Politike

Rama: Studentët I dhanë shuplakë qeverisë, grusht opozitës dhe shpresë shoqërisë

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se protesta e studentëve i dha një shuplakë qeverisë, grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë.

Ndryshe nga javët e tjera të pranishëm në Kuvend janë përfaqësues nga Partia Demorkatike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

“U detyruat të iknit, ndikuat në protestë të maskuar. Tani për të mos humbur kohë, së pari dje janë formuar dhe organet e para të drejtësisë së re, KLGJ dhe KLP, pasi u krijua dhe këshilli i emërimeve në Drejtësi.

Rama përjashtoi në mënyrë kategorike propozimet e opozitës, pasi sipas tij nuk mund të realizohen kurrë.

Propozimet e opozitës janë të refuzuara sepse janë për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha një shuplakë qeverisë, grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë.

Shoqëria kërkon zgjidhje dhe nuk mund ta pranojë që zgjidhja mund të vijë me porosi nga doktoresha e shkencave Monika Kryemadhi dhe profesor Lulzim Mziu. Zgjidhja vjen me dialog. Qeveria e ka zgjidhjen dhe do e japë me dialog”.

Rama: Studentët I dhanë shuplakë qeverisë, grusht opozitës dhe shpresë shoqërisë Read More »

Lindita Nikolla u flet studenteve nga kuvendi: Do ia kisha kursyer vetes…

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në fjalën e saj në Kuvend, ndërkohë që jashtë tij zhvillohet protesta e studentëve, ka patur një mesazh për ta.

Nikolla, duke u dhënë të drejtë studentëve, ashtu si Rama është shprehur se dialogu është rruga që do ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Ata kanë të drejtë, ftesa për dialog për të zhvilluar një betejë edhe më të vështirë është drejt tyre. Unë jam e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi”, tha Nikolla ndër të tjera.

Ndërkohë, duke patur parasysh akuzat e këtyre ditëve dhe memet në drejtim të saj nga studentët, u shpreh se të gjitha këto etiketime sot, ajo do ia kishte kursyer vetes nëse nuk do kishte vendosur që të bënte “një reformë sistemike në arsim”, duke mbrojtur kështu ligjin për arsimin e lartë.

“Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë. A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët? Për këtë s’ ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët gjithkush ka të drejtë të drejtojë gishtin. “Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria.” Thanë studentët, dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd.- tha Nikolla.

“Reformuam mësuesinë, nxitëm formimin profesional, por koha do të flasë. Busulla e vetme për pranimet në Universitet, merita. Por koha do të flasë. Studentët kanë të drejtë, kanë ngritur shumë cështje. A janë sot e gjithë ditën ndryshime të mëdha sesi qeverisen studentët. E bërtas edhe unë: PO. Ligji i ri ka hapur një erë të re, por duhet zbatuar. Kërkon kohë për tu zbatuar. Askush nuk do të donte të ishte në vendin tim. Lindita Nikolla, dil nga Ministria, të thërrasin studentët dhe jo ushtria. Kam punuar cdo ditë. Të nderuar kolegë dhe kolegë, do ishte më e thjeshtë të administronim cdo gjë. Do ishte më e thjeshtë për Ndrikull Nikollën me diplomë Kristali. Do kisha shpëtuar nga memet dhe shpifjet që kanë shkuar deri në fëmijërinë time. Por jo, jam krenare për punën time. Jam e gatshme të marr përgjegjësitë e mia”, u shpreh ministrja.

Lindita Nikolla u flet studenteve nga kuvendi: Do ia kisha kursyer vetes… Read More »

Mbaron mbledhja e qeverisë, Rama shpall vendimin

Kabineti qeveritar është mbledhur edhe këtë të martë ndërsa para selisë së kryeministrisë vijon protesta e studentëve. Ndërsa pritej marrja e një vendimi për kërkesat e studentëve, kryeministri Edi Rama ka zhgënjyer të rinjtë pasi ka njoftuar vendimin për pensionistët dhe çekun e bebes.

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)😊dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti)🤗Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin😉”- shkruan Rama në Twitter.

Madje Kryeministria sqaroi se lajmi për shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve dhe drejtorët e konvikteve, është i pavërtetë.

Kryeministri Rama, rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin”” – thuhet në një deklaratë të zyrës së shtypit të Ramë

Mbaron mbledhja e qeverisë, Rama shpall vendimin Read More »

Agron Shehaj:Gjiknuri zgjodhi të jetë idiot për të fshehur se është hajdut

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, mbi tenderin për unazën e madhe.

“Damian Gjiknuri pretendoi sot se ai dhe ARRSH-ja kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit fallco 26 vjeçar, i cili nuk e ka haberin as nga punimet publike dhe as kontratat publike, dhe ata nuk paskan dyshuar për asgjë?!

