Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano në një intervistë televizive, ku sulmoi kreun aktual të shtetit.
“Nuk kam asnjë koment për zero ngjarje. Nuk kam asnjë koment dhe një herë tjetër për zero ngjarje për zero akuza”. Ai gjithashtu nuk ka preferuar të komentojë nëse Nano ka shanse të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.
Nano, në emisionin “Opinion” deklaroi: “Meta është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESH-i, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë veten. Të gjithë thoshin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen në 2002-in, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh, se ai vjen mbrapa. Ai mendoi, se bashkë me krizën energjetike, do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Nuk ka politikan, tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, që është presidenti i sotëm”, – tha Nano.
Më pas, Meta, ka mohuar çdo hipotezë për një rishikim të mundshëm të datës së zgjedhjeve parlamentare në vend, për shkak të situatës së Covid 19.
Ai u shpreh i qartë se vendi ka nevojë për zgjedhje në 25 prill, për të kapur sipas tij trendin europian të integrimit.
“Nuk ka asnjë shans dhe asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve, sepse vendi ka pasur nevojë jetike për zgjedhje prej kohësh dhe ju e dini që kjo është vendosur me konsulta politike, – tha Meta. – 25 prilli do jetë një referendum i qartë për popullin shqiptar, për të ardhmen europiane të vendit. Treni i integrimit është nisur, mjerë ai që i del para, pasi nuk ndalet, jo më 25 prill, por edhe pas 25 prillit. Është turp i madh që jemi akoma larg Serbisë e Malit të Zi, kur 30 vjet para kemi qenë para tyre”. /noa.al/
Ish-kryeministri Fatos Nano, akuzoi ish ministrin e Brendshëm Neritan Ceka, se kishte dezertuar në mars 1998 kur në burgun e Tiranës ndodhi një revoltë e të dënuarve.
Nano tha se Ceka e la detyrën, por sa e vërtetë është kjo? Fakt është që Ceka ishte ministër edhe për disa javë të tjera pas asaj ndodhie, por çfarë mendon vetë Ceka për akuzat e Nanos.
I pyetur pikërisht për këto akuza, z.Ceka në një komunikim sonte me noa.al, jep detaje se çfarë ndodhi në marsin e vitit 1998 dhe i konsideron akuzat e Nanos si të paqena.
“Është thjesht fantazi, sepse revo lta në bu rgun e Tiranës ishta nga të bu rgosur or dinerë dhe jo politikë.
Askush nuk doli nga bu rgu dhe po licia ruajti kontrollin nga jashtë. Natyrisht duheshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH për të hyrë brenda.
Sapo erdhi FNSH të burg osurit u kthyen vetë nëpër qeli nga fr ika. Kështu nuk pati asnjë të god itur, jo pastaj të vr arë.
Operacionin e drejtonte Sokol Bare, drejtori i përgjithshëm i poli cisë dhe ministri nuk merrej me drejtim”, sqaron z.Ceka.
Ai siguron se kjo është e vërteta që sikurse thekson, e di fare qartë dhe Ndre Legisi, atëherë ministër shteti në kabinetin Nano. /noa.al/
Fatos Nano tha se nuk është penduar për futjen e Edi Ramës në politikë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se Rama është maturuar në detyrën e kryeministrit.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Jeni penduar?
Nano: Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën e Ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën si kryetar bashkie, do ta gjykojmë edhe si kryetar opozite gjithashtu dhe si Kryeministër në dy mandate.
Fevziu: Si e gjykoni si kryeministër?
Nano: Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit, sepse detyra e Kryeministrit është e tillë, që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimarrjes në dobi të shumicës së njerëzve.
Fevziu: Ka shumë akuza që nuk zbaton ligjin, për korrupsion, për marrëdhnëien me oligarkët siç thuhet…
Nano: Rama ka një ekip që vërteton përputhjen me ligjin të vendimeve që merr, që nuk bëhet më i mirë sot. Edhe sikur Rama të marri urdhra nga ato të fillimit, që nuk e njihte ligjin etj, etj, nuk e lë ekipi ta bëjë.
Fevziu: Po akuza për korrupsion?
Nano: E kush nuk ka zhurmë, valë për akuza me korruspionin në Shqipëri?
