Politike

Kryemadhi: Do publikojmë një skandal të ri, me zë dhe me figurë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në Dibër.

Gjatë fjalës së saj para strukturave, Kryemadhi ka komentuar edhe zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahem më 30 qershor të këtij viti.

Kryemadhi u shpreh se shumë shpejt do ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota nga drejtues të PS-së në rrethe të ndryshme të vendit.

“Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria. Ju keni parë në media se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votëne shqiptarëve. Do ketë fakte të tjera me zë dhe figurë se si drejtues të PS-së tjetërsojnë votat”, tha Kryemadhi.

Akuzat e opozitës ndaj Dakos lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku kryebashkiaku i Durrësit komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas tyre, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

Kryemadhi: Do publikojmë një skandal të ri, me zë dhe me figurë Read More »

Lirohen dy ish deputetët Arben Çuko dhe Arben Ndoka

Lirohen nga bu.rgu Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka vendosur “arrest shtëpie” për ish deputetin e PS dhe ish drejtorin e Bu.rgjeve, arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”.

Treshja gjykuese e kryesuar nga Sokol Binaj vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për dy ish deputetët e PS nga “arrest me bu.rg në “arrest shtëpie”.

Mësohet se 17 nga 24 të arrestuarit e “Volvo 4” janë liruar nga Gjykata ndërsa për të gjithë të dyshuarit e tjerë, përfshirë pjesëtarët e grupit Avdylaj është lënë në fuqi, masa e sigurisë “arrest me b.urg”.

Kujtojmë se më herët Ndoka dhe Cuko kërkuan veçimin e dosjes së tyre nga ba.ndat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

Arben Ndoka u arrestua pasi ishte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko u vu në pranga si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Lirohen dy ish deputetët Arben Çuko dhe Arben Ndoka Read More »

Kuvendi shqyrton disa projektligje të rëndësishme

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku do të shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9426, datë 6.10.2005, “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit që ndryshon Memorandumin e Mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë të Bashkimit Europian”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Po ashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2017, për projektin “Promovimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes fondit të garancisë së kredive rurale”.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes me vendin pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”.

Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e tjera janë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Këto dy ligje kërkojnë votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit/atsh

Kuvendi shqyrton disa projektligje të rëndësishme Read More »

“Lulzim ke mizën nën kësulë, Unaza do bëhet në gjurmën ku ti ke firmën”

Një reagim nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ardhur për situatën e krijuar në zonën e Astirit.

Ai i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të reflektojë pasi projekti i ri ndjek gjurmën ku ai ka pasur firmën si kryebashkiak dhe si ministër.

“Lulezim! Artist je për të heshtur kur e ke mizën nën kësulë. Unaza e Tiranës do të bëhet sipas projektit të ri dhe në gjurmën ku ti ke firmën tënde, qoftë si Ministër, qoftë si K/Bashkie.

Mos harro o profesor i rrenave të përjashtosh “profesor” Shoren nga PD!”, shkruan Taulant Balla.

“Lulzim ke mizën nën kësulë, Unaza do bëhet në gjurmën ku ti ke firmën” Read More »

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka marr pafajësinë

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpetim Gjika ka marr pafajësinë, në seancën gjyqësore të së hënës, me relatore kryetaren e gjykatës, Alma Liçaj. Në trup gjykuese ishin dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Gjika në këtë proces penal akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Në gjykaten e shkalles se pare,akuza e përfaqësuar nga Albert Kuliçi, kërkoi 9 vjet burg. Edhe prokuroria e apelit ka kerkuar denim me burg per ish kryetarin e bashkise se Vlores Shpetim Gjika,por apeli ka shpallur te pafajshem Gjiken,duke e liruar keshtu nga te gjitha akuzat qe rendonin mbi te.

Ndërkohë në këtë proces është shpallur e pafajshme ish-shefe e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj. I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë. I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka marr pafajësinë Read More »

Plas në PD, Topalli sulmon ASHPËR Bashën: I përgëzon të majtët me ‘sms’

Ish deputetja e Partisë Demokratike ka bërë një postim në rrjetin e saj social të ‘Facebook’, duke lëshuar akuza dhe ironi ndaj kreut të opozitës, Lulzim Bashës.

Topalli, dikur një ndër zërat më të fortë të PD, nuk u përzgjodh për listën e deputetëve në zgjedhjet e fundit, e ndërsa që nga zgjedhja e Bashës si kryetar i PD, njihet si një ndër zërat më kritikë të tij.

Topalli shkruan se ai flet për oligarkët, ndërkohë që kunatit të tij i financojnë arkën pikërisht ata. Më tej shkruan se Basha thotë se dëshiron një votim të ndershëm, ndërkohë që brenda partisë e ka vrarë votën e lirë, e ndërsa detyroi 600 000 mijë shqiptarë i detyroi të ikin jashtë vendin sepse ata nuk kishin alternativë shprese.

Gjithashtu ish deputetja akuzon kryeopozitarin se ai bën sikur sulmon të majtët, kur pas deklaratave u dërgon ‘sms’ përgëzimi./Shqipëriaime

Postimi i plotë:

Qeveria aktuale ka shurlluar ndaj thirrjeve te FMN dhe Bankes Boterore per te bere kujdes me koncesionet, si nje rrisk i madh i destabilizimit te vendit.
Prej disa ditesh media te ndryshme kane leshuar alarmin per miliarda euro te tjera te parashikuara ne buxhetin e shtetit per Koncesionaret dhe oligarket e vendit.
Buxheti i dorezuat para disa javesh ne Kuvend ,ne fakt po e con vendin drejt destabilizimit financiar.

