Politike

‘Taksa 100%’, Ministri Shala tregon qëndrimin e Edi Ramës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, ka postuar një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai e ka shoqëruar foton me mbishkrimin ‘100%’. Kjo nënkupton qëndrimin e Kryeministrit Rama në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

Ndërkohë që dje Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj u shpre kundër kësaj takse të vendosur./Shqipëriaime.

‘Taksa 100%’, Ministri Shala tregon qëndrimin e Edi Ramës Read More »

Mbyllet votimi në Gjirokastër , a kush e merr drejtimin e PD

Ish-kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko do të jetë kreu i ri i degës së Patisë Demokratike në Gjirokastër, pas tërheqjes nga kandidimi të Roland Bejkos, i cili e ka drejtuar këtë degë për katër vite. Pas procesit të votimit që zgjati dy orë, në fund janë numëruar fletët e votimit ku Dasho Aliko ka dalë fitues me 166 vota kundrejt 76 vota të Gjergji Dudit, ndërkohë që janë konstatuar 13 vota të pavlefshme.

Procesin zgjedhor të PD, e ka monitoruar dhe ndjekur nga afër deputeti i demokrat për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu. Dy ditë më parë CNA.al mëssoi se tërheqja e Roland Bejkos është bërë me qëllim, që në krye të kësaj dege të zgjidhet ish-kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko, që është familjar, bashkëfshatar, dhe krahu i djathtë i Bejkos.

Mbyllet votimi në Gjirokastër , a kush e merr drejtimin e PD Read More »

Njihuni me “Fshatin e hajdutëve të politikës”, blloku i shumë vilave të bardha, blerë me miliarda “të zeza”

Vetëm 4 kilometra larg Tiranës në Petrelë, paralel me rrugën, ku vetëm ministri dhe drejtori i LSI vodhi 52 milionë euro e u lirua, pasanikët e bërë të tillë me lekë krimi e korrupsioni shtetëror dhe lidhjeve me botën e mafies, kanë krijuar një bllok banimi me vila luksi, ku janë bashkuar e jetojnë pa pikë morali, agallarët dhe shërbestarët e tyre, të çdo lloji, ngjyre politike e mëkatesh.

Janë 122 vila të bardha, me sipërfaqe nga 350 m2, në mbi 600 m2, të blera me miliarda të zeza, prej deputetësh, ministrash, ambasadorësh, moderatorësh televizivë, opinionistë të medias, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, krye-doganierë e krye-tatimorë, kryepolicë, kriminelë, trafikantë droge, armësh e femrash.

Ky bllok banimi, me sipërfaqe 226 mijë m2, nga të cilat 79 mijë m2 janë vila, është pagëzuar me emrin “Lagja e hajdutëve të politikës” dhe me plotë të drejtë, mbasi çmimi më i ulët i një vile është 500 mijë euro./korrieri

Njihuni me “Fshatin e hajdutëve të politikës”, blloku i shumë vilave të bardha, blerë me miliarda “të zeza” Read More »

‘Nga janari nuk do jenë më’, Haradinajt bën premtimin e madh për të gjithë shqiptarët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ka folur edhe për çështjen e kontrollit në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe ka bërë një premtim. Moderatori Ermal Mamaqi u shpreh i pakënaqur që në kufi ka dy pika kontrolli dhe kryeministri Haradinaj tha se nga janari Kosova do t’i heqë ato.

“Sikur thamë që do i heqim kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, do bëhemi një. Dikur ishte një pikë ndalese dhe sa më shihnin më lejonin të kaloja pa ma parë fare pashaportën. Ndërsa tani më marrin pashaportën por ma marrin edhe këta të Shqipërisë edhe ata të Kosovës. Keni vendosur 2 ndalesa në kufi”, u shpreh Ermali.

“E panevojshme. Kosova do t’i heqë ato pengesa. Edhe ato kabinat e vogla, çdo gjë. Nga janari nuk do jenë më”, u përgjigj kryeministri.

‘Nga janari nuk do jenë më’, Haradinajt bën premtimin e madh për të gjithë shqiptarët Read More »

Vlora zbulon dy kandidatë zyrtar për kryetar të PD të Vlorës

Vlora zbardh dy kandidatë zyrtar për kryetar të PD të Vlorës.

Genc Deromemaj dhe Gjergji Nika do të garojnë për postin e kreut të PD të Vlorës. Kryetari aktual Gramoz Nazëraj është tërhequr nga gara me argumentin për t’ja lënë drejtimin e partisë një tjetër figure të re.

PD e Vlorës do të përfshihet në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të saj.

