Politike

Mesazhi i Yuri Kim: Pranoni me durim gjykimin e popullit!

Ka qenë një ditë e qetë. Shqiptarët dolën të votonin masivisht.

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, pas Tiranës dhe Shkodrës, pasditen e sotme ka vizituar Elbasanin ku ka takuar qytetarë të shumtë të cilët i ka pyetur vetë lidhur me procesin.

Ajo nga Elbasani ka dhënë një tjetër mesazh për këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, ku votohet për të zgjedhur deputetët e Kuvendit të ardhshëm.

Gjatë fjalës së saj, Kim tha se autoriteteve iu duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të numëruar me saktësi votat.

Ndërkohë që sipas saj, kandidatët dhe drejtuesit e tyre duhet të presin rezultatin.

“Autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit”.

“Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt”, tha ambasadorja Yuri Kim nga Elbasani.

Mesazhi i Yuri Kim: Pranoni me durim gjykimin e popullit! Read More »

Basha: Votoni! Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në deklaratën e parë gjatë zgjedhjeve, teksa foli nga selia blu, se “kemi edhe një 1 orë mundësi për të votuar”, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit .

“Nëse nuk keni votuar, dilni dhe votoni për fëmijët tuaj, për të ardhmen tuaj”, tha Basha.

“Edhe një orë për të votuar, edhe një orë për të vendosur 4 vitet e ardhshme. Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi edhe një orë për të votuar. Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri. Mos e hu mb këtë mundësi”.

“Kjo është ora e fundit për të votuar dhe vendosur. Bëjeni për fëmijët tuaj. Bëjeni për vendin tonë. Bëje për veten tënde. Nëse nuk keni votuar, shkoni të votoni tani. Keni kohë për të votuar edhe një orë tjetër – dilni tani dhe votoni. Nëse keni votuar – faleminderit. Tani sigurohuni që miqtë dhe familjet tuaja të dalin të votojnë”.

“Askush nuk mund të rrijë në shtëpi. Ne nuk duhet ta humbasim momentin. Ne nuk duhet ta humbasim mundësinë që kemi. Kjo është koha juaj. Është koha e Shqipërisë. Edhe një orë për të marrë në dorë fatin tonë në dorë, dilni dhe votoni! Dilni dhe votoni!”, tha Basha.

“Është një ditë e mrekullueshme”, tha Basha, duke shprehur optimizëm se e tillë do të jetë edhe Shqipëria e së ardhmes.

Basha: Votoni! Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe Read More »

Kryemadhi: ‘Fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme’

Kur mbetet edhe më pak se një orë nga mbyllja e votimit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Edhe 43 minuta na ndajnë nga mbyllja e kutive të votimit. Për të gjithë ju gra dhe vajza, të cilat jeni robtuar duke bërë punët e shtëpisë, lërini për 5 minuta dhe drejtojuni qendrave të votimit. Për të gjithë ju burrat, që keni luftuar gjithë këto kohë për të mbajtur familjet tuaja, drejtohuni në qendrat e votimit dhe bëhuni pjesë e ndryshimit”.

“Për të gjithë ju gjyshër dhe gjyshe, të cilët nuk keni pasur mundësi për të lëvizur, merrni në telefon nipërit tuaj që t’iu marrin me makinë dhe t’iu çojnë në qendrat e votimit.

Monika Kryemadhi u shpreh e sigurt se ata që kanë votuar masivisht deri tani, kanë votuar pro ndryshimit.

“Ndryshimi ka ardhur, bëhuni edhe ju pjesë e ndryshimit. Është e jashtëzakonshme pjesëmarrja, por edhe një votë është e domosdoshme për ta çuar Shqipërinë më shpejt në Europë. Jam jashtëzakonisht optimiste. Projeksionet janë të jashtëzakonshme, fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme. Ftoj të gjithë ata që janë skeptikë, të cilët nuk besojnë tek institucioni i votës në këto 43 minuta që kanë mbetur të drejtohen me vrap në qendrat e votimit”.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar, të gjithë ato të rinj dhe të reja që kanë qenë pjesë e këtij procesi, të gjithë ata burra dhe gra që duan ta ndryshojnë Shqipërinë dhe duan të sjellin më vërtetë atë klimë, atë frymë dhe atë entuziazëm. Mjafton që të shikoni qendrat e votimit, mjafton të shikoni fytyrat e të rinjve dhe të rejave që janë rrugëve të Tiranës, të Durrësit, të Elbasanit, të Korçës, të Shkodrës, të Sarandës, të Vlorës që ndryshimi është aty”.

Kryetarja e LSI kishte një thirrje në fund, kur mbeten edhe pka minuta nga mbyllja zyrtare e kutive.

