Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish faktin që do të largohet nga politika nëse nuk e merr besimin e duhur për një mandati të tretë të plotë.
Në emisionin “Open” tha se nëse nuk është e plotë, PS do të vendosë se çfarë do të bëjë, por jo me Ramën kryeministër.
Ndërsa për deklaratën e Metës se pas orës 00:00, Rama nuk është më kryeministër, e mbyll detyrën e tij dhe është veç një kujdestar.
Sulo: Nga ora 00:00, Meta ka thënë se Rama nuk është kryeministër, por kujdestar.
Rama: Parlamenti i ri, vjen qeveria e re. Kjo është thjesht për sqarim se nuk do vijë fare ky.
Sulo: Çfarë do bëni nëse humbisni?
Rama: Në të gjithë botën, fituesi i zgjedhjeve është partia e parë. Po themi, në Holandë, kryeministri fitoi mandatin e katërt. Në kushtet tona, PS në çdo lloj rezultati të jetë forcë e parë, është fituesi. Për mua personalisht, mandati i tretë ose është i plotë për PS ose ndryshe PS vendos çfarë të bëjë me të por jo me mua kryeministër.
Sulo: As kryetar i PS?
Rama: Aty mund të jem kujdestar për një fazë. As kryeministër, as deputet, as analist. Një kryetar organizate në Surrel mund ta bëja sepse në PS do të jem derisa të kem frymën dhe PS do t’i shërbej me ato që di e mundem. Kam dhe një jetë të tretë unë, kjo është e dyta.
/NOA.al
Politika shqiptare ndodhet sot në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kështu, këtë të shtunë nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore përmes medias apo zhvillimit të mitingjeve e veprimtarive të tjera zgjedhore të partive ose kandidatëve.
Nëse ata shkelin rregullin e heshtjes zgjedhore, gjobiten nga KQZ me 500 mijë lekë dhe ankimi i vendimit për gjobën nuk e pezullon atë. Ndërkohë, ditën e nesërme, 25 prill, shqiptarët do iu drejtohen kutive të votimit, që prej orëve të mëngjesit, e deri në mbrëmje, për të zgjedhur qeverinë e re, që do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.
Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, e ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera të vogla aleatë, kërkojnë rikthimin në pushtet pas 8 viteve në opozitë. Në këto zgjedhje, në garë janë futur edhe disa parti të reja, si Nisma Thurje, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit apo të opozitarëve që kanë krijuar forca të reja politike. Në zgjedhjet e 25 prillit garojnë 1841 kandidatë për deputetë, 39.76% e të cilëve janë femra. Në këto zgjedhje janë 3.588.869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, ndërsa 107.024 të rinj do të votojnë për herë të parë.
Zgjedhjet parlamentare të këtij viti zhvillohen në kushte pandemie, ku çdo votues do t’i nënshtrohet një protokolli të rreptë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku mbajtja e maskës dhe distanca janë të detyrueshme, ndërsa nuk do të lejohen të votojnë personat e infektuar me virusin e rrezikshëm. Nga ana e saj, Po licia e shtetit garantoi marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Edhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Shqipëri gjatë gjithë muajt të fushatës zgjedhore, ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar./NOA.al
Kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ka thyer sot heshtjen zgjedhore dhe i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama.
Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Mziu i drejtohet Ramës, duke i thënë se “Nuk po merrem më me ty se është h umbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpellarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill”.
Kujtojmë se kreu i qeverisë Rama, duke iu referuar Xhelal Mziut, deklaroi një ditë më parë se: “Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë pe nale”.
Mziu kërkoi ndjesë pas një deklarate ku shprehej se “kushdo që do guxonte të prekte v otën do ta p ësonte si ai i Elbasanit”, duke iu referuar Pjerin Xhuvanit.
REAGIMI I PLOTË
Reagim ndaj deklaratave shpifëse të Kryeministrit në ikje…(Tronglodyte)! Në respekt të gjithë Dibranëve, Matjanëve, dhe Bulqizakëve më duhet t’i bëjë me dije nervastenikut Edi Rama, se ka në dispozicion vetëm tre ditë për të mbledhur ba ndat dhe ba nditët që i ka shpërndarë duke shantazhuar dhe duke vje dhur vota, pasi do të marrë hu mbjen më të madhe të të gjitha kohërave.
Populli, që vetë e ke var fëruar sa t’ia blesh “nderin” me 5 mijë lekë, do të të ndëshkojë me votë në 25 prill.
