Deputetja e zgjedhur e PS, e cila kryesoi listën e Tiranës në 25 prill ka komentuar dorëheqjen e mjekes Najada Çomo nga mandati i deputetes.
Duke folur për ‘Panorama’, Bozo e cilësoi një vendim personal për të cilin nuk mund të komentonte asgjë.
“Nuk e di, unë dje e mora vesh kur dëgjoja Kryeministrin te fliste në mbledhjen e qeverisë, por unë mendoj se dorëheqja është një vendim personal i gjithkujt. Duhet pyetur i zoti i punës, zonja Çomo për këtë vendim”, tha zonja Bozo.
Ndërkohë, ajo vetë tha se nuk ka ndërmend të japë dorëh eqjen nga mandati i deputetes.
“Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen nga mandati i deputetit. Njerëzit kanë shumë dëshirë të merren me th ashetheme, mua më shtruan në Sanatorium, më bënë me COVID19, sikur isha duke vde kur etj. Unë shyqyr që nuk kam ‘Facebook’ dhe nuk i marr vesh këto lajme dhe i marr vesh më vonë nga njerëzit dhe shq etësohem më pak. Por, kush nuk ka punë do merret me lla fe.
Por meqenëse më pyetët nëse do të jap dorëheqjen, po ju them se unë nuk kam ndërmend të jap dorëh eqjen hë për hë. Unë nuk kam filluar punën ende, si mund të jap dorëh eqjen?! Të filloj njëherë punën dhe pastaj shohim…”, tha zonja Bozo.
Vendim i papritur! Mark Marku nuk do të jetë deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e ri në shtator 2021. Mësohet se drejtuesit politik të Lezhës i është kërkuar nga kreu i PD Lulzim Basha që të jepte dorëheqjen.
Kjo kërkesë është pranuar nga profesori i njohur, i cili ka vendosur të lërë mandatin e deputetit.
Mark Marku nuk do të jetë deputet i Kuvendit të ri dhe as nuk do të shkojë në Këshillin Kombëtar të PD-së. Dorëheqja e fortë lajmërohet sot në një shkrim për “Panorama”. I zgjedhur si deputet pasi drejtoi fushatën e PD-së në Lezhë, Marku është tejet i qartë në arsyet e dorëheqjes, që kanë të bëjnë të gjitha në vizionin e opozitës.
Ai sqaron “etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë hu mbëse”, duke qartësuar me argumente se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”. “PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tra dhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sak rifica”.
Pas një kohë mungese në jetën politike të vendit që pas hu mbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shfaqur mbrëmjen e sotme në kampin e Jalës. Pavarësisht se nuk foli para të rinjve, Kryemadhi u përl ot nga fjalimi i Ardit Çelës. Në natën e tretë të organizimit të kampit veror të kthyer tashmë në tra ditë nga LRI prej disa vitesh, Ardit Çela vlerësoi rolin e Kryemadhin në angazhimin politik të të rinjve të LSI-së.
“Kam një falenderim të jashtëzakonshëm për Monika Kryemadhin sepse këto zgjedhje bëri një rev olucion të vërtetë duke i dhënë hapësirë, jo se nuk e kemi pasur përpara, por këtë radhë ka qenë rev olucion në drejtim të hartimit të listave dhe kjo ka një meritë falë zonjës Kryemadhi. Ka pasur ngarkesa më shumë sesa i kanë takuar. Ajo ka qenë aty rrufe pritëse e të gjitha atyre gjërave që kemi pasur mangët. Ne nuk jemi do rëzuar, do të vazhdojmë” tha Ardit Çela.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptarë për të pranuar përkohësisht qindra afganë në vendin tonë. Lideri i opozitës shkruan se është pro str ehimit të afganëve në vendin tonë, ndërsa thekson se Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë.
“Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë stra tegjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e kr izës humanitare që po precipiton në Afganistan.
Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë lu ftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë”, shkruan lideri i PD.
Gjithsesi, Basha ka kritikuar qeverinë, e cila, sipas tij, e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët shqiptarë.
“Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shp opullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve str ategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit str ategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët.
Sikurse është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në vendin e tyre”, shkruan Basha.
Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë detaje të reja rreth str ehimit të afganëve në Kosovë.
Osmani është shprehur në llogarinë e saj në facebook, se u kontaktua prej ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe ka dhënë pëlqimin e saj pa hezituar aspak për këtë çështje të tillë humane.
Osmani thekson se në qëndrimin e saj u nis fillimisht nga parimi njerëzor se nuk u mbyllet dera atyre që pa fajin ose dëshirën e tyre janë të detyruar të braktisin atdheun dhe më pas nga obligimi për të qenë në krah të aleatëve str ategjikë të ShBA-ve.
Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:
Më 16 korrik, pak ditë pasi bota, e sidomos ne në Kosovë shënuam Ditën Botërore të Re fugjatëve, jam kontaktuar nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, i cili përcillte një kërkesë nga Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken. Kërkesa kishte të bënte me stre himin e përkohshëm të afganëve, civilë të pafajshëm, të cilët tani ishin në shënjestër të Talibanëve, vetëm sepse kishin qëndruar në anën e aleatëve tanë, në anën e paqes e demokracisë, në anën e barazisë e të drejtësisë. Ata ishin punëtorët lokal që kishin punuar bashkë me forcat amerikane, si dhe familjet e tyre, përfshirë fëmijë.
Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu sic na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq.
Qytetarët afganë do ta kenë të kryer të gjithë vlerësimin e sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sepse ata edhe ashtu do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e em igrimit për në SHBA ku do të vendosen pastaj. Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, ka formuar grupin punues që merret me cështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë. Ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë nga Afghanistani. Si të tillë, ne e kemi respektuar këtë kërkesë, por punën nuk e kemi ndalur.
Të dashur qytetarë,
Askush më mirë se ne nuk e di çka do të thotë të dë bohesh e të largohesh me dh unë nga vendi ku je rritur, të ndahesh nga më të dashurit, të detyrohesh të ikësh për të shpë tuar jetën. Atëherë, shumë vende anembanë botës, hapën dyert për ne pa asnjë kërkesë e asnjë kusht. Na shp ëtuan. 22 vite pas atij tm erri, tani Kosova do të dëshmojë se ne kurrë nuk e hu mbim njerëzoren brenda nesh.
Populli ynë i urtë thotë: ‘Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut”. Me këtë mirëseardhje ne duhet t’i presim miqtë tanë për të shpëtuar jetë, ashtu siç na shpëtuan ne bota demokratike, kur patëm më së shumti nevojë.
Kosova gjithnjë do të jetë në anën e humanizmit, paqes e demokracisë.
“Ballkani i Hapur”, iniciativa e Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit për bashkëveprim ekonomik mes shteteve ballkanike, nuk është pritur dhe aq mirë nga shqiptarët .
Së fundmi, një qytetar i bën thirrje kryeministrit shqiptar që ta ruajë Kosovën nga thundra kërcënuese e Serbisë.
Rama, i cili shpesh ndërvepron me komentuesit e tij, kundërpërgjigjet duke thënë se Kosova e ka fituar b etejën me Serbinë falë aleatëve të mëdhenj e se tani duhet vetëm të ruhet nga thu ndra e fr ikës prej ballafaqimit me sfidat e paqes. Duke hedhur kunja ndaj Albin Kurtit, por edhe paraardhësve të tij, kryeministri shkruan se Kosova e ka h umbur respektin ndërkombëtar.
Ja replika:
Komentuesi: Ruaje Kosovën që është tani nën thundrën kë rcënuese Serbisë. Ajo është detyra jote
Edi Rama: Kosova e ka fituar lu ften me Serbine fale aleateve tane te medhenj, tash duhet te ruhet nga thundra e fri kes prej ballafaqimit me sfidat e paqes, qe prej disa vitesh po e izo lon e po e ben te hu mbase shume prej respektit nderkombetar qe gezonte vite me pare!
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se ishte ai që në samitin e NATO-s ka shfaqur shqe tësim për jetët që rre zikohen në Afganistan nga tabibanët, duke marrë si shembull eksperiencën e të vrarëve në Shqipëri gjatë sistemit të mëparshëm.
Përmes një komenti në rrjetet sociale Rama thotë se “është e vërtetë se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara”.