Nese ka nje arsye te madhe e te vetme per te cilen opozita duhet te jete ne Parlament eshte momenti ku diskutohet per leket e qytetareve, per rritjen e taksat e bizneseve, per rrogat e mesuesve, te infermiereve, te nepunesve; per pensionet e 600 mije shqiptareve, per shkollat e femijeve, per spitalet dhe shendetin e njerezve; per te mbrojtur vendin nga rreziku i destabilizimit financiar; per te shkuar ne arenen e debatit,per te cilet kane votuar shqiptaret, e per t’ i dal zot atyre; per te folur ne emer te tyre e vuajtjes se tyre, per te ngritur zerin per papunesine, per te bere beteje kundra rritjes se hendekut mes te varferise e oligarkeve.

Dhe pasdite pastaj per te shkuar gjithe Partia me i dal zot atyre,qe po i shkaterrojne shtepite pa i siguru nje çati per te jetuar.
Une nuk e di ca ben kjo,qe demek quhet opozite.. as nuk shkon ne parlament dhe as nuk djeg mandatet. Edhe bojkoton buxhetin por nuk bojkoton udhetimet jashte shteti me
“ kundershtaret”.

Thote se do mbroj qytetaret qe do i prishin shtepite, por ne fakt ata i ka lene ne balte njelloj si la ne balte kuksianet,qe u ngriten kunder takses se Rruges Kombit; Sa per adet i çon 2-3 deputete qe askush nuk i njeh dhe si Pilati lan duart.
Siç ka bere ne fakt perhere e per cdo gje .
Flet ne parim per oligarke , por nderkohe keta te fundit financojne arken e kunatit, sic tregon media.

Nuk shkon ne parlament dhe nuk çon kandidatura as per KQZ ( qe eshte votuar si formule me konsensus).
Thote se dua zgjedhje politike , por nderkohe nuk don te hyje as ne zgjedhjet lokale.
Flet per vjedhje te zgjedhjeve kur vete ishte ne qeveri me hajdutin dhe e votoi rezultatin e votimit me unanimitet( 7:0).

Thote se dua votim te ndershem , kur vete ka vrare voten brenda partise.
Ben sikut sulmon politikanet e majte, por pas deklarateve i con sms pergezimi.
Nese Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri qe mbushi vendin me droge, LB do mbahet mend si njeriu qe shiti opozitarizmin dhe detyroi 600 000 shqiptare qe te ikin,sepse nuk shohin alternative as shprese.

Nuk shohin alternative se ata jane bashke. Dhe njelloj e quajne politiken jo mision sic duhet te jete, por loje shahu.
Vendin e kane marre peng 4 vete.
Keta 4 shahistet, qe nuk kane luajtur kurre shah, tani po luajne mbi dhimbjet e varren e nje populli.

Keta duhen hedhur ne kanal!

Plas në PD, Topalli sulmon ASHPËR Bashën: I përgëzon të majtët me ‘sms’ Read More »

Rama: Mos thuaj fjalën e fundit të parën, Meta do ta dekretojë Sandër Lleshin

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është sonte i ftuar në emisionin e drejtuar nga Denis Minga, “Repolitix”, në Report Tv, përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikoll Lesi dhe Muhamed Veliu. Kreu i qeverisë komentoi mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneralin Sandër Lleshaj ministër të Brendshëm. Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshaj në vend të Fatmir Xhafajt.

U ezaurua loja e shahut, ju morët kreun e SHISH, ai propozoi Vitore Tushën?
Së pari të sqarojmë ccfarë nënkuptoj unë me shah. Unë kuptoj që asnjëherë mos thuaj fjalën e fundit të parën. Është një process që ka një ndërveprim. Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm.

Është një pyetje e ndarë në 14 nënpyetje.

Nikoll Lesi: Janë 14 pyetje, mos i fut 14 pyetje në një…
Ky është këndvështrimi im, është një pyetje e fragmentuar në 14 pyetje. Për mua çështja është e zgjidhur. Për sa na takon ne, statusi i Sandër Lleshit është i zgjihdur, përderisa presidenti i ngre këto pyetje, ka shqetësim, ka shteg për interpretime të ndryshme. Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshit nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm.

Rama: Mos thuaj fjalën e fundit të parën, Meta do ta dekretojë Sandër Lleshin Read More »

Spartak Braho plas bo.mben: Meta me ker.cenoi ne telefon per Lleshin, ja cfare me tha per Ramen

Deputeti socialist, Spartak Braho, i cili më parë ka qenë përfaqësues i LSI, ka bërë një deklaratë bombastike kundër Presidentit Ilir Meta. Në një intervistë për ‘Shekulli’, Braho ka zbuluar bisedën private me Ilir Metën për çështjen e Sandër Lleshit, e cila ka degraduar në ofendime.

Siç tregon Braho, ka qenë Presidenti Meta, i cili ka shpërthyer në fyerje ndaj socialistëve dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit maskara. Në bisedën telefonike, Meta ka pyetur Brahon se ‘pse kruhen’, lidhur me mosdekretimin e Lleshit, por deputeti i është përgjigjur se Presidenti po fut vendin në krizë të thellë.

“Meta më mori në telefon para ca ditësh dhe më tha: Çfarë keni që kruheni? I thashë, ti s’je në vete, po e fut vendin në krizë! Jo, tha, Rama është maskara. Unë i thashë, le të jetë maskara, unë jam jurist. Unë nuk merrem me maskaranjtë. Me maskarenjtë jam marrë kur isha 30 vjeç e deri në moshën 40 vjeç. Kam dënuar shumë hajdutë dhe kriminelë. Këto janë probleme ligjore dhe kushtetuese. I thashë: mos u ngatërro, se ti nuk merr vesh nga këto punë”, tha Braho.

Spartak Braho plas bo.mben: Meta me ker.cenoi ne telefon per Lleshin, ja cfare me tha per Ramen Read More »