Ti je i vetmi kryeministër që ke vj edhur Shqipërinë!
Ti je i vetmi kryeministër që ke futur vendin në hartën e prodhimit dhe trafikut më të madh të dr ogës!
Ti je Kryeministri që ke va rfëruar Shqiptarët deri në lu ftë për mbijetesë.
Ti je kryeministri që e ke shitur si askush tjetër Shqipërinë!
Ti je jo vetëm kryeministri, por njeriu më antik ombëtar që ka njohur historia e Shqipërisë!
Ti je kryeministri më anti verior që ka parë historia e Shqipërisë!
Ti je i vetmi Kryeministër që ke mbajtur një qeveri, pa asnjë Dibran, pa asnjë verior e asnjë Geg.
Ti je i vetmi kryeministër që ke bërë ndarje krahinore duke mos e përfaqësuar veriun.
Ti je i vetmi kryeministër që në vitin 2021, në pluralizëm, qeveris në të gjitha nivelet e pushtetit me një parti mo niste!
Që nga koha e shpalljes së pavarësisë, Dibranët kanë qenë pjesë e rëndësishme e çdo qeverie!
Më dt 25, Toskë e Gegë do të të hedhin në humnerën e historisë me votë.
Dhe një gjë ta dish;
Vetëm në monizëm kr iminalizohet fjala e lirë, kë rcënohet de noncuesi, dhe jo ha jduti.
Kr im është të blesh vota, kr im është të përdorësh pol icinë për të shpërndarë para, kr im është të përdorësh kr imin e organizuar për të mbajtur pushtetin, ndërsa mbrojtja e votës, është detyrë qytetare, është civilizim, është demokraci.
Aty ku falangat e kr imit janë bashkë me pushtetin për të shka tërruar zgjedhjet, çdo qytetar është i detyruar për të mbrojtur votën.
Kjo është detyrë e shenjtë.
Vox Populli, Vox Dei
Zëri i popullit është Zëri i Zotit !
Kjo është e gjitha…
Unë të kam mundur 8 herë në Kamëz, tani do të mund më thellë se përherë.
Unë do të të mund me “knockout” për të 9 herë në Dibër, për të të nxjerrë në opozitë të përjetshme.
Nuk po merrem më me ty se është hu mbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpe llarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill.
Verdikt që nuk ndalet
Vullnetet e ndrydhura do të krijojnë ortek ndëshkimi!/NOA.al
Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar po licinë, pro kurorinë dhe komisionerët, t’i thërrasin mendjes dhe të tregohen të drejtë dhe të paanshëm gjatë procesit të votimit, pasi sipas Kreut të Shtetit, kjo është një provë zj arri për ta.
Gjatë konferencës së jashtëzakonshme në ditën e heshtjes zgjedhore, Meta deklaroi se i ka dërguar letër kreut të Po licisë së Shtetit, Ardi Veliu, për Durrësit, dhe do i dërgojë edhe për Vlorën, ku i ka treguar me emra dhe fakte, personat, që sipas Presidentit, po kryejnë kr ime zgjedhore.
“Gjatë gjithë kohës dërgoj letra, qeverisë, pol icisë, SHISH, i kam dërguar 18 letra prokurorisë vetëm për këtë çështje. Do bëj dhe he tim, kush kërkon të marrë zv arrë fatin e shqiptarëve. Ndaj ju bëj thirrje të reflektojnë urgjentisht dhe të merret vendim për këto çështje. Duhet ta dinë të gjithë çunat problematikë, që do të përfundojnë në b urg. Do të ketë ligj të posaçëm, që nuk do të përfshihen më në administratën shtetërore. Nuk do ta ndërrojmë administratën sipas qejfit të partive.
Në këtë drejtim i kam dërguar një letër zyrtare Bashës dhe Kryemadhit, sepse ata kanë një përgjegjësi historike nesër, edhe sot, që të jenë tepër të kujdesshëm, të porosisin edhe të gjithë simpatizantët e tyre të jenë të tillë, në mënyrë që cdo provokim që do të kenë ata, të izolohet. Të gjithë të ruajnë qetësinë, do jetë një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë. Mjerë kush punon për kr imin zgjedhor, kjo histori ka mbaruar. Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket, do të punohet me ligjet e qeverisë aktuale, sidomos ato për ministrinë e Brendshme dhe policinë, për 48 orë vendoset rendi dhe çunat problematikë shkojnë aty ku e kanë vendin.
