Politike

Sali Berisha: Çdo shqiptar e di që unë jam i ndershëm

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ndryshon qëndrim dhe thotë se s’ka forcë në botë ta ndryshojë nga vendimi që ka marrë për të vijuar si pjesë e parlamentit në shtator. Ai siguron se edhe Basha i ka kërkuar në takim ambasadores së SHBA, Yuri Kim të ketë transparencë mbi vendimin për shpalljen non-grata të Berishës dhe akuzës për korrupsion. ”çfarë vendimi prisni të marrë Basha lidhur me rolin tuaj?

Së pari, më lejoni të shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen një masakër zgjedhore, kërkon ti diktojë atij vend, këtij vendi se kush duhet dhe nuk duhet të futet në parlament. Do më lejoni pak ta zhvilloj këtë koncept. Ajo në konceptin e saj, qëndrimine saj e lidhi me dogmën e barit. Jo rastësisht. Ajo është njeri i shkolluar mirë, ka lexuar. Edhe Enver Hoxhën, edhe Abraham Linkolnin, e Kim Jong Un. Në politikë lexon. Por një gjë ju them, për të gjithë ata para gjeneratës suaj, diktati dhe bari janë binom i pandarë.

Shqipëtarët e dinë mirë se në diktaturë kur njerëzit kishin deleguar diktatorit, ai u ofronte si rrugë shpëtimi për mbrojtjen e tij barin. Shqiptarët kanë ngrënë bar dhe kanë vd ekur, kanë ngrënë mish të ngo rdhur dhe kanë vde kur. Sepse njeriu par avde kjes përpiqet të shpë tojë. Kjo ka ndodhur dikur edhe në Korenë e Veriut. Tani ndoshta s’ndodh se i ka dhënë disa parcela. Dik tatura dhe bari janë të lidhura. Gjithçka unë po bëj, pikërisht është që shqiptarët mos hanë bar. Dhe rruga e vetme është transparenca, unë s’po ofroj bar, por transparencë.

Në këtë kontekst. Dua të them prap, qëllimi im nuk ka të bëjë, nuk mbrohem unë nga imuniteti, nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti, por nuk pranon nën di ktat ti shkel ato. Ky është ndryshimi. Rruga e vetme është transparenca. Kështu që, cilido jetë qëndrimi im, nuk ka forcë në botë përveç të gjithfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim të besuar nga zgjedhësit shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Kryetari i PD në takimin me znj.Kim, ka kërkuar të njëjtën gjë. Ftoj çdo shqiptar të kërkojë të njëjtën gjë, transparencën. Por ata që ofrojnë barin kanë një problem madhor, kanë frikë nga e vërteta. Ata i tre mben. Unë kam deklaruar se mbi vendim, një fakt të jepet, unë marr vendimet e mia. Unë qëndroj i vendos, ta dini mirë që nuk ka forcë në botë që mund të më imponojë mua përveç transparencës.Kushdo tjetër.”- tha Berisha.

Sali Berisha: Çdo shqiptar e di që unë jam i ndershëm Read More »

Reagon Ambasada e SHBA në Tiranë, pas deklaratave nga Berisha

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se qëndrimi i tyre në luftën kundër korr upsionit është i qartë dhe i pan dryshuar.
Pëmes një deklarate për media Ambasada e SHBA thotë se do të përdorë të gjitha instrumentat për t’u përballur me korr upsionin dhe pandëshk ueshmërinë.
Kujtojmë se për “korr upsion dhe pand ëshkueshmëri” u shpall “non-grata” nga Departamenti i Shtetit ish-kryeministri Sali Berisha, i cili sot sfidoi sërish SHBA duke deklaruar se askush përveç Zotit s’e ndalon dot të hyjë në Parlament.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shp alljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar:
L ufta kundër korr upsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korr upsionin dhe pandë shkueshmërinë.

