Opinione

‘Shoferi qv kërkon të bëhet deputet’ – Nga Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka replikuar në distancë me mjekun Erion Dasho, mbi këndvështrimin e secilit lidhur me pandeminë në vend.

Pas akuzave përmes një analize të mjekut kritik Erion Dasho, Brataj, përmes një shkrimi të gjatë, e quan atë “shoferi që kërkon të behet deputet”, duke pretenduar se gjithçka thotë e bën në favor të ndonjë formacioni politik. Ai e krahasoi atë me një këpucar që duhet të merret me këpucët.

Reagimi i plotë i Skënder Brataj:

SHOFERI QË KËRKON TË BËHET DEPUTET!

Sot shofer Erion Dasho ka bërë një analizë si ato që di të bëj ai dhe si gjithmonë pa etikë dhe deontologji më thotë :

KËPUCAR! MERRU ME KËPUCËT!

Populli thot: Harbutit sillju si harbut!

Postimi marë nga statusi i tij me pak fjalë është ky:

Shprehja e mësipërme i atribuohet një piktori të Greqisë së Lashtë, i cili i kërkoi një këpucari mendim se si t’i pikturonte më saktë këpucët. Këpucari pasi e dha mendimin e vet nisi të japë sugjerime edhe për ngjyrat, format, etj. Atëherë piktori tha frazën e famshme “Këpucar! Merru me këpucët!”

Shprehja e mësipërme më është kujtuar gjatë kohës së pandemisë kur kam parë urgjencën mjeksore të luajë rolin e këpucarit të Apelles së Kosit.

I ftuar në mars dhe prill për të kaluar situatën e emergjencës me COVID-in, shërbimit të urgjencës i mbeti COVID-i në dorë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të merret edhe me konsultime online, edhe me mjekim në shtëpi, edhe me marrje tamponash edhe me transport pacientësh.

Efekti më i dëmshëm i dhënies së “ekskluzivitetit të COVID-it” urgjencës mjeksore është çrregullimi dhe kaosi që është krijuar në sistemin e referimit të pacientit.

Gjatë epidemisë, urgjenca mjeksore e merr pacientin nga shtëpia dhe e dërgon atë në spitalet COVID dhe duke kapërcyer menjëherë tre shkallë në sistemin e referimit – mjekun e familjes, spitalin bashkiak dhe spitalin rajonal.

A Po Luan Shërbimi i Urgjencës rolin e ruajtësit të portës (Gate-Keeper) për të mbajtur artificialisht të ulët përdorimin e shtretërve sëpitalorë?

Shofer Erionin e kam njohur në vitin 2015 kur erdha në Shqipëri. Ishte drejtor i Telemjeksisë shqiptare, por mos u çudisni nëse ai nuk e di çfarë është telemjeksia! Pasi të sqaroj qytetarët po i bëj një përshkrim të shkurtër karrierës së shofer Erionit deri tani! Nga këtu e tutje ai po konsulton me disa parti politike dhe ndoshta pretendon ndonjë zgjedhje si deputet, normal nuk është hera e parë që ndodh! Që të ndodh një gjë e tillë duhet të godasësh gjërat dhe shërbimet që funksionojnë dhe sidomos drejtuesit e tyre! Sot ka gjetur fajtorin , Urgjencën Mjeksore, Urgjencën Kombëtare!!

Qytetari ka katër mënyra për të hyrë në system, mjekun e familjes, qendrën shëndetësore, urgjencën spitalore dhe urgjencën paraspitalore ose 127. I vetmi shërbim 24 orë janë urgjencat e spitaleve, Q.SH me urgjencë pritëse dhe 127. Mjeku i familjes nuk e mbulon dot shërbimin natën, ditët e festave dhe ditët e pushimit.

Urgjenca nëpërmjet numrit unik 127 është i vetmi që mund të kapet në kohë reale dhe qytetari të ketë një përgjigje, një informacion dhe një këshillim mjeksor. Pra si do të lidhet qytetari me sistemin shofer Erioni kur nuk ka asnjë system të integruar dhe të kompletuar në Shqipëri? Në të gjithë botën të gjitha sistemet e urgjencës në bazë të të dhënave bëjnë mbi 80% asistencë dhe 20% urgjencë mjeksore midis tyre edhe Gjermania!

