Politike

Gazetari zbulon emrat surprizë të qeverisë së re

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama pritet të publikojë emrat e ministrave për qeverinë e re, ku deri më tani të sigurt e ka vendin vetëm Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, në qeverinë “Rama 3” mund të ketë emra surprizë, por bie në sy që shumicën e ministrive do t’i drejtojnë femrat.

Megi Fino, vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino aktualisht zëvendës ministre e Punëve të Jashtme, mund të jetë një prej prurjeve të reja nga Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse.

Adea Meidani, vajza e ish presidentit socialist, Rexhep Meidani e shkolluar në Paris me një eksperiencë pune në Londër e specializuar për taksat ndërkombëtare, shihet si një kandidate potenciale nga Edi Rama, për t’i besuar drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë gjithnjë nëse do t’i shkojë skenarit të ndarjes të Ministrisë së Financave nga Ekonomia.

Elziston mundësia e ristrukturimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke e kaluar Integrimin si ministri më vete, ku kandidati më potencial për ta drejtuar është diplomati i karrierës, Zef Mazi aktualisht krye-negociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ora 10:00 e të enjtes do t’i japë fund edhe dilemës nëse Olta Xhaçka do të vijojë të drejtojë diplomacinë shqiptare, apo do të jetë e para grua, të cilës i besohet Ministria e Punëve të Brendshme. Një emër surprizë është edhe Anisa Ruseti, e cila mund të shfaqet në drejtimin e çështjeve sociale.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, emrat e përzgjedhur për ministritë e Brendshme, Drejtësisë dhe Mbrojtjes duhet të marrin fillimisht “OK” nga ambasada amerikane.

Gazetari zbulon emrat surprizë të qeverisë së re Read More »

E papritur/ Disa ditë para nisjes së legjislaturës së re jep dorëheqjen deputeti i Partisë Socialiste

Lefter Koka befason, disa ditë para nisjes së legjislaturës së re, të dekretuar sot nga Presidenti Ilir Meta për më 10 shtator. Deputeti i Partisë Socialiste, që braktisi LSI gjatë kuvendit të kaluar, ka zyrtarizuar dorëheqjen. Pra, nuk do të jetë deputet i parlamentin e ri. Dorëheqja e radhës kjo, pas asaj të Mark Markut nga PD. Ja çfarë shkruan Koka në tekstin shopjegues të kësaj vendimmarrjeje:

“2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë. Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.

Në morinë e sf idave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël. Sot është dita që rrugëtimin tim politik ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me radhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!

Me këtë vendim timin është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë. Së fundi, mirënjohje të madhe për mundësinë, besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t’i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua!

Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese, që na përket të gjithëve”.

E papritur/ Disa ditë para nisjes së legjislaturës së re jep dorëheqjen deputeti i Partisë Socialiste Read More »

Lista përfundimtare, ja kush janë 15 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD

Numërimi i fletëve të votimit në PD ka përfunduar pak pas mesnatës. Nga ky proces kanë dalë 15 emrat më të votuar, duke u zgjedhur kështu si anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë.

Mësohet se emrat më të votuar janë: Gert Bogdani; Tomorr Alizoti; Agron Gjekmarkaj; Ervin Salianji; Flamur Noka

Oerd Bylykbashi; Kreshnik Çollaku; Aldo Bumçi; Fitim Zekthi; Luan Baçi dhe Gent Strazimiri në balotazh (Shorti vendosi që Gent Strazimiri, të jetë anëtar)

5 anëtaret femra: Oriola Pampuri; Dhurata Çupi; Juela Hamati; Taulanta Jaupi; Lindita Metaliaj

Lista përfundimtare, ja kush janë 15 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD Read More »

Ç’po ndodh në Partinë Demokratike? Jep dorëheqjen politikani i njohur

Pas publikimit të listës së emrave që do të përbëjnë ekipin e Lulzim Bashës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, duket se janë zgjuar pakënaqësi te disa prej demokratëve.

Burime nga PD bëjnë me dije se kreu i PD dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj nuk ka pranuar të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike. Emri i tij ishte mes 45 demokratëve që do të kandidonin për kryesi, por sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka njoftuar mbrëmë partinë që emri i tij të hiqet nga ajo listë. Krahas tij, burime bëjnë me dije se mbrëmë dhe sot paradite në PD kanë ardhur edhe mesazhe nga zona të tjera për rrugëtimin problematik që sipas tyre po ndjek partia.

PD publikoi mbrëmë emrat e ekipit të Bashës, ku kreu i Grupit Parlamentar i është besuar Alfred Rushajt; komisioni i Sigurisë në Parlament, Flamur Nokajt; Komisioni i Ligjeve i është besuar Oerd Bylykbashit, kurse ai i Arsimit, Agron Gjekmarkaj.

Ndërkohë, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së do të jetë Edi Paloka, kurse Grida Duma dhe Jorida Tabaku, nënkryetare.

Ç’po ndodh në Partinë Demokratike? Jep dorëheqjen politikani i njohur Read More »

Kryeministri Edi Rama shpalos planet e qeverisë së re

Kryeministri Edi Rama shpalos planet e qeverisë së re dhe rendit se cilat janë tetë prioritetet që do të ketë kabineti që nis punën në shtator.

Në një intervistë për Huffington Post Italia që monitoroi noa.al, Rama thotë se synohet mbyllja e historisë së strehimit të njerëzve që u dëmtuan nga tërmetet e vitit 2019.

Së dyti, synohet të zhduken pasojat e pandemisë COVID-19 që ka përfshirë vendin tonë nga marsi 2020.