Reagon Ambasada e SHBA në Tiranë, pas deklaratave nga Berisha Read More »

Berisha: ‘Do të ishte dr ama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita, e cila është shpresë për përmby sjen e narko shtetit, të shndërrohet në le vë të na rkoshtetit’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, për një bashkëqeverisje të mundshme mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në shtator, duke thënë se kjo do të ishte drama më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Berisha u shpreh kategorikisht kundër një bashkëpunimi të tillë, duke thënë se opozita është shpresë për përmbysjen e nark oshtetit dhe nuk mund të shndërrohet në le vë të narko shtetit.

“Kategorikisht kundër. Do të ishte dr ama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita, e cila është shpresë për përmby sjen e narko shtetit, të shndërrohet në le vë të na rkoshtetit.

Jam i bindur se janë shumë të paktë, ose ndoshta askush nga demokratë, që e duan, por bashkëpunimin që iu referua zonja Kim mund të jetë, por edhe jo, për bashkëqeverisje”, tha Berisha.

Berisha: ‘Do të ishte dr ama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita, e cila është shpresë për përmby sjen e narko shtetit, të shndërrohet në le vë të na rkoshtetit’ Read More »

Sali Berisha: ‘Nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim, të besuar nga zgjedhësit shqiptar. Kjo është përfundimtare’

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp mesditën e sotme, pati një reagim të fortë ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila sërish dje kërkoi që Sali Berisha të mos ishte pjesë e Parlamentit të ri.

“George Soros dhe Edi Rama po h akmerren politikisht ndaj meje, për d enoncimet e mia për lidhjet e Ramës me kr imin dhe pasuritë e pal igjshme. Vendimi është h akmarrje politike për kundërshtimin tim të pr erë për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Mungesa e transparencës së këtij vendimi tregon se është vendim vetëm politik. Por, pavarësisht nga këto, unë nuk kam ngritur p adi kundër vendimit politik, por kundër shp ifjeve mbi të cilat bazohet ky vendim. Karakterin politik të këtij vendimi e d ëshmon edhe kërkesa e ambasadores që të mos futem në Parlament, me kër cënime me bar që e ka përdorur dikur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobët e pandreqshëm”, tha Berisha.

Ai kritikoi Kimin kur pohoi se ajo po ngatërronte demokracinë me di ktaturën duke theksuar se shqiptarët nuk hanë bar.

Yuri Kim pati deklaruar: “Do të jetë e rëndësishme që PD-ja të mendojë për këtë çështje dhe sikurse e kam përmendur edhe më parë, PD-ja ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga ko munizmi. Në fakt, do të ishte një ironi historike, por edhe tr agjike nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj”.

Berisha deklaroi se nuk do ta dorëzojë mandatin e deputetit, pavarësisht kërkesës së ambasadores amerikane Yuri Kim.

I pyetur nga A2 nëse kreu i PD, Basha, do ta largonte nga grupi parlamentar, Berisha tha: “E them edhe një herë, nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim, të besuar nga zgjedhësit shqiptar. Kjo është përfundimtare. Sa di unë, kryetari i PD në takim me zonjën Kim ka kërkuar të njëjtën gjë. Por ata që nuk bëjnë transparencë, kanë një problem madhor, kanë fr ikë nga e vërteta. Nuk ka forcë në botë që mund të imponojë mua një qëndrim tjetër përveç këtij. Cilido që ak uzon pa fakte bazë, ka probleme madhore me karakterin e tij”.

Berisha sqaroi se konferencën e ka thirrur për të njoftuar publikun se avokati i tij ka dorëzuar pa dinë për shpifje në Gjy katën e Parisit.