Fevziu: Përse vendosët ta thërrisnit Ramën në qeveri në 1998 kur nuk njihej për karrierën politike dhe njihej si njeri problematik dhe polemist, a u penduat më pas për këtë?
Nano: Shumica e pjesëmarrësve të rinj në politikë nuk kishin përvojë politike. Kështu që nga kjo pikëpamje Rama nuk mund të stononte. E dyta unë kisha arritur të flas me Edin, gjatë dy viteve të mia në Paris kur takova Zhospenin, mars- prill 1998. U takuam natyrshëm.
Fevziu: Në atë kohë nuk kishit idenë për ta ftuar?
Nano: Aty e ftova. Kemi harxhuar një natë të gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit, sa u mbyllën lokalet. Dhe ai ishte i shoqëruar me gjermankën atëherë, partneren e tij dhe ajo i thoshte: Dëgjoje ka të drejtë. Unë e fotja ai hezitonte. Arsyeja ishte njerëzore. Unë kisha nevojë për një rebell në rrethin e socialistëve. Një njeri me ide novatore që të provokonte mendimin e ndenjur që trashëgova. Dhe isha i sinqertë në këtë ftesë.
Fatos Nano ka treguar gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion” se pavarësisht ftesës që i kishte bërë Edi Ramës në vitin 1998, për t’u përfshirë në PS, ai hezitonte.
Nano tha se Rama ka marr vendimin vetëm pas vdekjes së të atit, pikërisht në një kohë kur ish-Kryeministri ka qenë duke formuar qeverinë e prillit të vitit 1998.
Ministria e Kulturës, e cila vetëm pak minuta më parë i ishte premtuar Luan Ramës, tashmë ju dorëzua Edi Ramës.
Pjesë nga biseda në studio
Fevziu: Ai pse hezitonte?
Nano: Sepse nuk ishte shkëputur ende nga jeta e emigracionit, nga projektet aristike, shoqëria që kishte krijuar, nuk ishte gati me sa duket për t’ju afruar politikës tek e cila kishte pësuar zhgënjimet e para kur u krijua PD, apo jo?
Nuk formulonte argument kundër por ama voluntive e reagimit ishte negative. Me sa duket vdekja e Kristaqit solli një kapërcim në arsyetimin e tij.
Fevziu: Ja përsëritët ftesën?
Nano: Jo, erdhi direkt në zyrën time, pasi ishte varrosur Kristaqi. Për coincidence, kur unë po mbyllja qeverinë e prillit të ‘98. Për koiçidencë sapo nxora nga zyra Luan Ramën duke e emëruar si ministër të kulturës.
Rama që doli dhe unë që isha brenda nuk e dinim ça interesi kishte Rama që hyri dhe tha: Jam gati të hyj Ministër Kulture. Lajmërvoa sekretaren dhe i thashë: Kape Luanin, mos e lër të iki. E takova në paradhomë Luanin dhe i thashë: Do e lëmë për një herë tjetër. U ktheva brenda dhe i thashë: Dakord, Ministër Kulure./Opinion.al
Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se çështja e për gjimeve të Ndragheta ku janë të përmendur edhe politikanë shqipatrë do të shkojë edhe më tej. Më tej Ngjela në analizën e tij ka shtuar edhe se ‘klasa politike e kor ruptuar, po kërkon hapësira politike lindore drejt Rusisë, Turqisë dhe Kinës sepse po rreket t’i shpëtojë he timit të kri meve që ka kryer’.
Ngjela ka paralajmëruar edhe zhvillime të rëndësishme ku shkruan: “ Po emrat e të korr uptuarëve të paskrupull të politikës së lartë në Shqipëri, kur do të fillojë t’i jepen mediatikisht shoqërisë shqiptare?
Ky proces sigurisht që do të fillojë me emrat e kryeministrave, ministrave dhe të bashkëpunëtorëve të tyre të korr uptuar, në 25 vjet korr upsion shqiptar tashmë i provuar”.
Postimi i Ngjelës
Tre janë aspektet politike që bashkohen për të dhënë mendimin aktual në politikën e pritshme në Shqipëri.
Hetimet në Itali kundrejt organizatës krim inale italiane Ndragheta, dhe lidhjet e saj me maf ien shqiptare dhe qarqet e larta të politikës shqiptare.
