Politike

Protesta e banorëve të “Astirit”, reagon Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar në zonën e Astirit, duke theksuar se për këtë problematikë, do të bëj një shtjellim të plotë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tweet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!”, shkruan Rama. /atsh

Protesta e banorëve të “Astirit”, reagon Kryeministri Rama Read More »

Meta takon drejtorin e NDI-së, Robert Benjamin

Presidenti Ilir Meta takoi drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin.

“Pata kënaqësinë të takohesha me drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin”, tha presidenti Meta.

“Fatmirësisht ka ende institucione si NDI që mbeten të përkushtuara për forcimin e zërit publik si shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor”, shtoi ai. /atsh

Meta takon drejtorin e NDI-së, Robert Benjamin Read More »

Haradinaj: Asnjë qytetar nuk largohet nga Kosova nëse liberalizohen vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se asnjë qytetar i Kosovës nuk do të largohet nga vendi nëse liberalizohen vizat. Ai thotë se po bëhet fushatë e qëllimshme për të krijuar hutim dhe për të penguar procesin e liberalizimit.

Në një intervistë për “KosovaPress”, Haradinaj deklaron se Kosova i ka përmbushur krejt kushtet e paraqitura më herët duke shprehur besimin se Këshilli i Ministrave të BE-së e kalon këtë çështje.

Ai thotë se po punojnë edhe për zbatimin e prioriteteve të Agjendës së Reformave Evropiane – ERA, ndërkohë, në dhjetor në Kosovë vjen komisioneri për zgjerim Johannes Hahn e po në këtë muaj është mbledhja e Këshillit të BE-së në përbërje të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë, takim ky jetik për Kosovën.

Haradinaj thotë se po u kërkon ndihmë kryeministrave të rajonit që të lobojnë, derisa Kosova të hyjë në rend dite.

Mbledhja e Këshillit të BE-së e fundit për këtë vit në përbërje të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë është më 6-7 dhjetor. Ky takim është kritik për ta jetësuar lëvizjen e lirë të qytetareve tonë. Lufta e vërtete diplomatike duhet të koncentrohet tek vendet kryesore të BE-së të cilat kanë hezitime për të votuar pro liberalizimit të vizave, e që në bazë të votimit në Parlamentin Evropian, bëhet fjalë për Holandën, Francën dhe Gjermaninë.

Nëse vendimmarrje për procesin e liberalizimit të vizave përfundon këtë vit, qytetarët e Kosovën do të mund të lëvizin lirshëm në vitin 2019./KosovaPress

Haradinaj: Asnjë qytetar nuk largohet nga Kosova nëse liberalizohen vizat Read More »

Basha në Berat: Asnjë kompromis pa pastruar politikën nga krimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në Berat se vija e kuqe e opozitës për zgjidhjen e krizës politike është pastrimi i politikës nga krimi.

“E gjithë koha e Edi Ramës, kur nuk merret me ekspozita luksi, si ajo që është tani në Gjermani, merret me mbyllje dosjesh, të vëllait të vet, Olsi Rama, i kapur në trafik droge, Tahirit, Dakos, Xhafës, Ballës, Sejdinit e të tjerëve”, – theksoi Basha.

Kreu i opozitës tha se “nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se: Kthim në Parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë”.

“Zgjidhja politike është aty. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venecia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për policët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politikanët nuk ka për të patur” – tha Basha.

Lideri i opozitës artikuloi nga Berati edhe një kusht tjetër për kapërcimin e krizës politike dhe që ka të bëjë me dekriminalizimin e zgjedhjeve.

“Ata që bëjnë pakt me kriminelët për vota, i pret burgu. Ky është kushti i dytë i panegociueshëm. Pa ndëshkuar krimin elektroal, pa ndëshkuar kryebashkiakët dhe ministrat që janë kapur duke bërë pakte me bandat, nuk mund të këtë kompromis me opozitën. Këta njerëz duhet të arrestohen! Duhet të jenë para drejtësisë, në burg! Ta mendojë mirë çdo politikan që pazari me bandat do ta çojë, jo në pushtet, por në burg”, – u shpreh Basha./atsh

Basha në Berat: Asnjë kompromis pa pastruar politikën nga krimi Read More »

Kryemadhi tregon skemën për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkia nga opozita

Opozita do të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI në qytetin e Sarandës ka deklaruar se tashmë LSI së bashku me Frontin Opozitar ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryemadhi tha se strukturat e LSI në qytetin e Sarandës në bashkëpunim dhe me strukturat e Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane, Partisë Agrare dhe të gjitha partive të tjera të cilat janë pjesë e Frontit Opozitar do të rakordohen, sepse sipas saj “është jashtëzakonisht e domosdoshme funksionimi dhe riorganizimi i strukturave tona si një bllok opozitar kundër një të keqeje shumë të madhe, që është qeverisja e një sekti kriminal si Rilindja”.

