Politike

E quajti gjeneral ne detyre! Sandër Lleshi i mbyll gojën Ilir Metës me përgjigjen e parë që i jep

Ministri i Brendshëm i komanduar, Sandër Lleshi, i është përgjigjur për herë të parë Presidentit Ilir Meta, lidhur me vendimin e tij për të mos e dekretuar në krye të këtij dikasteri. Letra e Lleshit drejtuar Metës është publikuar sot nga kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit kërcënon hapur Metën ta mbyllë këtë proces me dekretimin e Lleshit si ministër i Brendshëm.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Në letrën drejtuar Metës, Lleshi saktëson se ai nuk mban statusin e ushtarakut prej vitit 2013, kur u lirua nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë. Nga ana e tij, Presidenti Meta iu drejtua sot Ministrisë së Mbrojtjes me një shkresë prej 14 pikash mbi Lleshin, ku sqaronte se nuk e ka dekretuar Lleshin, pasi sipas tij, një ushtarak nuk mund të mbajë një post ministror.

E quajti gjeneral ne detyre! Sandër Lleshi i mbyll gojën Ilir Metës me përgjigjen e parë që i jep Read More »

“Shqiponja”, reagon sërish Rama: Kadriu, biri dhe shpirti katran…

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin që ka shpërthyer në rrjeett sociale në lidhje me heqjen e “Shqiponjës” në Tiranë, nga sheshi me të njëjtin emër.

Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se ai ka folur për “shfytyrimin vulgar” të asaj shqiponje,

“Kadriu ati,biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit,ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje,të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman,që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia”, shkruan ai.

Statusi i Ramës pas heqjes së “Shqiponjës” se “Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje”, nxiti reagime të shumta në rrjet por edhe nga opozita.

“Shqiponja”, reagon sërish Rama: Kadriu, biri dhe shpirti katran… Read More »

21 621 raste të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes

Platforma e bashkëqeverisjes ka ka rritur numrin e ankesave të qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të tyre, po ashtu është rritur dhe numri i rasteve të zgjidhura nga institucionet shtetërore dhe administrata publike.

Nga statistikat e bërë publike nga platforma e bashkëqeverisjes rezulton se numri i ankesave që kanë gjetur zgjidhje ose të përfunduara është 21 621, ndërsa numri total i ankesa të regjistruara kam shifrën 22 771.

Par në nivel vendor të ankesave të qytetarëve numri total i ankesave të përfunduara është 3 183, ndërsa numri total i ankesave të regjistruara është 3 588.

Të veçuara, janë 13 raste të spikatura të suksesit, ku 3 raste në Ministrinë e Drejtësisë, 1 rast në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 6 raste në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, 2 raste në bashkinë Tiranë, 1 rast në Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.

Ndërsa, numri i interpelancave të zhvilluara janë 14. Platforma online e bashkëqeverisjes ka shënuar në total 65 437 logime në faqe dhe 11 967 është numri i regjistrimeve të reja. /atsh

21 621 raste të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes Read More »

Heqja e Shqiponjës nga sheshi, Rama: Më në fund

Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për heqjen simbolit të Shqiponjës tek Dogana në kryeqytet, aty ku kanë nisur punimet për mbikalimin si pjesë e projektit të Unazës së Re.

Kryeministri shprehet se kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal si në rastin e ‘Shqiponjës’.

Statusi i plotë i Ramës:

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.

Heqja e Shqiponjës nga sheshi, Rama: Më në fund Read More »

“Kush bëri thirrje raciste s’duhet të shkelte i gjallë në Greqi pa ju nënshtruar ligjit shqiptar”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për ABC Neës vlerëson se personat e përfshirë në thirrje antikushtetuese në Bularat nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria.
Pa komentuar ish-kreu i Partisë Demokratike nuk ka lënë dhe kandidaturën e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ditën e varrimit të ish ushtarakut grek Konstandinos Kacifas, për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, ishin manifestim i asaj që quajti skenar Vorio epiriot në tokën e askujt.

“Ai ishte skenari më flagrant dhe publik i Vorio- Epirit, i shpalosur në territorin shqiptar. Nuk besoj se duhej ndërhyrë me forcë në varrim, por absolutisht njeri prej tyre që mori pjesë në skenar, i gjallë në tokën greke nuk shkelte pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare.”-tha Berisha.

Përplasja Rama- Meta për Ministrinë e Brendshme, Berisha jep gjykimin e tij

Sa i përket përplasjes Kryeministër – President lidhur me propozimin e Edi Ramës për zëvendësin e Fatmir Xhafës në postin e ministrit të Brendshëm , ish-kryeministri Berisha, njëkohësisht ish-president, theksoi rolin që kreut të shtetit ia ngarkon kushtetuta e vendit.

“Ai që mendon që Presidenti është honorifik nuk merr vesh. Presidenti duhet të krijojë bindjen e e tij. Me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim për shpjegim”.

Problemet e propozimit të Lleshit për ministër të brendshëm janë minimalisht dy sipas Bersihës.

Kërcënim e quan reagimin e kryeministrit Rama për mos dekretimin e Lleshit në krye të dikasterit të rendit, që sipas Berishës duhet të vijonte të kryhesohej nga ministri i dorëhequr Xhafaj, deri në zëvendësimin e tij.

