Opinione

A ka frikë nga infektimi me koronavirus? Kjo është përgjigja që jep kryeministri Rama…

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në open në Top Channel për të folur për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe më shumë se kaq.

Duke komentuar pamjet e transmetuara nga Top Channel në spitalin Shefqet Ndroqi tha:
Realiteti është ai, për shumë arsye shqiptarëve u flitet ndryshe, goditet edhe trupa mjekësore. Mjafton të ketë një kërkesë më autorizim për të marrë masa, dhe të gjithë që duan të japin një informacion të futet, sepse nuk është normale që publiku të mbingarkohet me gënjeshtra dhë të pavërteta.

Por a ka frikë kryeministri nga infektimi?

Rama: Gjëja e parë është larg qoftë të infektoj dikë në familje shoqëri, por se kemi në dorë.
Unë kam bindje të miat, që lidhet me yjët, spo i ndaj këtu.

Pa asnjë problem do ishte trajtimi këtu, Si kuptoj ata që ikin jashtë.

Në rastin e covid në spitalet tona smungon asgjë që e kanë spitalet jashtë, qoftë nga kurat e aparaturat.

Mjektë janë në nivelin e duhur. Shefja e epidemiologjisë, Silva Bino la veten në dorë të tyre, dhe ja ku është, shumë mirë.

A ka frikë nga infektimi me koronavirus? Kjo është përgjigja që jep kryeministri Rama… Read More »

A do të mbyllet përsëri vendi nga koronavirusi?Rama: Na pret një dimër i vështirë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ka folur për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 ndërsa shifra e të vdekurve dhe të prekurve është në rritje.

Tashmë vendi është nën masa të tjera akoma më të rrepta, ku ndalohet lëvizja vetëm për arsye të veçanta 22:00-06:00.
Kryeministri ka shuar kuriozitetin e të gjithëve duke dhënë përgjigjen nëse do të mbyllemi apo jo. Ai tha se nuk beson në mbyllje duke shpresuar se masat do të respektohen nga qytetarët.

“Në gripin spanjoll vala e dytë ka qenë ajo që ka bërë kërdinë më të madhe, jemi në një situatë as mes më alarmanteve as më e lehtë, është në kontroll, por të shohim numrat e kapaciteteve. Problemi më i madh i kësaj goditjeje është që e para nuk është një grip i zakonshëm e dyta numrat mund të rriten me shpejtësi deri në atë masë sa të bllokojnë sistemin e kapacitetit.

Nuk besoj në mbyllje të përgjithshme se ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër dhe mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, nëse mbajmë maskat, ruajmë distancën kemi në dorë shumë secili prej nesh. Askush nuk mund ta thotë por ne jemi të përgatitur ndryshe nga çfarë flitet e përgojohet se jemi të përgatitur e mirpërgatitur. Të gjitha masat qoftë për tu rimbyllur qoftë për tu rihapur janë të gjitha të planifikuara nga komiteti i ekspertëve. S’mund të planifikosh gjithçka për një gjë të panjohur. Duhet tu besojmë ekspertëve tanë, faktikisht është një libër për tu provuar. Në asnjë vend nuk shkon çdo gjë vaj e këtë goditje ofensive që vjen një herë në shekull. Faktikisht ne sot kemi të lira 30% të kapaciteteve të hapura, ndërkohë që kemi një spital të ri dhe jemi sot me 550 shtretër të disponueshëm që mund të shkojnë deri 1600”, tha Rama.

A do të mbyllet përsëri vendi nga koronavirusi?Rama: Na pret një dimër i vështirë… Read More »

Kur do vijë vaksina kundër koronavirusit në Shqipëri? Ja si përgjigjet Rama…

Kur do vijë vaksina në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigjë konkrete, por tha se po përgatitemi për kohën e duhur.

“Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë.

Rama: Jemi duke menduar një mbështetje për të gjithë familjet me ndihmë ekonomike. Ato janë më vunerabël. Jemi duke e formuluar dhe është brenda strategjisë.

Edhe plani nga pikëpamja financiare është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Jemi tani duke u marrë që të kemi pjesë në marrjen e vaksinës në një kohë të shpejtë.

Kur do vijë vaksina kundër koronavirusit në Shqipëri? Ja si përgjigjet Rama… Read More »

Rama emëroi zëvendësministër të Financave zyrtarin e PD-së/ Babai i Besart Kadisë u përgjigjet kritikëve

U përcoll me bujë emërimi i Besart Kadisë si zëvendësministër i Financave nga Kryeministri Rama.

Të shumtë ishin edhe ata që e kritikuan këtë lëvizje, pasi ai ka mbajtur detyra pranë Partisë Demokratike.

Por së fundmi ka reaguar edhe babai i tij, Ilir Kadia, ish-këshilltar i Sali Berishës.

“Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvendës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir! Janë në të drejtën e tyre!

Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëherë nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë”, ka shkruar ai në Facebook. /noa.al/

Rama emëroi zëvendësministër të Financave zyrtarin e PD-së/ Babai i Besart Kadisë u përgjigjet kritikëve Read More »

Rama: ‘Kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka’

Kryeministri Edi Rama ka folur për dy prej fatkeqësive që kanë goditur njëri pas tjetrës Shqipërinë, tërmetin e 26 nëntorit dhe më pas pandeminë globale të koronavirusit.

Rama shprehet i bindur se Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se qeveria do të bëjë gjithçka të mundur në luftën kundër armikut të padukshëm. Kryeministri shtoi se qeveria do të përkushtohet në rindërtimin e të gjithë shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shembëlltyrë e vendosmërisë, kurajos, profesionalizmit, pa asgjë mangut krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës!,” – theksoi Rama.

“Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë!”, shtoi kreu i qeverisë.

“Dhe Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda, të cilat mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!” – shkroi Rama, i bindur se pas pandemisë Shqipëria do të dalë më e fortë nga kjo betejë./NOA.al

Rama: ‘Kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka’ Read More »

Basha: ‘Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje dhe bashkë do ta shërojmë Shqipërinë’

Basha me mësuesit: Rama i braktisi në përballjen me virusin, ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët. Që nga dita e parë e pandemisë mësuesit kanë qenë ndër më të rrezikuarit. Qindra janë infektuar dhe karantinuar dhe për fat të keq disa prej tyre e kanë humbur betejën me virusin. Ndërkohë vala e dytë e pandemisë i gjeti sërish shkollat fillore dhe ato të ciklit të mesëm të papërgatitura dhe mësuesit pa asnjë mbështetje.

Në një takim me arsimtarë nga gjithë vendi biseduam për vështirësitë me të cilat ata përballen, nga orët e zgjatura të punës, mungesa e ujit në shumë shkolla, deri tek mungesa e testimeve në kohën kur numri i të infektuarve po rritet çdo ditë.
Është e papranueshme se si Rama dhe qeveria i braktisën mësuesit! Ata kanë nevojë për ndihmë dhe jo për retorikë boshe nga FB dhe Instagrami. Edi Rama ka zgjedhur të mos dëgjojë, të mos punojë as edhe një ditë të vetme për shqiptarët.

Ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët. Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje dhe bashkë do ta shërojmë Shqipërinë!

Basha: ‘Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje dhe bashkë do ta shërojmë Shqipërinë’ Read More »

Psikologia kërkon mbylljen e shkollave

Ditën e sotme hyn në fuqi masat e reja të koronavirusit në vendin tonë, ku do të mbyllen të gjitha bizneset në orën 22:00 dhe do të ndalohet lëvizja e qytetarëve deri në orën 06.00 të mëngjesit.

Psikologia Denata Toçe ka folur në lidhje me këtë gjë duke thënë se është kundër këtyre masave, pasi shkollat dhe kopshtet janë burim infeksioni, ndryshe nga ajo që deklaroi Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Kjo e fundit ka thënë se:

“Nuk jemi Italia. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi Shqipëria ku kemi sistem arsimor ku niveli i sigurisë lë për të dëshiruar. Kemi parë raste me edukatore që për shkak të numrit të fëmijëve, jo të gjitha kopshtet kanë masat e duhura, shohim që ka edukatore, mësues dhe nxënës të infektuar mbi moshën 10 vjeç.

Mendoj se duhet të marrim sa më parë masa, jo të reagojmë kur dëmi është bërë. Nëse vazhdojmë të mendojmë se shkollat nuk janë burim infeksioni, se baret dhe restorantet qenkan burim infeksioni veç pas orës 22, se njerëzit tashmë janë ndërgjegjësuar, JO! Pse sot kemi në spitale më shumë të rinj? Sepse brezi i vonë po bën më shumë kujdes. Pra duhet të marrim masa graduale.”
Gjithashtu, psikologia e njohur theksoi se:

“Duhet të marrim masa jo të zakonta për një situatë jo të zakontë. Kjo është një arsye pse kam kërkuar mbylljen e shkollave. Nuk mendoj që nga 22 e natës deri në 6 të mëngjesit u bëka nami i madh. “

Një gjë tjetër që përmendi Toçe ishte dhe strategjia, pra se çfarë duhet të bëjmë në këto ditë pandemie, duke thënë se strategjia më e mirë është zbatimi i masave të Covidit, mbështetja financiare dhe stabiliteti i shëndetit mendor.

Psikologia kërkon mbylljen e shkollave Read More »

A ka ‘gisht’ kryeministri Rama në krijimin e partisë së re? Flet Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka qenë numri 2 i PD është larguar nga kjo parti për shkak të Lulzm Bashës. Në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News ka folur rreth formularit që i dorëzoi Basha për të shpjeguar kontributet në PD duke thënë se ishte enverizëm i gjallë, fyes dhe qesharak.

“Është fyerje ti çosh dikujt formular. Është i rremë në cdo gjë, nuk demokratizohet partia me formular. Kur e lexova, thashë si ka mundësi që të tjerët e kanë plotësuar. Ishte aq fyes dhe qesharak si ai që kërkoi mbrapa që të mos thonim asnjë fjalë kundra gjësë. Është një enverizëm i gjallë dhe është kundra qenies time”, tha Topalli.
E pyetur nëse Rama ka gisht në krijimin e partisë së re “Lëvizja për ndryshim”, Topalli thotë: “Rama është kundërshtari im i parë i sotshëm dhe i hershëm dhe kjo lëvizje është vetëm kundra Edi Ramës sepse jam e bindur se është në qeveri vetëm se ka marrë peng PD. E kam thënë prej vitesh, pa hequr Bashën nuk ikën Edi Rama, duhet të ishte larguar prej kohësh. Shqiptarët po paguajnë gjithë vuajtjen e tyre për shkak të pazareve që palët kanë bërë gjatë kësaj periudhe.”

Sa i përket partive të reja që po krijohen nga opozitarë, Topalli me bindje shprehet se nëse nuk do ishte Basha në krye të PD, të gjithë do të bashkoheshin.

“Po të kishim një kryetar të ri, të pakorruptuar, të gjithë do bashkoheshim aty ku kemi qenë dikur. Është përçarësi më i madh i së djathtës, përgjysmoi të djathtën dhe nuk ka lidhje me një forcë politike si PD dhe mban në fuqi Edi Ramën”, shtoi Topalli.

A ka ‘gisht’ kryeministri Rama në krijimin e partisë së re? Flet Jozefina Topalli Read More »