Krijimi i Byrosë Kombëtare të Het imit në këto ditë.
Thirrja e menjëhershme në pyetje nga BKH të kryeministrave, ministrave dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të kri mit shtetëror në Shqipëri.
l.
Nuk është thjesht një çështje e parëndësishme për Shqipërinë hetimi i oraganizatës italiane mafi oze Ndragheta dhe lidhjet e saj në Shqipëri. Nuk do kalojë aq lehtë kjo çështje, sepse, si ngaherë në Itali, në heti min e kri mit të organizuar, duhet të jetë e pranishme edhe ekspertiza e lartë amerikane. Kjo ka ndodhur ngaqë likudimi i këtij krimi të organizuar është interes perëndimor, sepse ai ka prezencë ndërkombëtare.
Sot Ndragheta është kudo në Perëndim, madje edhe në Amerikë.
Aktualisht Ndragheta, si organizatë kriminale, është më e fuqishmja në botë. Ajo e ka fondin e parasë që disponon mbi 50 miliard dollarë, shumë kjo së cilës nuk i afrohet dot asnjë organizatë tjetër krimi nale.
Nuk ka shumë që shërbimi sekret gjerman BND e radhiste mafi en shqiptrare në lidhje shumë të ngushta me Ndra gheta-n italiane. Por çështja mendoj se do të shkojë edhe më tej.
ll.
Ne duhet të pranojmë faktin që Shqipëria sot është brenda konceptit të interesit të ngushtë të politikës amerikane. Kurse, klasa politike e korruptuar, po kërkon hapësira politike lindore drejt Rusisë, Turqisë dhe Kinës. Sepse po rreket t’i shpëtojë heti mit të krim eve që ka kryer.
Po ta shohësh nën një prizëm realist, duhet të shprehësh mendimin se, duke qenë të rrez ikuar nga reforma an tikorrupsion, liderët e korruptuar të të dy partive të mëdha, dhe klientela e tyre mafi oze, po kërkojnë hapësira lindore për të dalë nga presioni kontrollues perëndimor i Uashingtonit dhe Berlinit.
Nën një prizëm logjik, kuptohet se kjo përpjekje është thjesht një përpjekje intetesi personal, por mundësia e daljes nga kontrolli është zero.
Në fakt, e gjithë historia e Shqipërisë ka qenë një aventurë personale liderësh të korru ptuar që kurrë nuk kanë pranuar të qëndrojnë brenda konceptit demokratik të kontrollit ligjor ant ikorrupsion.
Por tani, koha ka ndryshuar, dhe prandaj, duke e menduar hetimin e organizatës krim i nale italiane Ndra gheta, jo si një rast të shkëputur, por brenda luf tës anti korr upsion, që ka shpallur dhe po drejton politika amerikane në Shqipëri, konkludojmë se:
Për faktin që maf ia Shqiptare i ka rrënjët te Ndragheta, dhe politika amerikane po drejton reformën ant ikorrupsion në Tiranë, kuptohet se në këto hetime të përditshme është prezent edhe FBI.
Tani dihet si nocion an tikrim, se, kudo që ka krim të organizuar me përmasa të mëdha, ka edhe prezencë të F BI-së amerikane.
lll.
Si rrjedhim i këtij arsyetimi, na duhet të vëmë në dukje se, pikërisht për këtë lidhje që po spikat midis Ndra gheta-s dhe prezencës së saj në maf ien shqiptare, kuptohet se Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të fillojë punën në Shqiëri, sa më shpejt që të jetë e mundur.
BKH është institut juridik kushtetues i strukturuar me ligj të veçantë.
Risia e këtij institucioni është se, që në formulimin kushtetues të parashikimit të tij, ai është përcaktuar si një institucion që do të merret me hetimin e korrupsionit shtetëror dhe krim it të organizuar në Shqipëri.
Pikërisht për këtë, na duhet të vëmë në dukje se, ekspertiza amerikane që është marrë me ndërtimin juridik të këtij instituti, ka qenë e qartë se korr upsioni shtetëror nuk ka dot fuqi pa kri min e organizuar. Në fakt, ky është fenomen i njohur historik, në të gjithë historinë disa- shekullore të kri mit të organizuar.
