Politike

Basha: Jemi gati për të luftuar kundër krimit në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar sot pasdite për zgjedhjet e brendshme në PD tek zyrat e partisë të degës nr 8. tek gjimnazi “Partizani”, duke shtuar se opozita do të jetë gati për të luftuar kundër krimit në politikë.

“Siç e shikoni, shiu nuk i ka ndaluar qindra demokratë të degës nr. 8 në zemër të kryeqytetit të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege. Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parimin një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grup seksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD. Kjo do t’i hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë, që nesër do t’ua ofrojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë për t’i çliruar nga zgjedha e krimit dhe korrupsionit”, – tha Basha. /atsh

Basha: Jemi gati për të luftuar kundër krimit në politikë Read More »

Rama uron shqiptarët me një foto të veçantë

Ditën e sotme shqiptarët në të gjithë botën festojnë 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë.

Në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urimi i parë vjen nga  kryeministri Edi Rama me një foto të veçantë.

Rama uron shqiptarët për Ditën e Flamurit mo foton nga takimi i dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, mbajtur në Pejë, teksa dy kryeministrat bashkojnë duart mbi flamurin kombëtar, në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjeve të rëndësishme.

“MIRËMËNGJES, dhe GËZUAR DITËN E FLAMURIT”, shkruan Rama. /atsh

Rama uron shqiptarët me një foto të veçantë Read More »

“Çmenden” serbet për bashkimin e ‘Shqiponjave’ në Pejë: Shqiptarët në 2025 bëhen një shtet

Takimi i djeshëm mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Pejë është komentuar shumë në mediat serbe.

Rama mbështeti vendimin e homologut të tij kosovar, ndërsa përdori termin “What the f*ck” për gjestin që i bënë ministrit të Punës të Kosovës në Serbi, ku i kishin kërkuar të mos e përdorte fjalën “Republika e Kosovës”.

Kryeministri shqiptar u shpreh i zhgënjyer me sjelljen e Europës, ndërsa e quajti me dy fytyra për sjelljen e saj ndaj shqiptarëve.

Lidhur me këtë fjalim dhe gjithë takimin që u zhvillua dje, kanë shkruar sot thuajse gjithë gazetat në Beograd.

Gazeta “Alo” ka shkruar rreth bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo media ka shkruar:

Shqiptarët në 2025 bëhen një shtet. Gjatë fjalës së tij në takimin e dy qeverive në Pejë, Rama i bëri thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj për të filluar punën nga ana e dy ministrive të Punëve të Jashtme për të zhvilluar një strategji të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në 2025.”
Ndërsa gazeta “Novosti” shkruan:

Nuk ka asnjë bazë për Shqipërinë e Madhe

“Çmenden” serbet për bashkimin e ‘Shqiponjave’ në Pejë: Shqiptarët në 2025 bëhen një shtet Read More »

Mediat greke në alarm: Shqipëri e Madhe deri në 2025

Lajmi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, është pasqyruar edhe në mediat greke.

Edhe fqinjët jugorë, ashtu si mediat në serbi, e kanë trajtuar lajmin me nota nacionaliste duke shprehur shqetësimin se dy shtetet e shqiptarëve kanë në plan të bashkohen në një Shqipëri të Madhe deri në vitin 2025.

“Greek reporter” citon deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e shqiptarëve nën çatinë europiane.

“Shqipëria dhe Kosova do të ecin dorë për dore krah për krah si shqiponja dy krenare siç u ka hije”, tha kryeministri Rama në fjalimin ku nuk kurseu as kritikat ndaj ndërkombëtarëve.

“Të mos na tregojnë shumë përralla dhe miqtë tanë europianë, ndërsa Serbinë vazhdojnë e përkëdhelin”.

Mediat në Greqi shkruajnë të shqetësuar se politikanët shqiptarë kanë bërë edhe simbolin e shqiponjës, që konsiderohet si një “simbol i nacionalizmit shqiptar”

Mediat greke në alarm: Shqipëri e Madhe deri në 2025 Read More »

Korrigjimi i kufijve, Rama: Askush të mos e quajë Thaçin tradhtar

“Hashim Thaçi është Presidenti i Kosovës dhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit, duke e quajtur tradhtar është një gomar”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar, Ramush Haradinaj, në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Kryeministri Rama iu referua çështjes së korrigjimit të kufijve.

“Këtë di të them unë. Të tjerat pastaj janë çështje që i takojnë debatit të brendshëm dhe ndërtimit të një vizioni strategjik për të ardhmen e Kosovës. Këtu nuk është çështja se çfarë mendon njëri dhe çfarë mendon tjetri. Këtu është çështja që ne të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, jo bashkë me fjalime, por bashkë në realitet. Që shqiptarët të bashkohen që ajo shqiponja dykrenare të jetë një dhe Shqipëria dhe Kosova të jenë një në çdo drejtim dhe në çdo aspekt”, – tha Rama. /atsh

Korrigjimi i kufijve, Rama: Askush të mos e quajë Thaçin tradhtar Read More »

Rama godet hapur Serbinë: Serbia qasje dyfytyrësie ndaj Kosovës, taksa 100% e drejtë

KOSOVE

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë, kryeministri Edi Rama tha se vendimi i Kosovës për të vendosur taksë 100% për produktet serbe është vendim irracional në kushtet normale në qasjen e dyfytyrësisë të Serbisë kundrejt Kosovës.

