Opinione

Shqipëria dhe Kosova duhet ta tregojnë: Pse kjo zemërgjerësi me Lulzim Bashën?/ Opinion nga Alba Malltezi

Shqiptari Lulzim Basha duhet të jetë nga ata që sa herë të flasë për Kosovën e Shqipërinë të përulet me një nderim e respekt të jashtëzakonshëm. Shumëfish më të madh se çdo shqiptar i Kosovës dhe Shqipërisë. Sa zemërgjera janë treguar këto troje me Lulzim Bashën, këtë ai duhet ta dijë mirë.

Ende pa përfunduar studimet, ende pa u diplomuar, merr një nga postet më të rëndësishme pranë strukturave të Tribunalit të Hagës që po investigonte për krimet e luftës të kryera në ato anë. Bëhet veshi, syri dhe goja në shqip e anglisht i njerëzve që kërkonin të vërtetën.

Cili i ri do ta kishte këtë fat pa patur ende një diplomë në CV? Akoma është mister kjo çudi e Mr. Lulzim Bashës, siç bëhen përditë mistere deklarata, veprime e dëshmi rreth tij.

Z.Lulzim Basha duhet të jetë shumëfish i nderuar se nisi një superkarrierë edhe në Shqipëri. Ende pa pasur një diplomë u projektua në lidershipin e partisë kryesore të djathtë, duke marrë postet më të larta deri në çelësat e mësuesit shpirtëror të tij, zotit Sali.

Tirana është kaq shumë zemërgjerë me z. Lulzim Basha, pasi një rrogëtar partie apo institucionesh (qoftë dhe ndërkombëtare) e bëri pronar jo të një apartamenti, por plot dy katesh të tëra të një pallati në zemër të Tiranës. Le të pyesë e të informohet çdo shqiptar i Kosovës dhe i Shqipërisë nëse ndonjë prej shefave të Lulzim Bashës në Tribunalin e Hagës, në Holandë, ka një pasuri të tillë të paluajtshme në vendet ku jetojnë e nga vijnë.

Le të interesohet kushdo se sa fat me pasuritë dhe postet politike është ndonjë nga shefat e Hagës, të cilëve Basha iu ishte vartës, për të kuptuar zemërgjerësinë e pafundme që Shqipëria e Kosova ka me këtë individ.

Le të informohet çdo shqiptar që njeh pak matematikë se si mund të dalë llogaria që të kesh luksin të braktisësh sarajet pranë Stadiumit Kombëtar e të qëndrosh “falas”, me qira a si pronar në vila oligarkësh në periferi të kryeqytetit.

Jo vetëm kaq, por të blesh apo të marrësh me qira edhe në bregdet përsëri vila që të gjithë njohim mirë çmimet dhe vlerat e tregut të çmendur imobiliar në Shqipëri.

E ka këtë luks ndonjë titullar në Tribunalin e Hagës, me rroga shumëfish më të larta se Mr. Basha? Dhe kjo është vetëm ajo që duket. Maja e një ajsbergu që vetëm një shtet i vërtetë do ta zbulonte se nga ushqehej.

Llogaritë nuk dalin me z. Basha sido që t’i bëjmë ato e me gjithë tolerancën që duam të tregojmë ndaj tij. Cilat janë faturat që ai paguan për të pasur këtë zemërgjerësi?

Kujt ja paguan shërbimet e tij? Eshtë nd ezur një debat që do të shuhet edhe si shumë të tjerë: e ka z hdukur apo jo z Basha kasetën e masakrave në Kosovë? Nuk e dimë. Një superinvestigim e një supershtet që ende nuk e kemi, do të duhej ta bënte këtë.

Deri tani po dëgjojmë dëshmitarë që ja kanë dhënë këtë kasetë, që e kanë parë në vendgjarje e si protagonist i pasluftës në Kosovë.

Basha ishte aty, në krah të investiguesve ndërkombëtarë: Syri, veshi, goja e tyre në shqip dhe anglisht. Nuk e dimë nëse ka qenë dhe dora e dikujt aty. Shqipëria dhe Kosova duhet ta tregojnë: pse kjo zemërgjerësi me këtë individ?/ Alba Malltezi

Shqipëria dhe Kosova duhet ta tregojnë: Pse kjo zemërgjerësi me Lulzim Bashën?/ Opinion nga Alba Malltezi Read More »

Kryemadhi vendos maskë për herë të parë: ‘Vetëm Partia ma mbledh, askush tjetër’

LSI zhvillon sot zgjedhjet brenda partisë për kryetarin dhe strukturat e reja drejtuese të saj.