Kreu i qeverisë shton: “Padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria!”
Postimi i plotë:
HEBRENJTË, AFGANËT, SHQIPËRIA
Nuk e ka shqiptaria një histori më të lavdishme për botën, se sa marrja në mbrojtje e hebrenjve gjatë Lu ftës së Dytë Botërore. Askush s’ua kërkoi gjyshërve tanë ta rre zikonin jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, siç pakkush bëri në Europën e përpirë nga flama naziste. Ata e bënë. Pa dallim krahine e feje. Disa syresh e paguan me jetën e tyre, po asnjë hebre për be nuk e dorëzuan tek nazistët. Falë nderit të tyre shqiptar, Shqipëria u bë vendi i vetëm i Europës që pati më shumë hebrenj pas Lu ftës së Dytë se sa para nisjes së saj.
Përpara disa vitesh, ne strehuam në Shqipëri mbi dymijë njerëz që përndiqen nga r egjimi i ajatollahëve të Iranit. U shpëtuam jetën, duke i tërhequr nga i quajturi, Camp Liberty, në Irak, ku sulmoheshin prej shërbimit sekret iranian e ther eshin të gjallë. Dhe e vërteta, ndryshe nga ç’jashtë nxorri çisterna e mexhelisit të korr uptuar mediatik të Tiranës, është se askush nuk na e vuri litarin në fyt, përkundrazi.
Qeveria e mëparshme kishte marrë mbi njëqind syresh prej tyre, me kërkesë të qeverisë amerikane dhe nder i kishte bërë vetes e këtij vendi. Më pas ne morëm afro treqind të tjerë. Mirëpo përtej moralit në vetvete të kësaj fabule njerëzore, ca shqipo mendjefikur e harrojnë se ne jemi kahera aleatë të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm kur na duhen për hallet tona, siç na u deshën bo mbat e tyre për t’u mbrojtur nga spa strimi etnik i Sllobodan Millosheviçit; siç na u desh zëri i tyre i superfuqishëm për ta hapur rrugën e pavarësisë së Kosovës apo për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO; siç na duhet gjithnjë mbështetja e tyre për të forcuar pozitat tona kombëtare e shtetërore, po edhe kur ne u duhemi atyre ndonjëherë, jo për t’i shpëtuar ata siç ata na kanë shpëtuar ne në kthesa historike, por për t’u gjendur në krah të tyre kur edhe ata, ja që ndodh, kanë nevojë për diçka të vogël prej nesh.
Por ata qindra iranianë të ardhur me kërkesë të aleatëve amerikanë, u bënë mbi dymijë jo me insistimin amerikan, po me kërkesën tonë drejtuar miqve tanë të mëdhenj! Po po, e lexuat tamam, pjesën e madhe të iranianëve në rrezik për jetën të mbetur në mëshirë të fatit e kërkuam ne, pas një masakre të llahtarshme atje në Camp Liberty, ku u vranë me dhjetra, mes të cilëve plot gra e fëmijë.
Dhe për ta mbyllur këtë pjesë, pyetja ime është: Çfarë problemi u kanë krijuar sharësve e mallkuesve pa din e as iman të rrjeteve sociale, ata njerëz të shkretë, që rrinë mbyllur dhe jetojnë me hallin e tyre e me paratë e tyre, në zonën e banuar të ndërtuar po me fondet e tyre diku në periferi të Tiranës? Zero pro bleme.
Tani le të vijmë tek lajmi i parmbrëmshëm se Amerika kërkon të sjellë përkohësisht në Shqipëri e në Kosovë, afganë të shkretë që vetëm pse u rreshtuan me NATO-n e ndihmuan ushtarët tanë në misionin e tyre paqeruajtës, rrezikojnë të theren si kafshë nga talebanët. Menjëherë pas daljes së lajmit, qysh dje në mëngjes, ka nisur të hidhet përpjetë llumi njerëzor i rrjeteve sociale, me sharjet e mallkimet e shqipes së vet bazike me 100 fjalë – edhe ato të shkruara për ibret – me të cilat mbron me zj arrin e padijes detin nga greku, dheun nga serbi, ajrin nga ar miku imagjinar i radhës, duke shpërfaqur krejt egë rsinë e injorancës, në emër të një kinse patriotizmi mu si ai i talebanëve, të cilët tjetrin, të ndryshmin e këdo mendon si ai, e konsiderojnë një ar mik që duhet as gjësuar, sak atuar e poshtëruar, vetëm pse as nuk është i verbër si ata, as nuk fr iket nga he lmi i kaf shimit të tyre.
Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të usht rive aleate; uroj që në rast se po, qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht. Por bëj me dije se në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqe tësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani. Madje iu referova si shembull eksperiencës trag jike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë, që vr au, bu rg osi, tor turoi, shk atërroi çdo ar mik të brendshëm pasi triumfoi mbi arm iqtë e jashtëm dhe mbylli totalisht Shqipërinë, siç do të bëjnë së shpejti tanimë, ta lebanët me Afganistanin.
Thashë në samit se pas tërheqjes së ushtrive të saj, bashkësia e qytetërimit demokratik të NATO-s nuk mund t’i lerë në mëshirën e barbarëve tri umfatorë, njerëzit e ekspozuar si mbështetës të afërt të misioneve paqeruajtëse atje. Dhe nënvizova me gojën plot, se Shqipëria ishte e gatshme të merrte pjesën e saj të barrës, të cilën të gjitha vendet e NATO-s duhet ta ndajnë mes tyre. Kjo është bindja ime, jo vetëm si njeri i një populli që ka shpëtuar heb renjtë nga na zistët e shekullit të XX, po edhe si kryeministër i një vendi që i njeh mirë të dyja anët e medaljes, qoftë kur të lënë vetëm në duart e një regj imi xhe latësh në atdheun tënd, qoftë kur kërkon një jetë të re si i huaj në vendet e të tjerëve.
Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria! Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përpl as derën në fytyrë të panjohurve që tr okasin për mbrojtje. Ne nuk jemi të pasur, por s’jemi as pa kujtesë, as pa zakone, as pa moral dhe është në nderin tonë t’u gjendemi të tjerëve, siç të tjerë na janë gjendur ne, po sidomos të mos u kthejmë kurrizin hallexhinjve të huaj, siç shpesh na e kthyen ne dikur, kur ishim të huaj hallexhinj. Kjo është arsyeja morale pse ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, ne kemi mikpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore shumë të respektueshme përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekze kutimeve të bar barëve të Afganistanit.
Kujt nuk është dakord me gjithë sa thashë për këtë lajm, i them me keqa rdhje se kjo nuk e ndryshon qëndrimin tim e të shumicës qeverisëse në emër të Shqipërisë. Shqipëria nuk është e salltanetit të atyre që hidhen për të në fla kën e nde zur nga egër sia dhe padija e kinse patriotizmit, por është e amanetit shekullor të mikpritjes së të panjohurve në rre zik
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij rreth “Ballaknit të hapur” në tribunën “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Në fjalimin e tij, Kurti flet për punën e bashkëpunimit rajonal me shteteve të rajonit, duke theksuar se shqiptarët janë më të fortë vetëm kur lidhen fort me njëri-tjetrin dhe pastaj mund ta hapen me fqinjët pa u rre zikuar.
Kreu i qeverisë në Kosovë, nuk mori pjesë fizikisht në këtë aktivitet por mesazhi i tij është bërë publik nga zyra e shtypit të kryeministrisë.
“Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rre zikuar”, thuhet në mesazh.
Kurti shprehet se asnjë politikan shqiptar nuk duhet të bashkëpunojë me krimin, ndërsa u shton se orientimi i shqiptarëve është perëndimi.
“Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë SHBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të lu ftojmë korr upsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dë nimi dhe izolimi i kri minelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me kr imin.”
Sipas tij, partnerët po ndihmojnë në lu ftën kundër ndikimeve negative ruso-kineze në rajon.
“Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në lu ftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta hu mbim këtë moment të rëndësishëm historik”, ka thënë Kurti.
Qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti vijnë në një kohë kur po diskutohet shumë rreth iniciativës për bashkëpunim rajonal të quajtur “Open Balkan” të iniciuar nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.
Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)