“Kosova është shëmbëlltyra e dëshirës për paqe dhe shpreha më rrezatuese e respektit për minoritetet dhe mishërimi më domethënës i vullnetit për dialog. Shqipëria është tërësisht e angazhuar për procesin e paqes dhe Kosova është në gjendje të luajë rolin e saj ndërkombëtar. Kosova ka bërë përparim thelbësor në rajon dhe ne konstatojmë se ka përparuar në dialogun me Serbinë. Serbia po bllokon Kosovën duke kërkuar tërheqjen e njohjeve është provokuese dhe shqetësuese. Goditje pas shpine të Kosovës nga Serbia. Është vendim irracional në kushtet normale në qasjen e dyfytyrësisë te Serbisë. Është qasje politike. Ministri i Kosovës më tregonte se si ministri serb qëndroi deri në 2 të natës për të bindur zyrtarët e BE që të mos përdorej fjala Republika e Kosovës në fjalim. ‘What dhe Fuck’ do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropain.’- tha Rama.

Vijon…

Rama godet hapur Serbinë: Serbia qasje dyfytyrësie ndaj Kosovës, taksa 100% e drejtë Read More »

Rama ‘ultimatum’ Serbisë dhe ndërkombëtarve: Duam vepra!

Kryeministri Edi Rama ka qenë shumë i prerë me Serbinë, teksa ka përsëritur qëndrimin e tij pro taksës 100% për mallrat serbe, duke theksuar se vendimi është thjesht dhe pastër politik dhe jo ekonomik. Ai i ka kërkuar Serbisë të zbresë me këmbë në tokë, ndërkohe që ndërkombëtareve u ka thënë “të mos na tregojnë shumë përralla”.

Tarifa e vendosur nga qeveria e Kosovës e cila nuk është veprim ekonomik, por një reagim i qartë politik. Dhe një ftesë për Serbinë për të zbritur me këmbë në tokë e të kuptojë se rruga e të ardhmes nuk ndërtohet me thika pas shpine ndaj shqiptarëve dhe procese reaksioni negativ sa herë Kosova shfaqet të marrë certifikatë hyrje në një institucion ndërkombëtar. Së dyti doganat, do të shkojmë drejt bashkimit doganor, sot hedhim hapin e parë nga 1 janari Kosova do të ketë tranzitin e vet në Durrës. Serbia shkon në të kundërt të asaj që është rruga e të ardhmes duke përjashtuar Kosovën nga Roamingu dhe duke na vënë në detyrimi ta bëjmë bashkë”.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë dy qëndrime nga ana e Serbisë ku vjen fjala për bashkëpunim me Shqipërinë dhe me Kosovën, e po ashtu edhe për ndërkombëtaret.

“Na rrokanisën kokën kaloni demarkacionin, se do ju heqim vizat, ndërkohë që Serbia nuk ka viza, por Kosova duhet ta bënte këtë, e bëri dhe tani nuk kuptohet, ose kuptohet, por nuk thuhet, por nuk thuhet që prisni se kemi ca halle se na mërziten ekstremistët këtu e atje, jemi të vegjël për të pasur forcën të ndryshojmë këto gjëra, në ato shtete që kanë dhe gurin dhe arrën por ne jemi gjallë e nuk kemi vdekur akoma. Serbia nuk mund të ketë një fytyrë për Shqipërinë një për Kosovën kjo është e papranueshme, që ndërkohë që Serbia pengon cdo lloj malli të hyjë nga Kosova në Serbi, pretendon të hyjë në Kosovë me dokumente Kosovo Metohia, Metohinë ta mbajnë për vete kjo është republika e Kosovës, kjo nuk diskutohet më. Mos na tregojnë shumë përralla miqtë tanë evropianë, të mos na kërkojnë më shumë se cna mbajnë gjunjët ndërkohë që Serbinë e përdhelin në një formë të papranueshme”- tha ai.

Rama ‘ultimatum’ Serbisë dhe ndërkombëtarve: Duam vepra! Read More »

Historike, mbledhja e qeverive përfundon me shqiponjën e të dyja kabineteve

Peja, sot ka qenë pikëtakimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ky është viti i pestë që të dyja delegacionet mblidhen, ndërsa kësaj radhe kjo mbledhje u cilësua si më produktivja, ku u nënshkruan nëntë marrëveshje të rëndësishme, shkruan Indeksonline.

Me të përfunduar mbledhja, përfaqësuesit e dy qeverive kanë bërë shqiponjën, Një gjest ky që vulos dhe i jep edhe më shumë kuptim këtij takimi me rastin e Festës së Flamurit.

Këto imazhe nuk kanë nevojë për komente.

Historike, mbledhja e qeverive përfundon me shqiponjën e të dyja kabineteve Read More »