Politike

Ja kush garon për postet e sekretarit dhe nën/kryetarëve në PD (emrat)

Lulzim Basha ka urdhëruar thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 15 dhjetor, ku do të bëhet zgjedhja e Këshillit Kombëtar dhe më pas mbyllja e plotë e një proçesi riorganizimi, që në fakt duket të jetë thjesht aksioni i emërimeve formale. Por gjithsesi në garat për drejtuesit e lartë pritet të ketë përplasje, kuptohet midis rrymave mbështetëse të Lulzim Bashës, atyre që drejtohen nga kunati e familja e tij dhe atyre që servilosen nga brenda partisë.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm pritet të rikandidojnë disa emra si Çlirim Gjata, Ervin Salianji, Arben Ristani dhe Enkelejd Alibeaj. Dy emrat e fundit u përballën 4 vite më parë dhe Ristani fitoi me pak vota diferencë, në atë kohë i mbështetur dhe nga kritikët e Lulzim Bashës, tashmë i vetëm duket formal në garë. Gjata duket një kandidat i preferuar se bashku me Salianjin, që pas dosjes “Babale” dhe atentatit imagjinar është ylli që nuk i ndalet shkëlqimi në PD.

Për postin e nën/kryetarit të PD, një prej të cilëve e drejton Edi Paloka pritet të ketë garë. Albana Vokshi, aktualisht prej më shumë se 10 vitesh kryetare e LDG pritet të rivalizojë për nën/kryetare. Një emër tjetër që mund të jetë pjesë e garës për kreun e grupit parlamentar ose nën/kryetarit të dytë mund të jetë edhe Enkelejd Alibeaj, i cili duke kandiduar në këto pozicione mund t’i hapë rrugë Çlirim Gjatës në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Grida Duma pritet të jetë një nga emrat që kërkon të rrisë postin e saj politik nga Sekretare e Marrëdhënieve me publikun në kryetare e LDG dhe nënkryetare e PD.

Fatbardh Kadilli dhe Enno Bozdo pritet të kërkojnë rikonfirmim në sekretariate për të qenë më pas dhe anëtarë kryesie. Klevis Balliu, Gert Bogdani, Bardh Spahia, Endri Hasa, Ina Zhupa etj kërkojnë poste në krye të departamentëve për të siguruar qënien në kryesi, dhe pritet të pretendojnë edhe të zgjidhen direkt si antarë të kryesisë së PD.

Disa emra të tjerë që pretendojnë për departamente dhe sekretariatin e PD deri tek kryesia, janë edhe Jorida Tabaku, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi etj, por këta shihen si pjesë e kastës së vjetër dhe jo si rishtarët e Lulzim Bashës.

I vetmi që duket se nuk do të ketë garë është Edmond Spaho, i cili pretendon të mos ketë zgjedhje në Grupin Parlamentar për të mbajtur postin e Kryetarit të Grupit.

Ja kush garon për postet e sekretarit dhe nën/kryetarëve në PD (emrat) Read More »

Meta nderon kujtimin dhe veprën e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Shkup

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po merr pjesë në kremtimet e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Maqedoni. Fillimisht Presidenti Meta i shoqëruar nga Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Zv/Kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, udhëheqës politikë, deputetë si edhe dhjetra shqiptarë në Maqedoni, u përul me respekt dhe vendosi një buqete me lule te monumenti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Shkup.

