Politike

‘Në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë dhe kemi bërë në këto 2 mandate që po mbyllim, 12 herë më shumë’

“Sot ju them ju vlonjatëve ju e keni në dorë, ju e vendosni nëse në 25 prill juve më jepni mua dhe Partisë Socialiste 9 mandate unë po ju them që në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë dhe kemi bërë në këto 2 mandate që po mbyllim, 12 herë më shumë”.

Me këto fjalë iu drejtua sot qytetarëve të Vlorës Kryeministri Edi Rama gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale.

“Kur të vij dita që të jenë zgjedhjet e pas katër viteve unë do të vij këtu dhe atje në ekran do pasqyrohet kjo që thashë sot dhe Vlora e pas 4 viteve do të jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Kur them Vlora jo vetëm bashkinë e Vlorës, kur them Vlora them Himara, Saranda, kur them Vlora them Labëria, Selenica, unë kur them Vlora them Shqipëria”.

“Vlora sot është padiskutim vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri. Deri dje a ju kujtohet si e lanë Vlorën edhe të majtët e të djathtët. Të majtët thoshin ata i kemi në xhep të djathtët thoshin ata me ne s’bëhen kurrë dhe te dyja palët ia kishin kthyer kurrizin këtij vendi që i jep kuptim shqiptarisë”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “sot Vlora flet me pamjen e saj, me ndryshimin e brendshëm të saj që vazhdon dita ditës, flet me numrin e kaq shumë sipërmarrjeve të vogla, që janë hapur dhe hapen javë pas jave, muaj pas muaji, flet me entuziazmin tuaj”.

‘Në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë dhe kemi bërë në këto 2 mandate që po mbyllim, 12 herë më shumë’ Read More »

Berisha i bindur: ‘Fitore e shkëlqyer, fitore’

Mbrëmjen e sotme Lulzim Basha mbylli fushatën e zgjedhjeve në Tiranë. Lideri demokrat i ftoi të gjithë shqiptarët, “pa dallime politike” që të votojnë ndryshimin për një erë të re, “për Shqipërinë si gjithë Europa”.

Kryedemokrati ftoi të gjithë nëpunësit e administratës, mësues, mjekë dhe punonjës policie që të bashkohen për të votuar PD-në ditën e diel.

Kandidati demokrat për kryeministër kishte një thirrje edhe për socialistët e zhgënjyer në këto 8 vite qeverisje nga Edi Rama.

Mes demokratëve që ishin mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në takimin përmbyllës të fushatës së 25 Prillit ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Lidhur me pritshmëritë e PD-së për ditën e diel, Sali Berisha u shpreh i bindur “Fitore e shkëlqyer, fitore”.

/NOA.al

Berisha i bindur: ‘Fitore e shkëlqyer, fitore’ Read More »

Kryeministri Edi Rama mbyll fushatën elektorale në Vlorë: Vlora sot është pa diskutim dhe nuk e mohon askush vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Vlorë, nga ku premtoi se në katër vitet e ardhshme do të bëjë 12 herë më shumë se çka bërë deri më sot, në Vlorë dhe pjesën tjetër të Shqipërisë.

“Vlora sot është pa diskutim dhe nuk e mohon askush vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri. Deri dje a ju kujtohet si e lanë Vlorën, edhe të majtët edhe të djathtë. Të majtët thoshin ata i kemi në xhep, të djathtët thoshin ata me ne s’bëjnë kurrë. Të dyja palët ja kishin kthyer kurrizin këtij vendi që i jep kuptim shqiptarisë. Sot, Vlora flet me pamjen e saj, flet me ndryshimin e brendshëm të saj që vazhdon dita ditës, flet me numrin e kaq shumë sipërmarrjeve të vogla që janë hapur dhe do hapen. Flet me entuziazmin tuaj, unë ju them sot, siç i thashë Kiarës tetë vite më parë, ju e keni në dorë, ju e vendosni, nëse ne 25 prill juve më jepni mua dhe PS 9 mandate unë po ju them që në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën se çfarë kanë bërë dhe çfarë kemi bërë në këto mandate, 12 herë më shumë. Kur të vij dita që të jenë zgjedhjet e pas katër viteve do vij këtu dhe atje në ekran do pasqyrohet kjo që thashë sot, Vlora e pas 4 viteve do jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot. Kur them Vlora them jo vetëm bashkia e Vlorës, them Himara, Saranda, Labëria, kur them Vlora them Selencia, them Shqipëria”, u shpreh Kryeministri.

