Politike

‘Atdheun po e merr Greku’/ Rama: ‘Bjeri nga Vjosa, se Likja po mbron dhe Vjosën tani’

Nga konferenca e sotme për mediat, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një pyetje në rrjetet sociale “Shih atdheun po e merr greku”.

Me këtë rast ai nuk la pa shigjetuar Presidentin Ilir Meta, kur tha se “Dilni me kanoe dhe mbrojeni, madje dhe Vjosën”.

Madje ai iu kthye komentuesit duke thënë, “Bjeri nga Vjosa, se Likja po mbron dhe Vjosën tani.

Vazhdoni të mbroni gjithë ujërat e Shqipërisë, nga gjithë armiqtë imagjinarë të Lulit, Monikës dhe Ilirit”. /noa.al

‘Atdheun po e merr Greku’/ Rama: ‘Bjeri nga Vjosa, se Likja po mbron dhe Vjosën tani’ Read More »

Rudina Hajdari rrëfen castet e fundit me të atit: ‘E dimë kush e tërhoqi këmbëzën’

Rudina Hajdari foli për vrasjen e babait të saj, Azem Hajdari, ku tha se e di kush ishin personat që tërhoqën këmbëzën dhe qëlluan mbi të atin.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Hajdari rrëfeu edhe momentet e fundit me babanë, ku tha se pak para ngjarjes ata kanë pirë një kafe, në të cilën Azemi kishte qenë shumë entuziast.

“Ishim në një kafe, babi ishte shumë entuziast, po na përqafonte. Mamaja ishte 7 muajshe shtatzënë. ishte një moment i ngrohtë dhe i bukur. Në momentin që u ndamë, rreth orës 8-8 e gjysmë, ai donte të shkonte në zyrë për të ndjekur lajmet. Në çast babi më mori ‘hopa’. Në momentin që u ndamë, ne po e prisnim në shtëpi, sepse do të vinte të hante darkë me ne. Pastaj ndodhi ngjarja, që ishte tronditëse për të gjithë Tiranën”, u shpreh Hajdari.

Pyetje: Cila është porosia më e rëndësishme që ke marrë nga babai? Hajdari: Ishte fakti që zgjohej në mëngjes, një rutinë që bënte çdo mëngjes, ku pinte kos ose qumësht, e merrte në dorë dhe dilte në oborr, ku e prisnin një varg njerëzish. Ai ulej aty dhe i priste, i takonte, të gjithë me radhë. Unë isha fëmijë dhe më bënte përshtypje që njerëzit rrinin në radhë dhe ishin të duruar që ta takonin. Ajo që më bënte përshtypje ishte fakti që ai nuk lodhje kurrë. Padyshim që ne e dimë gjithë ngjarjen dhe e dimë kush e tërhoqi atë këmbëzën. Edhe drejtësia e ka shpallur se kush kanë qenë ata persona, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë, kur Azem Hajdari ishte njeriu i shqiptarëve dhe është dashur prej të gjithëve.

Rudina Hajdari rrëfen castet e fundit me të atit: ‘E dimë kush e tërhoqi këmbëzën’ Read More »

Aktori i humorit Julian Deda : ‘Mos e vrisni mendjen çuna dhe goca rilindase, bu rgu për burra është’

Aktori i humorit, Julian Deda, në rolin politik si përfaqësues i PD-së, mbi pretendimet e kundërshtarit, për të fituar mandatin e tretë historik, tha se në vend të këtij pretendimi, rilindasit i “pret burgu”.

Julian Deda u shpreh i sigurt në fitoren e PD-së, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Duan mandat të tretë. E duan me çdo kusht, me çdo çmim. Ky fakt i ka egërsuar tmerrësisht shumë. Janë bërë bisha. Frika më e madhe e tyre është, si të justifikojnë pasurinë marramendëse që kanë vënë gjatë këtyre viteve”, – tha Julian Deda.

Ai mbyll reagimin e tij me fjalët “Mos e vrisni mendjen çuna dhe goca rilindase, burgu për burra është…!”