Pasi vizitoi edhe Shkupin e vjetër dhe Mozaikun e Lidhjes së Prizrenit, duke vlerësuar figurën dhe rolin e tij, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Presidenti Meta u shpreh: “Jam shumë i lumtur që gjendem në Shkup së bashku me udhëheqësin e Bashkimit Demokratik për Integrim zotin Ali Ahmeti, me Kryeparlamentarin e Republikës së Maqedonisë, zotin Xhaferi dhe shumë personalitete të tjera për të marrë pjesë në kremtimin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, kësaj ngjarjeje madhore për të gjithë kombin shqiptar, që i bashkoi të gjithë shqiptarët rreth Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe që i parapriu edhe Pavarësisë së Shqipërisë, ekzistencës së shtetit shqiptar dhe gjitha mbarësive që u gëzohet kombi ynë sot.Është kënaqësi për ta nisur këtë kremtim duke u përulur me nderim këtu në Shkupin e vjetër para monumentit të Heroit tonë Kombëtar edhe në kuadër të 550-vjetorit të kujtimit të kësaj figure të përmasave europiane.
Dje pata kënaqësinë të isha me Presidenten e Kroacisë në Zadar, me komunitetin e Arbanasve për të festuar këtë 550-vjetor dhe më mbeti në mendje referimi që Presidentja e Kroacisë i bëri njërit prej shkrimtarëve më të njohur kroatë për figurën e Skënderbeut, i cili me të drejtë kishte thënë që ‘Hero më të madh nuk ka lindur nëna akoma.’
Këtu në Shkup do të preferoja t’i referohesha Fan Nolit tonë të madh, njërin prej kontribuuesve kryesorë edhe të Kongresit të Manastirit, pavarësisht se nuk arriti të merrte dot vetë pjesë duke u përfaqësuar përmes Sotir Peçit dhe patriotëve të tjerë, se ‘Skënderbeu do të mbetet përgjithmonë shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë’, që do të thotë se është vepra e jashtëzakonshme e kësaj figure madhore jo vetëm e kombit tonë, por edhe e qytetërimit europian, që përcaktoi identitetin tonë europian, rrugën tonë europiane, për të cilën edhe sot ne jemi të angazhuar, shqiptarët kudo në të gjithë rajonin dhe ku faktori shqiptar në Maqedoni jep një kontribut historik, dhe përcaktues. Sigurisht që është kjo rrugë, të cilën e përcaktoi me veprën e tij Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që udhëhoqi edhe filozofinë e bashkimit në Kongresin e Manastirit për Alfabetin e Gjuhës sonë, një alfabet që ndihmoi dhe kontribuoi jo vetëm Pavarësinë e Shqipërisë, po ka kontribuuar për të gjithë rrugën tonë europiane deri më tani.
Ndaj nderimin më të madh sot për Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Mid’hat Frashërin, për gjithë ata personalitete të shquara, për përfaqësuesit e familjes Qiriazi, të cilët në kushte shumë të vështira arritën t’i japin kombit tonë një fuqi të jashtëzakonshme të bashkimit dhe të udhëheqjes për të ardhmen e kombit tonë.
Me këtë rast dua të vlerësoj edhe të gjitha përpjekjet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen këtu për të ecur drejt jo vetëm ruajtjes, por edhe të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, në përputhje edhe me Marrëveshjen e Ohrit, dhe të përgëzoj këtë frymë të re bashkëpunimi e bashkëjetese në Republikën e Maqedonisë, që është e vetmja rrugë për paqe dhe stabilitet në të gjithë rajonin tonë.”, – u shpreh Presidenti Meta.

Meta nderon kujtimin dhe veprën e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Shkup Read More »

DETAJE: Efektivja e Shqiponjave e largoi kapsollën me dorë sepse i ra në qafë. Berisha zhduk foton pasi e quajti ndrikull

24 vjeçarja Ina Nuku është efektivja e cila ka humbur gishtat e dorës pasi i ka plasur në një kapsollë e hedhur nga protestuesit ditën e sotme para Parlamentit.

Newsbomb.al mëson se Nukut filimisht kapsolla i ka rënë në qafë, në pjesën e jakës së unfirormës ndërsa duke u përpjekur ta largonte i ka plasur në dorë.

Burime nga spitali i Traumës kanë thënë për newsbomb.al se 24 vjeçarja ka humbur plotësisht gishtin tregues, ndërkohë dy gishtat e tjerë i janë dëmtuar pjesërisht dhe prej orësh ndodhet në reanimacion.

Gjithashtu efektivja e repartit të forcave Shqiponja ka marrë dëmtime dhe në pjesën e djathtë të fytyrës, siç shihet dhe në foto.

Por ajo që bie në sy është se ish-kryeministri Sali Berisha pasi i ka bërë një shkrim ku dhe e ka ofenduar Nukun duke e quajtur ndrikull është detyruar ta fshijë postimin.

Mesa duket ish-kryeministri ka rënë vet pre e lajmit që ka publikuar pasi efektivja që shihet me ministrin Sandër Lleshi nuk është Ina Nuku.

Madje efektivja e cila është takuar me Sandër Lleshin nuk ka asnjë prej gishtave të fashuar, por mban në dorë një medikament mjeksor./ NEWSBOMB.AL

POSTIMI I BERISHËS QË MË PAS U ZHDUK:

DETAJE: Efektivja e Shqiponjave e largoi kapsollën me dorë sepse i ra në qafë. Berisha zhduk foton pasi e quajti ndrikull Read More »

Banorët protestojnë sot tek parlamenti, Rama ka një përgjigje për ta

Banorët e Unazës së Re që do iu prishen shtëpitë nga qeveria kanë paralajmëruar sot se protestën do e zhvendosin para parlamentit, ku ka seancë plenare.

