Presidenti Meta: Fatos Nano, sa here kollitej Doktori, largohej nga Tirana.
Une kurre nuk kam dhene shembullin e zyrtarit te larte, i cili br aktis institucionet kur ato sulm ohen me ar me dhe as nuk kam shkuar ne ka zino dhe buz uqe kur ndodhnin fatke qesi kombetare. Si karakter ai mbetet nje or diner por se cfare e shtyu t’i bente qokën e radhës kryeministrit kete une nuk mund ta di.
I jam mirenjohes qe kur e kam patur shofer, nuk me ka aks identuar.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria ka ngecur në vend numëro për shkak të kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’, lideri demokrat thekson se ka ardhur koha për ndryshim, duke shtuar se; ‘ata që e zhytën Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit’.
Sipas Bashës, më 25 prill Rama do të humbasë dhe vendi do të fitojë.
REAGIMI I BASHËS
Të gjithë e dinë tashmë që Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën për 8 vjet rresht dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi sukses në asnjë fushë – as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të ngecë në vend dhe për katër vjet të tjera me Ramën.
Ka ardhur koha për ndryshim, sepse ata që e zhytën Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.
Ne kemi plane pune serioze që do të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë! 🇦🇱✌️
Kryeministri Rama, e ka cilësuar një “lajm të mirë” arr estimin një ditë më parë të tre infermiereve dhe një sanitareje te “Shefqet Ndroqi”, si bashkëpunëtore të punonjëses Tire Alldervishi në këtë spital, ku u zhv atnin paratë pacientëve përmes mas htrimit.
Rama tha se “ato tashmë janë arr estuar dhe uroj të mos dalin më nga bu rgu, sepse ajo formë ba rbare e ma shtrimit, shkon përtej kor rupsionit, pasi është një to rturë çnjerëzore”.
Shefi i qeverisë, është shprehur se ky është mesazh i qartë në radhë të parë për qytetarët, të cilët nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në drejtimin që e shohin të arsyeshëm.
“Falënderoj mediat për rastet e bëra publike. Rastet e arr estimit te ‘Shefqet Ndroqi’ janë një lajm i mirë. Është një mesazh i qartë për të gjithë bluzat e bardha që janë një pakicë e vogël, por që janë të mjaftueshme për të ndotur rrugën e transformimit jo vetëm të kushteve, por dhe të performancës që vazhdon, – tha ai. – Është një mesazh i qartë për të ardhmen, pasi unë besoj që kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar pl agën kanceroze të rys hfetit në sistemin shëndetësor, është thellimi i sistemit një reformë që ne e kemi nisur dhe jemi në kushtet që kemi një bazë solide për të hedhur hapin e madh të autonomisë spitalore dhe të motivimit të mëtejshëm në bazë të kartës së përformancës së tyre”, ka thënë Rama. /noa.al/
Gjatë konferencës së sotme për shtyp ‘onIine’, i pyetur nga gazetarët nëse i ka premtuar ish-kreut të PS, Fatos Nano postin e presidentit nëse fiton zgjedhjet, kryeministri Edi Rama tha se ka një marrëdhënie të bukur me paraardhësin e tij.
Po ashtu, ai la të kuptohet në mënyrë figurative se në marrëdhënien e tyre, nuk ka çështje interesi, pasi siç shtoi ai, Nano është larguar vetë nga “tavolina e shahut” kur vendosi të dorëhiqej.
“Unë nuk kam çmim si politikan, jo të gjithë kanë çmim, politikanët jo të gjithë janë njësoj, siç nuk janë pemët, kafshët dhe gjërat e tjera njësoj. Unë me Fatos Nanon kam një raport që është shumë i bukur sot, sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve, – u shpreh Rama. – Ai me vullnetin e tij, është çuar nga tavolina e shahut dhe ka zgjedhur të qëndrojë i qetë me dy dorëheqje pas një fushate elektorale. Për mua është një pikë referimi, në sensin që ka qenë këtu, ku jam unë sot”.
