Pas ceremonisë së varrimit të minoritarit grek, Kostandinos Kacifas, autoritetet shqiptare shpallën non-grata shumë shtetas grekë, ku mes tyre ishte edhe emri i eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.
E kur kanë kaluar disa ditë që nga ajo ngjarje, një tjetër “skandal” vjen nga Oomonia Korçë, ku kryetari Ligor Karamelo i ka kërkuar Vangjel Dules që të ndërhyjë dhe shteti shqiptar ta heqë masën “person non-grata” për eurodeputeten Eleni Theocharous dhe për 52 pesonat e tjerë.
Në pikën 2 të letrës që Omonia i ka nisur Dules shkruhet:
Te kontaktoni zyrtarisht e te kerkoni me force prane autoriteteve shqiptare te terheqin masen ”person non grata” ndaj eurodeputetes Eleni Theohari si dhe ndaj 52 personave te tjere,te shmangin retoriken nacionaliste dhe te kontribuojne konkretisht e realisht ne rivendosjen e nje klime besimi e mirekuptimi midis shumices e pakicesmidis dy vendeve fqinje konform standarteve, tradites historike dhe deshires se perbashket.”
Letra e plotë:
Korce, me 27.11.2018
Dega Korçë
Leter – rekomandim
Drejtuar: Z.Vasil Kajo Kryetar i Omonias, Kryesise se Omonias.
Per njoftim: Z.Vangjel Dule deputet e kryetar i PBDNJ-se
Keshilli i Pergjithshem Drejtues i deges te Omonias Korçë ne mbledhjen e tij te zgjeruar pasi zhvilloi nje analize te hollesishme te gjendjes te krijuar pas ngjarjes te paprecedent, te v*asjes nga forcat speciale te Kostandin Kacifas, bashkekombasit tonë konkludoi qe t’ju rekomandoje Juve Zoti kryetar e organeve drejtuese te Omonias per sa vijon:
1.Te shqetesuar nga indiferenca totale e institucioneve per te zbardhur te verteten e per te bere transparencen e nevojshme te kesaj ngjarjeje k*iminale, intesifikoni perpjekjet e gjithanshme duke perdorur te gjitha mundesite e mjetet demokratike, kuadrin ligjor per lirite e te drejtat e njeriut e te minoriteteve, informoni hollesisht organizatat nderkombetare e trupin diplomatike per kete v*asje te shemtuar dhe per kete heshtje acaruese, me sfond etnik e dhune te hapur psikologjike ndaj komunitetit tone.
2.Te kontaktoni zyrtarisht e te kerkoni me force prane autoriteteve shqiptare te terheqin masen ”person non grata” ndaj eurodeputetes Eleni Theohari si dhe ndaj 52 personave te tjere,te shmangin retoriken nacionaliste dhe te kontribuojne konkretisht e realisht ne rivendosjen e nje klime besimi e mirekuptimi midis shumices e pakicesmidis dy vendeve fqinje konform standarteve, tradites historike dhe deshires se perbashket .
3.Duke u nisur nga keto premisa,mendojme se eshte e nevojshme fillimi e zhvillimi nga ana Juaj dhe e drejtuesve te Omonias i nje levizje informuese e degjuese me te gjithe faktoret e minoritetit,me te gjitha strukturat e Omonias fshat me fshat e qytet ne qytet konkluzioni I se ciles te jete hartimi I nje program – veprimi konkret me synim zgjidhjen e problemeve,ndergjegjesimin e minoritetit per te vepruar si nje i tere, per te rritur efektshmerine e perfaqesimit politik dhe dinjitetin shoqeror.
Situata e krijuar ndaj nesh dhe nga ne nuk mund te perballohet as duke heshtur,as duke ulur koken e as duke qendruar duarkryq. Duhet ndergjegjesim, veprim e dinjitet, te drejtat e lirite qe na takojne nuk na i fal kush, ato fitohen.
Keshilli i Pergjithshem Drejtues i Deges se Omonias Korce
Kryetari
Ligoraq Karamelo.”
