Politike

A ka luajtur ndonjëherë bixhoz? Rama i rrëfen të tëra

Rama u kthye pas në vitin 1992 dhe ka rrëfyer si asnjëherë më parë eksperiencën e tij të parë me bixhozin. Kjo do të ishte hera e parë dhe e fundit që Edi Rama ka luajtur me lojërat e fatit.

“Kam luajtur njëherë bixhoz në vitin 1992 në Berlin. Isha duke ecur atje luhej në rrugë. Ishte loja me tre kupa dhe një gogël, ishin turq ose arabë ata që luanin me kupa duke i ngatërruar. Ti vendosje 5 marka, 5 marka për mua ishin goxha në atë kohë. Nuk fitova humba, thashë unë nuk e bëj më këtë. Praktikisht të gjithë humbnin. Kur e hapi kupën nuk kishte asgjë. Elvisi e di shume me mire se sa unë. Ne shqiptarët na pëlqen ta sfidojmë fatin. Libri i shenjtë thotë mos u merr me baste”, tha shefi i qeverisë në studio.

Ndërsa Elvis Naçi u shpreh “dëmi është shumë më i madh se sa dobia. Kur vesi është i madh, shoqëria duhet ta largoje me mençuri, asnjë nuk është engjëll. Me moral nuk funksionon. Ligji e dënon. Kur njerëzit dalin mos t’i shikoje me sy. Ligji është shume i domosdoshëm. Kjo është iniciativë e madhe”.

A ka luajtur ndonjëherë bixhoz? Rama i rrëfen të tëra Read More »

Meta merr vendimin përfundimtar për Sandër Lleshin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar në limitin e kohës propozimin e kryeministrit Edi Rama për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Kjo ishte hera e dytë që emri i Lleshajt qëndronte në tavolinën e Metës për dekretim, pasi herën e parë e refuzoi.

Sonte në mesnatë ishte afati i fundit që kreu i shtetit duhet të shprehej për propozimin, pasi plotësoheshin 7 ditët që kishte në dispozicion, bazuar në Kushtetutë. Tashmë i preferuari i kryeministrit Rama do të jetë edhe zyrtarisht në krye të Ministrisë së Brendshme, pas votimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë.

Dekretimi u paralajmërua në mesditë, pasi Presidenti pranoi dorëheqjen e gjeneral Sandër Lleshajt si ushtarak aktiv. Statusi i ushtarakut aktiv të Lleshajt ishte edhe pengesa kushtetuese për mosdekretimin e emrit të tij si ministër nga Presidenti Ilir Meta. Vetë kreu i shtetit e pati konsideruar si problematikë themelore kushtetuese propozimin për Lleshajn për shkak të statusit të ushtarakut aktiv. Ndërsa pas ç’dekretimit si ushtarak aktiv e firmosi emërimin e dekretit si ministër i Brendshëm.

Meta merr vendimin përfundimtar për Sandër Lleshin Read More »

Meta firmos nxjerrjen në lirim të gjeneral Sandër Lleshit, gati dekretimi si ministër

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj. Kreu i shtetit i hapi rrugë në këtë mënyrë dekretimit të tij si ministër të Brendshëm. Kjo ishte edhe një nga arsyet që Meta nuk pranonte që Lleshi (apo Lleshaj) të merrte vendin e lënë bosh nga Fatmir Xhafaj në qeveri sepse e konsideronte atë një ushtarak ende aktiv dhe kjo bie ndesh me kushtetutën. Kërkesën për të lënë detyrat ushtarake e kishte bërë vetë Lleshi ndërsa mbi tavolinë Meta ka për herë të dytë kërkesën e Ramës për ta dekretuar atë si ministër.

DEKRET
PËR
NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,

D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 10955
Tiranë, më 16.11.2018

Meta firmos nxjerrjen në lirim të gjeneral Sandër Lleshit, gati dekretimi si ministër Read More »

Ilir Meta mban ‘pezull’ Sandër Lleshin: Prisni, ja kur do e them fjalën e fundit!

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vendosur që t’i japë kohë vetes deri sonte në mbrëmje për të thënë fjalën e tij lidhur me dekretimin apo jo të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve pas një eventi të organizuar në ambientet e Kuvendit, Meta tha se në mbrëmje në emisionin Zonë e Lirë ai do të paraqiste vendimin e tij final.

“Ka kohë deri në mbrëmje kur të jem te Zona e Lirë me gazetarin Arian Çani”, u shpreh Meta. Ndërkohë që nëse i ka mbërritur apo jo një përgjigje nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, rreth 14 pyetjeve të bëra nga presidenca, Meta u shpreh se ishte duke shkuar në zyrë, dhe do të konsultohej me të gjitha dokumentacionet.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Meta do të shprehet për Sandër Lleshin, pas refuzimit për herë të parë të emrit të tij për postin e Ministrit të Brendshëm.