Pranë QKUM në një sektor të veçantë gjithmonë për arsye të teknologjisë është numri i gjelbër 08004040 që lidh mjekun e familjes me qytetarin, psikologët me qytetarin, informacion burokratik për proçedurat, me fondin dhe farmacitë, pra aktivitetin e mjekësisë së familjes.

Nëpermjet 127 janë bërë nga 1 janari 665.685 thirrje, nga të cilat janë kryer 174.553 këshillime nga mjekët e Njësisë së Koordinimit dhe 118.405 vizita në banesë nga ekipet mjekësore. Nga këto vizita janë trajtuar në banesë 56.361 ose 47.6% dhe 72.044 ose 52.4% janë dërguar në spital. Thirrje për korona janë 164.425 nga të cilat janë bërë 9.936 vizita me Covid pozitiv në banesë dhe gjysma e tyre është trajtuar në shtëpi dhe pjesa tjetër është dërguar në spital. Të gjithë pacientët që ndiqen nga mjekët e familjes kur përkeqësohen këshillohen nga ata të telefonojë 127 dhe të gjithë pacientët e qyteteve vlerësohen nga ekipet e terrenit, pastasj vizitohen nga infeksionistët ose pneumologët e spitaleve dhe pasi plotësohen me ekzaminime dhe nëse është e nevojshme transportohen në spitalet terciare, pra sipas sistemit të referimit nga urgjenca.

Shofer Erioni besoj e kuptove që ndiqet sistemi i referimit, si thua këta pacientë ti lemë në shtëpi apo të shkojnë vet në spital? Si thua urgjenca mjekësore e spitalore dhe paraspitalore janë dakort me ty në këtë ofezë dhe baltë që nuk po kursen për ta?

Si thua të tërhiqemi nga detyra fisnike, nga betimi që kemi bërë para kësaj sëmundje? Tip ret të bëjmë një gjë të tillë që sistemi të shkojë në katastrofë që ti nga shofer të bëhesh deputet?

Jo shofer ne nuk tërhiqemi, ne do vazhdojmë tu shërbejmë qytetarëve. Kujdes se deri në prill edhe për ty rruga është shumë e gjatë!

Le të vazhdojmë me karrierën e shoferit. Personalisht pata kontakte me drejtuesin e USAID-it në Shqipëri dhe Kosovë që drejtonte këtë projektin e telemjeksisë të cilit Erioni i bënte shoferin. E falnderoj doktorin që dha një kontribut të çmuar në projektin e telemjeksisë dhe urgjencës në Shqipëri. Pastaj mora vesh që Erioni bënte shoferin Prishtinë –Tiranë dhe anasjelltas. Mora vesh që kishte mbaruar specializimin për okulist, por nuk kishte punuar ndonjëher, nuk e di nëse universitet fantazmë të asaj kohe shisnin edhe diploma specializimi! Pastaj mora vesh që është epidemiolog dhe dikur shumë herët kalonte nga ISHP-ja ndnjëher. Drejtuesi i USAID-it me të cilin i ka të prishura marrdhëniet tani, kishte edhe projekte të tjera në lindjen e mesme dhe në Afrikë, kështu që shofer Erioni mjeshtër siç është, ju qep nga pas drejtuesit të USAID-it të bënte shoferin edhe në këto vende! “Sa më shumë të bredhësh aq më shumë nxë” thotë populli por jo si shofer Erion! Epidemiologu, okulisti , drejtori që nuk pa një pacient në jetë zhvilloi këtë dhunti të tijën.