Klevis Balliu, pas disa orëve leksione për varfërinë, shijon luksin nga rrobat firmato, udhëtimet e kushtueshme jashtë vendit dhe parkon makinën luksoze “Range Rover” te vendi i invalidëve
I ‘preferuari’ i Lulzim Bashës, Klevis Balliu, çdo mbrëmje drejton protestat në zonën e Unazës së Re madje bën edhe leksione për varfërinë. Por Klevisi i Fahriut në fakt as që do t’ja dijë për të varfërit, pasi ai braktis luksin vetëm për disa orë pasdite dhe fill pas saj shijon luksin duke filluar që nga makinat e shtrenjta dhe deri tek udhëtimet e çmendura dhe të kushtueshme jashtë vendit.
Pas fotove të publikuara në media me një supermakinë ‘Range Rover’ e cila ka një vlerë prej mijëra eurosh, Klevisi i ‘dhembshur’ për të varfërit, e parkon atë në vendin më të keq të mundshëm, në një vend i cili është i dedikuar për personal invalidë.
Klevis Balliu është gjithashtu tejet i apasionuar pas modës dhe produkteve ‘luxury’.Lexo.al
Makina ‘Range Rover’ e Balliut, parkuar në vendin e invalidëve
Në Rostock të Gjermanisë, në bregun e Detit Balltik, Kryeministri i Shqipërisë nuk pritet nga një turmë zyrtarësh të sigurisë dhe nga politikanët, por nga një zonjë fjalëpakë, deri diku qejfprishur që rri para arkës së Galerisë së qytetit. Është e shtunë pasdite dhe drejtori i Galerisë është larguar sërish për t’u bërë gati për hapjen e ekspozitës në mbrëmje, dhe në përgjithësi as majtas, as djathtas s’shihet njeri. Edi Rama hyn i vetëm në Galeri dhe menjëherë lakon nga hapësira e ekspozitës, për pak deshëm ta kapim për xhaketës së trashë për t’i thënë: “Tung, kam nderin”. Një pritje për një burrë shteti duket disi ndryshe. Por, okej.
Për Edi Ramën ky udhëtim në Gjermani – ai shoqërohet nga bashkëshortja dhe djali i tij i vogël – është diçka si kënaqësi private. Nuk bëhet fjalë për politikë, por për artin e tij; ndonëse këto dy fusha të jetës së tij zor se mund të ndahen. Si në zyrën e tij në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, edhe në muret e Galerisë në Rostock qëndron e varur një letër muri, mbi të cilën janë shtypur vizatime, të cilat ai me qejf i përjetëson edhe në letrat e vjetra të aparatit shtetëror. Në mbrëmje ai do t’ia dhurojë Galerisë së Rostockut një fletë nga agjenda e tij e vitit 2015, ku nën figurat florale shihet shënimi “Tetë a Tetë” (takim kokë më kokë) me Angela Merkelin.
“Në të vërtetë ka qenë e planifikuar që ekspozita të hapet më herët”, tregon Edi Rama në një zyrë të vogël, pas kafeterisë, “por vitin e kaluar u zhvilluan zgjedhjet”. Ky është mandati i tij i dytë si Kryeministër i Shqipërisë, më 2017 Partia Socialiste fitoi shumicën absolute në parlament. Në një fundjavë si kjo, thotë ai, punën mund ta kryej edhe nga telefoni i tij mobil – dhe vazhdon të “shfletoj” ekranin. Ky burrë trupgjatë është larg nga paraqitjet e zbehta të politikanëve me kravatë, siç i organizojnë zyrat për relacione publike. Në fushatat e tij elektorale Edi Rama ka bashkëpunuar edhe me bendin e hip-hopit “West Side Family” dhe për spotin “Çohu” të këtij bendi ai lundron nëpër botën e fëmijëve, peshkatarëve, bujqve dhe minatorëve të vendit me qëllim që t’i mobilizojë – duke kënduar rep. Hajde, pra, të njoftohemi me një artist aktivist.
Jeni arsimuar si artist në një vend ku arti nuk ishte i lirë. Si ju ka karakterizuar ky edukim?
