Politike

“Mos na e merrni urtësinë për dobësi”, Gjeneral Lleshi kryen detyrën e parë ndaj grekëve

Zëvendës ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka bërë sot daljen e parë publike për mediat me një lajm bombë, ndoshta i pari që ka ardhur në këtë drejtim nga shteti shqiptar ndaj grekëve.

Lleshi njoftoi se janë shpallur të padëshiruar në vendin tonë 52 persona të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Ai tha që asnjë nuk duhet ta marrë butësinë e shqiptarëve për dobësi.

DEKLARATA E SANDËR LLESHIT
Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur:

Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj.

Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi.

“Mos na e merrni urtësinë për dobësi”, Gjeneral Lleshi kryen detyrën e parë ndaj grekëve Read More »

Zoti Dule shqip, jemi në tokë shqiptare! – Gazetarët detyrojnë Vangjel Dulen të flasë shqip/(video)

Nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës aty ku shkoi në mbështetje të ekstremistëve grekë të arrestuar në Bularat, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka vijuar të flasë në greqisht.

Kanë qenë gazetarët shqiptarë të cilët kanë insistuar që Dule të flasë në gjuhën shqipe. Dule është detyruar të ndryshojë gjuhë duke folur në shqip. Dule ka shpjeguar se nga policia e Shtetit është informuar se janë arrestuar 12 persona të cilët janë duke u verifikuar dhe për 10 orë do të lirohen.

Gazetarët: Zoti Dule, ju lutem në gjuhën shqipe. Zoti Dule shqip!

Vangjel Dule: “Nga autoritetet policore u njoftuam se bëhet fjalë për 12 shoqërime që janë në proces verifikimi dhe afati maksimal është deri në 10 orë. Shpresojmë që së shpejti të përshpejtohet i gjithë procesi dhe të jenë të gjithë, në normalitetin e tokës së tyre.

Një nga gazetarët e pranishëm: Zoti Dule, keni koment për thirrjet anti-shqiptare që u lëshuan këtu? Jemi në tokë shqiptare?/shqiptarja

Zoti Dule shqip, jemi në tokë shqiptare! – Gazetarët detyrojnë Vangjel Dulen të flasë shqip/(video) Read More »

Vjen reagimi i Ramës për thirrjet e ekstremistëve grekë:Janë qenie të mjera, çdo popull ka derrat e vetë

Pas funeralit të Kostandino Kaçifas që u shoqërua me thirrje antishqiptare nga ekstremistët grekë që kishin shkuar në Bularat, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Në një replikë me qytetarët në rrjetin e tij social Facebook, Rama i konsideron qenie të mjera ekstremistët grekë, të cilët nuk mund të përfaqësojnë një shtet si Greqia.

“Mëso të shkruash shqip njëherë zotrote, se patriotizmi nuk është të urresh tjetrin e gjuhën e tij, po të duash vendin e gjuhën tënde dhe mos e përdor termin “greku”, se është po kaq e neveritshme sa kur të pagdhendurit si puna jote në anën tjetër, thonë “shqiptari”! Minoriteti grek, njerëzit e mirë të minoritetit e të Bularatit, nuk janë “greku”, po janë qytetarë të respektuar e të pazevendësueshëm të Shqipërisë.

E ti që as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqipëria as nuk merret, as nuk cënonet e as nuk trishtohet nga ca të pagdhendur, që jetojnë si hiena e këndojnë si korba! Janë qenie të mjera që përdhosin të vdekurin që medemek respektojnë dhe ulin dinjitetin e flamurit të kombit të tyre – një komb që i ka dhënë shumë njerëzimit; një popull që s’ka qenë e s’mund të jetë kurrë armiku ynë; një vend ku shqiptarët kanë gjetur strehë, njësoj siç kanë gjetur grekët strehë tek ne dhe që edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin të ketë derrat e gomerët e vet”, i është përgjigjur Kryeministri një qytetari në rrjetet sociale.

Vjen reagimi i Ramës për thirrjet e ekstremistëve grekë:Janë qenie të mjera, çdo popull ka derrat e vetë Read More »

Reagon Shoqata e Çamëria

Shoqata ‘Çamëria’ ka reaguar pas thirrjeve nacionaliste të grekëve gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandino Kacifas në Bularat të Gjirokastrës. Përmes një deklarate, Shoqata Çamëria ngre pyetjen se çfarë do ndodhte nëse në Greqi do brohorasin shqiptarë se “Çamëria është Shqipëri”?.