Duke folur për zgjedhjet lokale, Kryemadhi tha se: Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve. Partia Demokratike ka filluar punën e saj për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët duhet të jenë fitimtarë në të gjithë fushatën elektorale. Ashtu sikurse edhe ne si LSI kemi filluar dhe jemi në kontakte me strukturat dhe drejtuesit për përzgjedhjen e kandidatëve tanë.

Dhe do të shkojmë drejt përzgjedhjes së kandidatëve fitues, të cilët do të jenë fitues jo thjesht si përfaqësues të forcave politike, por do të jenë fitues në funksion të qytetarëve”, theksoi Kryetarja e LSI në takimin me strukturat e LSI së qytetit të Sarandës.

Kryemadhi tregon skemën për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkia nga opozita Read More »

Presidenti shqiptar viziton Mexhitlinë

Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku gjatë qëndrimit atje ka vizituar fshatin Mexhitli në Manastir. Vizita e Metës në Mexhitli, në një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni, është e para e një Presidenti shqiptar. Ai u prit nga autoritetet vendore dhe nga dhjetra banorë.

“Falënderojmë Presidentin Meta për vëmendjen e kujdesin që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni”, thanë banorët gjatë pritjes së tyre. Meta nga ana tjetër, në fjalën e tij u siguroi se kurrë nuk do të jenë vetëm.

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qendrojë gjithmonë pranë jush.Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve.Kruja, Vlora, Prizereni e Manastiri jane qytetet me te rendesishme per ne shqiptaret”, u shpreh Meta.

Presidenti shqiptar viziton Mexhitlinë Read More »

Basha nga Berati jep katër emrat e PS që janë në listën e zezë: Hotele e makina luksoze…

Kreu i PD, Lulzim Basha nga Berati ka deklaruar se zyrtarë të qeverisë dhe oligarkët po vjedhin miliona euro në tendera përmes kompanive fantazmë. Basha përmendi katër prej emrave të qeverisë që sipas tij duhen arrestuar menjëherë.

“Duhet të arrestohen nga Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini, e Saimir Tahiri. Këta nuk duhet të jetë duke dhënë konferenca në hotele luksoze e duke lëvizur me makina të luksoze por duhet të jenë në burg sepse kanë zgjedhur miliona euro.

Nuk ka për të pasur zgjidhje politike pa dënimin e krimit elektoral. Qëllimi i këtij pushteti është vetëm të vjedhë dhe të zhvasë qytetarët.

Basha nga Berati jep katër emrat e PS që janë në listën e zezë: Hotele e makina luksoze… Read More »

Rrokaj: Kjo qeverisje po i shet shqiptarët

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim me strukturat në Sarandë.

E pranishme në këtë takim ishte edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deputeti i zonës Shezai Rrokaj e drejtues të tjerë.
Më poshtë keni fjalën e deputetit Shezai Rrokaj:

Mirëdita të gjithëve. Dua t’iu falënderoj përzemërsisht për të gjithë kontributin tuaj, i cili e radhiti Qarkun e Vlorës me një rezultat të paparë në betejat e mëparshme elektorale me plot 12 mijë 440 vota.

Që do të thotë që LSI-ja ka mundur e vetme të arrinte këtë rezultat. Edhe kur kemi qenë në koalicion në betejat e mëparshme 10 mijë e ca vota u morën në të gjithë Qarkun e Vlorës.

Pra e gjithë kjo i dedikohet punës suaj, i dedikohet përkushtimit tuaj, i dedikohet dashurisë tuaj për të dhënë kontribut për vendin tonë.

Sepse vendi ynë sot po përjeton një nga situatat më të vështira gati të barabartë me atë të viteve ’90 kur u përmbys sistemi i mëparshëm. Dhe kjo duket shumë qartë kur e gjithë pjesa më aktive e popullsisë, nga mosha 25-45 vjeç po braktis Shqipërinë dhe kjo duket qartë në shkollat tona që po mbyllen.

Kjo duket qartë në pakësimin e fëmijëve nëpër shkolla, gati 25 mijë fëmijë më pak në Shqipëri. Dhe kjo duket qartë kur të gjitha familjet tona të reja të vetmen shpresë që shikojnë është braktisja e Shqipërisë. Pra kjo qeverisje po i shet shqiptarët dhe po i detyron të braktisin vendin sepse mendon se do të hajë atë të ashtuquajtur tepsi të pretenduar, ta hajë e vetme kjo qeverisje.

Ndërkohë ne jemi një forcë politike që kemi një mision të qartë dhe misioni ynë është që t’u shërbejmë qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është parti e qytetarëve, është parti e njerëzve të thjeshtë. Është parti e atyre njerëzve që mendojnë se Shqipërinë duhet ta bëjmë dhe do ta bëjmë ne këtu edhe për ata që kanë ikur të detyruar nga kushtet e vështira. Sepse Shqipëria nuk po njeh më investime madhore.

170 km linearë janë që nga Vlora e deri në Sarandë, quhet perla e Jonit. Unë po ju them që kjo qeverisje nuk mund t’ia dalë më me slogane e fasada të zbukurojë një realitet që nuk zbukurohet më në sytë e shqiptarëve. Sepse mjafton të shkon tek Syri i Kaltër, km rrugë nuk janë bërë sido që të gjithë turistët, të cilët janë më mijëra, paguajnë 2 mijë lek për ta vizituar. Dhe nuk ka as tualete për të vajtur dhe njerëzit marrin malet.