Rama sulmoi kryepozitarin Basha dhe paralajmëroi shqiptarët se sipas tij, me Bashën kryeministër, do të mbesin pa lekë.

“Me Lulzimin nuk ka lekë, por vetëm kërkesë më jepni votën dhe takimin jua lë tek tramvaji i Tiranës. Në Vlorë mund të ketë të djathtë, pasardhës të Ballit Kombëtar, por ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin o të marrë? Po ku lidhet Mit’hat Frashëri me Leskon me kanotierë e me barkun jashtë që rrihet lokaleve?

Atij do ja lini Vlorën, Labërinë, Sarandën, fëmijët tuaj? Ç’do ju mësojë Lesko? Bingot, bixhozin, rakinë, vje dhjet, hiletë, pa besinë? Ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me këta? Të jesh i djathtë, pasardhës i Ballit të kuptoj por të thuash do vesh me Leskon, përse do vesh për pula, raki apo ullinj?

Doni që Vlora të ngjitet më lart, që është gati të hapë një portë nga qielli e nga deti, të kthehet prap tek era e qofteve. Unë e di që ju mezi prisni të vijë e diela, e kam me të djathtët e Vlorës. Jam unë më i pakënaquri se po të isha i kënaqur nuk vija këtu, nuk e gjeja forcën t’i thoja zemrës po pl as, punë e madhe, t’i thoja mendjes, çfarë thua, pusho, në asnjë mënyrë se Shqipëria duhet të ngjitet në majën që Zoti e ka dashur kur e bëri.”

Rama nuk ka kursyer as s ulmet ironizuese ndaj opozitës dhe Sali Berishës e Monika Kryemadhit.

“Shqipëria përtej pandemisë, përtej Covidit duhet të jetë Shqipëria përtej politikës së infektuar të gjithë këtyre viteve, duhet të lemë pas politikën e infektuar, kaq shumë vite me kaq shumë energji të harxhuara për she rre, për ndasi. Imagjino sa shumë më shumë do kishim bërë, sikur në këto 30 vjet të mos kishim kaluar kohën duke u kac afytur. Ata nuk janë njerëz të zakonshëm por janë fantazmat e historisë shqiptare që në momente të ndryshme shfaqen të ndryshëm, me fytyra të ndryshme dhe që nga Hashi Qamili deri tek Rrapush Xhaferri bashkë me Saliun ju thonë shqiptarëve kemi një rrugë të shkurtër prandaj hajdeni dhe nëse të tjerët Rrapush Xhaferrin Suden Nebiun i kujtojnë, Vlora jo vetëm i kujton por nuk mundet ti harrojë asnjëherë, sepse ishte Vlora ajo që u përvë lua për ti shp orrur ato fan tazma dhe sot Basha është e njëjta gjë në një formë tjetër, i ri, i okllaisur me gojën që e ka mbushur me sheqer gjithë këto javë. U desh vetëm një ngjarje për ti parë dhe një herë që janë po ata, po ajo fa ntazmë, janë po ato forca që i thërrasin pjesës më të keqe të shqiptarit”, thotë më tej kryeministri në fjalën e tij.

Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Vlorës shoqërohet nga familja e tij.

Në Lungomare ku po zhvillohet edhe mbyllja e fushatës elektorale, Kryeministri Rama ndodhet bashkë me bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre 6 vjeçar, Zaho.

Pak më herët Kryeministri Rama përmbylli fushatën elektorale në Durrës, ndërsa ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të zhvilluar takimin e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama mbyll fushatën elektorale në Vlorë: Vlora sot është pa diskutim dhe nuk e mohon askush vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri! Read More »

Kryeministri Edi Rama thirrje tropojanëve: ‘Mos votoni ata që 30 vjet veç sherrin u keni parë’

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje tropojanëve që të zgjedhin kulturën e jo dasinë e punën në vend të dh unës.

Në një postim në Facebook, Rama bën thirrje gjithashtu që tropojanët të votojnë “Petritin e tyre dhe të Shqipërisë”, dhe jo ata, që sipas tij, në 30 vjet vetëm sherrin u kanë parë.