Edi Rama: “Kemi pasur një sistem arsimor shumë profesionist, si në shkollë po ashtu edhe në Akademinë e Arteve, e cila bazohej në modelin sovjetik. Domethënë: ligjërohej për artin figurativ, për realizmin socialist, dhe qëllimi ishte që të përgatitemi për t’u bërë të ashtuquajtur ushtarë të shpirtit dhe të marrin nën kontroll kullën e vrojtimit për socializmin. Por, historia e artit në Shqipërinë e shekullit ’20 mori fund me Gustave Courbet, gjithçka tjetër ishte e ndaluar, andaj na tërhiqte aq shumë”.
Edhe 20 vjet pasi ka filluar karrierën e tij politike duhet përkujtuar se Edi Rama u bë i famshëm, sepse hodhi në ajër formatet klasike të artit dhe e trajtoi një qytet të tërë si pëlhurë për të pikturuar.
Fasadat e hirta, rrugët me vragë, të cilat karakterizonin pamjen e qytetit të Tiranës dhjetë vjet pas fundit të komunizmit, i ka ruajtur në një film artisti Anri Sala. Po ashtu si punët e ngjyrosjes së fasadave – “ngjyrat”, të cilat, siç kishte thënë Edi Rama, atëherë kryetar i Bashkisë, para kamerës së mikut të tij, qytetet duan t’i “bartin si rrobat”, por për Tiranën ato, sipas Ramës, ishin si “organe” dhe do të ndryshonin shpirtin e qytetit dhe sjelljen e banorëve.
Për këtë arsye për komunitetin ndërkombëtar të artistëve dhe arkitektëve Edi Rama mishëron diçka që si avangardë artistike që mendohej se është zhdukur; filozofi (francez) Jacques Rancière politikën e Ramës e percepton madje në kuptim të Friedrich Schillerit si “edukim estetik të njeriut” – pra, teoria qëndron mbi problemet reale edhe të këtij vendi, siç janë varfëria, korrupsioni, krimi i organizuar. Duke iu përgjigjur thënies së Kantit mbi mendjen e kulluar Schilleri shkroi se njeriu shtegton nëpër të bukurën drejt lirisë. Por, këta idhuj Rama nuk ishte lejuar t’i studionte.
“Arti abstrakt ishte i ndaluar”, thotë ai. “Impresionizmi dhe (Kazimir Severinoviq) Maleviqi censuroheshin. Nëse lexoje librat e gabuara mund të burgoseshe. Disa qarkullonin fshehtas, kështu që kam pasur njohuri për veprat e Paul Klee”.
Ju flisni për “bukurinë si rojtare”, e cila madje do të mund të kompensonte edhe mungesën e forcave policore. A është arti ende në shërbim të politikës së një partie – apo si mund ta kuptojmë këtë?
Edi Rama: “Unë jam bërë ministër i Kulturës, kryetar i bashkisë së Tiranës dhe në fund kryeministër në një vend, i cili në mënyrë thelbësore dallon nga të tjerët. Kam parë se e bukura vërtet mund të zgjidhë probleme dhe me atë rast u ndihmon njerëzve dhe qyteteve që të mendojnë ndryshe për veten. E bukura mund të shkatërrojë kriminalitetin dhe anarkinë dhe të mundësojë diçka si krenaria, identiteti dhe përkatësia. Së paku në Tiranë ajo e pati këtë efekt magjik”.
Ju jo vetëm që keni dhënë urdhër për zbukurimin e ndërtesave, të cilat janë ngritur në nirvanën politike, para së gjithash pas krizës politike dhe financiare të vitit 1997. Si keni arritur ta bindni popullsinë?
Edi Rama: “Kur u zgjodha kryetar i bashkisë, tërë hapësira publike ishte e zaptuar. Nuk po e them këtë në mënyrë metaforike, por në kuptimin e plotë të fjalës: s’kishte asnjë centimetër bar, shtrati i lumit ishte mbuluar me beton, parqet, kopshtet e muzeve. Kudo qëndronin pallate një deri tetëkatëshe të ndërtuara ilegalisht, pallate me bare e dyqane, ku bëhej biznes në kurriz të popullit. Kam arritur që 10 mijë ndërtesa të tilla të rrëzohen, por për këtë gëzoja përkrahjen e njerëzve, sepse ata kishin humbur gjithçka, para së gjithash hapësirën e përbashkët për komunitetin”.