Kjo tani është e vërtetë historike, por pikërisht për këtë, këtu rrjedh kjo pyetje: fakti që Ndr agheta është e vërtetuar që është prezent në Shqipëri, heti mi i saj, mos tregon që ka filluar het imi i cili pritet të sjellë provat në Shqipëri për lidhjet midis korr upsionit të lartë shtetëror dhe vetë Ndr agheta-s italo-shqiptare?
Natyrisht, kjo është e vërteta e kësaj kohe: prandaj edhe fillimi nga puna e Byrosë Kombëtate të Het imit kuptohet se është çështje ditësh.
Përfundimisht, për faktin se lu fta kundër Ndra gheta-s në Itali ka nisur me intensitet të madh, kuptohet përse BND gjermane ka folur hapur për lidhjet e Ndra gheta-s italiane me Shqipërinë. Dhe kjo, sepse në analet e shërbimeve ka rezultuar ndërveprimi midis korr upsionit të lartë shtetëror në Tiranë dhe pastr imit të parave që ka bërë dhe po bën Ndra gheta në Shqipëri.
Po emrat e të korru ptuarëve të paskrupull të politikës së lartë në Shqipëri, kur do të fillojë t’i jepen mediatikisht shoqërisë shqiptare?
Ky proces sigurisht që do të fillojë me emrat e kryeministrave, ministrave dhe të bashkëpunëtorëve të tyre të korruptuar, në 25 vjet korru psion shqiptar tashmë i provuar.
Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar historinë e tris htë të mostrës së tij të madhe, e cila ishte një nga studentete më të mira, por u dërgua si mësuese fizike në Laç.
Sipas tij, kjo ndodhi për shkak se ajo u dashurura dhe u martua me një djalë që vinte nga një familje të persekutuarish, ndaj qëndroi në Laç për 15 vite. “Motra ime ra në dashuri dhe u martua me një djalë që vinte nga një familje të per sekutuarish. Sa mbaroi shkollën e çuan në Laç si mësuese fizike. Ishte më e mira, por vetëm se bëri atë martesë, qëndroi për 15 vite në Laç. Nuk njihej merita dhe ndershmëria. E bisedoja dhe me babain”, tregoi Nano.
Ish-kryeministri Fatos Nano ka dalë sot në ekran, për herë të parë pas 10 vitesh dhe ndër të tjera ka folur edhe për situatën në të cilën ndodhet vendi, pasi kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i komunizmit, ndërsa Shqipëria është ende në tranzicion.
I ftuar në Opinion, këtë periudhë, Nano e krahason me periudhën e adoleshencës, dhe thotë se tashmë është momenti që Shqipëria ta kalojë këtë adoleshencë të kapitalizmit.
Pjesë nga intervista:
Kur e sheh nga distanca e sotme, si ju duket ky 30-vjeçar?
Fatos Nano: Po të flasim nga logjika e një brezi, ju studentët dhe ne pedagogët, besoj se mund ta quajmë se kemi kaluar periudhën e adoleshencës së kapitalizmit. Domethënë me gjithçka që karakterizon adoleshencën, me vrullet, me frenimet, me arritjet, me dështimet, me ëndrrat, me zhgënjimet, me rrëzimet, me ringritjet dhe jemi në prag të të sjellurit shpresoj si adult. Pra duhet përfundimisht të maturohemi, të stabilizojmë vetveten, shoqërinë, sistemin, institucionet dhe padyshim ekonominë.
Pra ju mendoni që ka ardhur momenti të dalim nga adoleshenca 30-vjeçare e kapitalizmit dhe të futemi në një rrjedhë normale apo jo?
Fatos Nano: Është ajo që të gjithë presin, që të marri fund ky tr anzicion.
“PD dhe LSI me lista të veçanta”, Kryemadhi: Synojmë votat e socialistëve të zhgënjyer, në disa qarqe opozita formula të tjera
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha sonte se partia që ajo drejton do të dalë me listën e vet në zgjedhje dhe siguroi se ndarja në dy lista të përbashkëta nuk dëmton opozitën.
Në intervistë të drejtpërdrejtë në Top Channel, zonja Kryemadhi tha se në disa qarqe opozita mund të përdorë formula të tjera.
Po ashtu, Kryemadhi tha se LSI zgjodhi që të dalë në një listë të vetme për të marrë dhe votat e socialistëve të zhgënjyer.
