Ministrja socialiste Elisa Spiropali ka postuar mëngjesin e sotmë në rrjetet sociale një foto ku tregon se po ha mëngjesin, por fotoja e përdorur ka qenë e marë nga interneti.
Ndjekësit e saj e kanë vënë re këtë dhe kanë filluar me komentet dhe ironitë, duke I thënë ministers që ti marrë fotot por pa shkrime sipër në mënyrë që të mos dallohen. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Spiropalit, që shkruan se foton e mori në internet për të mos e marrë në Gërdec.
Një “thumbim” për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, I cili ka marrë një kredi me vlerë 1.8 milionë euro nga një bankë për të bërë biznes me përpunimin e boronicave.
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në “Tempora” se në Shqipëri hyjnë euro me kamionë për ndërtimin e kullave.
Për pastrimin e parave ai drejton gishtin nga Rama, ndërsa thotë se asnjë kullë në Tiranë nuk kalon pa firmën e tij.
Berisha: Në Shqipëri eurot hyjnë me kamiona, nuk është gjë ajo Toyota Yaris, ishte si kafeja. Sipas shërbimeve të ndryshme Shqipëria është vendi ku va rrosen në dhe kuintalë dhe tonelata euro për tu shndërruar në kulla. Vetëm në 2016, fatura e përgjithshme e ha shashit shqiptar është rreth 10-12 mld euro e cila pastaj vërshoi drejt Amerikës Latine dhe është bërë zotërues kryesor edhe në dr ogat e forta. 70-80% e të gjithë he roinës që vjen nga zonat e prodhimit të saj kalon në aksin Librazhd-Elbasan drejt Europës. Në vitin 2003-2004 raportet shkruanin se 60% e he roinës, në atë kohë ko kaina nuk ishte shumë familjare, kalonte nga Shqipëria. U desh një punë 2-3 vjeçare që në këto raporte të shkruhej se sasia që kalon nga Shqipëria është krejt e parëndësishme. Rruga e kalimit të he roinës në Europë tani është spostuar drejt Serbisë. E lu fton çdo njeri që vendos të zbatojë ligjin, të kthejë shtetin ligjor. Kullat janë dëshmi e këtyre dhjetëra tonelatave euro që vijnë me kamion dhe groposen dhe qëndrimit korruptiv më të papërgjegjshëm të Edi Ramës. Kiminë time me lali plehun e di e gjithë Shqipëria por kullat i ka marrë vetë Edvin Kristaq Rama. Asnjë kullë nuk ndërtohet në Tiranë pa firmën e tij, pa paguar me dhjetëra milionë euro për secilën prej tyre.
Është shoqëruar me debate të forta diskutimi në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, ku përballë Dorjan Telitit të PD ishin analistët Shpëtim Nazarko dhe Fatos Çoçoli.
Shkak për debatin e fortë është bërë programi i PD për rimëkëmbjen ekonomike, ku ndërsa Teliti po fliste me shifra, ka ndërhyrë Nazarko, duke i thënë se nuk ka birë nëne që t’i kuptojë shifrat e tij.
Debati: Teliti: Rama ka autorizuar veten e tij dhe qeverinë e tij të shpenzojë 4.5 miliardë euro. Ne po i themi që një pjesë të mirë të kësaj shume ta vërë në dispozicion të bizneseve të vogla, pensionistët dhe njerëzve që kanë humbur vendet e punës.
Çoçoli: Ju e keni parasysh sa është sot numri i bizneseve të vogla të regjistruara? Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, e dini sa shkon vlera për pagesën për këto biznese? Rreth 100 milionë euro.
Teliti: Këto llogari kemi bërë dhe ne në PD. Ne kërkojmë që bonusi të mos jetë vetëm për mjekët dhe infermierët që punojnë te spitalet Covid, por për të gjithë mjekët në Shqipëri, sepse të gjithë janë të rrezikuar. Ne i kemi propozuar qeverisë që t’i japë çdo muaj, në gjashtë muajt e ardhshëm, 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët.