“Pas vendimit të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken për të shpallur non grata mua dhe familjen time, unë autorizova avokatin tim në Francë të ngrejë pa di për shpi fje. Javën që kaloi u dorëzua p adia pranë kësaj gjykate. P adia bazohet në precedentë të ngjashëm të mëparshëm dhe në parimin universal që për shp ifjen nuk ka imunitet. Unë i bëj thirrje Sekretarit Blinken që të dërgojë pranë gjy katës fakte, dokumente dhe prova që disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij. Me këtë rast ju informoj edhe se sot, pas 77 vitesh jetë, kjo është hera e parë që i drejtohem një gj ykate dhe nuk kisha imagjinuar që do të ngreja padi ndaj Sekretarit të një vendi që e admiroj kaq shumë. Me këtë padi dua të mbroj dinjitetin tim, të familjes time dhe të gjthë shqiptarëve”.

Sali Berisha: ‘Nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim, të besuar nga zgjedhësit shqiptar. Kjo është përfundimtare’ Read More »

‘Madame ambasadore jeni diplomate e dobët’/ Adi Krasta kritikon Yuri Kim

Gazetari Adi Krasta ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim pas qëndrimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbajnë me ish kryeministrin Sali Berisha pas shpalljes së tij “non grata”.
Moderatori i “A Show” te Tv Syri, e cilëson Yuri Kim si një diplomate të dobët.
“Madame AmbassAdore-Jeni një diplomate e dobët!”, thotë Krasta duke shtuar në Twitter se:

“Zhvleresimi i ambasadorwve te huaj ne Shqipëri wshtw i pandalshwm. Për herë të parë shqiptarët janë të pafajshwm”, shkruan Krasta.

‘Madame ambasadore jeni diplomate e dobët’/ Adi Krasta kritikon Yuri Kim Read More »

‘Berisha nuk është i domosdoshem për PD. Do ketë PD edhe pa atë’

Reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim që e kërkon Sali Berishën jashtë parlamentit në shtator, ka shkaktuar jo pak reagime mes demokratëve e jo vetëm.
Fatbardh Kadilli, i cili vetëm pak kohë më parë kandidoi për kryetar i kësaj force politike, thotë se Lulzim Basha është kryetar, por jo lider.
Basha është në një pozicion të vështirë teksa hapur i është kërkuar të distancojë PD-në nga Berisha.

E për këtë të fundit, Kadilli thotë se nuk është i domosdoshëm në parti.

“Sot ne kete situate qe jemi, – PD ka kryetar, por nuk ka Lider; – Berisha nuk eshte i domosdoshem per PD. Do kete PD edhe pa ate. – PD nuk eshte e fanatikeve, as thjeshte e anetareve te vet. PD eshte e gjithe shqiptareve”, shkruan Kadilli.

‘Berisha nuk është i domosdoshem për PD. Do ketë PD edhe pa atë’ Read More »

Vuçiç: ‘Cdo fjalë që Edi do të thotë unë e mbështes 100%’/ Rama: ‘Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë…’

Në samtin “Open Balkans” nuk kanë munguar batutat mes Vuçiç dhe Ramës.
Presidenti serb përpara se t’i jepte fjalën paraprakisht tha se është dakord me çfarë do që të thotë në vijim kryeministri i Shqipërisë dhe se çfarë do të firmosnin mes tyre.

“Unë jam një mbështetës i zja rrtë dhe pasionat i kësaj ideje pasi mendoj se do të ndryshojë peizashin politik dhe ekonomik për ne dhe popujt tanë dhe besoj që gjithkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do ta çojë më tej këtë nismë. Ndjesë që u mora shumë kohë. Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por çfarë do që të thotë 100%, çdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%” tha Aleksandër Vuçiç.

Batuta e Edi Ramës ishte disi e hi dhur, pasi i i përmendi çështjen e Kosovës. “Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë. Por pyetja m’u bë mua, sepse ma merr mendja, që Marko, si një njeri mjaft i aftë për të bërë marrëveshje mes kombeve dhe komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flas për BE-në. Ne do të firmosim sot marrëveshjen për lejet e punës, Serbia dhe Maqedonia kanë një pro blem, duhet të ndryshojnë ligjet e tyre” tha Rama.