“Që të jemi të sinqertë jam në kontakte të vazhdueshme me Lulzim Bashën. Drejtuesit e LSI në qarqe janë në kontakte të vazhdueshme me të deleguarit e PD. Duhet të rishikojmë pak stilistikën që përdorim për koalicionet. Është një koalicion që është opozita e bashkuar, që do t’i gjejmë emrin shumë shpejt dhe janë 1, 2 apo 3 lista janë detaj apo teknikalitete. Janë kalkulime matematikore që maksimizojnë votën.
Sigurisht që LSI do të dalë me një listë më vete, do të ketë listën e LSI, që do të jetë e regjistruar në fletën e votimit. PD do të dalë me kandidatët e saj, të përfshirë dhe partitë e tjera. Por mund të ketë dhe disa ekuacione, konkurrencën e njëri-tjetrit. Është një lloj perceptimi që ndahen votat, janë dy gjëra të ndryshme. Nuk ka ndarje votash, sepse duke qenë një listë e hapur sepse është një koalicion i partisë politike.
Klasa politike, media, analistët merremi e kalkulojmë sesa vota merr Edi Rama, por nuk merremi se sa kanë humbur me Edi Ramën. Kjo është ajo çfarë na intereson ne. Unë kam sondazhet e mia. Nuk mund të ec me sondazhet që bën Carlo Bollino, por e heq se ndoshta është institucion që ja jep Edi Rama. Sondazh që më nxjerr 2% dhe unë mora 14%. E njëjta kompani, më nxjerr 1 % dhe marr 14%.
Hyrja në një listë PD-LSI bën që të gjithë socialistët e zhgënjyer të rrinë në shtëpi.
Dalja e LSI më vete jo vetëm që u jep shansin e mundësinë shumë socialistëve të zhgënjyer për të dalë e votuar, por pjesën më të madhe të administratës publike që sot ndihet e frustuar, kujtoni 30 qershorin 2019. Ne parti e majtë jemi. Në një qeveri me Sali Berishën shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur të lirë, në një qeveri me Edi Ramën shqiptarët e kuptojnë shumë më mirë se kush e ndalonte atë në makëturinë që është sot.
Edhe vetë Edi Rama e pranon që 1 në 2 votues të rinj voton LSI dhe 1 partitë e tjera, synojmë votat e grave të vajzave, votat e të rinjve që duan të rrinë, të kthehen në Shqipëri që të ndërtojnë jetën këtu”, tha zonja Kryemadhi.
Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar se kur ishte në vitin e dytë të gjimnazit, është përjashtuar nga shkolla së bashku me një shok tjetër.
Ndonëse për një arsye krejt banale, ai është dërguar për punë detyruese në uzinën “Partizani”, duke pohuar se veprime të tilla krijonin pakënaqësitë e para ndaj sistemit.
Pjesë nga intervista në “Opinion”
Nano: Mua ma kanë përjashtuar nga gjimnazi në vitin e dytë.
Fevziu: Çfarë bëre?
Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh. Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e pe rsekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të mëdha farmaceutike të kohës. Vemi bëjmë ujët, siç bënin djemtë. Profesori pezullon orën, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon direkt në zyrën e nëndrejtoreshës. Dhe i thotë: Këta, hoqën të mbathurat, nxorën ato që s’duhen nxjerrë dhe filluan ta tundin para gocave të shkollës. Gjë që nuk ishte e ëvrtetë. Njeriu atë gjë e bën fshehurazi. Unë kam pasur një lloj dinjiteti edhe në gjimnaz. Nuk i nënshtrohesha urdhrave pa kuptim, mund të ketë qenë me këtë idenë: t’ia ulim kokën tij.
Ndërkohë në atë periudhë ishin kapur duke përgjuar banjat e vajzave katër çuna të tjerë nga klasa të tjera. Kishin shpuar brima në tavan dhe u kapën, u përjashtuan. U bashkuan të dy grupet dhe ne u shitëm në opinion sikur kishim bërë këtë gjë të pamoralshme. Dhe na çojnë nga shkurti deri në qershor në uzinën “Partizani”. Mua më futën në repartin mekanik, ku kujdestar ishte sekretari i partisë së reaprtit, i cili më priti me këmbët e para dhe fillova të mësoj rondelet…