Letra për ata është përgjegjësi e madhe, sepse kanë ikur nga Kuvendi i Shqipërisë, kundër Presidentit, që i ka paralajmëruar me kohë për pasojat. Zgjedhje daneze të mos presin as ata, se nuk i kam pritur as unë, por të koordinohen për të shmangur çdo provokim, për të ruajtur çdo votë, edhe të kandidatëve socialistë, sepse pasi të mbarojë numërimi i votave për partitë, mund të bjerë përqendrimi dhe mund të fillojnë lojërat për të ndërruar kandidatët.
Kam dërguar letër edhe për Durrësin, për drejtorin e Po licisë s Shtetit, me të gjithë emrat që po kryejnë krime zgjedhore në Durrës, që shkojnë e intimidojnë qytetarët atje, tani kam letër përsëri për drejtorin e po licisë për Vlorën, me emra dhe fakte. Këto janë gjëra të vogla, përgjegjësia tani për çdo ngjarje që ndodh bie mbi prokurorinë, mbi p olicinë, mbi ko misionerët, të bëjnë detyrën, të qëndrojnë të paanshëm, dhe është përgjegjësi historike, t’i thërrasin mendjen, është provë zj arri”, u shpreh Kreu i Shtetit./NOA.al
Kryeministri Edi Rama ka komplimentuar një vajzë me emrin Kiara në Vlorë.
Teksa ndodhej në podium dhe po fliste bashkë me të renë në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste Rama tha se me Kiarën ishte takuar shumë vite më parë.
Në projector u shfaq një foto ku shihej Kiara e para disa viteve, e cila pozonte krah Ramës.
Pas fjalës së Kiarës, Rama nuk i ndali komplimentet dhe tha se ajo dukej sikur kishte ardhur nga Hollywood, por në fakt ishte nga Kuçi.
“Unë kur e pashë mendova kjo është nga Hollywood-i por në fakt më dol inga Kuçi.
Thashë nuk na u nda Kuçi. Shko vajzë, shko se të gjithë me Kuçin jemi,”- tha Rama.
Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e sotme, ku ka akuzuar ambasadoren amerikane Yuri Kim se e ka kërc ënuar, duke i kërkuar sqë të mos flaës për rikthimin e Ardian Dvoranit në KED.
Sipas tij, ambasadorja i ka thënë “mos bëj zhu rmë se dimë ca gjëra për ty”, ndërkohë që Meta thotë se nuk do e shkelë Kushtetutën dhe Amerika mund të publikojë gjithçka që ka për të, pasi nuk e ka problem.
“Donte të futej në lojë kjo, ta bëjmë lojën tamam ne. Më ka marrë në telefon se kisha bërë letër unë se donin ta fusnin prapë në KLD këtë Dvoranin. Edhe i them unë “thirrini mendjes se ky nuk është as në KLGJ, dhe ky është edhe me Venecian etj, etj”.
Nuk do ta botoja letrën në orën 11 se nuk doja të ndërhyja në një vendim të organeve të drejtësisë. Ajo më merr në telefon dhe më thotë “ti zotëri nesër mos bëj zhu rmë po qe se këta e bëjnë kështu”.
I them “moj zonjë ne kemi bërë një marrëveshje, se ky nuk është as anëtar i gjykatës së Lartë”. “Po ne dimë disa gjëra për ty”, më thotë mua kjo. Ambasadroja i thotë presidentit që dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini për mua i nxirrni i thashë, se unë nuk e shkel Kushtetutën. Çfarë ke ti për mua dhe çfarë ka Amerika për mua mund ta nxirrni dhe unë këtë va gabond dhe h orr nuk e pranoj”, tha Meta.
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim i kërkoi Presidentit Ilir Meta që të ndalojë me kë rcënimet për “së patat dhe sfu rqet”.
E ndërsa diplomatja amerikane dë noi qëndrimin e tij, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj menjëherë.
“Është e papranueshme për këdo që kërc ënon qytetarët do të marrin “sf urqet” në 25 Prill nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kë rcënime meritojnë dë nim. Ata që nxisin dh unë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal,” – shkruan Kim.
Sakaq, ka reaguar Presidenti Meta. “Meqë më dërgoi live SMS i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet më Edi Ramën.
Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës”, – tha në reagimin e tij, Presidenti Ilir Meta.