Ashtu siç tha Fatos Nano në intervistën edhe dhënë disa ditë më parë, Rama shtoi se këshillat, ish-kreu i PS, ia jep sa herë që kryeministri ia kërkon vetë.
“Duke qenë i zhveshur nga dinamikat e brendshme të imponuara te çdo aktor që është në tavolinën e shahut, ai ka të gjithë përvojën për të dhënë mendimet e duhura kur ia kërkojnë. D.m.th, jam unë ai që i kërkoj mendim atij, nuk është ai që më ofrohet mua, – pranoi Rama. – Unë kam një pasardhës si ai, që është një aset, është fat që ke kënqësi të flasësh me ata që e kanë pasur këtë punë përpara. Sepse jo të gjithë e kuptojnë atë që kanë përjetuar vetminë e majës, të tjerët kujtojnë se në majë bëhet qejf, ose çdo gjë shkon fjollë. Në majë je vetëm, dhe erërat fryjnë nga të 4 anët dhe kur duhet të marrësh vendime, të gjithë të tjerët që ke rrotull, nuk ekzistojnë. Në të vërtetë, ata aty janë, por në fund je vetëm ti që duhet të marrësh vendime”, – sqaroi kryeministri Rama. /e.a/noa.al/
Në Korçë, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për dekratatat e ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano pak ditë më parë në një intervistë televizive.
I pyetur për krahasimin me “7 mëkatet e Biblës” të bërë nga Nano, Meta ka thënë se ka zero koment, ndërkohë që ka shtuar, se edhe të luash kumar dhe të citosh Biblën është diçka e gabuar.
“E kam thënë zero komente për zero-zero. Edhe të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon”, ka thënë Meta.
Dy ditë më parë në Shkodër, Meta nuk ka dashur të komentojë të njëjtën pyetje që iu bë edhe sot në Korçë, duke zgjedhur të injorojë ish-kryeministrin.
Por çfarë deklaroi Nano i pyetur për Metën në emisionin “Opinion” javën e shkuar? “Meta është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESH-i, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë veten. Të gjithë thoshin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen në 2002-in, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh, se ai vjen mbrapa. Ai mendoi, se bashkë me krizën energjetike, do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Nuk ka politikan, tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, që është presidenti i sotëm”, – tha Nano.
Sa i takon zgjedhjeve parlamentare, Meta nënvizoi se 25 prilli do të jetë një referendum më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe se do të fitojë e ardhmja evropiane e vendit. /noa.al/
Ish-deputetja Grida Duma ka thene sot se kryedemokrati Lulzim Basha është njeriu i duhur të cilit mund t’i besohet për ndryshimin në Shqipëri.
Teksa PD prezantoi programin “Shqipëria fiton mirëqenien sociale”, Duma tha se ky plan do të bëhet realitet sepse ai është konkret dhe i detajuar.
Duke akuzuar qeverinë se në tetë vite solli vetëm dështim dhe rrënim, ish-deputetja shtoi se PD do të vërë në zbatim planin sapo të fitojë zgjedhjet.
“Me të drejtë Shqiptarët presin dhe i kanë varur shpresat tek ne, që të udhëheqim ndryshimin, të prijmë me anijen e zhvillimit, një rrugëtim për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë. SEPSE VIJMË NGA Tetë vjet dështime! Ky është një plan gjithëpërfshirës. Është një plan serioz. Është një plan i realizueshëm.
Një plan për të cilin do të dedikohemi të gjithë ta zbatojmë, sapo të fitojmë zgjedhjet, dhe gongu i kohës të bjerë në 25 prill. Koha e zgjidhjes erdhi! Ne kemi punuar për një plan konkret dhe të detajuar që siguron një të ardhme shumë më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
PO KY PLAN DO JETË REALITET, FAKT SEPSE: Unë e njoh Lulzim Bashën, e njoh dhe them me besim e bindje të plotë, se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur, për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.
Ne të gjithë, me qartësi dhe bindje kemi besim tek Lulzim Basha, për të udhëhequr Shqipërinë tonë me një qeverisje njerëzore, drejt një të ardhmeje më të mirë, drejt një ekonomie më të fortë, drejt një vendi që ka njerëzit e duhur që kujdesen për qytetarët e vet.”
PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR MIRQËNIE SOCIALE #SHQIPËRIAFITON, GRIDA DUMA
Shqiptarët kanë ndjekur këto ditë planet tona ekonomike, të shëndetësisë, të arsimit; entuziazmi dhe mbështetja masive është parë dhe ndjerë kudo.
Me të drejtë Shqiptarët presin dhe i kanë varur shpresat tek ne, që të udhëheqim ndryshimin, të prijmë me anijen e zhvillimit, një rrugëtim për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë.
SEPSE VIJMË NGA Tetë vjet dështime!
Nuk janë pak, është koha që e çon një të porsalindur drejt adoleshencës, koha që e çon një adoleshent të mbarojë universitetin e të përballet me tregun e punës të papunë, koha që ndoshta çoi dëm një brez të tërë profesionistësh, sepse e përcolli jashtë Shqipëria. Tetë vite dështim.
Pas 8 vitesh edhe sot shqiptarët durojnë atoparlantët e gërvishtur të PUSHTETIT falsitet që ja shurdhojnë të vërtetën; e prandaj askush nuk beson asnjë fjalë, asnjë vendim asnjë premtim. Shqiptarët besojnë e presin të bjerë gongu i kohës që Rama largohet.
Largojmë të keqen e nisim zgjidhjen. •
Është Lulzim Basha, i cili në këtë foltore e do vijojë t’ju paraqesë planin e tij , se si Shqipëria Fiton, kapërcen errësirën sociale; se si Shqipëria Fiton, e triumfon njerëzorja; jo vetëm me ekonominë, shëndetësinë, arsimin, por me qeverisjen njerëzore që ka kujdes për njerëzit e pamundur, për ata që sëmundjet, mosha, aftësitë ndryshe, aksidentet e jetës, mungesa e një pune të çfarëdoshme me qeverisjen e keqe, i la të zhytur në mjerimin pa dritë në fund të tunelit.
Ky është një plan gjithëpërfshirës.
Është një plan serioz.
Është një plan i realizueshëm.
Një plan për të cilin do të dedikohemi të gjithë ta zbatojmë, sapo të fitojmë zgjedhjet, dhe gongu i kohës të bjerë në 25.Prill.
Miqtë e mi,
Se ç’bëri Rama dhe qeveria e tij për tetë vite të gjata me problemet e mëdha sociale, këtë e pasqyron realiteti ynë i trishtë, gri sot.
Familjet që e kanë të vështirë edhe të mbijetojnë, përçmohen në dyert e bashkive për të marrë ndihmë ekonomike mjerane, që edhe atë janë heqin pa i thënë pse. Të lodhur ata larg qoftë të kenë një frigorifer të falur a një larëse të vjetër se i nxjerrin nga skema e ndihmës.
Kriteret që përdorin për ti nxjerrë a përfshirë në skemën e ndihmës nuk di kush, janë të fshehta në defteret e pushtetit që i mban peng me koston e mjerimit. 70 mijë familje shqiptare apo rreth 210 mijë shqiptarë mbeten varur në këtë skemë.
Pensionistët , shtresa më e sakrifikuar, me pak e respektuar për pensionin e vogël, sot përballojnë të vetmuar kostot e një pandemie, kur janë të parët e rrezikuar.
Personat me aftësi të ndryshe përballen jo vetëm me kufizimet e natyrës por me poshtërimin e shtetit nga neglizhenca fyese e Ramës.
SEPSE KU SKA FINANCIM SKA MIREQENIE
E PRA I gjithë buxheti vjetor i ndihmës ekonomike është sa vetëm 2 km të vjedhura të rrugëve të unazës;
I gjithë fondi i pensionit në vit për 645 mijë pensionistë është sa vetëm një km i vjedhur i rrugëve.
Raportet ndërkombëtare tregojnë që mbi 900 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 5 euro në ditë. Statistikat provojnë që 31% e fëmijëve nuk hanë një vakt të mirë në ditë.
