Politike

Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të fakulteteve, fytyra e pengmarrësve të protestës

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore”, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama.

Kreu i Ekzekutivit reagoi pas rinisjes së protestës së studentëve dhe pamjeve të publikuara ku disa studentë gozhduan dyert e disa fakulteteve në Tiranë.

Rama theksoi se tanimë jemi në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh. Me studentët”, shprehet Rama. /atsh

Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të fakulteteve, fytyra e pengmarrësve të protestës Read More »

Rama:”Unë për vit të ri ha një tortë që e bënte gjyshja, e mësoi nëna ime, dhe pastaj gruaja ime. Jam nip me fat, djalë me fat dhe burrë me fat”

Kryeminsitri Edi Rama të Dielën në mbrëmje ishte i ftuar në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit.
Edi Rama është një ndër njerëzit më të kërkuar në Shqipëri dhe mbrëmjen e së Dielës u ndoq nga një numur rekord shikuesish.

I ftuar në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit pyetjes se:
– A e ha bakllavanë Rama ju përgjigj,

“Unë për vit të ri ha një tortë që e bënte gjyshja, e mësoi nëna ime, dhe pastaj gruaja ime. Jam nip me fat, djalë me fat dhe burrë me fat”, tha kryeministri i ftuar në Xing Me Ermalin.-laberianews

Rama:”Unë për vit të ri ha një tortë që e bënte gjyshja, e mësoi nëna ime, dhe pastaj gruaja ime. Jam nip me fat, djalë me fat dhe burrë me fat” Read More »

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij janë pritur me protesta sot në qytetin e Elbasanit

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij janë pritur me protesta sot në qytetin e Elbasanit, me thirrjen “Rama ik!’, pak para se të fillonin mbledhjen informale të qeverisë në një hotel të qytetit.

Protestuesit e drejtuar nga kreu i degës së PD, Eugen Isaj dhe deputeti Luçiano Boçi kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, sidomos për lidhjet e saj me krimin e organizuar.
Rama ka thirrur në mbledhje edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Grupit të PS, Taulant Ballën.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij janë pritur me protesta sot në qytetin e Elbasanit Read More »

Rama “përshëndetet” me lojrat e fatit “Lamtumirë”

Pas apelit të bërë nga ana e qeverisë shqiptare për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove elektronike në mënyrë vullnetare, pronarët e këtyre të fundit kanë filluar mbylljen e tyre përpara datës 1 janar, që është edhe afati i fundit për këto aktivitete.

Kryeministri Edi Rama ka sjell një shembull konkret nga mbyllja e një prej pikave të basteve në kryeqytet, duke shkruar “lamtumirë”.

Pikat e Basteve kanë filluar prej kohësh të mbyllen në mënyrë vullnetare, pas ligjin për mbylljen e tyre dhe nga dhjetëra në çdo rrugicë, në ditët e fundit të dhjetorit janë vetëm disa pika funksionale.

Sipas ligjit kanë mbetur edhe 48 orë kohë që bizneset të mbyllin aktivitetin, pasi nga 1 janari nuk do të lejohet asnjë biznes për sa i përket basteve dhe llotarive sportive.

Pas mbylljes së basteve sportive qeveria ka thënë se do të marr përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë./atsh

Rama “përshëndetet” me lojrat e fatit “Lamtumirë” Read More »

Erion Brace:”Zëri im do të ngrihet kundër padrejtësive dhe pro shtetit ligjor”

Erjon Braçe pas emërimit si zv.kryeministër, u zotua se zëri i tij do të ngrihet kundër padrejtësive dhe pro shtetit ligjor.

“Ndjehem i vlerësuar dhe i motivuar në detyrën e re të zv.kryeministrit të qeverisë së Republikës së Shqipërisë! “Zëri im do të jetë gjithmonë kundër padrejtësisë dhe pro shtetit ligjor dhe Drejtësisë”! “Falënderoj kryeministrin Edi Rama për besimin”, tha ai.

Erjon Braçe zëvendësoi Senida Mesin, e cila e mbajti postin e zv.kryeministres prej shtatorit të vitit 2017. /atsh

Erion Brace:”Zëri im do të ngrihet kundër padrejtësive dhe pro shtetit ligjor” Read More »

Rama: Hap i madh drejt fitores së qershorit,ndryshimet në qeveri

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “sot kemi hedhur një hap të madh drejt fitores së qershorit”.

Duke reaguar ndaj deklaratave të opozitës, për ndryshimet e sotme në qeveri, Kryeministri shprehet se “qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt”.

“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë). S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër. Qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt. Krenarë për PS”, shprehet Rama./atsh

Rama: Hap i madh drejt fitores së qershorit,ndryshimet në qeveri Read More »

Ja kush janë dy shqiptarët nga Kosova që fituan besimin e Ramës

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka bërë ndryshime të mëdha në qeverinë e tij. Ai shkarkoi plot 7 ministra, dhe i zëvëndësoi ato gjatë asamblesë.

Në qeveri tashmë kanë hyrë dy shqiptar të njohur nga Kosova të cilët mbajnë poste mjaft të rëndësishëm.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka bërë ndryshime të mëdha në qeverinë e tij. Ai shkarkoi plot 7 ministra, dhe i zëvëndësoi ato gjatë asamblesë.

Në qeveri tashmë kanë hyrë dy shqiptar të njohur nga Kosova të cilët mbajnë poste mjaft të rëndësishëm..

Kliko per me shume info
Rama tha se shqiptarja nga Kosova, Besa Shahini zëvendëson Lindita Nikollën.

Shahini ka mbajtur deri tani vendin e zëvendës ministres së Arsimit.

Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pasë herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Shahini ka master nga Hertie School of Governance në Berlin.

Gent Cakaj është një nga prurjet e shumta pas strategjisë së Edi Ramës për të afruar në qeverinë e tij, edhe emra të spikatur të shqiptarëve të Kosovës.

Në Korrik të vitit 2018 ai u caktua Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.

Cakaj fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashtme dhe posaçërisht, për çështjet e Bashkimit Europian.

Më pas në kabinetin ‘Rama 2’ u emërua në postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme.

Ndërsa sot ai është zgjedhur të drejtojë, një nga ministritë më të rëndësishme në qeverinë ‘Rama 3’, duke zëvendësuar Ditmir Bushatin.

Ja kush janë dy shqiptarët nga Kosova që fituan besimin e Ramës Read More »

Rama – Socialistëve: “PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin”

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra për punësimet në asamblenë e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë i ka kërkuar të largohen nga Partia Socialiste të gjithë ata që kërkojnë të fusin të gjithë fisin në punë.

Rama tha se të gjitha vendet e punës do të bëhen publike dhe të gjithë ata studentë me rezultate më të larta do të punësohen nëpër ministri dhe administratë.
“PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin. Nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjitha familjet e për të gjithë fëmijët.

Për të gjithë ata që i themi vota jote është detyrimi im. Ata nuk besojnë dhe kanë të gjithë të drejtën të besojnë se rezultatet e mira do ju japin nesër mundësinë të futen në administratë. Ky është momenti i parë i kthesës së madhe.

Do shpallen të gjitha vendet e punës, dhe kush ka nota 10-9 sipas radhës do punojë në ministri e kudo, është djalë i PS apo i PD. Ne na duhet dija e tij ose e saj. PS s’mund të shihet si forcë uzurpatore,” tha Rama.

Rama – Socialistëve: “PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin” Read More »