Eshtë dita e 19 që ata protestojnë kundër prishjes se banesave dhe bizneseve të tyre. Ata do të mblidhen në orën 10:00, kur fillon edhe seanca plenare. Ndërkohë 6 banorë janë çuar në ndjekje penale nga policia për shkak të protestë së tyre.

Por sot kryeministri Edi Rama ka deklaruar se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet dhe i ka konsideruar një pjesë të biznesmeneve që operojnë në atë zonë dhe kërkojnë dëmshpërblim, si “zaptues profesionistë”.

Duke publikuar një kronikë të TCH që tregon bizneset që janë ngritur në të dy anët e rrugës nga Pallati me Shigjeta deri tek sheshi Shqiponja, kryeministri shkruan në Fb:
“Dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë”.

VIDEO

Banorët protestojnë sot tek parlamenti, Rama ka një përgjigje për ta Read More »

Kalimi i Gruevskit nga Shqipëria, Artan Hoxha: Ja cili politikan i lartë e ndihmoi…

Ish-kryeministri i Maqedonisë është ndihmuar nga krerë të lartë të politikës per te kaluar permes territorit te Shqiperise. Sipas gazetarit Artan Hoxha, i cili deklaroi në “Top Sho” se “Presidenti Gjorgje Ivanov ka gisht në arratisjen e Gruevskit”. Më tej, Hoxha shtoi: “Dyshimi është që Gruevski ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Gruevski kontrollon gjithçka, prandaj dhe sot është bërë arrestimi i ish-kreut të SHISH-it në Maqedoni”.

Prej disa ditësh çështja Gruevski është kthyer në më të diskutuarat në disa prej shteteve ballkanike, dhe jo vetëm, në të cilat ish-kryeministri ka kaluar për t’u arratisur drejt Hungarisë, ku i është pranuar kërkesa për azil. Gjykata ka dhënë një vendim të formës së prerë për Gruevskin me dy vite burgim, për shkak se u gjet fajtor për akuzat e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës në rastin Tanku.

Kalimi i Gruevskit nga Shqipëria, Artan Hoxha: Ja cili politikan i lartë e ndihmoi… Read More »

Rama, asnjë lëshim për ‘Astirin’, thirrje banorëve: Lironi rrugën!

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sot, banorëve të zonës së Astirit të lirojnë rrugën dhe të lejojnë zhvillimin e projektit. Rama  foli për herë të parë nga kryeministria, gjatë një takimi me koordinatorët. Ai tha se nuk do të pranojë të paguajë për “rrumpallën” e viteve të kaluara.

“Të thonë që ‘kemi futur letrat për legalizim”, nuk do të thotë që ata janë në rregull dhe do t’i marrin, – tha kryeministri. –  Ata që kanë ndërtuar pa leje, kërkojnë dëmshpërblim 100% për çfarë?!

Mbi cilin ligj?! Me ç’të drejtë morale?! Nga ku?!  Nga buxheti i shtetit?! Që është kontributi i të gjithëve për shkolla, kopshte etj?! Me këto para ne të dëmshpërblejmë zaptuesit që kanë ndërtuar shtëpi në zonë?!

Ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t’i hapin rrugë zhvillimit dhe të mos turpërojnë veten dhe familjen, të mos bëhen gazi i botës dhe mish për top i opozitës”, theksoi Rama. Kësisoj, kryeministri nuk ka bërë asnjë lëshim për qindra familjet që u shemben shtëpitë dhe bizneset dhe po protestojnë për më shumë se dy javë rregullisht në dyert e bashkisë së Tiranës dhe në rrugën ku do bëhen shembjet.

Po sot ka folur edhe ministri Damian Gjiknuri në komisionin e Ekonomisë;Gjiknuri tha se nuk ka ende një vendim qeverie për subjektet që shpronësohen në Unazën e Re ndaj gjithë çdo po ndodh është e parakohshme. ‘nuk kryhen shembje pa dalë vendimi i shpronësimeve. Do të dalë një VKM për 180 objekte. Ndaj banorët t’i drejtohen me dokumenta ARRSH-së për problemin e tyre për t’u sqaruar, jo atje në rrugë, se shteti ka zyra ka institucione.”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/345740406184822/?t=0

Rama, asnjë lëshim për ‘Astirin’, thirrje banorëve: Lironi rrugën! Read More »