E ashtuquajtura arkitekturë informale romantizohet me qejf – pallatet e zaptuara në Venezuelë fitojnë çmime në Bienalen e Venecias, ku janë prezantuar edhe veprat tuaja artistike. Dyqanet në rrugë në Kinë shihen si shenja të kryengritjes. A mund ta kuptoni këtë?
Edi Rama: “Mendoj se ne përherë duam atë që nuk e kemi dhe përherë e kemi atë që nuk e duam. Në Zvicër dikush do të mund të bënte vetëvrasje për shkak se asgjë nuk dështon, nuk ka sfida. Në Shqipëri njerëzit mund të vrasin veten për shkak se gjithçka dështon”.
Pas ngjyrosjes së qytetit dhe hapjes së hapësirës publike, Edi Rama filloi me ndërtime. Në kuadër të një ligjërate të organizuar nga platforma “Ted”, të cilën e ka mbajtur para disa vitesh në Selanik, ai tregoi për një bisedë me Bankën Botërore, të cilën dëshironte ta bindte të përkrahte me para ndërtimin e një zyre të re dhe të madhe bashkiake për qytetarët. Rama thoshte se shqiptarët mund të pajiseshin me dokumente vetëm përmes dy dritareve të errëta, të cilat i përkisnin barakave prej metali. Korrupsioni, sipas Ramës, fillonte që në radhët e pritjes, ku qytetarët paguanin për të kryer punë më shpejt. Nuk janë gjenet që favorizojnë krimet, thotë ai, por sistemet, organizimet dhe ambienti.
Kritikët ju akuzojnë se bëni politikë kozmetike, kemi dëgjuar se fasadat e ngjyrosura po zbehen. A mund ta modernizojnë një vend projektet e reja arkitektonike? A mund të jenë motor për ndryshime shoqërore?
Edi Rama: “Për mua hapësira publike ka luajtur përherë rol të veçantë. Ajo ndikon në jetë dhe në imazhin që komuniteti ka për veten. Kur kam qenë kryetar i Bashkisë, për mua ishte me rëndësi që t’i jepej dora e fundit sheshit qendror të Tiranës, Sheshit Skënderbej. Synimi ishte që këtu, në një bulevard, të krijohet qyteti modern me ndërtesat reprezentative, por ndërtimi i sheshit nuk mori fund kurrë, sepse erdhi komunizmi. Sheshi i bë një vend ku secili pushtetar kishte lënë gjurmët e tij dhe pothuaj s’mund të konsiderohej më si qendër. Gjithkund kishte vetura, nuk mund të shëtisje”.
Në vitin 2008 studioja belge e arkitekturës 51N4E fitoi një konkurs ndërkombëtar. Një dekadë më vonë projekti me kopshtet dhe fontanat e tij merr çmimin «The European Prize for Urban Public». A e lehtësojnë mirënjohje të tilla punën tuaj si politikan, ta zëmë kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE?
Edi Rama: “Kemi pasur shumë fat me këta arkitektë fantastikë. Dhe kemi qenë këmbëngulës. Qeveria e re, e cila ishte në pushtet mes meje dhe kryetarit të tanishëm të Tiranës, e bllokoi përkohësisht projektin dhe e ndryshoi në atë mënyrë, saqë ne u gjendëm para një parkingu dhe një grumbulli me bërllok”.
Ndërkohë po planifikohen e ndërtohen teatro, shkolla dhe qendra biznesi nga studiot e famshme të arkitekturës: Daniel Libeskind, Coop Himmelb(l)au, BIG, MVRDV, Stefano Boeri, i cili madje ka përgatitur një masterplan për Tiranën e vitit 2030. A është Shqipëria Meka e re për arkitekturën?
Edi Rama: “Zvicra i ka arkitektët më të mirë dhe më impresivë. Valerio Olgiati është gjeni, ai e ka realizuar një ndërtesë të mrekullueshme në Tiranë, shpresoj shumë se do të kthehet prapë këtu. Me ato pak mjete që i kemi në dispozicion kemi arritur të realizojmë disa projekte të mira. Po mendojmë se si ta zhvillojmë edhe më shumë Shqipërinë si vend të artit dhe arkitekturës: t’u ofrojmë hapësirë arkitektëve të rinj nga Afrika dhe kontinente të tjera, të cilët e kanë vështirë të depërtojnë në Europë, që ata të hapin këtu studiot e tyre, duke iu krijuar lehtësi tatimore, për shembull”.