Ai bëri disa njohje në këto vite dhe zbuloi botën e projekteve dhe të OJQ-ve. Kështu nisi projektet dhe kuptohet vendi ku duhej të përfitonte ishte Shqipëria dhe vendet e Afrikës, ku falë edhe njohjeve që bëri u bë pjesë e këtyre OJQ-ve. Sot rezulton anëtar, drejtor apo shofer në këtë OJQ nuk e di, specialisti i Gjermanisë që jeton në Shqipëri thotë se okupohet me teknologjinë mjeksore, specializim që nuk e dinim! Nga janari me projektin e tij u bë pjesë e trajnimit të mjekëve të familjes për disa muaj. Pastaj u paraqit në ministri si shpëtimtar i ardhur nga Gjermania! Ai propozoi masat inteligjente në mjeksi, ku virusi mund të identifikohej me anë të celularit dhe ndoshta edhe ta asgjësonte atë me të njëjtën mënyrë teknologjike! Ministria nuk u bind për fatin e mirë dhe shoferi kaloi te Testim, Gjurmim ,Trajtim dhe aty ka ngelur akoma. Por shejtani kur dështon në një anë fillon disa të të tjera!

Filloi punë për gjashtë muaj pranë televizioneve, kundër çdo mase apo këshillimi të ministrisë apo ekspertëve të komitetit, se veç masave inteligjente të tij asgjë nuk do ta shpëtonte Shqipërinë! Pasi kaloi këto gjashtë muaj në televizione gjëndja në Gjermani u përkeqësua dhe ai fluturoi ta shpëtonte atë sepse masat inteligjente të tij as gjermanët nuk i kuptuan! U tha të bënin si Shqipëria ,të mbylleshin , të shtërngonin masat se ky virus është më inteligjent se masat inteligjente. Gjermania po i njek këshillat e tij me përpikmëri! Tani nga Gjermania(apo fshehur diku) e kemi në skype duke këshilluar dhe duke gjetur fajtorët, sepse në Shqipëri virusi është i djallëzuar si shqipëtarët, ai mund të kapet vetëm me këshillat dhe masat e tij inteligjente! Shkëlqimet dhe rëniet e shokut Zylo sapo filluan përsëri! Testim,gjurmim, trajtim, ju politikanë më ndiqni, unë jam i zoti, unë jam specialist në Gjermani! (Dreq e paskan marrë vesh që unë punoja shofer dhe tani punoj në një OJQ)!!!

Meru me politikë, por jo me urgjencën!

‘Shoferi qv kërkon të bëhet deputet’ – Nga Skënder Brataj Read More »

Incidenti me Lilën në stadium, reagon kryedemokrati Lulzim Basha

Një ditë pas incidentit në stadiumin e Kavajës, ku ish-futbollisti i kombëtares nuk u lejua nga po licia të jepte intervistë për një media, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha e quajti këtë veprim të turpshëm, duke shtuar se nuk do lejojë që Shqipëria të kthehet sërish në di ktaturë.

“Kjo është e turpshme dhe kr iminale! Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë! Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë”, shprehet Basha.

Gjithçka ndodhi një ditë më parë dhe shkak për këtë skandal ishte fakti që Lila është propozuar si kandidat për deputet nga PD e Kavajës, qyteti i tij i lindjes.

Një punonjës i Bashkisë dhe po lici bashkiak i kanë kërkuar Lilës të largohet nga ambjentet sportive kur po jetpe intervistë.

Punonjësi i Bashkisë i thotë Lilës se përzënia nga fusha sportive vjen për shkak të politikës.

Debati i plotë:

Punonjësi: Ke punë shumë?

Lila: Ja mbaruam.

Punonjësi: Se na bënë me llafe.

Lila: Kush bëri llafe?

Punonjësi: Na bënë me llafe. Sikur se di si funksionon, hë pra mo.

Lila: Nuk e di, kush bëri llafe.

Punonjësi: Për Zotin na bën me llafe. Unë kastile kam ardhur, s’kam çfarë të bëj ty por na bën me llafe. Kështu që po pate për të mbaruar…

Lila: O Aldo unë këtu e kam bërë me djersë e gjak, kështu që ata të kanë thënë ty…Është fusha ime.

Punonjësi: Është muhabet politik, po të vij si vëlla, mos na vër në siklet, ti tani më kupton. Edhe ty po të thonë…

Lila: Kush të ka thënë? Të ka thënë kryetari i bashkisë?

Punonjësi: Po më vë në siklet. Të kam lajmëru unë o vlla.

Lila: Ti çfarë je?

Punonjësi: Drejtori i sporteve. Policinë bashkiake unë e kam lajmëruar vëlla?

Polici bashkiak: Jo, jo.

Lila: Kush e ka lajmëruar.