Shoqata kërkon gjithashtu nga shteti dhe politika të reagojnë ashpër përballë një rasti të paprecedent të rrezikimit të integritetit territorial të Shqipërisë

Reagimi i Shoqatës Çamëria:

Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”?

Qendrimi apatrit i të gjithë aparaturës shtetërore është shenja më e qartë se shtetarët shqiptarë s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e mbi të gjitha nuk kanë atdhe.

Lejimi i shpërthimit të “vorioepirotizmit” brenda territorit shqiptar, ku policia dhe diplomacia i bën sehir, vërteton atë që kemi thënë përherë: çdo cedim ndaj Greqisë, çdo varrezë që lejohet, sa herë heshtet për çështjen çame, hap orekset e sëmura të nacionalizmit grek. Shtetarët shqiptarë, po u ka mbetur më e vogla cilësi, sot duhet të reagojnë ashpër, përballë një rasti të paprecedent të rrezikimit të integritetit territorial të Shqipërisë.

Ndaj çdo deklarate qesharake të këtyre apatridëve që duan të relativizojnë ngjarjen, ne i pyesim: Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”? Do na mbështesni? Apo do i bëni fresk “vorioepirit” të injorancës suaj?.BW

Reagon Shoqata e Çamëria Read More »

Pas pushimit të hetimeve nga Italia, Saimir Tahiri bën lëvizjen për t’u rikthyer…

Pas pushimit të hetimeve nga Prokuroria e Katanias në Itali ndaj Saimir Tahirit, ish-ministri i Brendshëm ka kërkuar që e njëjta gjë të ndodhë dhe me hetimet në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burime per “Panorama” bejne me dije se vendimi i depozituar nga vete ish-ministri saimir Tahiri eshte administruar si pjese e dosjes, nderkohe qe vazhdon hetimi.

Sipas vendimit, gjykata e Katanias pranoi kërkesën e Prokurorisë italiane që të pushojë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri. Ky i fundit ka qenë gati për një vit i hetuar në Itali si pjesë e grupit të Moisi Habilajt.

Sipas vendimit të datës 5 tetor 2017, Gjykata e Katanias ka vendosur që të pushojë hetimet ndaj ish-ministrit, pasi sipas Prokurorisë së Katanias, nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë ish-ministrin.

Ky vendim ka ardhur përpara se Prokuroria e Krimeve të Rënda të vendoste më 15 tetor 2018, të zgjaste edhe me tre muaj hetimet për “trafik droge” në “kuadër të grupit kriminal”, ndaj ishministrit të Brendshëm.

Në vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, përmendeshin edhe pritja e përgjigjes së disa letërporosive dërguar në Itali për Tahirin.

Mirëpo, ish-ministri i Brendshëm ishte ditën e djeshme te Krimet e Rënda për të dorëzuar vendimin e Gjykatës së Katanias, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj tij.

Tahiri, me këtë vendim të drejtësisë italiane kërkon në një farë mënyrë që të kundërshtojë vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të datës 15 tetor, për zgjatjen e hetimeve ndaj tij edhe me tre muaj. Për këtë ai ishte edhe i pranishëm me avokatin e tij dje rreth orës 13:00 te Krimet e Rënda, por pa pranuar të bëjë komente.

VENDIMI

Sipas vendimit të Gjykatës së Katanias, i cili disponohet nga “Panorama”, Tahiri rezulton të jetë vënë nën hetim nga Prokuroria italiane më datë 27.10.2017, tre ditë pasi ai deklaroi publikisht se nuk ishte nën hetim nga drejtësia italiane për lidhjet me Habilajt.

Në dt. 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka prova dhe fakte” që implikojnë Tahirin.

Në këtë kërkesë shkruhet: “Megjithëse nuk ka dyshime për përmendjen e Saimir Tahirit nga Moisi Habilaj gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet t’i japë 30.000 euro një ‘Saimiri’, ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të provave dhe fakteve, nuk ekzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Po kështu, Prokurori i Shtetit bie dakord në datën 19.03.2018 me kërkesën e prokurorit të Antimafias për pushimin e hetimeve ndaj Tahirit, duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës.

