Perputhen

Njihuni me tetë konkurrentet e Përputhen 4!

Konkurrentet e këtij sezoni të “Për’puthen” janë tetë karaktere të ndryshme që kanë nsiur këtë eksperiencë të re në kërkim të dashurisë në ekran.
Konkurrentja e parë është Xheni Brahaj. Ajo ka mbaruar studimet e larta për juridik thotë se kur i vë një synim vetes e arrin, ndërsa shton se është tip i lirë, gazmor dhe aventurier.

“Dua që partneri të jetë i pjekur, besnik dhe punëtor, është tipi ai që më ngjit më shumë, sa open mind është sa largpamës për synimet e veta. Kam mbaruar studimet e larta për juridik, për të drejtë penale, gjithmonë kam pasur frikë për veten kur e imagjinoja të ulur këtu. Ka qenë një shoku im i ngushtë që ma futi në dëshirë dhe thash pse jo”, thotë Xheni.

Anxhela është konkurrentja e dytë, për të cilën sytë e saj blu janë pika e saj më e fortë. 24-vjeçarja ka lindur në Athinë, por banon në Tiranë.

“Pika ime më e fortë janë sytë”, tha ajo në spektaklin e dashurisë, ndërsa opinionisti Arjan Konomi e krahasoi me Shqipen për nga karakteri shpërthyes.

Eda Likaj është konkurrentja e tretë në Për’puthen. Ajo është 22 vjeç me origjinë nga Fieri, por jeton në Tiranë. Pozicioni aktual i punës së saj është menaxhere. Arsyeja që është në spektaklin e dashurisë lidhet me tipin e saj, pasi pëlqen të kontrollojë partnerin gjatë gjithë kohës.

“Duke qenë se unë jam shumë kontrolluese, do më kursejë kohë”, tha jo.

Konkurrentja më e re në moshë këtë sezon është Orsiola Lici. 19-vjeçarja thotë se ka ardhur në program për të përjetuar një eksperiencë të re. Ajo vjen nga Elbasani dhe aktualisht është studente.

Orsiola kërkon që të njohë djem që janë më të rritur se ajo.

“Të jetë i ëmbël, të më bëjë për të qeshur, të jetë më i rritur që të mësojë gjëra të reja. Do të doja të mos më lërë hapësira që unë të shoh të tjerë”, thotë ajo.

Ilda Mehmetaj hyri në “Për’puthen” me një kërcim sensual, që tërhoqi menjëherë vëmendjen. 25-vjeçarja ka lindur në Vlorë dhe jeton në Tiranë. Ka pasionin kërcimin, por aktualisht punon si fizioterapiste.

Këtu kam ardhur për të gjetur dashurinë, thotë ajo, ndërsa shton se kërkon që të njohë një mashkull perfekt, të jetë i bukur dhe simpatik.

Një vajzë e rritur në Turqi, por që djemtë turq nuk e tërheqin. Kamila Stafa është konkurrentja e radhës në “Për’puthen”. 26-vjeçarja ka lindur në Shijak dhe jeton në Tiranë. Tani jeton me Shqipërisë dhe Turqisë, ndërkohë që punon si përkthyese.

Dua një djalë tradicional shqiptar”, thekson ajo.

Vajza e radhës vjen nga Italia. Laura Dervishi kërkon të njohë një djalë në emisionin e dashurisë në vendin tonë. Laura është 28 vjeçe dhe punon si tatuatore.

Një vajzë që i ka kushtuar shumë kohë punës, por tani është gati t’i përkushtohet dashurisë. Lorida Dane ka lindur në Berat dhe jeton në Tiranë. 25-vjeçarja punon si dizajnere dekore.

“Kam qenë e përkushtuar nga puna dhe jo nga dashuria. Dua një mashkull që të më shtyjë përpara, dua të eci para me të, është pak e vështirë të ketë djem të tillë në Shqipëri”, thotë ajo.

Njihuni me tetë konkurrentet e Përputhen 4! Read More »

Ja kush është opinionistja e re e ‘Për’puthen’

Të hënën e ardhshme do të rikthehet në ekran emisioni “Për’puthen”, që si shumë projekte të tjera këtë vit do të vijë me ndryshime.

Moderatorja Bora Zemani s’do të jetë më pjesë e këtij emisioni, siç pat lajmëruar edhe më herët. Ajo do të prezantojë “Dancing With the Stars”, ku flitet se në moderim do të jetë edhe Donald Veshaj.