Julian Deda, përfaqësues zyrtar politik i PD-së, shpreson të kandidohet për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

/NOA.al

Aktori i humorit Julian Deda : ‘Mos e vrisni mendjen çuna dhe goca rilindase, bu rgu për burra është’ Read More »

Klejdi Mehmetaj: Qeveria gënjeshtare e Edi Ramës, pasi i mashtori naftëtarët, i injoroi, i përbuzi dhe në fund i rrahu tani as nuk interesohet për jetët e tyre

Nga Kejdi Mehmetaj

Pas dhunës policore që përjetuan në protestën e zhvilluar në Tiranë, ku naftëtarët kërkonin me të drejtë tu jepeshin pagat e prapambetura prej një vitit, sot vendosën të futen në grevë urie si e vetmja rrugë që u ka mbetur për të fituar të drejtën e tyre.

Qeveria gënjeshtare e Edi Ramës, pasi i mashtori, i injoroi, i përbuzi dhe në fund i rrahu tani as nuk interesohet për jetët e tyre. Jetët e mbi 900 naftëtarëve, jetët e mbi 900 familjeve që jetojnë me ato paga që nuk jepen.

Qeveria gënjen pa turp kur heq veten nga përgjegjësia e dhënies së pagave të naftëtarëve të rafinerisë sespe:

Naftëtarët kanë kryer të gjithë proceset e nevojshme gjyqësore dhe i kanë fituar ato, pra institucionet përgjegjëse shtetërore duhet të sigurohen se vendimet e gjykatave do zbatohen duke vendosur në lëvizje të gjithë mekanizmat që lejon ligji. Por jo, qeveria nuk lëviz as gishtin e vogel për të zgjidhur problemet e naftëtarëve edhe pse nuk heziton të ngrejë krahun për ti goditur ata. Edi Rama dhe rilindasit e tjerë të tij, jo një herë por në shumë raste, publikisht e brenda zyrave të ministrive të tij (ku patjetër takimet regjistrohen) u kanë premtuar naftëtarëve se do i marrin pagat. I kanë siguruar naftëtarët se kompanitë e njëpasnjëshme që kanë blerë ARMO-n janë serioze e të fuqishme. Fjalë bosh! Mashtrime! Thjesht oligarkët e rradhës që përfitojnë në kurriz të shqiptarëve. Shteti vazhdon të jetë aksioner i ARMO Sh.a me rreth 15% të aksioneve, pikërisht për tu siguruar se pasuria jonë kombëtare do të menaxhohet drejtë e qytetarët do të marrin atë që u takon. Sot, as në rafineri nuk është investuar, as pasuria jonë nuk po trajtohet si duhet e më e keqja as qytetarët tanë nuk po mbrohem. Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një ligj për Statusin e Naftëtarit, çfarë bëhet sot me atë ligj? A zbatohet ai? A mund ti mbrojë sot statusi naftëtarët që nuk paguhen prej nje viti, e që kanë humbur vendet e punës?

Sa përmenda më sipër janë pak krahasuar me të zezat që gjenden nëse kërkon të zbulosh cka ndodhur me ARMO-n, por sot e rëndësishme është ajo që do të ndodhë me naftëtarët. Sot e rëndësishme është që ata të marrin pagat e të kthehen tek familjet e tyre. Sot e rënëdishme është që qeveria ti lër mashtrimet, ti harrojë oligarkët e tu zgjidhë hallin atyre qindra punonjësve që kanë bërë një punë të vështirë e me rrezik për jetën.

Klejdi Mehmetaj: Qeveria gënjeshtare e Edi Ramës, pasi i mashtori naftëtarët, i injoroi, i përbuzi dhe në fund i rrahu tani as nuk interesohet për jetët e tyre Read More »

Juri Kim: Jam e kënaqur që opozita…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Juri Kim ka komentuar lëvizjen e opozitë mbi draftin që dorëzoi në Këshillin Politik, për Kodin Zgjedhor.

Nga Himara, ambasadorja u shpreh se është e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë e saj.

