

“Je ti këtu, prandaj erdha dhe unë në Top Channel”- i tha Rama në emision dhe më pas shkëmbyen nga një buzëqeshje./Shkodra News.

A i ka rregulluar marrëdhëniet me Blushin? Ja pse shkoi Rama në Top Channel pas një viti Read More »

Deklarata e papritur: Rama tregon kur do të nisin ndryshimet në qeveri

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin ‘Open’ në TCH ku është pyetur ndër të tjera edhe për ndryshimet në qeveri. Rama ka refuzuar të përgjigjet, por, kur gazetarja ka insistuar duke e pyetur se cili është ministri më i mirë dhe ai më i keq në qeveri, Rama ka paralajmëruar se çdo ministër do marrë “notën” pas ditës së hënë.

Vasili: Cili është ministri që ka punuar më mirë dhe më keq në qeveri deri tani?

Rama: Shkolla fillon të hënë dhe notat vihen pas të hënës…

Deklarata e papritur: Rama tregon kur do të nisin ndryshimet në qeveri Read More »

Sulmi i Thaçit, Rama “mbron” Berishën si rrallëherë: E dini shumë mirë se çfarë marrëdhënie të mirë dashurie kam me të!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në një diskutim të gjerë për kufijtë e Kosovës, ka komentuar edhe sulmin e Presidentit Hashim Thaçi ndaj Sali Berishës. Rama ka surprizuar kur i ka dalë në mbrojtje Berishës, duke theksuar edhe marrëdhënien e “dashurisë” me të.

“Ju e dini shumë mirë se çfarë marrëdhënie të mirë dashurie kam me Berishën. Nuk është rruga t’i kujtosh , ja po çfarë ke bërë në të shkuarën.

Ai është lideri de facto i PD, dhe është një zë. Si bëhet që të gjithë të kontribojmë.  Dhe mos ta bëjmë siç ja bëjmë vetes shpeshherë, merremi me njëri tjetrin në vend që të merremi me të ardhmen e të shqiptarëve. Të jemi me dinjitet, apo si një tufë njerëzit që çthonë sot se thonë nesër që shfrytëzojnë momentin për t’i rënë me gur njëri tjetrin”, tha Rama.

Sulmi i Thaçit, Rama “mbron” Berishën si rrallëherë: E dini shumë mirë se çfarë marrëdhënie të mirë dashurie kam me të! Read More »

Zgjidhen ‘nyjat’, Berisha shkon në “Opinion” pas 5 vitesh, Fevziu e nxjerr nga balta

Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar në emisioni ‘Opinion’ përball 4 gazetarëve dhe drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu.

Që në fillim të emisioni Fevziu ka shpalosur të gjitha çështjet e intervistës për të cilat do të flas ish kryeministri.

Por i ftuar në panelin e gazetarëve gazetari Andi Bejtja ka përfituar të marr fjalën i pari duke ju drejtuar Berishës me një pyetje për rikthimin e tij pas 5 vitesh në Opinion.

Ja biseda e plotë
Bejtja: Para se të fillojmë intervistën kemi një lajm tjetër që i intereson publikut.

Fevziu: Çfarë lajmi?

Bejtja: Zoti Berisha ka 5 vite që nuk ka qenë në këtë emision dhe është rikthyer…

Fevziu: Ta thotë në fund.

Bejtja: Rikthimi është se keni ndryshuar ju apo ka ndryshuar Fevziu?

Fevziu: Hajde se e marr unë ndryshimin Bejtja, nuk është ky problemi. por duhet të fokusohemi tek çështja e Kosovës se aty është pikëpyetja

Zgjidhen ‘nyjat’, Berisha shkon në “Opinion” pas 5 vitesh, Fevziu e nxjerr nga balta Read More »