Ish ministri i Drejtësisë i LSI-së, Nasip Naço ka kaluar te Partia Socialiste. Naço e njoftoi largimin nga LSI, duke e cilësuar ish-partinë e tij një eksperiment politik, në krah të ministrit Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat.
“Të ardhmen e shoh te PS”, është shprehur ndër të tjera ai. Ndërsa sipas Klosit, në qarkun e Beratit, PS synon të fitojë 5 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
“Sot në këtë ditë të shpreh qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresiste. Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike, – tha ai. – Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI. Kontributi ka qenë modest, por përkushtimi ka qenë tepër i madh për të ecur përpara. Sot jam me zotin Klosi dhe do të jem në të ardhmen me zotin Klosi. Pse u largova? Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike dhe njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër. Ka nevojë të përfaqësojë një pjesë të elektoratit”, – u shpreh Naço. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama është pritur në një ceremoni shtetërore në ditën e tij të parë të vizitës zyrtare në Turqi.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka rezervuar mikut të tij një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial.
Pas dy himneve kombëtare, Rama u përshëndet edhe nga ushtarët e pranishëm. Pas një takimi kokë më kokë, Erdogan dhe Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp
Nga pamjet e publikuara nga presidenti turk, vihet re prezenca e ushtarëve mbi kuaj që shoqërojnë eskortën e Ramës.
Turqia është aleate strategjike e Shqipërisë që pas ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2013, ndërsa marrëdhëniet mes Ramës dhe Erdogan i kanë tejkaluar ato zyrtare. /noa.al/
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar sot në Top Albania Radio, ku ka folur dhe përtej kontekstit të politikës dhe aktualitetit.
E pyetur se si do t’i krahasonte krerët e politikës me kafshët, Kryemadhi ka bërë disa zgjedhje të çuditshme, sidomos për Ramën dhe Bashën.
Lidhur me veshjen e kryeministrit ajo tha se nuk i pëlqen pasi vishet me të gjera dhe nuk ia tregon format.
Kryemadhi: Ramën do ta krahasoja me shqarthin ose siç i thonë tjetër kunadhe, sepse është një kafshë që del vetëm natën. Berisha është bishë siç thotë dhe Bes Kallaku për të.
Për Metën do zgjidhja luanin ndërsa për Bashën… (mendohet pak) ja të mendohem pak… është një kafshë hollandeze, mendoj kaprolli se ecën shpejt.
Pyetje: Çfarë mendimi keni për veshjen e Ramës?
Kryemadhi: Nuk më plëqen, sepse vishet me çitjane. Burrit duhet t’i duken pak format.
Pyetje: Po pse kanë burrat forma?
Kryemadhi: Po kanë nga mbrapa, siç kanë femrat parakolpin dhe prapakolpin, dhe burrat kanë.
Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaron se sondazhi i Europe Elect, ku thotë se është rritur Partia Socialiste dhe paska rënë forca që ajo drejton, është sipas saj një sondazh i sponsorizuar nga kryeministri Edi Rama.
Kryemadi tregon një tjetër sondazh që e bën një faqe angleze, që ka bërë sipas saj në Kosovë, Kroaci e gjithandej nxjerr 31% dhe e nxjerr me 40 deputetë LSI-në.
“Ua them unë kush është sondazhi, sepse e kam diskutuar edhe me dikë tjetër. Ky ka qenë një lajm i sponsorizuar nga zyra e Edi Ramës, të cilin e ka nxjerrë në një faqe europiane, që thotë Europe Elects. Thotë ka këto rezultate që thoni ju, që na është rritur PS dhe paska ra, LSI. Po ky institucion për të qenë korrekt ka nxjerrë këtë Piepolin, që punon për Baton Haxhiun dhe Carlo Bolinon e ka nxjerrë LSI-në në 2017 e ka nxjerrë LSI-në me 2%, por ne morën 14 %, e nxirrte me 2 deputetë e ne morëm 19 deputetë. Tani e ka nxjerrë LSI-në e 3%, që do të thotë se do të shkojmë në 34 deputetë, sipas rezultetit të tyre. Unë do të ju jap një sondazh tjetër, shumë interesant që organizohet në grupe të tilla, por të jeni të bindur është se ajo që është më e rëndësishme për të gjithë qytetarët, nuk ka të bëjë sondazhdet, sepse sondazhet kanë të bëjnë me orientimin e klasës politike, të cilat duhet të tregojnë se ku janë. PSh, mua më del 31.6 për qind në një sondazh që e bën një faqe angleze, që ka bërë gjithë në Kosovë, Kroaci, gjithandej. Pra ma nxjerr 31 % dhe ma nxjerr me 40 deputetë LSI-në”, tregon Kryemadhi.
Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, me titullin “Le të jemi seriozë!”, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zbuluar për herë të parë vështirësitë në negociatat me Greqinë për çështjen e kufirit detar, por dhe çështje të tjera.
Dy vjet pas largimit të tij nga detyra e ministrit, gjatë së cilës kishte drejtuar negociata të vazhdueshme me homologët e tij grekë që nga 2013, Bushati tregon problemet pas rrëzimit të marrëveshjes së detit nga Gjykata Kushtetuese në 2010, ndërsa jep dhe detaje se çfarë përmbante materiali voluminoz prej 1.200 faqesh i këtyre negociatave.
Në lidhje me dërgimin e çështjes së detit në Hagë, Bushati shkruan se qeveria shqiptare duhet të përmbushë të gjitha kushtet ligjore para se të dërgohet dosja në gjykatë, gjë për të cilën Greqia ka nisur punën.
Dekreti presidencial i para disa ditëve për mbylljen e gjireve detare greke, sipas Bushatit, është në kuadër të kësaj përgatitjeje nga qeveria e Greqisë.
“Para nisjes së procesit gjyqësor, Shqipëria dhe Greqia do të duhet të përfshihen sërish në një proces ndërveprues, nga i cili duhet të hartojnë një dokument të përbashkët për lëndën që do t’i nënshtrohet gjykimit, ku duhet të evidentohen gjithashtu pikat e përbashkëta dhe diferencat mes palëve, për të cilat duhet të shprehet gjykata, – thotë ai. – Palët i paraprijnë këtij procesi duke fortifikuar pozicionin e tyre ligjor që i ndihmon ato në ballafaqimin gjyqësor me të drejtën ndërkombëtare. Në dritën e këtij zhvillimi duhet lexuar edhe Dekreti nr. 107, i datës 25 Dhjetor 2020 i Presidentes Greke “Për mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijës së drejtë bazë në zonën detare të ishujve Jon deri në Peloponez”.
Bushati, thekson se “shpreh bindjen se institucionet e shtetit shqiptar, duhet ta kenë analizuar përmbajtjen e dekretit dhe verifikuar koordinatat detare, për t’u siguruar se një akt i tillë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk cenon sigurinë tonë kombëtare. E në të njëjtën kohë, të punojnë për strategjinë dhe hapat që duhen ndjekur për procesin gjyqësor“.
Ish-shefi i diplomacisë shqiptare, shkruan se në raport me Greqinë, gjatë negociatave të tanishme duhet patur parasysh vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi marrëveshjen e vitit 2009 me Greqinë, pasi gjeti një mori parregullsish në mënyrën se si u negociua.
“Ndërkohë që nuk duhet të ketë dyshime për nevojshmërinë e këtij procesi, çështja thelbësore është mënyra sesi duhet t’i qasemi atij. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që shpalli të papajtueshme me Kushtetutën, marrëveshjen e nënshkruar më 27 Prill 2009, përbën një udhërrëfyes që duhet ndjekur me kujdes, pavarësisht se nuk mungojnë zërat publikë që ende pretendojnë se kjo marrëveshje ishte e drejtë dhe se vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese ishte e ndikuar politikisht”, shkruan Bushati në Facebook.
Ish-ministri thekson se marrëveshjet mes shteteve bregdetare janë të nevojshme në mënyrë që secili të shfrytëzojë më pas maksimalisht pasuritë e tij.
“Për kryerjen e delimitimit të hapësirave detare ka rëndësi që shtetet të përcaktojnë vijën e drejtë bazë, e cila mund të jetë normale, e drejtë ose e kombinuar, në përputhje me Konventën, çka më pas ndihmon në ndërtimin e vijës delimituese, së cilës i bëhen modifikime, duke marrë në konsideratë edhe elementë të veçantë, siç janë gjeografia e terrenit, titujt historik dhe ndarja e drejtë. Prandaj, angazhimi në këtë proces është i domosdoshëm. Madje, i vonuar. Përfundimi i tij krijon mundësi për shfrytëzimin e hapësirave detare dhe burimeve natyrore“, – vijon Bushati.