“Për’puthen” i është besuar Ori Nebiajt. Opinionisti Arjan Konomi do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij formati ndërsa krah tij do të vijë një tjetër personazh jo pak i njohur, për të dhënë opinionet e komentet e saj.

Lidhur e këtë situatë mësohet se në rolin e opinionistes këtë vit do të jetë ish-banorja e “Big Brother Albania”, Neda Balluku.

Neda është larguar prej kohësh nga ekrani dhe i është përkushtuar familjes së saj, së bashku me partnerin, Ogrenin të cilin e njohu po në reality-show.

Neda dhe Ogreni janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai.

Ish-banorja është diplomuar për Filozofi dhe ka publikuar librin e saj të parë “Archea”. Tashmë përveç pasioneve, Neda Balluku do t’i përkushtohet edhe emisionit “Për’puthen”

Ja kush është opinionistja e re e ‘Për’puthen’ Read More »

Zbulohet kush do ta zëvendësojë Bora Zemanin në ‘Përputhen’

Pas largimit të Bora Zemanit nga “Përputhen”, mësohet se ajo që do të prezantojë emisionin e dashurisë është Ori Nebijaj.
E ftuar sot në emsionin “Wake up”, Ori u shpreh se kjo do të jetë një sfidë për të ndonëse ende nuk ka firmosur asgjë.

“Të jem e sinqertë, nuk e di akoma, s’kam firmosur ende gjë, me sa kam dëgjuar nuk do ketë shumë ndryshime.

Unë nuk kam qenë nga ato që e kam parë ‘Përputhen’ nga fillimi. E shoh si sfidë”, tha Ori Nebijaj.

Zbulohet kush do ta zëvendësojë Bora Zemanin në ‘Përputhen’ Read More »

Dy ish-konkurrentët e Përputhen i japin fund lidhjes

Mikela dhe Erioni u quajtën si çifti i vetëm i vërtet që dolën nga “Përputhen”. Por duket se edhe kjo histori nuk ka zgjatur shumë për dy të rinjtë dhe i kanë dhënë fund. Xhelozia e Mikelës ka shkaktuar probleme për këtë çift, pikërisht kur Erioni ka vendosur të nisë karrierën e tij në muzikë.

Vendim ky që nuk është pritur shumë mirë nga partnerja e tij, çfarë ka sjellë de bate të vazhdueshme.

Por duket se Erioni ka zgjedhur karrierën. Aktualisht ai po xhiron videoklipin e tij të parë, duke shënuar kështu zyrtarisht hyrjen e tij në tregun muzikor.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” duket se ka dhënë një lloj konfirmimi për nd arjen nga Erioni, me të cilin doli çifti disa muaj më parë nga programi. Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social “Instagram”, ndjekësja e saj ishte se ajo dhe Erioni janë ndarë, pas lajmeve që qarkulluan.

“Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”, e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë.

“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë, është një përgjigje”, shkruan ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.

Dy ish-konkurrentët e Përputhen i japin fund lidhjes Read More »

Bora-Donald, Meridian Ramçaj plas “bo.mbën”: Mos tento të shkelësh te ajo “Borë” se…

Ish banori i Big Brother Vip Albania, Meridian Ramcaj ishte sot i ftuar në “Fitstation” nga Çenkuela Hasa.

I pyetur për rikthimin e mundshëm të Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani, ish banori i BBV nuk ngurroi të ironizoj dyshen.

“Thonë që në mal bora kur nuk shkrin, mbledh të gjitha pislliqet dhe i ruan. Mos tento të shkelësh te ajo borë se gjithmonë bëhesh pis”, u shpreh Meridiani.

Bora-Donald, Meridian Ramçaj plas “bo.mbën”: Mos tento të shkelësh te ajo “Borë” se… Read More »

Alvisa Qarri poston foto me të dashurin e ri/ Kush është djali që i ka rrë mbyer zemrën?

Ish-konkurentja “Për’puthen”, Alvisa Qarri, mesa duket e paska gjetur dashurinë e saj. Ajo ka postuar disa foto së fundmi, ku duket se po shijon disa ditë pushime në qytetin e Barcelonës.

Por ajo çfarë ra në sy ishte fotoja me një mashkull misterioz në të cilën Alvisa shkruan “të dua”. Megjithatë ajo nuk e ka zbuluar identitetin e tij akoma duke marrë parasysh se mund të jenë në fillimet e lidhjes së tyre.

Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që dolë nga emisioni i “Për’puthën 3”, dhe gjatë intervistave të ndryshme ku shprehnin ecurinë e lidhjes së tyre, dukej sikur çdo gjë po shkonte shumë mirë. Por kjo nuk zgjati shumë pasi lajmi i ndarjes erdhi nga ana e Bashkimit . Pasi ndarja e deklaruar nga Bashkimi u bë e bujshme, në emision u fol nga tre konkurrentë (Ana,Edi,Samiu) për tradhti nga ana e Alvisës.

Kush është djali që i ka rrë mbyer zemrën?

Para disa kohësh Alvisa Qarri është përballur me një tjetër ngjarje të pakëndshme, ku i është vjedhur llogaria e saj e “Instagram”-it. Personi që ka bërë këtë, ka postuar disa nga bisedat e saj me konkurrentët dhe ish-konkurrentët e tjerë të emisionit, duke zbuluar një sërë detajesh lidhur me të pathënat e tyre që i kanë habitur të gjithë fansat.

Pak kohë më vonë, Alvisa arriti të rikthejë llogarinë e saj të “Instagram”, dhe reagoi lidhur me këtë ngjarje. Ajo i ka kërkuar ndjesë të gjithëve për publikimin e bisedave dhe ka paralajmëruar për marrjen e masave mbi shkeljen e privatësisë.

Alvisa Qarri poston foto me të dashurin e ri/ Kush është djali që i ka rrë mbyer zemrën? Read More »

Ish-konkurrenti i Për’puthen zbulon bisedat me nënën e këngëtares Beatrix Ramosajt

Ish-konkurrenti i Për’puthen Xhafer Thaqi vijon me deklarata e bujshme, jo vetëm për ish-konkurrentët e programit por edhe për personazhe të tjerë të njohur.

Ai është përfolur për mbështetjen dhe deklaratat publike që ka bërë për këngëtaren Beatrix Ramosaj. Ai shprehu hapur pëlqimin për ish-banoren e BBV, dhe së fundmi i ftuar në “Glamour Zone”, Xhaferi ka zbuluar edhe një bisedë që ka pasur me nënën e saj, Antigone Ramosaj.

Sa i përket ndarjes së Beatrix nga Donaldi ai shprehet se është një avantazh për të, ndrësa shton se ku i fundit e “përndjek” në Instagram duke i parë postimet.

Pyetje: Keni biseduar ndonjëherë me Beatrix?

Xhaferi: Nuk kam pasur rast të bisedoj me të, por kam biseduar me mamanë e saj. Ia kam shprehur pëlqimin për gocën. Kam qenë shumë interesante sepse i kam thënë “si të dukem si dhëndër.” Qeshi, dhe pastaj kështu disa shkrime, bisedova edhe pak me të i thashë ti bëjë të fala gocës.

Pyetje: Çfarë mendon për ndarjen e saj të bujshme?

Xhaferi: Asgjë thjesht e shoh në avantazhin tim, më hapet rruga.

Pyetje: Ke thënë nuk e njoh Donaldin si nuk e njeh?

Xhaferi: Se njoh, ai më njeh mua. Ai më shikon storyt në Instagram.

Ish-konkurrenti i Për’puthen zbulon bisedat me nënën e këngëtares Beatrix Ramosajt Read More »

‘Një nga vajzat bën marrëdhënie tr eshe’/ Habit ish-konkurrenti i emisionit të njohur në Top Channel, bën deklaratën e papritur

Edhe pas përfundimit të “Për’puthen” ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë Xhafer Thaqi është rikthyer në qendër të vëmdnjes me deklaratat e fundit.

Teksa ishte i ftuar në një intervistë në “Ora Neës”, ai u pyet për prapaskenën më të çuditshme që ka parë dhe ka habitur me përgjigjen e tij. Xhaferri tha se ka parë njërën nga konkurrentet e programin duke kryer marrëdhënie me dy meshkuj, sipas tij njëri reper ndërsa tjetri i martuar.

Pyetje: Cila është prapaskena më e çuditshme që ke parë?

Xhafer Thaqi: Kam parë videon e një vajze të Përputhen duke kryer marr ëdhënie me 2 meshkuj. Njëri është reper dhe tjetri është i martuar. Më vjen inat që ajo bën moral për ndershmëri, dhe nga ana tjetër kryen marrëdhënie tre she.

Pyetje: Reperi a ka qenë i ftuar në emisionin tim?

Xhafer Thaqi: Se di, nuk ta them (qesh)

‘Një nga vajzat bën marrëdhënie tr eshe’/ Habit ish-konkurrenti i emisionit të njohur në Top Channel, bën deklaratën e papritur Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com