Çfarë mendimi keni për zhvillimet e kundërta kulturoro-politike në Hungari apo Poloni? Nën qeverinë e Viktor Orbanit Akademia e Arteve në Budapest u shpall qendër e pushtetit nacional…
Edi Rama: “Nuk jam në dijeni për rastet individuale, por përvoja më ka mësuar se diktatorët ua kanë frikën individëve. Arti është vendi ku individualizmi gjen shprehjen e vet më të shfrenuar. Ekziston një tendencë për të uniformuar artin dhe kulturën dhe për t’ia nënshtruar ato një misioni të caktuar. Kjo është e tmerrshme. Nëse përzihet politika, epilogu nuk mund të jetë i mirë”.
Me qejf do ta pyesnim Edi Ramën mbi rolin e partisë së tij në zhvillimin e qytetit, por edhe të investitorëve të huaj. Në Tiranë në vitin 2019 do të hapet xhamia më e madhe e Shqipërisë, një dhuratë e Rexhep Taip Erdoanit. Por, Edi Rama çohet në këmbë, shënon numrin e tij të telefonit dhe paralajmëron një konferencë në pranverë, ku pritet të farkëtohen plane të tjera për artin e kulturën. “Faleminderit, Edi Rama”. Në korridor, duke u kthyer në kafeteri dhe te arti i tij, ai thotë edhe këtë: “Natyrisht ka investitorë”.
Hapja e ekspozitës bëhet me pamje nga letrat e murit dhe skulpturat e qeramikës të Edi Ramës. Disa zyrtarë të sigurisë me butona në vesh kanë ardhur, megjithatë, edhe kryetari i Bashkisë së Rostockut dhe ish-kryeministri i landit Mecklenburg-Vorpommern gjenden këtu. Jo vetëm mes rreshtave të fjalimeve të hapjes dëgjohet të thuhet se Shqipëria ende bart imazhin e një vendi ballkanik të huaj, të errët atje diku në juglindje, dhe fakti se një politikan është artist dhe madje ka luajtur basketboll për ekipin kombëtar, konsiderohet padyshim si diçka e habitshme. Edi Rama e injoron këtë mjeshtërisht me buzëqeshje – këtu nuk e sheh të udhës të dalë jashtë kornizave. dialogplus/e.caushi/
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të rrallë, ku shihet me liderin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Në 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, Berisha ka publikuar një fragment nga festimi i 80 vjetorit e Pavarësisë së Shqipërisë. Në pamjet në fjalë shihet Berisha teksa mban një fjalim në sheshin Flamuri në Vlorë, Rugova, si dhe kryeministrat e dy vendeve të asaj kohe, Aleksander Meksi dhe Bujar Bokshi.
“Me Presidentin Ibrahim Rugova, Kryetarin e Parlamentit Pjeter Arbnori, Kryeministrat Aleksandër Meksi dhe Bujar Bukoshi në Vlorë në 80 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Berisha.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka organizuar një pritje shtetërore në nder të 106-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku të pranishëm ishin me dhjetëra politikanë, diplomatë e personalitete të fushave të ndryshme.
Meta tha gjatë fjalës së tij “Jemi mbledhur për të festuar sot sëbashku, ditën e sakrificës. Është një ngjarje që na bën të ndihemi mirënjohës pa fund. Është një moment historik që na bashkon më shumë se kurrë në luftën e lirisë dhe sovranitetit. Historia dhe vepra e Skënderbeut është sa shqiptare por edhe europiane.
Këtë ndjenjë e përjetova dhe në takimin me arbëreshët. Në këtë vit u bashkuan dy 28 nëntor të lavdishëm. Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracionit. Kjo është kambanë alarmi për klasën politike për të krijuar kushte për të rinjtë. Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”.
