Politike

Rama – Socialistëve: “PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin”

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra për punësimet në asamblenë e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë i ka kërkuar të largohen nga Partia Socialiste të gjithë ata që kërkojnë të fusin të gjithë fisin në punë.

Rama tha se të gjitha vendet e punës do të bëhen publike dhe të gjithë ata studentë me rezultate më të larta do të punësohen nëpër ministri dhe administratë.
“PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin. Nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjitha familjet e për të gjithë fëmijët.

Për të gjithë ata që i themi vota jote është detyrimi im. Ata nuk besojnë dhe kanë të gjithë të drejtën të besojnë se rezultatet e mira do ju japin nesër mundësinë të futen në administratë. Ky është momenti i parë i kthesës së madhe.

Do shpallen të gjitha vendet e punës, dhe kush ka nota 10-9 sipas radhës do punojë në ministri e kudo, është djalë i PS apo i PD. Ne na duhet dija e tij ose e saj. PS s’mund të shihet si forcë uzurpatore,” tha Rama.

Rama – Socialistëve: “PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin” Read More »

Rama shkarkon dhe emëron 7 ministra të rinj!

7 ministra të qeverisë Rama janë shkarkuar nga detyra dhe janë zëvëndësuar nga të rinj.
Ja ndryshimet:

Ai ka vendosur që të emërojë Erion Braçen si zv/kryeministër të tij.
Ikën Lindita Nikolla Besa Shahini do e zëvendësojë.

Iken Arben Ahmetaj, Anila Denaj do e zevendesoje

Ikën Ditmir Bushati. Do e zevendesoje Genc Cakaj.

Iken Damian Gjiknuri. Do e zevendesoje Belinda Balluku. Gjiknuri do jete udheheqes ne qarkun e Vlores.

Iken Niko Peleshi, e zevendeson Bledi Cuci. Peleshi do jete udheheqes ne qarkun e Korçës.

Iken Mirela Kumbaro e zevendëson Elva Margariti.

Ikën Sonila Qato dhe e zëvendëson Eduard Shalsi.

Erion Braçe zv/kryeministër i Edi Ramës.

Elisa Spiropali ministre për Parlamentin.-laberianews

Rama shkarkon dhe emëron 7 ministra të rinj! Read More »

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Krishtlindjes me anë të një video të disa fëmijëve të Qendrës Kulturore

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Krishtlindjes me anë të një video të disa fëmijëve të Qendrës Kulturore.

Në videon e Ramës shfaqen nje grup fëmijësh të veshur me rrobat e babagjyshit të cilët këndojnë të lumtur.

“Nuk festoj pa ty”, titullohet kënga që këta fëmijë urojnë festën e Krishtlindjes.

“Mirëmëngjes dhe Krishtlindje të gëzuar”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1987560271322715/?t=0

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Krishtlindjes me anë të një video të disa fëmijëve të Qendrës Kulturore Read More »

Partia Socialiste pritet që të mbledhë sot kryesinë e saj

Partia Socialiste pritet që të mbledhë sot kryesinë e saj, ku në diskutim do të jenë dhe performance e ministrave dhe bilanci i qeverisë.

Edhe pse jemi në prag të pushimeve, socialistët duket se e kanë pasur me ngut mbledhjen e strukturave, pasi në datën 28 Dhjetor do të thërrasin dhe Asamblenë e tyre Kombëtare.

Ajo që është hedhur në media, është ideja e disa ndryshimeve qeveritare, për të shuar sadopak tensioned e krijuara pas protestës së studentëve dhe gjendjes së përgjithshme social-ekonomike.

Ndryshime në qeveri janë paralajmëruar edhe gjatë muajit shtator, gje e cila më pas nuk ndodhi. Duke qenë se 2019-ta do të jetë një vit elektroral dhe mes mandate qeverisës, Rama ndoshta ka menduar që të freskojë sadopak kabinetin e tij.

Lidhur me ndryshimin e mundshëm të ministrave ka pasur dje një reagim dhe Ylli Manjani.

“Ndryshimi i ministrave nuk zgjidh keqqeverisjen, përkundrazi e maskon atë për të shtyrë edhe pak kohë. Natyrisht po e hëngri njeri këtë maskë të re….