Nazarko: Në televizor duhet të kujdesesh kur flet për shifra, sepse ajo gjyshja nuk kupton asgjë. Nuk ka bir nëne që e kupton. Kur s’e kuptoj unë që e di matematikën më mirë se ti, si mund ta kuptojë një popull i tërë. Nga kjo që thoni jo më del që Rama është budalla i madh. Unë jam më i vjetër se ju në moshë. A mund të ma shpjegojë ndonjë se si Tirana e Enver Hoxhës me 2 milionë banorë, merrte ujë 6 orë në ditë, dhe tani kur në Tiranë janë 1 milion banor dhe nuk kanë ujë. Pse? Sepse është bërë një batërdi e madhe, ku ka vetëm një rrugë, të hidhet në erë Tirana. Koncepti juaj është i shtrembër deri në infinit. Po të isha unë politikan do merrja, do varja gjithë klasën politike. Ju jeni shkaktarët.
Teliti: Ore bëre pyetje apo koment? Nazarko: Prit se të dëgjova gjysmë ore. Qoftë PS, qoftë PD, kanë marrë një zanat dhe dalin nëpër televizione… Teliti: Ky është shërbimi më i mirë që i bëni qeverisë. Nazarko: Jo tttttt, se ke folur gjys ore. Unë jam më i madh se Luli jot dhe se Rama. I kam përcjellë të gjithë, unë jam më i rëndësishëm se ata, jo t’iu shërbej. Jam më i rëndësishëm se Basha, Rama e Berisha. Teliti: Mos të diskutojmë marrëdhëniet personale. Meqë fole për ujin…
Deputeti Myslim Murrizi është përplasur ashpèr mbrëmjen e sotme me analistin Ergys Mërtiri gjatë një debati politik në emisionin Open.
Teksa po flisnin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe manovrat politike të mazhorancës për ‘mbylljen’ e listave të hapura, debati kaloi në nivel personal, ku analisti iu kundërvu deputetit Murrizi duke i thënë se me batutat e tij 2 lekëshe mund të mashtrojë vetëm katundarët e Myzeqesë.
Pjesë nga debati:
Mërtiri: Me keto batutat 2 lekëshe ik rrej ata katunarët e Myzeqesë
Murrizi: Je me mijëra vite dritë larg myzeqarëve
Mërtiri: Myslim bëj me të tjerët këto muhabete se s’të shkojnë fare.
Murrizi: Ore i bëj me ty unë
Mërtiri: Po bëj ca të duash.
Murrizi: Po unë po të dëgjoj për respekt, s’më njeh ky mua, po dhe unë s’të njoh hiç
Mërtiri: Të ndalosh në gjëra personale kur unë shpreh një argument është dobësi.
Publicisti Baton Haxhiu, duke folur rreth polemikave me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, tha se vjehrra e tij ishte serbe dhe quhej Milica.
Gazetari dhe publicisti kosovar Baton Haxhiu ka thënë se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha është i pamëshirshëm dhe i fëlliqur në diskursin publik.
Ditë më parë, ish-lideri i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, kishte hedhur akuza të ashpra në drejtim të publicistit Baton Haxhiu, duke e quajtur atë “argat” të Serbisë, apo edhe duke i epur epitet të tilla si Stanishiqi.
Haxhiu tha se Berisha e ka tepruar, mjaft është mjaft, dhe nuk i ka hije një njeriut që ka pasur të gjitha ato poste publike të flas në këtë mënyrë.
Ai më tej ka folur për familjen e Sali Berishës, duke thënë se vjehrra e tij, Milica, është serbe.
“Gjysma e familjes se Berishës është serbe, Milica, është vjehrra e Sali Berishës, ndërsa ai po akuzon në mënyrë të pamëshirshëm serbët”, – ka thënë ndër të tjera Haxhiu.
Këtë deklaratë Haxhiu e ka bërë në emisionin Pressing , ndërsa ka treguar edhe se si nisi konflikti i tij me Berishën.
“Sali Berisha në pushtet e ka një diskurs të kontrolluar, jashtë pushtetit është i pamëshirshëm. Tjetër është njeri në tavolinë, kurse diskursin publik e ka dobësi njerëzore. Te ne në Kosovë thuhet i fëlliqt, në Shqipëri thuhet i marrë”, – është shprehur Haxhiu.
Ish-kryeministri Berisha shpeshherë e ka sulmuar gazetarin Baton Haxhiu, duke e quajtur atë bashkëpunëtor të ngushtë të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, madje argatë serbë, për planet e tyre mbi ndarjen e Kosovës.
-“Nuk thuhet në publik Baton Haxhiu është shef i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, një njeri serioz që i ka pasur të gjitha pozitat shtetërore nuk flet ashtu dhe të jetë pezhorative nuk ka kuptim”, – deklaroi Baton Haxhiu.