Kreu i ekzekutivit po ushqen me gënjeshtra qytetarët dhe opinionin ndërkombëtar sipas ish kryeministrit Berisha dhe ktë, po e bën në gjendjen e një grushti shteti ku rojtari i Ligjit themeltar, Gjykata Kushtetuese de facto nuk ekziston duke krijuar hapsira të mëdha për përplasje të rënda. /abcnews.al

“Kush bëri thirrje raciste s’duhet të shkelte i gjallë në Greqi pa ju nënshtruar ligjit shqiptar” Read More »

Ish-deputeti i LSI sulmon ashpër Ilir Metën

Ish-deputeti i Lsi-së Spartak Braho ka sulmuar Presidentin Ilir Meta.

Në një reagim për “Gazetën Shqiptare”, deputeti socialist, Spartak Braho, në cilësinë edhe të një njohësi të mirë të ligjit, e quan të padrejtë refuzimin që Presidenti Ilir Meta i bëri emrit të Sandër Lleshit.

Sipas tij, akti i dekretimit nuk është çështje bindjesh, por kërkesa dhe referenca kushtetuese, të cilat sipas tij, mungonin në rastin në fjalë. Ai thekson se me këtë argument, kreu i shtetit mund të refuzojë nesër edhe propozimin e mazhorancës qeverisëse për emërimin e kryeministrit.

“Me këtë logjikë, presidenti mund të kthejë mbrapsht tërë kabinetin qeveritar, gjë që s’është normale. Nuk ka asnjë pretendim nga presidenti që Sandër Lleshi nuk plotëson kriteret, nuk ka shprehur as mendime që lidhen me aftësitë profesionale, morale dhe politike të tij”, shprehet Braho.

Replika
Duke replikuar në distancë me Presidentin Meta, Braho u shpreh se diletantë janë këshilltarët e kreut të shtetit, të cilët në refuzimin që i bënë kandidaturës së Lleshit nuk arritën të sjellin asnjë argument ligjor.

“Në vazhdimësi antidekretin e presidentit e kanë gjykuar si anormalitet dhjetëra juristë e konstitucionalistë profesionistë. Nuk bëhet fjalë për diletantë, siç i fyen presidenti, por doktrinarë të çështjeve kushtetuese, mungesa e të cilëve në trupën e këshilltarëve të këtij niveli dukej qartë, për shkak të mungesës së argumenteve dhe aq më tepër të referencave kushtetuese për arsyetimin e refuzimit. Ky ishte diletantizëm ashiqare.

Ish-deputeti i LSI sulmon ashpër Ilir Metën Read More »

Humbi gruan sapo doli nga qelia, ish-deputeti Mark Frroku merr një super-lajm pas shumë peripecive

Ish-deputeti Mark Frroku ka marrë një lajm të mirë, pak muaj pasi doli nga burgu. Ai u la i lirë për sjellje të mirë, si dhe për shkak se kishte bashkëshorten të sëmurë, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë. Por, pas lirimit nga qelia, Marku Frroku ka marrë edhe një tjetër lajm.

Gjykata e Apeli të Krimeve të Rënda ka hequr nga sekuestro 4 prona të konfiskuara më parë nga  gGjykata e Shkallës së Parë. Pasuritë, të cilat më herët janë vendosur nën sekuestro, janë një sërë apartamentesh në Tiranë, Orikum dhe Shëngjin.

Gjithashtu, në listën e pasurive të Frrokut janë edhe garazhe në Tiranë dhe sipërfaqe toke në Lezhë. Vlera e pasurive është vlerësuar nga ekspertët rreth 500 mijë euro./shkodranews

Humbi gruan sapo doli nga qelia, ish-deputeti Mark Frroku merr një super-lajm pas shumë peripecive Read More »

Dako i përgjigjet opozitës: Edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi, se është më…

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i ka kthyer përgjigje akuzave të bëra nga opozita. Në rrjetin social Facebook shkruan se “Më vjen keq se e kam banor timin, po s’kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ja përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd!”. “Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!””, ironizon Dako. Postimi i plotë i Dakos:

“Oerd Bylykbashi bën kompetentin në Tiranë ku s’e njeh askush. Në Durrës është personazhi më i pavotuar i PD-së! Oerdi e di shumë mirë që koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10 ditore në fshat, ka vdekur. Figurat qytetare të PD ka kohë që votojnë Vangjush Dakon dhe Oerdi e di mirë! Sepse nuk kanë si i shkojnë mbrapa Oerdit që s’merr as votat e shtëpisë së vet dhe e mbante Sokol Olldashi i shkretë si sekretar nga mbrapa. Ndërsa koha e burgaxhinjve, koha e Lentit tënd që nxirreshin për të rrahur njerëzit e PS në Ishëm e nëpër fshatra, ka vdekur, vdiq bashkë me Saliun. Sot votat merren me punë e me fushata ku PS-së s’i del dot para jo Oerdi po askush. Sa takime bëj unë në 24 orë, Oerdi që fle gjumë në drekë s’ka për t’i bërë dot as në 24 vjet politikë!

Më vjen keq se e kam banor timin, po s’kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ja përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd! Shijo si qytetar ndryshimet që kam bërë dhe do të bëj unë bashkë me qeverinë time, po si politikan je i mbaruar. Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!”

Dako i përgjigjet opozitës: Edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi, se është më… Read More »