Arsyeja që dha Meta për rrëzimin e dekretit të parë:

Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidaturën e zotit Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë.

Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtushme me Kushtetutë.

Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentin.

Ilir Meta mban ‘pezull’ Sandër Lleshin: Prisni, ja kur do e them fjalën e fundit! Read More »

“Shërbimet sekrete të hapin sytë, duhet të përgatitemi për provokime”, çfarë paralajmëron Meta

Presidenti, Ilir Meta mbrëmë gjatë intervistës në emisionin “Open” në Top Channel ka bërë një paralajmërim për shërbimet inteligjente në vend. Meta bëri një deklaratë të tillë duke folur për ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, duke theksuar se duhet të përgatitemi me provokime të tjera.

“Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë”, tha Meta.

“Shërbimet sekrete të hapin sytë, duhet të përgatitemi për provokime”, çfarë paralajmëron Meta Read More »

Basha: Në pushtet do synojmë të vijmë si evropian, jemi kundra …

Basha në rolin e liderit të opozitës, deklaroi se pushtetin do ta marrimm si europian dhe jo me dhunë.

I ftuar në ‘Real Story’, Basha tha se ai synon të vijë në pushtet si evropianët kjo si ballkanasit.

‘Çfarë sistemi duam që të funksionojë? Unë personalisht, që ti e di fare mirë, jam shprehur disa herë publikisht, jam për një vend normal dhe përpiqem që edhe opozitarizmin ta kanalizoj në këtë lloj normaliteti. Unë jam kundër deklamimeve çlirimtare ndaj popullit, sjelljes si çlirimtarë të mëdhenj, pastaj marrjes së pushtetit, abuzimit, kapjes së çdo hallke pushteti, dhe largimit në kushtet e antikushtetueshmërisë apo me gjak. Këto janë tradita ballkanike, unë dua t’i japim fund. Të sillemi si evropianë do të thotë që pushtetin ta marrim si evropianë, ta lëmë si evropianë, pra si shërbëtorë të njerëzve, kaq e thjeshtë është. Po shërbëtorë të njerëzve çfarë do të thotë, të zbatojmë ligjin: detyrimi i parë i çdo institucioni, i institucionit të kryeministrit, i institucionit të parlamentit, i institucionit të bashkisë, është zbatimi i ligjit. Asnjë detyrim tjetër nuk mund të zëvendësojë këtë detyrim. Prandaj po them që të zbatohet ligji, por qe të zbatohet ligji kemi një problem të madh politik, sepse kjo që po zbatohet tek Unaza nuk është as hera e parë e as fusha e vetme ku po shkelet ligji, me të dyja këbët. Shkelja e ligjit në Shqipërinë e Edi Ramës dhe të organizatës së “Rilindjes” është kthyer në një ligj, dhe zbatimi i ligjit është përjashtim dhe jo rregull. Ky është problemi politik dhe themeli i këtij problemi politik është vetë ilegjitimiteti i qeverisjes, pra raporti ilegjitim që ka ndërtuar me ata që qeveris me zgjedhësit’, deklaroi Basha.

Basha: Në pushtet do synojmë të vijmë si evropian, jemi kundra … Read More »

Arratisja e Gruevskit nga Maqedonia, ja si e komenton Meta

Presidenti Ilir Meta foli në “Open” edhe për lajmin se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria.

VIDEO

Meta u shpreh se kjo është një çështje që i përket autoriteteve përgjegjëse në vendin tonë, ndërsa shtoi se në një mënyrë largimi i Gruevskit nga Maqedonia është pranim i fajit nga ai.

“Janë çështje që autoritetet përgjegjëse duhet të merren. Por unë them se largimi i tij nga vendi është një tregues dobësie, pasi pa ndërhyrë në çështjen në fjalë. Shmangia nga drejtësia është e papranueshme dhe në një mënyrë është një pranim i fajësisë”, tha Meta.

Arratisja e Gruevskit nga Maqedonia, ja si e komenton Meta Read More »

Kryemadhi: Do publikojmë një skandal të ri, me zë dhe me figurë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në Dibër.

Gjatë fjalës së saj para strukturave, Kryemadhi ka komentuar edhe zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahem më 30 qershor të këtij viti.

Kryemadhi u shpreh se shumë shpejt do ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota nga drejtues të PS-së në rrethe të ndryshme të vendit.

“Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria. Ju keni parë në media se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votëne shqiptarëve. Do ketë fakte të tjera me zë dhe figurë se si drejtues të PS-së tjetërsojnë votat”, tha Kryemadhi.

Akuzat e opozitës ndaj Dakos lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku kryebashkiaku i Durrësit komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas tyre, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

Kryemadhi: Do publikojmë një skandal të ri, me zë dhe me figurë Read More »