“Bëhuni pjesë e ndryshimit. Votoni, votoni, votoni. Sot më shumë se kurrë vota juaj ka vlerë. Sot vota juaj ndan përfundimisht tranzicionin. Sot përfundimisht vota juaj i jep drejtimin Shqipërisë drejt Europës, më të sigurt se kurrë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi: ‘Fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme’ Read More »

Nuk mungon vota e Fatos Nanos sot, në krah të bashkëshortes. Ja çfarë deklaroi ai

Nuk ka munguar pjesëmarrja e ish- kryeministrit të vendit, Fatos Nano në zgjedhjet e 25 prillit. Nano është parë në krah të bashkëshortes së tij, Xhoana Nano. Pas votimit, ai foli për mediat.
“Unë besoj se duhet të jetë një ditë si të gjithë të tjerat, shpresoj që të mos jetë më e gjatë dhe të mos jetë më e gjatë ajo pritja se në fund një pjesë do gëzohet një do të mërzitet. Por jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë dhe uroj që ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten. Pjesëmarrja ishte pak e ulët ndaj erdha vetë, që ta nxis”, tha Nano

Nuk mungon vota e Fatos Nanos sot, në krah të bashkëshortes. Ja çfarë deklaroi ai Read More »

Zbuloni cila politikane votoi e para në Shqipëri, vetëm 1 minutë pas hapjes zyrtarisht të procesit të votimit

Vetëm 1 minutë pas hapjes zyrtarisht të procesit të votimit, ka qenë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila ka votuar e para sot në qendrën e votimit te kopshti 31 në njësinë 5.

Ndërkohë që po ashtu edhe presidenti Ilir Meta ka qenë ndër të parët që ka votuar. Menjëherë pas votimit , presidenti bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë: Erdhi kjo ditë e bekuar, zoti na ka ndihmuar sot që sovrani t’i ketë kushte sa më të mira që sovrani të shprehë vullnetin përmes votës së lirë. Barazi para ligjit na i garanton vetëm barazia e votës. Çdo qytetar të votojë i lirë për atë që beson, po ashtu dhe për kandidatin.

Të zgjedhin kandidatët më mirë dhe më të ndershëm. Presidenti ka një agjendë e cila mbivendoset çdo sekondë, po punën më të rëndësishme sapo e kryeva. E sotmja është një akt patriotik, çdo gjë mbrohet me votë. Do e bindim Evropën se jemi në një popull që e meriton integrimin, Mbrojtja e Atdheut detyrë mbi detyrat. Përpara drejt kutive, votoni të ndershmit jo atyre që do iu binden si kukulla

Zbuloni cila politikane votoi e para në Shqipëri, vetëm 1 minutë pas hapjes zyrtarisht të procesit të votimit Read More »

Presidenti Meta bën paralajmërimin e fortë në prag të zgjedhjeve në vend

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar ditën e sotme se pas zgjedhjeve të 25 prillit do të het ohen jo vetëm të gjitha kr imet zgjedhore por në veccanti do të het ohen dhe ata që nuk kanë he tuar kri met zgjedhore dhe pol icore para zgjedhjeve.

Presidenti më tej ka shpërndarë edhe një postim të aktivistit Adriatik Lapajt, që thotë se njerëzit kanë të drejtë me ligj të arre stojnë në flagrancë vetë këdo që kryen një krim zgjedhor.

“Të dashur qytetarë,

Pas zgjedhjeve nuk do të he tohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të he tohet mos-he timi i kri meve zgjedhore dhe po licore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të h umbur për dekurajimin dhe parandalimin e kri meve të reja.

Nesër do të jetë Festa e Demokracisë!” shkruan Meta teksa poston reagimin e Lapajt.

Presidenti Meta bën paralajmërimin e fortë në prag të zgjedhjeve në vend Read More »

Yuri Kim takim me Bashën: ‘Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe’

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas takimit 40-minutësh me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë blu.

Ambasadorja Kim thekson se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por mbështet të drejtën e të gjithë shqiptarëve për të votuar të lirë dhe në paqe.

“Takova sot kryetarin e PD, Lulzim Basha, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim./NOA.al

Yuri Kim takim me Bashën: ‘Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe’ Read More »

Pësoi reaksion alergjik pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Një grua në Angli ka treguar reaksionin alergjik, që pësoi pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid, AstraZeneca.

Vicky Richardson nga Fareham, Hampshire pësoi skuqje dhe enjtje të fytyrës.

Ajo kërkoi që të gjithë t’i besojnë shkencës dhe të vazhdojnë të marrin dozat e vaksinës për tu mbrojtur nga Covid-19.

Fillimisht, 37-vjeçarja vuri re se kishte diçka ndryshe në lëkurën e saj dhe i dukej sikur kishte kaluar gjithë natën duke pirë alkool.

Kur u zgjua në mëngjes, i ndjeu qerpikët shumë të fryrë dhe u shtang kur pa në pasqyrë se sa e ënjtur ishte fytyra e saj.

Menjëherë ajo njoftoi mamanë e saj dhe shkuan në farmaci.

Pasi mori disa anti-alergjikë për tre ditë, fytyra e Vickyt u kthye në normalitet dhe ajo ishte në gjendje të kthehej në punë.
/NOA.al

Pësoi reaksion alergjik pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid Read More »