Shqipëri e vjedhur, e varfëruar!
Por koha e zgjidhjes erdhi!
– Ne kemi punuar për një plan konkret dhe të detajuar që siguron një të ardhme shumë më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
PO KY PLAN DO JETË REALITET, FAKT SEPSE:
Unë e njoh Lulzim Bashën, e njoh dhe them me besim e bindje të plotë, se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur, për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.
Ne të gjithë, me qartësi dhe bindje kemi besim tek Lulzim Basha,
për të udhëhequr Shqipërinë tonë me një qeverisje njerëzore,
– drejt një të ardhme më të mirë,- drejt një ekonomie më të fortë, – drejt një vendi që ka njerëzit e duhur që kujdesen për qytetarët e vet.
Sot e kam kuptuar më në fund, falë Fevziut, pse Fatos Nano nuk u kërkoi kurrë falje as socialistëve dhe as shqiptarëve që ua la në derë Edi Ramën, të cilin e solli me thonj të paprerë nga Parisi me shumë lutje.
-Nuk thonë kot, më mirë vonë se kurrë apo sa do rrosh, do mësosh!
-Në rrëfimin e Nanos, alias Robert Çamçakizit, asgjë e rrallë nuk u pa apo dëgjua, përveç mungesës së sinqeritetit dhe teatralitetit.
-As te historia e urinës te oborri i shkollës nuk u tregua i sinqertë.
-Jo për gjë, por ia kam kujtuar një herë punën e urinimit në një mbledhje te Grupi Parlamentar, pas të cilës e talla me “shakatë plot kripë të Duçes” dhe i kujtova që ia kish puthur dorën Rada Trajkoviçit.
-Dy komplekse inferioriteti ka ende Fatosi, atë ndaj Berishës dhe atë ndaj Metës, të cilëve u druhet gjithmonë.
-Harroi të thotë Fatosi me sa vota diferencë fitoi në Kongresin e vitit 1999 dhe nuk u tregua i sinqertë pse pas atij Kongresi ishte i detyruar ta pranonte Metën Kryeministër.
-Harroi të tregojë Fatosi, si dhe pse bëri kompromis me Berishën për zgjedhjen e Topit President më 2007.
-Pra, Fatos, mos gënje kur flet për Berishën e Metën, se u je drejtuar atyre sa herë ke qenë në hall!
-I vetmi moment sinqeriteti tek ti Fatos, ishte kur pranove se me kalkulime, e përdore brezin tonë të eurosocialistëve në funksion të interesave të tua.
-Hallall ta kemi bëre Fatos, gjithsesi!
-Harram na qoftë Fatos, që nuk të larguam dot qysh më 1999!
-Por mos harro Fatos, që edhe pse kishim kandidat Pandin, me të cilin ti tallesh gjithmonë, na munde me vetëm 17 vota diferencë dhe ti e di mirë kush ta dha një dorë në minutat e fundit, kur ende votohej në Kongres dhe ti, falë aleancave të tua okulte, arrite të blesh votat e delegatëve të një rrethi verior, që e përmbysën rezultatin në favorin tënd…
-Jemi pë rplasur shumë herë bashkë Fatos, por paqen, je ti që e ke kërkuar gjithmonë, jo unë, se ti e ke njohur mirë karakterin tim dhe e dije mirë që unë nuk i servilosesha kujt!
-Më në fund Ramës, i cili e ka poshtëruar rregullisht, sipas meje, Fatosi i shërben në mënyrë lëpirëse dhe të pë shtirë tani, si pjesë e detyrimit ndaj Nexhmijes dhe Ramizit që e promovuan mbi bazën e një skeme, detyrim që monitorohet nga Ruçi!
-Blloku ende në fuqi, sepse edhe Fatosi është shërbëtor i Bllokut!
Fatosi nuk e fshehu origjinën siç u përpoq 30 vjet. Fatosi u kthye në origjinë!
-Blloku duhet shka tërruar përfundimisht më 25 Prill!
-Është mision historik për ta shpëtuar përfundimisht Shqipërinë nga mbetjet ko muniste!