Dhe kjo perlë e Adriatikut e pretenduar që nga Lungomarja e Vlorës, nga Uji i Ftohtë që pretendohej se ujërat e zeza nuk derdheshin në det dhe kur e kemi ngritur ne që ato derdheshin në det. Pale më në Radhimë e kështu më radhë në të gjithë ujin ku ujërat e zeza janë të pa administruara. Atëherë farë turizmi duam të zhvillojmë ne?

Dhe kjo perlë ka nevojë për ndërhyrje. Ka nevojë për ndërhyrje si në sektorin e peshkimit, ku Saranda ka një rëndësi të veçantë, por edhe në sektorin e agrumeve, të prodhimeve të tjera me të cilat merret kjo zonë. Por sidomos turizmi. Mjafton të shikojmë se çfarë ndodh në Butrint, betejën e madhe që ne kemi bërë si pjesë e grupimit opozitar për të ndaluar ndërhyrjet brenda asaj qyteze mijëra vjeçare, e cila nuk është vetëm krenari e Sarandës apo e Shqipërisë, por është krenari e gjithë Mesdheut.

Prandaj është shumë e nevojshme të ndërhyhet në këtë drejtim. Saranda ka një veçanti në raport me komunitetet e tjera qoftë edhe të Bashkive të tjera. Ka veçorinë që ka një përbërje të popullsisë labe nga njëra anë, pastaj popullsisë minoritare dhe çame.

Ne për fat të mirë në opozitë përfaqësohemi nga të gjitha këto edhe në rang politik. Dhe ajo që duhet të bëjmë të gjithë bashkë është që të themi për momentin ka një të keqe më të madhe për të gjithë ne. Sido që mund të jemi, çamë, minoritar apo lebër.

E keqja më e e madhe vjen nga ai që po i largon shqiptarët. Dhe ne jemi këtu për tu thënë shqiptarëve se do ta bëjmë ne Shqipërinë, bashkë të gjithë. Dhe nuk duhet t kemi probleme me njëri tjetrin por duhet të synojmë të zgjedhim njerëzit më të besuar, më të përkushtuar, që kanë kredibilitet në komunitet. Që besohen në komunitet, që krijojnë sinergji, që krijojnë bashkim dhe jo përçarje. Ju e dini si është Saranda.

Mjafton të dalë një brenda PS, një që se duan, gjithë krahu tjetër voton kundër. Prandaj ne na duhet të heshtim për momentin nga egoizmi ynë dhe të themi e keqja jonë është qeverisja aktuale. Dhe pas kësaj do të themi cilët janë njerëzit që e përfaqësojnë Sarandën. E përfaqësojnë Finiqin, Delvinën dhe që garantojnë fitoren.

Dhe këtu fitorja është e sigurt. Nëse realisht do të mendohet në këtë mënyrë. Duke lënë mënjanë ato egoizmat që patjetër, janë pjesë e politikës në tërësi, por shqiptarët kanë të keqen më të madhe. Ai që po realizon atë që quhet gjenocid i butë. Largimin e shqiptarëve në mënyrë që të qeverisë si sulltan.

Shqipëria nuk është e sulltanateve, nuk është e oligarkëve, këtu buxhetet e qeverisjeve, janë shitur edhe për 3-4 qeverisje, për 10-15 vite, buxheti i shitur nëpërmjet të ashtuquajtura PP, e taksat e shqiptarëve janë rritur. Pra është një detyrë e madhe kombëtare.

Përtej ndasive, përtej problematikave që ne kemi. Ne duhet të jemi te bashkuar dhe ky është kusht për një qeverisje më të mirë. Për një diagnostikim më të mirë të keqqeverisjes. Për alternativa më të mira, më të drejta për qytetet, për bashkitë tona. Për një ekip që me të vërtet mendon për qytetin dhe nuk mendon për xhepin e vetë apo për sarajet e veta. Nëse ne do ti arrijmë këto gjëra unë them se gjasat janë shumë të mira.

Se ne numerikisht jemi dhe sot koalicion fitues. Ajo që na duhet është sinergji, që do të thotë konvergim, bashkim, duke lënë hatërmbetjet. Ka një të keqe dhe kur ka një të keqe më të madhe, shqiptarët duhet ti lënë të këqijat më të vogla apo dhe hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin. Nëse e realizojmë dhe unë jam i sigurt se Saranda është një popull i jashtëzakonshëm, i mençur.

Unë nuk pata fatin të isha këtu sepse më ishte caktuar detyrë tjetër nga partia por kam realizuar takime shumë të rëndësishme kur garoja për Kryetar. Dhe me të vërtetë këtu ka një popull shumë të kulturuar që ne i detyrohemi shumë dhe jemi shumë krenar politikisht për gjithë ju dhe kontributin tuaj.

Rrokaj: Kjo qeverisje po i shet shqiptarët Read More »