Gazetari ka treguar se përplasja me Berishën filloi pas një ligjerate që ai kishte mbajtur në UET, meqë kishte deklaruar se Berisha nuk mund të flasë për varfërinë, pasi nusja e djalit të tij publikon foto nga plazhet më të shtrenjta ku nuk shkon dot as Beyonce.
Baton Haxhiu njihet gjithsesi për qëndrimin pro politikave të kryeministrit Edi Rama.
Duke folur për planin e rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se këto 6 muaj kanë qenë muaj të vështirë për gjithë qytetarët, sipërmarrjen dhe se kushdo ka ndjerë pasojat e drejtpërdrejta shëndetësore dhe ekonomiko- sociale.
Ai deklaroi se këto 6 muaj nuk kanë shërbyer për të vënë në jetë një plan masash për Covid-19 dhe efektet që ka patur.
“Të gabosh është njerëzore, por këto nuk janë gabime por faje, ato që nuk janë bërë këto 6 muaj. Paketa totale e ndihmës nuk kalon 101 milionë euro, është qesharake me atë që ka disbursuar Kosova. Është përkeqësuar gjendja e vijës mbrojtëse, mjekëve, infermierëve, që sot është më i ekspozuar. Nuk ka marrë shpërblimin e premtuar nga qeveria. Kjo armatë nuk ka kapacitete për të përballuar valën e dytë të pandemisë”, u shpreh Basha.
Më tej ai prezantoi pesë pikat e planit të Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga kriza
Pika e parë e planit- Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
a)Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
b)Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
c)Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
d)Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.
Pika e dytë e planit- Fëmijët të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:
a)Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
b)Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
c)Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulëta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.
Pika e tretë e planit- Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:
a)Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.
b)Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar çdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
c)Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
d)Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.
Pika 4- Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
Pika 5- Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:
a)Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambientet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës.
b)Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.
Në një konferencë të posaçme për rindërtimin dhe rimëkëmbjen pas tërmetit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në muajin shkurt të vitit që vjen, do të kemi nivelin më të ulët të papunësisë në rajon nën 11%.
Në vijim shtoi se hyjmë te vendet që kemi humbur më pak vende pune në rajon.
“Në harkun e një viti do ta tejkalojmë nivelin e vitit të kaluar. Flasim në raport të përgjithshëm, është 11% e popullsisë e papunë. Patjetër që ne kemi një sfidë të madhe për të fituar që është raporti mes vendit të punës dhe pagës”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se aktualisht janë 13 mijë persona të parintegruar nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës, persona të regjistruar.
Rama cilësoi si sfidë raportin mes vendit të punës dhe pagës, ku deklaroi se nuk do të ketë pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetra.
Sipas tij, plani për të rritur pagën minimale, do të rrisë automatikisht fuqinë blerëse dhe do të lehtësojë shtresën e paguar më pak.
“Projektet tona, 70 të tilla në Tiranë, do të gjenerojnë 15 mijë vende pune. Projektet tona impaktojnë 25 mijë persona dhe bën që të ketë punë për 2 mijë persona direkt. BE do të injektojë rreth 100 milionë euro. Ne shohim 250 milionë dollarë shtesë. Janë bërë kaq shumë ndërtime, në një kohë kaq të shkurtër. Shqipëria ka paketën më të madhe historike për publiken, pa cenuar borxhin publik”, deklaroi Kryeministri./noa.al
“Lulzim Basha është shalqin me provë!” Kështu tha Kryeministri Edi Rama, lidhur me planet e rimëkëmbjes së prezantuara ditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha, përballë krizës së koronavirusit.
Sipas tij, kreu i opozitës është “i pangrënshëm”, duke thënë se nuk është i ardhur nga Hëna, po ka qenë në provë disa herë dhe se shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është shprehje e një mungese serioziteti e provuar.
“Larg qoftë të kishte ndodhur që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me klubin e opozitës së bashkuar në këtë vend, të gjente spitalet që e gjetëm ne, shërbimet shëndetësore, kapacitetet profesionale kur na besuan shqiptarë. Kujtoni atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë mes nesh dhe atyre, apo mes meje dhe shalqinit me provë që është në krye të opozitës, por është betejë e jona me vetveten dhe kohën”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë tha se kur e sheh se e ka të pamundur të marrë atë që shpreson, “Lëshohet si Sudja dhe Vehbiu, kap ça të kapësh”, duke e krahasuar me drejtuesit e dy firmave piramidale. /noa.al