Më 5.10.2018, Gjykata e Katanias, bazuar në kërkesën e prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit, 10 ditë përpara se Prokuroria e Krimeve të Rënda të merrte vendim për zgjatjen e hetimeve edhe me tre muaj me argumentin se priste letërporosi nga Italia.

“Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentet e tij, në bazë të nenit 409- 411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë Prokurorisë”, shkruhet në vendim./ PANORAMA

Pas pushimit të hetimeve nga Italia, Saimir Tahiri bën lëvizjen për t’u rikthyer… Read More »

Kjo ngjall dyshime, çfarë po paralajmëron Jozefina Topalli? “Ka një dritë në këtë vjeshtë…”

Një nga zërat dhe figurat më të fuqishme të Partisë Demokratike gjatë këtyre dy dekadave të fundit, Jozefina Topalli, kohët e fundit është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Edhe pse në pamje të parë që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare ajo duket sikur është shkëputur përfundimisht nga politika, Topalli, herë pas here shfaqet ndryshe në ekranet televizive, por më së shumti në faqen e saj në rrjetet sociale.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë një foto të ditëve të fundit të shoqëruar me një konstatim: ‘Ka një dritë ndryshe në vjeshtë’.

Pavarësisht se këto fjalë për stinën e vjeshtës, duket sikur nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet politike në vend, të thëna nga një politikane e vjetër si Jozefina Topalli gjithmonë marrin një kuptim të dytë.

Çfarë sheh përtej, politikania e sprovuar në këtë vjeshtë?

Image

Kjo ngjall dyshime, çfarë po paralajmëron Jozefina Topalli? “Ka një dritë në këtë vjeshtë…” Read More »

Elisa Spiropali “mbytet” nga kolla, gazetarja ndërpret emisionin

Elisa Spiropali duket se s’ka qenë në formën e saj më të mirë shëndetësore ditën e sotme.

Ndërsa ishte e ftuar në studion e lajmeve në “Neës 24” dhe sapo nisi të flasë për një nga çështjet më të debatuara të ditëve të fundit, përplasjen Rama-Meta lidhur me dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, Spiropali është bllokuar, pasi “u mbyt” nga kolla.

“Jemi në periudhë gripi”, u shpreh Spiropali me zërin e ngjirur, ndërsa gazetarja Nisida Tufa është detyruar të ndërpresë emisionin, duke kaluar në publicitet.

Kjo nuk është hera e parë që Spiropali gjendet në një situatë të tillë të sikletshme.

Edhe në janar të këtij viti, kur ajo ishte e ftuara e mbrëmjes në edicionin e lajmeve drejtuar nga gazetarja Mirela Milori në abc news, nisja e intervistës u shoqërua me një incident të ngjashëm.

Por në një moment, Spiropali “mbytet” nga kolla dhe si për të të dalë nga situata regjia ndërpret intervistën.

Elisa Spiropali “mbytet” nga kolla, gazetarja ndërpret emisionin Read More »

Rama: Kemi një problem me Presidentin, që u krijua nga Presidenti

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga salla e Kuvendit se qeveria ka një problem me Presidentin e Republikës.

“Shumë nga ne në sallë kemi votuar për Ilir Metën si President. Atë ditë nuk e kishim shumicën absolute që kemi sot, por unë e kisha bindjen e plotë se Ilir Meta ishte kandidatura më e përshtatshme në rrethanat kur duhet ta zgjidhnim Presidentin e shtatë të Republikës. Që kur hyri në Presidencë pas dalldisjes fatkeqe me flamurin e LSI-së e ka justifikuar plotësisht votën tonë: ka respektuar Kushtetutën dhe ka peshuar fjalën. Por, qysh prej të shtunës mbrëma kemi një problem me Presidentin të krijuar nga Presidenti”, tha Rama.

“Nuk e ka të drejtën askush që të na pengojë në ushtrimin e mandatit tonë kushtetues”, shtoi kreu i qeverisë.

/TCH

Rama: Kemi një problem me Presidentin, që u krijua nga Presidenti Read More »