Gjithçka është vendosur në orët e fundit, ndërsa do të ndërpritet në mes manadati i kryetarit aktual të PD të Vlorës, Gramoz Nazëraj. Në selinë blu mbërriti këtë të premte edhe udhëzimi për zgjedhjet të cilat do të zhvillohen brenda datës 2 dhjetor.

Vlora zbulon dy kandidatë zyrtar për kryetar të PD të Vlorës Read More »

Kryeministri Rama bën një kthesë në Fier, inspekton Gjanicën

Duket se padurimit të qytetarëve për mbarimin sa më parë të punimeve të Gjanicës i është bashkuar dhe Kryeministri Edi Rama, i cili ndalon këtu sa herë i del rasti.

I ndodhur në qytetin e Fierit, por jashtë axhendës së përcaktuar, kryeministri Edi Rama, pas takimeve të zhvilluara në Libofshë, ka parë nga afër edhe ecurinë e punimeve të cilat po kryhen në qendër të qyteti të Fierit dhe në lumin Gjanicë. Shoqëruar nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, kryebashkiaku Armando Subashi, Prefekti i Qarkut, deputetë dhe zbatues të projektit, kryeministri Rama është ndalur edhe një herë mbi urën e lumit Gjanicë, ku ka parë punën e kryer deri tani.

Ka qenë kryebashkiaku Subashi ai i cili i ka shpjeguar Kryeministrit Rama ecurine e punimeve në këtë pjesë, ndërsa që prej fillimit të tyre punohet me intensitet të lartë. Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri Rama, pas vizitave në Fier, ndalet për të parë edhe punimet që po kryhen për rehabilitimin e lumit dhe rikonceptimin e qendrës së qytetit. Më parë ai e cilësoi Gjanicën një lum që “qelbte e përmbyste dynjanë i cili sot po hyn në shtratin e qendrës së re të qytetit. Falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane”!

Kryeministri Rama bën një kthesë në Fier, inspekton Gjanicën Read More »

Akuzat për Unazën, Rama Ylli Rakipi dhe “kadrinjtë” opozitarë: Materie të biodegraduara

Në rubrikën “Përgjigja ime”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentit të një qytetari për prishjen e ndërtesave në zonën e Unazës së Re. Rama akuzoi gazetarin Ylli Rakipi se ka përfituar 2.5 mln euro qira nga kompania OSHE dhe ndërprerja e saj ka shërbyer si shkak për akuzat e forta të tij.

Rama: Thirrja jonë e përsëritur për të gjithë të tjerët që të mos bëhet mish për top për Lul Kadriun, Kadri Vasilin, Flamur Saliut, bashkë me Ervinin e Lulit dhe djalin e Fahriut. Këta dalin një xhiro andej, hedhin benzinë i vënë shkrepsen dhe ikin. Zjarri i antiligjit djeg ata që u venë nga pas qorrazi. Për shembull, ata që janë arrestuar që çuan plagosjen e rëndë dhe të pafalshme të polices 24 vjeçare do të ishin në shtëpi sot dhe jo në burg, nëse nuk do të kishin shkuar qorrazi pas Kadrinjve, pa din, pa iman, të cilët fjetën nëpër shtëpia sot.

Lul Kadriut dhe kompanisë së falimentuar të Partisë Demokratike, as nuk u ha qoshja kur thonë në Kosovë për të mbrojtur shtëpitë e Unazës së Re. Ata po mbrojnë qoshen e tyre ku hyn lagështira e humbjes së radhës.

Nuk ka gjynahqar në pikë të hallit në atë zonë ku ndërtohet Unaza e Re, gjynahqar në zonën e trurit të kokave të opozitës politike dhe në vrimat e të pa ekspozuarve të saj, të paditur dhe dallkaukë, me dreqin në barkë që shpikin dhe sajojnë gjithë ditën dhe natën.

Është megavjedhje projekti i Unazës së Re, thotë Ylli Kadriu në mbrëmje pasi Kadri Saliu në mëngjes ka thënë se është narkovjedhje, kurse Lul Kadriu që zgjohet vonë ka thënë në drekë se është supervjedhje dhe fjalën e merr Andi Kadriu, pa iu dridhur qerpiku thotë se shpifja është mjet legjitim për të rrëzuar Edi Ramën. Çfarë duhet dëgjuar më shumë. Zoti është i madh dhe mëshirplotë dhe i fal këta lehaqenë të padijes të shfytyruara nga mllefi dhe dëshpërimi i kokëboshllëkut cullak. Këtij populli nuk ia hedhin dot.