Nata horror e Sevasti Qiriazit, kur kërkonte trupin e pajetë të të birit

Kujto.al Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit

Kalvari i Sevasti Qiriazit nën persekutimin e egër komunist, rrëfyer nga mbesa e saj Vitore Dako Ruli. Si ia vranë në hetuesi të birin, Gjergjin, e ia burgosën Aleksandrin, djalin tjetër. Internimi i Robertit,Vitores e Djanës, fëmijë të Aleksandrit… Jeta e mundimshme e gruas që i dha shumë Shqipërisë e mori prej saj vetëm vuajtje.

sevastia
Robert Dako ishte foshnje e porsalindur kur u internua në Tepelenë. Dy motrat e tij, Vitorja dhe Djana, motrat e Robertit ishin më të rritura, por shumë të mitura për të kuptuar pse jeta e tyre po merrte atë kthesë të rëndë. Roberti sapo kishte ardhur në këtë botë, që ai s’kishte si ta dinte pse fati i tij do të ishte kaq i vështirë e kjo botë në të cilën sa kishte ardhur, ishte kaq e ashpër. Ishte djali i Aleksandër Dakos, i biri i Sevasti Qiriazit dhe Kristo Dakos. Gjyshja e Robertit, Sevastija, kishte qenë ndër vashat e para shqiptare të mirëarsimuara e ndër të parat vasha, që kishte investuar gjtihçka kishte, për të sjellë arsim ndër të tjera vasha shqiptare. Kristo Dako ishte gjyshi i Robertit, një ndër rilindasit e shquar shqiptarë. Aleksandër Dako, babai i Robertit dhe i biri i Sevastisë e Kristo Dakos, ishte diplomuar në Oxford, Angli, në degën e inxhinierisë. U kthye në Shqipëri në vitin 1940. Ishte martuar me një italiane dhe nga martesa e tyre lindën tre fëmijë, Oberti, Vitoria dhe Diana. Aleksandër Dako kishte qenë pjesë e misionit të UNRRA-s për Shqipërinë. Në tetor 1946, pas prishjes së raporteve diplomatike me SHBA, u arrestua nga komunistët me akuzën si “agjent amerikan”, ndërsa kryente detyrën e koordinatorit. Gjyqi zhvillohet pas dy vjetësh arrest dhe dënohet me 7 vjet burg.

Ndërkohë, i vëllai i Aleksandrit, Gjergji, një mjek kirurg i talentuar, i kishte përfunduar studimet në SHBA për mjekësi. Kur erdhi në Korçë, në valën e sulmeve të komunistëve kundër nënës së tij, Sevasti Qiriazi dhe babait Kristo Dako, Gjergji arrestohet në vitin 1947 dhe vdiq në hetuesi si pasojë e torturave. Ai vdiq në hetuesinë e Tiranës më 18 shkurt 1949. Trupi i tij nuk iu kthye së ëmës Sevastisë, e cila ishte gjithashtu në burg, e arrestua nga komunsitët.

Nata e tmerrshme e Sevastisë

E ka rrëfyer Vitoria, e motra e Robert Dakos, e mbesa e Sevasti Qiriazit. Është një ndër ato netët e tmerrshme të Sevasti Qiriazit. I kishin vrarë djalin dhe nuk ia jepnin trupin e tij. “Sevastia shkoi për të marrë trupin e të birit. Të paktën do ta shikonte të vdekur, por atë nuk ia dhanë. Sevastia mundi të zbulonte se ata që vdisnin në burg, çoheshin në Lumin e Tiranës. Kështu, natën ajo u nis bashkë me Marien në bregun e lumit për të gjetur trupin e Gjergjit dhe trupin e gjetën të mbështjellë me një hasër.

Ndërkohë, po gdhinte mëngjesi dhe kishin frikë se mos dikush i diktonte, kështu që ato e fshehën trupin në anë të tokës dhe u kthyen në shtëpi, me qëllim që të ktheheshin në mbrëmje dhe të merrnin trupin e tij. Por kur u kthyen, e gjetën tokën të punuar nga traktori dhe trupi ishte zhdukur, për të mos e gjetur më kurrë. Sevastia, megjithëse në jetë kishte kaluar shumë telashe e peripeci, e karakterizuar nga një fortësi dhe kurajë, kësaj here dhimbja qe mbi forcat e saj dhe ra në një depresion të thellë, u end plot pesë muaj nëpër zyrat e qeverisë, me qëllim që të mund të rimerrte trupin e djalit të saj të dashur 36-vjeçar, por asnjë nuk iu përgjigj”, rrëfen Vitorie Dako.