Në historinë tonë politike të 28 viteve, veçanërisht në historinë e Partisë Socialiste këto lloj krizash janë zgjidhur më ndryshimin e Kryeministrave jo thjesht të ministrave”,shkruan Manjani.

Sipas tij, ministrat në kabinetin Rama janë thjesht zëdhënësa politikë dhe kopsitës letrash zyrtare të zgjidhjeve që imponon kryeministri.

Partia Socialiste pritet që të mbledhë sot kryesinë e saj Read More »

Vlorë/Fate Velaj dialog me të rinjtë

“Vlora-qyteti që po zgjohet” ishte tema e dialogut të zhvilluar sot në qytetin bregdetar nga deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, me maturantë dhe studentë të dalë nga Liceu i Vlorës.

Në dialogun me studentët, Velaj foli për disa zhvillime në artin e kulturën europiane, si dhe rolin që luan arti e kultura në rilindjen shpirtërore të qyteteve.

Velaj solli disa shembuj nga qytetet europiane, të cilat kanë investuar në infrastrukturën artistike e kulturore të tyre e që sot, janë pararojë në Europë duke shumëfishuar të ardhurat dhe zhvillimin e tyre.

Në përfundim të dialogut me maturantët dhe studentët, Velaj pranoi kërkesën e stafit pedagogjik për angazhimin e tij në të ardhmen me këtë shkollë, si dhe vetë qytetin.

Po ashtu Velaj i ftoi të rinjtë të rinisin një rrugë të gjatë së bashku për t’i rikthyer shpirtin qytetit.

Deputeti Velaj u dhuroi maturantëve dhe studentëve libra dhe katalogë arti të artistëve ndërkombëtarë dhe me famë botërore.

Vlorë/Fate Velaj dialog me të rinjtë Read More »

Genc Deromemaj, fton qytetarët e Vlorës që t’i bashkohen protestës

Në një status në faqen e tij në fb, kryetari i PD për Vlorën, Genc Deromemaj, i ka ftuar qytetarët e Vlorës që t’i bashkohen protestës, data 20 dhjetor, ora 10, perpara Parlamentit.

Zoti Deromemaj ka shkruar dhe arsyet se përse duhet t’i bashkohen protestës;

E gjithë Shqipëria është sot në protestë.
Sot në protestë janë të gjitha shtresat e shoqërisë që kjo qeveri i ka dhunuar duke ju mohuar dhe nëpërkëmbur të drejtat.
Sot në protestë janë studentët, artistët, intelektualët, fermerët, biznesi i vogël dhe i madh.
Për këdo është e qartë se cdo shqiptar është sot në opozitë me këtë qeveri.
Protesta e studentëve është protesta e elitës së rinisë që refuzon politikat e qeverisë, që refuzon ligjin e asimit te lartë, që denoncon abuzimin me universitetet, që nuk beson më se mund të ketë të ardhme me këtë pushtet.
Protestat e artistëve, kuksianëve dhe studentëve dhanë një mësim për shoqërinë.
Rruga e protestës është rruga për të mbrojtur të drejtat, rruga për të mbrojtur veten përball abuzimit të këtij pushtetit.

Shqipëria dhe shqiptarët janë te zhytur në një krizë të gjithanshme, papunësia që rritet, çmimet, faturat e papërballueshme që shtohen, pandjeshmëria, braktisja dhe arroganca e qeverisë që thellohet çdo ditë.
Të gjitha këto, na detyrojnë të dalim në protestë, pasi koha nuk pret më.
Qytetarët janë të zhgënjyer por pavarësisht problemeve të tyre dhe ekonomisë gjithnjë e më shumë në rënie, Rama nuk ndalet.

Koha nuk pret, sepse e keqja nuk ka ndërmend të ndalet.
Ajo po shtohet, oligarkia në pushtet po shpërndahet kudo e po prek çdo familje, çdo vatër, çdokënd në Shqipëri.
Edi Rama nuk ka ndërmend të ndalet vetë.
Rritja e çmimit të energjisë, rritja e taksave, rritja e abuzimeve, e bëjnë të pamundur jetesën.
Qindra mijëra familje janë sot në kufijtë e mbijetesës.
Por edhe pse ekonomia është në kolaps, çdo ditë Rama nënshkruan kontrata e konçesione, tendera dhe shërbime për miqtë e klientët e tij.

Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizant dhe çdo qytetari për tu bashkuar së bashku në rrugën pa kthim të përballjes.
Partia Demokratike ka lindur nga përballja dhe do të përballet për të çliruar Shqipërinë nga oligarkia, krimi dhe korrupsioni.
Ditën e enjten datë 20/12/2018 ora 10:00 përpara Parlamentit të Shqiperise ti tregojmë Edi Rames se oligarkia bashkë me interesat e tij korruptive e klienteliste nuk mund të sundojnë duke falimenfuar vendin tonë.

Genc Deromemaj, fton qytetarët e Vlorës që t’i bashkohen protestës Read More »

Basha fton qytetarët në protestën e studentëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sërish pasditen e së dielës në mbështetje të banorëve të zonës ku bie gjurma e projektit të “Unazë së Re”, në afërsi të rrethrrotullimit “Shqiponja”.

Basha u tha banorëve se po mos të kishin qenë ata në protesta, gjurmët e vjedhjes, sipas tij, të 40 milionë eurove për 2.2 kilometra rrugë do të ishin fshehur.

“Kosto e jetesës së shqiptarëve e papërballueshme. Te “Unaza e Re” janë realizuar dy krime, korrupsioni i zyrtarëve të lartë, nga i pari i qeverisë deri te i fundit i ARRSH-së. Të gjithë kanë kontribuar t’u vjedhin shqiptarëve 40 milionë euro”, tha Basha

Kreu i Partisë Demokratike tha se shqiptarët duhet të mbështesin edhe studentët. “Sot e gjithë Shqipëria po proteston. Ne mbështesim protestat e studentëve. Ne mbështesim kërkesat e tyre dhe Rama duhet t’i realizojë kërkesat e  studentëve. PD i bën thirrje të gjithë qytetarëve, prindërve të studentëve të dalin në protestë dhe të mbështesin studentët në nismën e tyre pasi kanë të drejtë në kërkesat e tyre”, shtoi Basha. /j.p/TIRANË, 16 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/

Basha fton qytetarët në protestën e studentëve Read More »

Fjala e deputetit të Vlorës Edmond Leka sot në Parlament

Ne diskutimin e sotem per projektligjin mbi “ Prokurimin publik”, pervec te tjerave , shpreha mbeshtetjen time mbi protesten e studenteve.

Duke e mbeshtetur plotesisht protesten e studenteve, te cilet prej disa ditesh kerkojne plotesimin e disa kushteve pa dialog, mendoj se kjo vetem studenteve nuk ju sherben.

Shqiperia dhe shoqeria jone ka shume probleme te medha dhe delikate. Ka nje kohe per cdo ndryshim dhe reforme te thelle.

Nese deshirojme kualitet kjo nuk mund te ndodhi ne nje ditenate.
Degjohen te gjitha palet dhe dialogojne te gjitha palet.

Te jemi ne gjendje te kapercejme dallimet, te gjejme gjuhen e perbashket, te ndertojme kuptimin dhe qellimin, dhe se bashku te vendosim drejtimet.

Duhet te jemi ne gjendje te mendojme dhe diskutojme se bashku si ekipe, si komunitete, dhe si qytetare.
Vetem duke dialoguar do te jeni ne gjendje te zbuloni nevojat jetike.

Nje dialog konstruktiv mund te sjelli perfitime te jashtezakoneshme, mund te fitohen perspektiva te reja, te stimuloje nevoja te reja te kreativitetit, dhe te forcoje lidhjen tuaj duke mos mundur t’ju percaje askush.

Kuptoni qe cdo gje arrihet vetem me pune dhe kufij afatgjate nese prezumohet cilesi.

Me qytetarine qe ju karakterizon dialogoni!

Fjala e deputetit të Vlorës Edmond Leka sot në Parlament Read More »