Presidenti Ilir Meta është këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” në një intervistë të plotë të jetës politike.
Ndër të tjera, Meta ka folur edhe për raportet me Fatos Nanon dhe arsyet e thyerjes mes tyre.
Sipas Metës, gabimi kryesor i Fatos Nanos ishte që pas vitit 2004 u dha tërësisht pas pushtetit.
“Unë e kam bërë të qartë, thyerja jonë erdhi për arsye se Nano, për arsye nga më të ndryshmet, humbi atë përkushtim që duhej për integrimin europian të vendit. Ne bëmë një marrëveshje, ai u bë Kryeministër unë Zv.Kryeministër dhe presidentin vendosëm ta zgjedhim bashkë me PD dhe unë do ta ndiqja marrëveshjen. Por sapo marrëveshja u bë, qeveria nuk po përmbushte ato angazhime që duhej të përmbushte”, tha Meta./noa.al/
Ish kryeministri Fatos Nano dhe kryetari i LSI Ilir Meta, gjate ceremonise se festimit te pervjetorit te 235 te Pavaresise se Shteteve t렂ashkuara te Amerikes, ne ambientet e Galerise se Arteve.
Olta Xhaçka ka marrë këtë të martë zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme. Nga ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, u zhvillua një ceremoni për kalimin e stafetës, ku pjesëmarrës ishin përveç Xhaçkës edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri në detyrë, Gent Cakaj.
Ish-ministrja e Mbrotjes merr detyrën e kryediplomates pas dorëheqjes së Gent Cakajt, ndërsa në krye të ministrisë që ajo ka drejtuar u votua Niko Peleshi.
Gjatë prezantimit të ministres së re, Rama theksoi se ndihet i lehtësuar që detyrën do ta marrë një politikane me përvojë si Olta Xhaçka.
“Jam i lehtësuar sot që këtë angazhim mund t’ia kaloj Olta Xhaçkës dhe nga ana tjetër më vjen mirë që kemi pasur, jo vetëm një dakordësi, por edhe një qasje të përbashkët me Gentin, në kushtet kur tani ministria ka nevojë që të ketë në krye një drejtues me funksion të plotë, pasi pas sfidës së kapërcyer me shumë sukses të kryesimit të OSBE-së, duhet të përgatisim e t’ia dalim sfidës jo më pak të lehtë, të të qenit pjesë e tryezës së Këshilit të Sigurimit të Kombeve teë Bashkuara”.
Kryeministri Rama ka falënderuar Gent Cakajn për punën që ka bërë, duke thënë se ai e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi, duke iu referuar kështu refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta dekretuar.
Këtë Rama e ka quajtur një ngërç absurd. Ndërkaq ai shtoi se Cakaj është goditur në mënyrë të shëmtuar, por sipas tij, ia ka dalë me sukses që ta mbajë këtë barrë.
“Faleminderit për përkushtimin në krye të kësaj detyre, duke qenë i detyryar të kryesh detyrën në mënyrë të penguar, si rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht. S’kam nevojë të zgjatem sepse dihet historia tanimë. Përtej kësaj, në këtë periudhë detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion janë përballur me profesionalizëm dhe sukses”, – shtoi ai.
Ndërkohë, Cakaj në fjalën e tij ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në këtë detyrë, duke thënë se pa të do kishte qenë e pamundur.
“Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi. E ndiej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur, them se pa mbështetjen e kryeministrit, misioni im do kishte qenë i pamundur. Edhe pandemia ka ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shumë të vështira! Këtë falënderim s’po e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes, por se e ndjej. S’kam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim”, ka thënë Cakaj. /noa.al/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për mosmbajtjen e premtimit të tij për 300 mijë vende pune.
Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha shprehet se Rama premtoi punësim për shqiptarët, por numri numri i të larguarve nga vendi është më i larti në Europë.
“Rama premtoi punësim për shqiptarët, por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, shkruan Basha. /noa.al/