Por ndërkohë reporteri i agjencisë LSA, Malton Dibra, ka fiksuar disa momente nga kjo pritje, ku përfshihen krerë të komuniteteve fetare, diplomatë, politikanë dhe ish-presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç.
Me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë, Parlamenti është vizituar nga shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Me urimet e tyre, për një Shqipëri të anëtarësuar në Bashkimin Europian, kishte edhe nga ato qytetarë që shprehën pakënaqësitë për klasën politike.
Ashtu si politikanët edhe qytetarët preferojnë më shumë postin e Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe të ministrave në sallën e Kuvendit.
Në kohën kur kreu i Qeverisë po merrte pjesë në festimet e 106 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, në sallën e seancës mbahej radhë për tu ulur në vendin e tij.
“Ky është vendi më i preferuar për të gjithë, të gjithë e synojnë atë, por historia ka treguar se në Shqipëri nuk e kanë njerëzit e denjë dhe të duhur”.
Në mesazhet për Ditën e Flamurit, qytetarët urojnë që vitin e ardhshëm vendi ynë të marrë një përgjigje pozitive nga vendet e unionit.
“Vitin tjetër të jemi sa më shpejt në BE. Gëzuar Ditën e Flamurit!”
“Me këtë politikë që kemi ta çojmë vendin më përpara dhe të ecim sa më mirë drejt sukseseve që do ky popull dhe ky vend”.
“Te parlamenti i kemi sytë dhe mendojmë për të ardhmen, jo vetëm tonë, por edhe të fëmijëve”.
Me dyer të hapura për qytetarët, Kuvendi shpërndau bluza për të pranishmit për të sensibilizuar qytetarët për mbrojtjen e mjedisit.
Edhe gjatë së enjtes, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë Parlamentin nga ora 17:00-19:00./Ora News
Edhe ky 28 Nëntor e gjeti të ndarë maxhorancën dhe opozitën. 106 vjetorin e Pavarësisë qeveria e përkujtoi me një ceremoni zyrtare në qytetin e Vlorës, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Në ngritjen simbolike të flamurit në sheshin e Pavarësisë qeveria e Kosovës u përfaqësua me zëvendëskryeministrin, Behxhet Pacolli.
Më pas u vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.
I vetmi që foli pas ceremonisë ishte Presidenti Ilir Meta. Ai tha se dita e pavarësisë është moment gëzimi për çdo shqiptar.
“Emocion i veçantë të merrja pjesë sot në Vlorë, “kryeqytetin” e Festës së Pavarësisë, në ceremoninë shtetërore për nder të simbolit më përbashkues të shqiptarëve. Përkulem me respekt para veprës së përjetshme të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali”.
Kryeministri Rama zgjodhi që urimin e tij për shqiptarët ta bëjë në rrjetet sociale, përmes një fotoje të shkrepur mes tij dhe homologut kosovar Haradinaj mbi flamurin kombëtar, pas takimit të dy qeverive; asaj shqiptare dhe kosovare pak ditë më parë në Pejë.
Teksa përfaqësuesit më të lartë të shtetit kremtonin në Vlorë festën e pavarësisë, demokratët në Tiranë përkujtuan në të njëjtën ditë 106- vjetorin e Pavarësisë dhe 74-vjetorin e çlirimit të vendit.
Nga Varrezat e Dëshmorëve Basha ftoi shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të lirë e demokracisë.
“Përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944, ndjesë 1444. Jam në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre dhe e konsideroj ditën e sotme edhe një ftesë për një bashkim të madh të gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme dhe pa pushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar dhe e garantuar ashtu siç është në ligj dhe Kushtetutë.”
Gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve ishin vetëm përfaqësues të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe ish-presidenti Bujar Nishani.
Kryeministri Ramush Haradinaj uroi festën e flamurit, 28 Nëntorin duke thënë se kjo ditë shënon rimëkëmbje, na kujton se kush jemi dhe e mban kombin të bashkuar.
“Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nëpër shekuj se kush jemi dhe na mban bashkë si komb. Në këtë ditë të veçantë, që koicidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj tha se “28 Nëntori” i bekuar, është historia e lavdishme dhe synimi për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike.
“Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë”, përfundoi i pari i ekzekutivit. /KosovaPress