Gjiknuri pretendoi, gjithashtu, se ai dhe OST-ja kanë negociuar dhe kanë nënshkruar një kontratë tjetër 12 milionë euro përsëri me të njëjtin amator 26 vjeçar dhe as këta nuk kanë dyshuar dhe kuptuar asgjë?!” shkruan Shehaj, ndersa pyet nese kemi të bëjmë me institucione shtetërore apo kioska.

“Po çfarë ministrie dhe institucionesh janë këto? Institucione shtetërore apo kioska rruge? Në të vërtetë, Gjiknuri dhe dy drejtorët e mëdhenj të ARRSH-së dhe OST-së janë thjesht shërbëtorët e përdorur nga Edi Rama për të vjedhur dhe pastruar paratë 30 milionë euro. Por tani që u kapën duke vjedhur, ata kanë zgjedhur që më mirë të duken idiotë në publik, se sa të dalin ashtu siç janë: hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj.” përfundon Shehaj./Veritas

Agron Shehaj:Gjiknuri zgjodhi të jetë idiot për të fshehur se është hajdut Read More »

Rama-studentëve: Ju pres kur dhe ku të doni që të dialogojmë

“Kjo nuk është betejë mes studentëve dhe qeverisë, përkundrazi qeveria dhe studentët janë në të njëjtën anë”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në përmbyllje të komunikimit live në Facebook, mbi rubrikën “Dialog për Universitetin”.

“Qeveria nuk është pa mëkate, ka kusuret dhe përgjegjësitë e veta, por hajdeni ta diskutojmë me qeverinë dhe le ta bëjmë së bashku si njerëz realë, jo si profile fallco në Facebook. Profilet fallco kanë frikë të takohen”, tha Rama.

Nëse jeni gati, iu drejtua ai studentëve, “unë jam gati në çdo orë”. “Do të jemi ne edhe do të jetë gjithë populli shqiptar që na ka votuar, ku të doni madje dhe në studio televizive”, tha Rama./atsh

Rama-studentëve: Ju pres kur dhe ku të doni që të dialogojmë Read More »

Veç Arta Markut edhe 4 emra të tjerë për postin e kryeprokurorit

Vendimi i parë që pritet të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit do të jetë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar.

Në ligjin e ndryshuar të prokurorisë, kandidati për Prokuror i Përgjithshem krahas kalimit të vettingut ka vendosur si kriter që pretendentët të kenë mbaruar Shkollën e Magjistraturës ose të kenë një gradë shkencore.

Ligji kërkon që kandidatët të kenë 15 vite eksperiencë dhe të mos kenë mbajtur funskione politike në administratë.

Nga lista prioritare e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun, duket se këto kritere i plotësojnë prokurorët Arta Marku, e cila kryen këtë detyrë përkohësisht, Arben Dollapi, Adnand Xholi, Besnik Muçi e Sokol Stojani.

Përveç Arta Markut, e cila e ka shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar, ende nuk ka emra të tjerë të cilët të kenë shprehur të paktën publikisht këtë qëllim.

Pas zgjedhjes se KLP-së, është kjo e fundit që i liston kandidatët.

Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.

Veç Arta Markut edhe 4 emra të tjerë për postin e kryeprokurorit Read More »

Zgjedhjet brenda PD, kush janë kryetarët në Lezhë, Vlorë dhe Shkodër

Perfundojne zgjedhjet për strukturat e PD-së në Qarqet e Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës. Në Lezhë mësohet se kryetar i ri Partisë Demokratike është zgjedhur Zef Gjoka.

Kandidat për kreun e kësaj dege ishte edhe Paulin Marku, i cili mori vetëm 88 vota kundrejt kundërshtarit të tij, Zef Gjoka i cili fitoi bindshëm me 306 vota. Mësohet se në procesin e votimit kanë marrë pjesë rreth 339 votues.

Zef Gjoka ka qene deputet i Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar, dhe per 4 vitet e ardhshme do të drejtojë demokratët e Lezhës.

Nga ana tjetër në Vlorë, Genc Deromemaj është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike me vetëm 12 vota diferencë. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë vetëm 352 votues. Genc Deromemaj ka qenë kandidat i PD-së për kryetar i bashkisë Vlorë në zgjedhjet vendore të vitit 2015 nga rradhët e PD-së.

Në Shkodër kryetari i ri i PD-së, është Xhevdet Amuli. Ai fitoi me 243 vota kundrejt Ramiz Çobës i cili mori 241 vota, ndërkohë 8 vota janë të pavlefshme

Zgjedhjet brenda PD, kush janë kryetarët në Lezhë, Vlorë dhe Shkodër Read More »