“Tropoja ka një mundësi të artë të zgjedhë kulturën, jo dasinë, ndershmërinë, jo dyfytyrësinë, punën, jo dhu nën!

O miq tropojanë që s’jeni tropojsa!

Votoni Petritin tuaj e të gjithë Shqipërisë, jo ata që i votuat 30 vjet dhe 30 vjet veç sherrin u keni parë” shkruan Rama./NOA.al

Kryeministri Edi Rama thirrje tropojanëve: ‘Mos votoni ata që 30 vjet veç sherrin u keni parë’ Read More »

Basha: Qeveria e zgjedhjeve të 25 prillit do jetë e të gjithë shqiptarëve,dy ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Shkodra, deklaroi se të dielën, PD do të sjellë ndryshimin.

Basha thekson se më 25 prill, do të jetë fitorja më e madhe dhe më e bukur, sepse do jetë e të gjithë shqiptarëve.

“Ky është shiu i perëndisë që paralajmëron bereqetin e fitores më të thellë që pret Shkodrën dhe Shqipërinë, ditën e diel me votën tuaj për numrin 9. Shkodra e qytetarisë, që mbarë kombit ia ka ngritur kokën edhe në ditët e veta më të zeza. Fitorja e së dielës do të fillojë nga Shkodra, do të nisë nga maja e Kelmendit e do zbresë deri në jug, e do jetë fitorja më e bukur, e çdo shkodrani e shkodraneje.

Tetë vite premtime të pambajtura, var fëri, sht ypje, korr upsion e ba nda do marrin fund. Ju i keni prirë përherë ndryshimit, ju do i prini fitores. Qeveria e zgjedhjeve të 25 prillit do jetë e të gjithë shqiptarëve. Vetëm 12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale, dy ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja. Siç nuk ndalet uji i Bunës, mos ndalni punën tuaj, duke votuar për ndryshimin, që do të vijë në Shkodër, në Vlorë, Korçë, në Durrës, Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Shkodra është prijëse e demokracisë dhe e fitores, ora po vjen që ta tregojë këtë gjë”, deklaroi Basha./NAO.al

Basha: Qeveria e zgjedhjeve të 25 prillit do jetë e të gjithë shqiptarëve,dy ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja Read More »

Rama reagon pas mesazhit të Xhelal Mziut: ‘Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata,se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mesazhit të kandidatit për deputet të PD në Dibër Xhelal Mziu, duke e cilësuar një njeri shpellash.

Në një mesazh në “Facebook”, Rama thotë se ndjesa e tij nuk vlen asnjë qindarkë dhe se është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale.

Ai shprehet më tej se populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!

DEKLARATA E RAMËS

Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë pe nale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i drejtësisë popullore në 25 prill!

Kush vjen në pushtet duke vr arë, dh unuar e kërcë nuar edhe pushtetin e ushtron duke vr arë, dhu nuar e kër cënuar!

Populli duhet t’u tregojë këtyre ga ngove me kravata dhe atyre që janë ar matosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!

Në 25 prill votohet për fëmijët që s’kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre!

Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni!

Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore./NOA.al

Rama reagon pas mesazhit të Xhelal Mziut: ‘Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata,se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!’ Read More »

Basha: ‘Mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin!’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen sërish me një apel drejtuar administratës, që të mos kenë frikë, por të dalin për votime më 25 prill dhe të votojnë ndryshimin.

Përmes një videomesazhi, lideri demokrat theksoi se i vetmi ndryshim për të cilin do të votojnë është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit.

“Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. #ShqipëriaFITON”, tha Basha./NOA.al

Basha: ‘Mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin!’ Read More »

Meta: ‘Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë! Shqipëria i ka sytë te Ju’

Dy ditë nga zgjedhjet parlamentare, Presidenti Meta ka adresuar një mesazh për të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Kreu i shtetit kërkon pjesëmarrje masive të tyre, duke nënvizuar se Shqipëria i ka syte tek ata.

“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë! Shqipëria i ka sytë te Ju!

Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës.

Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri ! Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj”, shkroi Meta në Facebook. /noa.al/

Meta: ‘Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë! Shqipëria i ka sytë te Ju’ Read More »