Polici bashkiak: Komandanti.

Punonjësi: Për Zotin nuk e kam lajmëruar unë, për kokë të familjes.

Lila: Komandanti? Që të nxirrni Andi Lilën përjashtë.

Punonjësi: Për Zotin na vë në siklet, na vë në siklet, për kokë të familjes se mu s’po më bi mendja. S’po kandidoj unë për kryetar bashkie, as për deputet. Për Zotin 10 vetë më kanë marrë në telefon.

Lila: Mbaruam!

Punonjësi: Me siklet të madh vallahi, po më dridhet zëri.

Një tjetër: Siklet se ikim prej pune…

Lila: Të kuptoj shumë mirë.

Punonjësi: O vlla janë ca gjëra, është politike, nuk është problemi që është sport. Po të jetë sport, është sport. Andi nuk ka punë sepse është politikë, në krah të kundërt me ne. Ky është gjithë muhabeti që është folur, çfarë të them unë?! Ka më shqip?! Për Zotin kjo është.

Lila: Pyeti njëherë vlla në Kavajë të vijë më Andi Lila apo jo? Po ça janë këto injoranca.

Punonjësi: Çfarë të them unë. Mua kështu më thanë.

Incidenti me Lilën në stadium, reagon kryedemokrati Lulzim Basha Read More »

Basha: ‘Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot se qeveria e ardhshme që do të ndërtojë ai dhe opozita, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, do të ndezë dritën e shpresës për shqiptarët.

Basha ilustroi me një video keq-qeverisjen e vendit nga Rama, që sipas tij, i ka ardhur fundi.

Reagimi i plotë i Bashës:
“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty!
Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje.

Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët.

Qeveria që ne do të ndërtojmë!”

Më poshtë video, që shoqëron reagimin e kryedemokratit:

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/190165689309985/?t=8

Basha: ‘Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty’ Read More »

Kryemadhi: ‘Rama t’i lërë filmat me mjekë që aktrojnë’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se qytetarët janë në panik nga Covid 19 për shkak të mungesës së menaxhimit të situatës nga ana e qeverisë.

Ajo akuzoi kryeministrin Rama, që sipas saj duhet t’i lërë aktrimet me filma dhe mjekë në televizione, por t’i bëjë ballë pandemisë.

“Një kryeministër që merret me një gjë të tillë, nuk ekziston. Çështja e akuzave ndaj opozitës nuk është gjë tjetër, veç se largimi i vëmendjes. Për një të sëmurë minimumi duhet mbi 1 mijë euro, ky është paniku që kanë sot qytetarët shqiptarë, – tha Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët. – Të akuzosh sot opozitën për menaxhimin e pandemisë, është mungesë inteligjence dhe dashakeqësi. Ajo që unë dua të them, është se gjëja e parë që duhet t’u japim qytetarëve, është besimi dhe shpresa. Kovidi mundet si çdo virus tjetër, por duhet solidaritet dhe nga strukturat e shtetit. Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë në panik për shkak të mungesës financiare që kanë për të paguar. Ka reparte dhe mjekë që aktrojnë në filmat multiplikativë të kryeministeit dhe autoambulanca që presin në radhë me pacientë. Rama duhet të merret me rimbursimin e barnave dhe shtimin e testimeve”, – theksoi Kryemadhi.

Kryemadhi: ‘Rama t’i lërë filmat me mjekë që aktrojnë’ Read More »

M asakra e Krushës/ Rama: ‘Basha duhet të shpjegohet vetë, nuk ka pse të flasë partia e tij për të. Unë nuk dëshiroj që ato a kuza jo të bëra nga unë, të jenë të vërteta’

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai nuk e a kuzon kreun e PD Lulzim Basha për çështjen e videos së ma sakrës së Krushës në Kosovë, por ai kërkon një shpjegim për ato që thuhen në shtyp.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, shefi i qeverisë u shpreh se ai nuk hedh akuza, por e shikon si detyrim që kryedemokrati të mbajë një qëndrim dhe të mos fshihet.