Ajo shprehu rëndësinë që opozita të vijojë të jetë e angazhuar, duke shtuar se është e nevojshme që të zbatohet marrëveshja e arritur mes palëve politike në 5 qershor.

“Jam e kënaqur që opozita jashtë kuvendit ka marrë përgjegjësitë e saj për të vazhduar përfaqësimin e popullit dhe për të qene e angazhuar.

Është tejet e rëndësishme që opozita të ngelet e angazhuar dhe të gjithë paratitë të sjellin propozime që janë reale.

Sot opozita ka bërë një propozim, jam e kënaqur që kam dëgjuar gjithashtu PS që ka thënë se do ta marrë në konsideratë këtë propozim.

Ky standard i përfshirjes është saktësisht ajo që ne presim nga një vend anëtar i Natos dhe që kryeson OSBE-në.

5 qershori ishte gjithëpërfshirës dhe transparent dhe çdo palë që e ka nënshkruar duhet ti qëndrojë fjalës së dhënë.

Firma ime nuk është mbi atë letër. Ata që e firmosën kanë përgjegjësinë për të zbatuar 5 qershorin. 5 qershori të nderohet e nëse palët bien dakord përtej 5 qershorit, ne do ti mbëstesim. Po le të presim çfarë do të ndodhë”, deklaroi Yuri Kim. /noa.al/

Juri Kim: Jam e kënaqur që opozita… Read More »

Presidenti Ilir Meta përshëndet zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik

Presidenti Ilir Meta përshëndet zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik gjatë së dielës.

Ai thotë se opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.

“Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100% të listave nga Rilindja. Drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit. Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve”, shkruan Meta.

Sipas tij, opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim.

Kreu i shtetit deklaron se çdo akt i njëanshëm që përmbys marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit.

“Koha për reflektim!”, thotë në mbyllje Presidenti Meta.

Presidenti Ilir Meta përshëndet zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik Read More »

Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe: ‘Unë nuk jam i kënaqur as me veten time dhe jo me drejtuesit politik’

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme në selinë e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë në qarqe.

Në përfundim të takimit ai ka folur për listat e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit, ku deklaroi se po punohet për të përmirësuar marrëdhëniet mes institucioneve të pushtetit qendror me qytetarët.

Nga ana tjetër pyetjes nëse është i kënaqur me drejtuesit politikë të PS, u përgjigj me fjalët, “Unë nuk jam i kënaqur as me veten time dhe jo me drejtuesit politik”.

Lidhur me draftin e opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor tha se, “Është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore”. /noa.al

Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe: ‘Unë nuk jam i kënaqur as me veten time dhe jo me drejtuesit politik’ Read More »

Kryemadhi: Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar sot përmes një videoje, që ka shpërndarë në profilin saj Facebook, ku shfaqet anëtarja e kryesisë së partisë së saj, Floida Kërpaçi.

Kjo e fundit ishte në Gjimnazin “Ismail Qemali”, Tiranë, ku tha se “Dëgjova shqetësimin e Endrit, shqetësim për të gjithë të rinjtë dhe familjet e tyre!”

Sakaq, nga ky shqetësim, Monika Kryemadhi është shprehur para pak çastesh në reagimin e saj, se “përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë”.

“Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë”, – është shprehur ajo.

Kryetarja e LSI ka pasur edhe një thirrje ndaj Ramës.

“Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”- ishte reagimi i Kryemadhit.

Më herët Floida Kërpaçi përmes videos që u shpërnda edhe nga Monika Kryemadhi, teksa ishte në Gjimnazi “Ismail Qemali”, tha:

Qeveria shqiptare të mos luajë filmash me propagandën që prodhon, por të ndalojë presionin ndaj nxënësve dhe mësuesve që viti shkollor të vazhdojë i rregullt, pa ndërprerje dhe pa eksperimente me shëndetin dhe edukimin e brezit.

Duhet të ndalojmë largimin e të rinjve nga Shqipëria!

Mirënjohje për angazhimin e mësuesve!

Kryemadhi: Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione Read More »