Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj thotë se opozita nuk do të përsërisë skenarin e djegies së mandateve por do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do t’i fitojë ato.
Sipas demokratit, mazhoranca po shpërndan formularë për të mbledhur vota, por PD do të fitojë sepse shqiptarët do u japin më shumë sa ata meritojnë.
“Jo, opozita jonë do të marr pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë edhe pse zgjedhjet do jenë të pandershme e të padrejta, ku pala tjëtër po shpërndan formularë për të blerë vota. Besoj se shqiptarët edhe për shkak të mllefit të regjimit, do të na japë mbështetje edhe më shumë seç e meritojmë”, u shpreh ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar çështjen e detit. Nëse ai do të ishte kryeministër, çështja e detit në Shqipëri-Greqi nuk ekzistonte. Kështu deklaroi sot në studion e emisionit “Zonë e Lirë”.
“Do zgjidhja Shqipërinë dhe interesat e saj. Natyrisht, fqinjët të respektuar, të nderuar, por Shqipëria është një vend i cili duhet të ndërtojë marrëdhënie miqësore me të dy këto vende… Kemi firmosur një marrëveshje në 2009 dhe i kam qëndruar gjithmonë asaj marrëveshje. Problemi është këtu, imagjinojmë se Shqipëria do anësojë kundër Greqisë apo kundër Turqisë, nuk duhet të imagjinohet. Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim në interesin e saj kombëtar, Shqipëria uron që të zgjidhet konflikti nëpërmjet dialogut.
Po të isha kryeministër unë, në mënyrë absolute çështja e detit në Shqipëri-Greqi nuk ekzistonte. Dy qeveri greke njëra pas tjetrës, të dyja pranuan të shkojmë në Gjykatë. Erdhi Rama dhe tha ‘jo, s’kam punë me Gjykatat’. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen atëherë, isha kundër atij vendimi të Gjykatës. Asgjë nuk ka ndryshuar në raportin me detin në këndvështrimin tim. Këta pasi negociuan 2 vite, u detyruan t’i thonë palës greke se tani ne kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese… Greqia pranoi negociatat me Shqipërinë me 6 milje”, tha Berisha.
Kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë sërish kandidat për deputet në qytetin bregdetar, ndërsa theksoi se “me Vlorën më ka lidhur fati, historia e familjes dhe sigurisht më lidh pafundësisht dashuria për këtë bukuri akoma të pazbuluar”.
Në fjalën e tij në prezantimin e projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, Rama tha se “në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i Partisë Socialiste, në Vlorë kam qenë edhe kur u bëra kryetar i PS-së, në Vlorë jam edhe tani që jam kryeministër, dhe në Vlorë do të jem deri kur të jem kryeministër, dhe në Vlorë do jem pasi të mos jem më kryeministër, madje do jem më shumë, se do kem më pak angazhime për të shkuar në çdo cep të Shqipërisë”.
“Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë. Bëni kujdes nga çfarë dëgjoni, se çfarë nuk dëgjohet sot në Shqipëri. Mjafton të hapësh televizorin dhe nuk di njeriu se çfarë të besojë. Besojnë pa bërë asnjë verifikim. Lëre të hapësh ato kanalet e portalet nëpër xhepa aty, pastaj bëhet mullar çfarë del prej aty”, – nënvizoi Rama duke shtuar se më ikën mendja kur me thonë “dil shiko realitetin”.
“Këta që me thonë mua ‘dil shiko realitetin’, nuk do arrijnë dot të bëjnë në jetën e tyre aq metra sa unë kam bërë kilometra nëpër Shqipëri. Nuk do kem nevojë të bëj këto kilometra, por do bëj më shumë metra rreth e rrotull Vlorës”, – tha Rama.