“Unë s’kam bërë asnjë akuzë, detyrimi im është që t’i kërkoj shpjegime Lulzim Bashës. Unë, as nuk i njoh akuzuesit e as i kam takuar ndonjëherë. Unë kam kërkuar po ashtu pse PD-LSI votuan pro raportit të Dick Marty-t. Basha duhet të shpjegohet vetë, nuk ka pse të flasë partia e tij për të. Unë nuk dëshiroj që ato akuza jo të bëra nga unë, të jenë të vërteta. Basha është i detyruar vetëm të shpjegohet. Është llogaridhënie nga dikush që kërkon të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët.

Kjo nuk është çështje personale, është detyrimi im t’i them Bashës shpjegohu. Një drejtues duhet të dalë dhe të përballet me çështje të tilla. Unë mbase e kam të ekzagjeruar si tipar, që i dal përballë të gjitha çështjeve dhe akuzave. Unë nuk kam akuza, akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë apo vonesat për t’u përballur me to”, – deklaroi Rama.

Lulzim Basha a kuzohet nga Melaim Bellanica, kameramani që filmoi ma sakrën e serbëve në Krushë, dhe që kasetën, që sot rezulton e zhdukur, ia kishtë dhënë në atë kohë demokratit që punonte për UNMIK. /noa.al/

M asakra e Krushës/ Rama: ‘Basha duhet të shpjegohet vetë, nuk ka pse të flasë partia e tij për të. Unë nuk dëshiroj që ato a kuza jo të bëra nga unë, të jenë të vërteta’ Read More »

Ku do të kandidojë Berisha/ Ja çfarë thotë ish-kryeministri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do ta thotë në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë se ku do të kandidojë.
Berisha e tha këtë gjë mbrëmjen e sotme në “Politikon”.
“Sali Berisha është ndarë me historinë.
Edhe kur isha në funksione nuk punoja për histori, por për interesimin e publikut.Ku do të kandidoj unë do ta them në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë.
Nuk ka njëri që ka më pak sekrete mbi tokë se unë, por ja që e kam edhe unë një sekret.”-tha Berisha./noa.al/

Ku do të kandidojë Berisha/ Ja çfarë thotë ish-kryeministri Read More »

Petrit Vasili: Kam një pyetje shumë të madhe për këtë ministre, që është bërë zëdhënëse e këtij kryeministri të çmendur

Nënkryetari i LSI-së dhe njëherësh mjek në profesion, Petrit Vasili ka folur me tone të larta sa i takon sjelljes së qeverisë në këtë situatë pandemike. Vasili u shpreh se në asnjë prej spitaleve nuk ka pasur investime të reja, dhe në ISHP dhe në Shefqet Ndroqi nuk është vënë dorë që nga viti 2009 dhe nga vitit 2012.

Vasili tha se kjo opozitë në asnjë rast nuk e ka shfrytëzuar politikish pandeminë, ndërsa shtoi se mjekët dhe infermierët po punojnë pa drejtim, pasi një masë vendoset tani, dhe një masë tjetër rrëzohet më vonë.

“Kam një pyetje shumë të madhe për këtë ministre, që është bërë zëdhënëse e këtij kryeministri të çmendur. Pas 9 muajsh kjo krenohet se ka dyfishuar numrin e testimeve, që akoma nuk e dimë nëse është i saji, apo i laboratorëve private. Kryeministri tha dje se rritja e testimeve bëhet për të favorizuar lobet farmaceutike, të dalë e të sqarojë kjo ministre se pse bëhet, se janë bërë karagjozë, e kanë kthyer gënjeshtrën në një mjet komunikimi”, tha Vasili për Faxneës.

Petrit Vasili: Kam një pyetje shumë të madhe për këtë ministre, që është bërë zëdhënëse e këtij kryeministri të çmendur Read More »

Basha: Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar

Politika në Shqipëri prej muajsh është përfshirë në debat në lidhje me situatën e koronavirus në vend.

Partia Demokratike ka publikuar një plan me pesë pika, me pretendimin se ndihmon në përballimin e kësaj situate.

Dhe në sinkron me këtë, opozita akuzon Qeverinë se ka dështuar në menaxhimin e epidemisë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shkruar në rrjetet sociale se Shqipëria ka nevojë për shpresë të re.

“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.

Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha. /noa.al/

Basha: Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar Read More »