Së treti, investimi në energjitë e rinovueshme, për t’u bërë në këtë dekadë një vend “eksportues neto” i energjisë;

Së katërti, mbyllja e rrethit të dixhitalizimit të shërbimeve publike për të mbyllur të gjitha dyert e burokracisë torturuese dhe për ta përfunduar atë me të gjitha llojet e radhëve të pritjes;

Së pesti, në lëmin arsimor, duke filluar këtë vit me gjuhën angleze që në klasën e parë dhe duke transformuar të gjithë sistemin e njohurive të teknologjisë në shkollë;

Së gjashti, transformimi i tre porteve të vjetra tregtare në porte turistike dhe ndërtimin e dy aeroporteve të reja për ta çuar turizmin në një nivel tjetër. Rama bëri të ditur kështu se jo vetëm porti kombëtar në Durrës, por edhe ato më Vlorë e Sarandë do të kthehen në porte për turizëm, kurse portet tregtare do të ndërtohen në mjedise të tjera, siç nisi sot porti kombëtar i mallrave të ndërtohet në Porto Romano, Durrës.

Po ashtu Rama shprehet i vendosur që vitin e ardhshëm dhe 2023, vendi të ketë 4 aeroporte. Pas atij të Rinasit dhe të Kukësit, edhe në Vlorë e Sarandë.

Në këtë kuadër, Rama thotë se do të bëhen të gjitha këto ndryshime, “duke u përpjekur të shmangim gabimet e së kaluarës në zhvillimin e bregdetit”.

Së shtati, qeveria do të përqendrohet edhe më shumë në rritjen e eksporteve të produkteve bujqësore.

Së teti, synohet të reduktohet sa më shumë korrupsioni, pasi siç tha ai “korrupsioni dhe burokracia paralizuese duhet të trajtohen pa pushim si armiq të sundimit të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve dhe zhvillimi i vendit duhet të jetë zhvillim i qëndrueshëm dhe t’i shërbejë qëllimeve afatgjata të drejtësisë sociale”. /noa.al

Kryeministri Edi Rama shpalos planet e qeverisë së re Read More »

Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin në postet ekzistuese

Edhe në këtë mandat të tretë që nis në shtator, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali do vazhdojnë të jenë në po të njëjtat poste ku shërbyen mandatin e dytë.

Përkatësisht Balla do të mbajë sërish postin e kryetarit të grupit parlamentar të PS, ndërkohë që Spiropali do të vazhdojë të jetë ministre për Marrëdhëniet për Parlamentin.

“Dua të falenderoj kryetarin e grupit të PS dhe Ministren për marrëdhëniet me Parlamentin. Taulanti ka drejtuar grupin me këmbëngulje të spikatur dhe Elisa ka qenë e përkushtuar duke përfaqësuar qeverinë me aftësi në debate parlamentare.

Të dy kanë konfirmimin e tyre në detyrë në mandatin e tretë për ta çuar në një nivel tjetër performancën e PS-së në qeverisje”, tha Rama në takimin sot me grupin e vjetër dhe të ri parlamentar të Partisë Socialiste”.

Më tej Rama shtoi: “Nis puna për 2 fitore të tjera, zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025 . Populli do të ndajë të njomët nga të thatët. Mandati i tretë do të jetë më i vështiri, pasi do të rikonfirmohet PS-së 4 vite nga sot”.

Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin në postet ekzistuese Read More »

Basha synon largimin e Ramës nga pushteti: ‘Përballë këtij re gjimi, kemi detyrën qytetare të…’

Kryetari demokrat Lulzin Basha shp alli sot atë që ai e cilësoi një Platformë për Demokracinë e cila siç siguroi ai, do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë për të shpëtuar vendin nga su ndimi i një pa kice që mban p eng të ardhmen e tij

Basha tha se “be teja e opozitës dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka ka pur shtetin dhe e pla çkit atë me një gr usht të vogël njerëzish, me të cilët mas akron zgjedhjet, kr iminalizon politikën dhe shka tërron ekonominë”.

“Shqiptarët ia dinë dë shtimet, raportet ndërkombëtare i’a kanë ekspozuar bab ëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfë ruar familjet shqiptare dhe ka de gdisur gjysmë milioni shqiptarë.

Përballë këtij re gjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legj itimitetit në vend.

Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga su ndimi i një pakice që mban pe ng të ardhmen e tij”, tha z.Basha. /noa.al

Basha synon largimin e Ramës nga pushteti: ‘Përballë këtij re gjimi, kemi detyrën qytetare të…’ Read More »

Rama: Berisha dhëmballë e pr ishur e PD, Basha nuk e sh kul dot

”PD do të vijë me dhë mballë të pri shur, as nuk ka kurajo ta shkulë, as vullnet ta shq etësojë. Nuk është arsye për t’u marrë me dhëmballën e saj, as për të gëzuar për shpë rfytyrimin e PD. Sa kohë dhëmballa do të jetë aty, fytyra e PD do të jetë e pavotueshme”, tha ai.

Megjithatë, Rama kërkoi nga socialistët që në këtë mandat të mos merren me PD.

Ne nuk e kemi pasur prej kohësh, edhe pse kemi lënë përshtypje, nuk duhet të kemi në fokus luftën me PD. Në fund të këtij mandati, nuk do të vlerësohemi për çfarë thamë e çfarë i bëmë PD-së, do të gjykohemi për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë. Lu ftën tonë ne e kemi me p roblemet e vendit dhe hallet e shqiptarëve, me opozitën kemi bet ejën politike, patjetër do e bëjmë, por me një qasje e cilësi të ri. Kemi eksperiencën e nevojshme për të kërkuar nga vetja shumë më tepër cilësi në komu nikimin publik”, u shpreh ai.

Berisha u shpall non grata nga SHBA në muajin maj dhe për këtë vendim ai akuzoi Ramën dhe Soros.

Rama: Berisha dhëmballë e pr ishur e PD, Basha nuk e sh kul dot Read More »