Varrimi i Sevastisë

Gjashtë muaj pas vdekjes së të birit, Sevasti Qiriazi, u nda nga jeta me brengën e madhe, prej dëshpërimit që e humbi djalin e saj të dashur e kurrë nuk ia gjeti as eshtrat.

Sevastia vdiq më 19 shkurt 1949. Nuk iu bë asnjë ceremoni varrimi, sepse regjimi e ndalonte një të tillë për kundërshtarët e tij. E mbesa, Vitore, e rrëfen kështu ditën e fundit të Sevastisë mbi tokë. “Nuk iu bë asnjë ceremoni varrimi, kështu u varros nga familja. Ne e çuam në varreza me një karrocë me kalë në “Shesh Tufinë”, në veri të Tiranës, që në atë kohë ishin të vetmet varreza në qytet. Ne e çuam dhe e varrosëm atje të shoqëruar nga teto Parashqevia, mamaja ime Rozi, motra e saj Maria, që ishte e shoqja e Gjergjit dhe nga ish-kuzhinierja e shkollës “Rukie Tafaj”, e cila ishte prej një familje të vjetër dhe autoktone tiranase dhe unë që isha fëmijë e vogël. Babai, Aleksandri, ishte në burg. Në vitin 1964, varrezat u prishën se do të ngriheshin pallate banimi, kështu eshtrat e Sevastisë u transferuan në varrezat e “Sharrës” në jug të Tiranës në lagjen e “Kombinatit”. Në atë kohë Sevastia ishte dekoruar pas vdekjes në vitin 1962, me rastin e 50-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kështu që, transferimin e bëri shteti dhe më vonë, mbas vdekjes së teto Parashqevisë, shteti për to bëri një varr të përbashkët për “Motrat Qiriazi” në parcelën e veçantë caktuar për personalitetet e shquara të kombit. Në zhvarrimin e eshtrave të Sevastisë ishim teto Parashqevia, babi im, Aleksandri, dhe unë”, rrëfen Vitore Dako, në një letër publike botuar në media dy vite më parë.

Përgatiti: Luljeta Progni

Nata horror e Sevasti Qiriazit, kur kërkonte trupin e pajetë të të birit Read More »

“Proces i pisët politik”, Gjiknuri sqaron banorët e Astirit: Nuk ka dëmshpërblim pa dalë VKM-ja

Ministri i Infrastrukturës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ka folur për projektin e Unazës së Madhe, e cila përfshin shembjen e shumë objekteve në zonën e Astirit.

Gjiknuri tha se për të bërë vlerësimin real të objekteve, shteti do të vlerësojë të gjitha dokumentat që banorët disponojnë dhe se shumë shpejt do të publikohet një listë shpronësimesh nga institucioni që ai drejton. Ministri gjatë fjalës së tij, theksoi se zyrat e ARRSH janë të hapura për të gjithë qytetarët që kanë pretendime.

“Unaza e Tiranës është “Aorta” e gjithë Shqipërisë. Qeveria e ka thënë që personat që janë pa dokumentacion do trajtohen me 3 vjet qera. Do dali VKM për 180 objekte. Ka pasur nje spekulim politik, njerezit kanë vajtur dhe piketuar. Nuk ka një proces prishjeje pa dal një VKM-ja për shpronësimet. Nuk ka fillu asnjë procedure prishje, s’do ketë prishje pa dalë vendimi i qeverise për shpronësimet.

Me vërtetim pronësie, do bëhet pastrimi nga objektet pa leje. Të palegalizurit do trajtohen me bonus qiraja tre vjet. Kantieri po nis me vende ku nuk ka prishje dhe janë pronë shtetërore. Për çdo objekt do ketë vleresim. Ka stisje politike për një kauze. As VKM s’ka dalë. Te gjithë banorët që kanë pretendime kanë zyrat hapura.

Tendenca për të penguar punimet është një proces i pisët politik. Të bashkëpunojnë me ARRSH dhr Bashkinë. Çdo objekt do të ketë një vlerësimin sipas ligjit, do të ketë një dëmshpërblim real financiar. Nuk mund të bëjë shteti qoftë një transaksion pa vlera reale. Procesi nuk ka filluar dhe banorët një pjesë e tyre që kanë dokumentacion kanë shkuar pranë institucioneve. Pyetja që bëjnë dhe m’u dha rasti që ta jap këtë sqarim pa dalë lista e ministrisë e shpronësimeve nuk do të ketë akoma një dëmshpërblim real“, u shpreh Gjiknuri.

“Proces i pisët politik”, Gjiknuri sqaron banorët e Astirit: Nuk ka dëmshpërblim pa dalë VKM-ja Read More »