Kryeministri Rama tha se “këtu jemi të gjithë së bashku për të luftuar për ta zbuluar këtë bukuri jo vetëm për vete dhe fëmijët tanë, por për gjithë botën mbarë, që Vlorës t’i dalë zëri gjithandej jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha gjuhët si vendi ku mund të shkosh e të kalosh ditë të paharrueshme duke shijuar bukuritë e natyrës apo Zotit dhe duke shijuar mikpritjen dhe vlerat e krijuara së bashku nga njerëzit”./atsh
Kryeministri Edi Rama sot nga Vlora, ku mori pjesë në prezantimin e projektit të bulevardit të ri që do të ndërtohet pranë Lungomares, në fjalën e tij, nuk u ndal vetëm tek ky projekt.
Rama foli edhe për fushatën elektorale, para zgjedhjeve të reja paralamentare të 25 prillit 2021.
Rama foli kryesisht për masat financiare, që u morën gjatë pandemisë, si dhe ato që pritet të miratohen për bizneset dhe rritjen e pagave për mjekët, duke iu dhënë përgjigje kritikave. Po ashtu shprehu bindje për një fitore historike të PS-së, në zgjedhjet e ardhshme.
“Atyre që thonë pse u kujtove tani, u them që unë jam kujtuar edhe kur zotrote flije gjumë, çdo ditë e çdo natë,” – tha Rama. – “Por të rrisësh kontributet nga shteti për njerëzit, të heqësh komplet TVSH-në, tatimin e fitimit mbi një kategori siç është ajo e sipërmarrësve të vegjël, nuk është fjalë goje dhe nuk bëhet se do t’i ta bësh, por sepse do dhe mund ta bësh kur janë krijuar kushtet për ta bërë”.
Lidhur me vendimet e fundit, Rama tha se ky është një “detyrim më i madh në kushtet kur i kemi parë me sytë tanë, ata që nuk duan sdo shikojnë kurrë sado që Zoti ua ka dhënë të dy kokërdhokët e syve, se çfarë janë mjekët në vend, pyll pa derra nuk ka, ka mjekë, infermirë, në çdo fushë njerëz që fusin duart në xhepat e njerëzve, por janë këta që i kemi ringritur nga gremina që po e përballon me dinjitet e sukes goditjen tronditëse të virusit, ama sot ne kemi munëdësi të bëjmë edhe këtë, pra të rrisim edhe pagat dhe kjo nuk ka lidhje se ne kemi zgjedhje në prill, fare”, – tha Rama.
Më tej nga Vlora, ku ka kandiduar si deputet, Kryeministri Rama deklaroi i sigurt se PS do të fitojë zgjedhjet për një mandatin e tretë historik.
“Zgjedhjet ne i fitojmë si me këto, si pa këto, kjo nuk diskutohet. Se përtej denglaxhinjve dhe atyre që kanë pakënaqësit të natyrshme, nuk ka qenë e lehtë për asnjë familje, të përballojë gjithë këtë stres, që nga nëntori kur ta tërmeti, populli është shumë i mënçur. Populli do flasë prapë, siç ka folur dhe do flasë drejt dhe do t’i japë zotit atë që është e zotit, Çezarit atë që i takon Çezarit”, tha Edi Rama, duke shprehur bindjen e plotë, se i takon edhe një mandat tjetër.
Kryeministri përkundrejt zërave të fundit rikonfirmoi sot se ai do të kandidojë sërish në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.
“Në Vlorë kam qenë edhe më parë se të bëhesha kryetar, në Vlorë isha edhe kur u bëra kryetar i PS-së,” – tha Rama dhe, – “në Vlorë jam edhe tani që jam kryeministër dhe në Vlorë do jem edhe kur të mos jem më kryeministër, madhe do jem më shumë atëherë se do të kem më pak angazhime”.
Ai nuk fshehu edhe pretendimet e kundërshtarëve apo kritikëve, që e inatosin më shumë.
– “Më ikën mendja kur më thonë ik shiko realitetin. Këta që më thonë nuk do arrijnë të bëjnë as metra, aq sa unë kam bërë kilometra në Shqipëri” – theksoi Rama.