Ai bëri thirrje që edhe në Kosovë ta mendojnë një nismë të tillë.

Ndërkaq në Forumin Ekonomik të Shkupit, i cili ka bërë bashkë liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pritet që të merren sot tre vendime:

Krijimi i një tregu të përbashkët të punës mes tre vendeve, Liberalizim i qarkullimit të mallrave, nuk do të hiqet tërësisht doganat, por do të ketë lehtësime të mëdha, Ndihmë të përbashkët mes tre vendeve për katastrofat natyrore.

Vuçiç: ‘Cdo fjalë që Edi do të thotë unë e mbështes 100%’/ Rama: ‘Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë…’ Read More »

E bujshme/ Shpërbëhet PD e Korcës, japin dorëheqjen Kryetari dhe 14 anëtarët (foto)

Konferenca për shtyp, deklaratat

Te nderuar qytetare te Korces, Të dashur demokrate te Korces.

Sot eshte nje dite jo e lehte per ne, anetaret e kryesise se PD dega Korce .

Ne kushtet kur nuk ka asnje shenje vullneti per te pare ne sy hu mbjen dhe per te reflektuar mbi shkaqet e verteta te saj

– te revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD

– te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite

– te bindur se sot Korca dhe Shqiperia kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit

– Ne sot po largohemi nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Korce .

Une kam dhene doreheqjen si kryetar i PD dega Korce dhe sot po jap doreheqjen si aneter i Keshillit Kombetar te PD.

14 anetare te kryesise, qe jane ketu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i deges se Korces , Devis Osmani qe ka punuar prane meje per 8 vite , largohen me doreheqje te parevokueshme nga ky funksion.

Deklarate, Andrea Mano,anetar i Keshillit Kombetar te Pd,ish kreu i Pd per 8 vite dhe kandidat per deputet.

Te dashur qytetare te Korces , te nderuar demokrate :

– Ne qe jemi sot ketu ne kete salle dhe shume demokrate te tjere jashte kesaj salle te cilet kane punuar ne kushte te veshtira per PD , sot ndjehen te paperfaqesuar.

– Importet e L. Bashes nuk perfaqesojne vlerat dhe moralin e qytetarise te banoreve te Korces, ne qytet dhe ne fshat .

– Ne nuk duam te jemi deshmitare te zerimit te kontributeve te demokrateve te thjeshte dhe denojme ashper futjen e frymes se percarjes .

– Ne i lexojme me seriozitet , perulesi dhe jo me arrogance mesazhet qe vijne nga rezultati i zgjedhjeve . Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre hu mbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e hu mbjes se PD ne qarkun e Korces.

Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD. Ne do te vazhdojme te jemi anetare te PD , do te vazhdojme te besojme dhe te punojme per demokracine, per te sotmen dhe per te nesermen e Korces.

Viola Tasi, anetare kryesie. Të nderuar demokrate dhe demokratë! Nisur nga sa ka ndodhur dhe po ndodh me drejtimin e Partisë demokratike të shqipërisë, kemi dalë sot para jush dhe para opinionit publik, si anëtarë të kryesisë të Partisë Demokratike dega Korçë, për të dhënë dorëheqjen tonë nga funksionet drejtuese që mbajmë. Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë partinë Demokratike në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave të tij personale. Me veprimet apo mosveprimet e tij, mendojmë se Z.Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tuaja dhe tonat në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike. Gjithashtu, me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se Partia Demokratike po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij për të lu ftuar qeverisjen kat astrofike të Edi Ramës. Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona dhe të shohim me optimizëm drejt së ardhmes të kësaj partie. Theksojmë me forcë, për ti mbyllur rrugën të gjitha hamendësimeve, se jemi dhe mbetemi anëtarë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj.

E bujshme/ Shpërbëhet PD e Korcës, japin dorëheqjen Kryetari dhe 14 anëtarët (foto) Read More »