Habitem pse më sulmojnë kaq shumë Të Paekspozuarit. Mbase ka ardhur koha të ekspozoj një fakt që kushedi ka lidhje për Ylli Kadriun, ndryshe Ylli Rakipi që i ofroi OSHEE ndryshe e quajtur CEZ një garazh në pallatin plot 10 kate ndërtuar prej tij ku kryepritja për abonentin me një tualet për të gjithë stafin dhe abonentin bashkë dhe pa gjenerator në raste errësire.

Nuk e di po mendojeni në bazë të një kontrate absurde Ylli Kadriu ka marrë deri vonë në emër të pronarit Ylli Rakipi 2 milionë e 561 mijë euro qera. Po po, nuk e dëgjuat gabim plus 39 mijë euro garanci.

Këtë kontratë të paekspozuar ia prishi organizata kriminale e Rilindjes, e cila ka 1001 të këqija por të zezën që paratë e taksave dhe të mirat publike t’i ndajë me Ylli Kadriun, apo me shumë yje të tjerë të medias e politikës, që kanë rrezatuar me thënë të drejtën për shumë vite duke marrë nga pushteti i radhës energji financiar me hir a me pahir fatkeqësisht kjo organizatë kriminale nuk e ka. Organizata jonë e Rilindjes ka dhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë dhe hiç fare as për jashtënxjerrjet e ekspozuara e as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrijve në politikë që i paguajnë këto materie të biodegraduara në formë ylli./oranews

Akuzat për Unazën, Rama Ylli Rakipi dhe “kadrinjtë” opozitarë: Materie të biodegraduara Read More »

Ja kush garon për postet e sekretarit dhe nën/kryetarëve në PD (emrat)

Lulzim Basha ka urdhëruar thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 15 dhjetor, ku do të bëhet zgjedhja e Këshillit Kombëtar dhe më pas mbyllja e plotë e një proçesi riorganizimi, që në fakt duket të jetë thjesht aksioni i emërimeve formale. Por gjithsesi në garat për drejtuesit e lartë pritet të ketë përplasje, kuptohet midis rrymave mbështetëse të Lulzim Bashës, atyre që drejtohen nga kunati e familja e tij dhe atyre që servilosen nga brenda partisë.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm pritet të rikandidojnë disa emra si Çlirim Gjata, Ervin Salianji, Arben Ristani dhe Enkelejd Alibeaj. Dy emrat e fundit u përballën 4 vite më parë dhe Ristani fitoi me pak vota diferencë, në atë kohë i mbështetur dhe nga kritikët e Lulzim Bashës, tashmë i vetëm duket formal në garë. Gjata duket një kandidat i preferuar se bashku me Salianjin, që pas dosjes “Babale” dhe atentatit imagjinar është ylli që nuk i ndalet shkëlqimi në PD.

Për postin e nën/kryetarit të PD, një prej të cilëve e drejton Edi Paloka pritet të ketë garë. Albana Vokshi, aktualisht prej më shumë se 10 vitesh kryetare e LDG pritet të rivalizojë për nën/kryetare. Një emër tjetër që mund të jetë pjesë e garës për kreun e grupit parlamentar ose nën/kryetarit të dytë mund të jetë edhe Enkelejd Alibeaj, i cili duke kandiduar në këto pozicione mund t’i hapë rrugë Çlirim Gjatës në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Grida Duma pritet të jetë një nga emrat që kërkon të rrisë postin e saj politik nga Sekretare e Marrëdhënieve me publikun në kryetare e LDG dhe nënkryetare e PD.

Fatbardh Kadilli dhe Enno Bozdo pritet të kërkojnë rikonfirmim në sekretariate për të qenë më pas dhe anëtarë kryesie. Klevis Balliu, Gert Bogdani, Bardh Spahia, Endri Hasa, Ina Zhupa etj kërkojnë poste në krye të departamentëve për të siguruar qënien në kryesi, dhe pritet të pretendojnë edhe të zgjidhen direkt si antarë të kryesisë së PD.

Disa emra të tjerë që pretendojnë për departamente dhe sekretariatin e PD deri tek kryesia, janë edhe Jorida Tabaku, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi etj, por këta shihen si pjesë e kastës së vjetër dhe jo si rishtarët e Lulzim Bashës.

I vetmi që duket se nuk do të ketë garë është Edmond Spaho, i cili pretendon të mos ketë zgjedhje në Grupin Parlamentar për të mbajtur postin e Kryetarit të Grupit.

Ja kush garon për postet e sekretarit dhe nën/kryetarëve në PD (emrat) Read More »