Kryeminsitri Rama u fol se do të kandidonte në Durrës, ose Tiranë, në zgjedhjet e ardhshme, por nga Vlora ku ishte sot, ai zbuloi se do të kandidojë sërish aty, madje aty sheh edhe frymëzimin nga ku beson se do t’i burojë edhe “fitorja e mandatit të tretë historik” të socialistëve.
Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik ka akuzuar Partinë Socialsite se për dy muaj mbajti në sirtar 7 ligjet për ndryshimet e Kodit Zgjedhor,
Sipas Oerd Bylykbashit, Edi Rama ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa nënvizon se presioni i opozitës dhe ndërkombëtarevë bëri që ligjet të kalojnë në Kuvend.
“Ligjet u miratuan në korrik në Këshillin Politik si pjesë e Marrëveshjes së 5 qershorit, por për dy muaj u mbajtën të fshehur në sirtarët e Kuvendit. U desh presioni i Opozites ne Keshillin Politik ditën e martë 22 shtator dhe presioni ndërkombëtar që përfaqesuesit e PS t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot ne Kuvend”, shkruan Bylykbashi në Facebook.
Por çfarë përcaktojnë këto ligje?
“Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencën për të hetuar shitblerjen e votës. Një ligj i shtrëngon rripat prokurorisë së zakonshme për të goditur krimet e tjera zgjedhore dhe jo t’i tolerojë ato siç ka bërë deri më sot. Nje ligj qartëson rolin e policisë në zgjedhje që Kryeministri të mos i japë më urdhër policëve që të bëjnë fushatë për PS.
Ligjet e tjera godasin fenomene të tjera që cenojnë zgjedhjet”, vijon Bylykbashi.
Sipas tij, “sado që të përpiqet, më 25 prill 2021 Edi Rama ka takim me fundin e tij politik”. /noa.al/
Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të bëra në distancë për lumin Vjosa.
Ai ka ndarë një fotografi ku shkruan mes “çunave të paparë” siç i quan ai, të rafting dhe eksplorimit të Vjosës, ku nuk kursen shigjetimet ndaj kreut të qeverisë.
“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!”, shkruan Presidenti.
Ky reagim vjen pasi më herët Rama tha se është dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, por shtoi se sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi “kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”
Më tej tha se “Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme”.
Rama deklaroi se Ministria Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun Kombëtar.
“Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, deklaroi në mbyllje Edi Rama. /noa.al
Pasi Presidenti Ilir Meta ditëve të fundit është shprehur se do të vazhdojë të mbështes nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen HEC-et, vjen reagimi i Kryeministrit Edi Rama.
Ai thotë se është dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, por shton se sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi “kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”
Më tej thotë se “Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme”.
Rama sqaron se Ministria Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun Kombëtar.
“Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, deklaron në mbyllje Edi Rama. /noa.al
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë një interviste në emisionin Opinion, i pyetur nga ekonomisti Besart Kadia ka folur lidhur me çshtjen e çmimit të ujit në Tiranë.
Sipas Veliajt uji në Tiranë është më i lirë se në Korçë dhe Pogradec, e madje nëse nuk është kështu ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.
“Për çështjen e çmimit, në Tiranë uji është më i lirë se në Korçë, më i lirë se në Pogradec e madje edhe më i lirë se në Kamzë. Në kamzë është 67 lekë. Kjo Tiranë që e ka ujin në pjesën më të madhe 24 orë dhe prapë paguan më pak se Kamza dhe paguan sa gjysma e Korçës dhe Pogradecit”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku tha se arkëtimet e ujit janë rritur dhe aktualisht 98.7% e qytetarëve të Tiranës paguajnë faturat.
Më tej, duke iu rikthyer edhe një herë çështjes së çmimit të ujit, Veliaj tha: “Nëse nuk është më i lirë se Pogradeci dhe Korça unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie”.