Kryetarja aktuale e LSI Monika Kryemadhi, e cila është kandidate e vetme për kreun e kësaj force politike, ka votuar pak më parë në zgjedhjet edhe për anëtarësinë dhe strukturat drejtuese.

Ajo që ra në sy te Kryemadhi, ishte mbajtja e maskës që kryetarja e LSI e vendosi për herë të parë.

Ka qenë një anëtare e LRI që i ka dhuruar maskën Kryemadhit.

“Ju lutem ju kemi sjellë një maskë për tu mbrojtur”, i tha anëtarja e re e LSI, ndërsa Kryemadhi pasi e mori maskën dhe e vendosi, tha, “ju mbroj juve se veten s’ka nga ta mbroj.”

Kujtojmë se Monika Kryemadhi është gjobitur dy herë deri tani, sepse nuk ka mbajtur maskë në ambientet publike.

Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit:

“Sot unë dhashë një votë si të gjithë anëtarët e LSI. Shoh shumë vajza të reja dhe të rinj që i janë bashkuar LSI në këto vite të opozitës. Unë sot garoj për tu rikonfirmuar. Po pres me padurim zgjedhjen e ekipit drejtues, të gjitha strukturave drejtuese që do të dalin nga ky proces. Që do të drejtojnë LSI në misionin e saj kombëtar, për t’ju dhënë shqiptarëve të ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre”.

“Jam shumë krenare për ata të rinj dhe të reja që sot kanë zaptuar dhe kanë pushtuar zyrat e qendrat e votimit të LSI, me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Kjo tregon se fitorja jonë në 25 prill do të jetë e madhe. Por nuk është fitore e LSi por e të rinjve”.

“Në fakt, partia ma mbledh, nuk ma mbledh dot njeri tjetër. Unë përsëri vazhdoj të mendoj që maska është një element që mbahet në ambient të mbyllur, njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë, jo se i kërcënojnë. Shqiptarët nuk i mund as koronavirus, as varfëria, as diktatura, janë një popull që brenda vetes së tyre kanë dashurinë, solidaritetin, lidhjen dhe forcën me njëri-tjetrin”, tha Kryemadhi./NOA.al

Kryemadhi vendos maskë për herë të parë: ‘Vetëm Partia ma mbledh, askush tjetër’ Read More »

Dedikuar v dekjes, kësaj zonje të pamëshirshme dhe hijerëndë!

Nga Edmond Bejtaj
Dedikuar V dekjes, kësaj zonje të pamëshirshme dhe hijerëndë

Them se jam bërë ca i fortë përballë pamjeve të v dekjes pasi kam ndjerë rrezikun e saj pranë vetes, pasi kam kaluar dhe stërkaluar nëpër mendje humbjen e njerëzve të afërt, por sidomos pasi kam përcjellë në atë botë prindërit e mi.
Dhe them me bindje se ajo çfarë i ngelet njeriut në mëndje kur humbet një njeri te dashur, nuk janë kujtimet nga koha kur atë e kishte gjallë, as boshllëku që ai lë pas vetes kur ikën nga të gjallët, por sytë e tij duke dhënë shpirt dhe pastaj trupi i tij që duke u ftohur merr rrugën për andej nga nuk do kthehet kurrë më, duke na thënë, – Unë shpëtova, tani e keni rradhën ju !

Dhe siç thashë këtë e kam ndjerë tamam kur pregatitesha për ikjen e prindërve, pra kur isha i detyruar tu shërbeja ende në gjallje të tyre duke i ndihmuar të laheshin, kur guxova t’i prekja edhe atje ku nuk i kisha prekur kurrë, në fillim me turp të dyanshëm dhe pastaj ftohtë, në një proces rutinë, që përfundonte sidoqoftë me lotë nga të dy palët, besoj lotë edhe prej dhimbjes por edhe prej lumturisë, ;
– Dhe aty jam bindur se për të ikur i lumtur në atë botë, njeriut nuk i mjafton vetëm të rrojë si njeri por i duhet edhe të v desë si njeri.

* * *

Tani të vij tek ato fotot e mo rgut që na i ndanë prapë më dysh opinionet, ;

– Mbrëmë në shtëpi, ndërsa me telefona nëpër duar diskutonim me njeri-tjetrin fotot dhe opinionet mbi to, thashë vetëm këtë që do them tani, pra që ata të morgut të paktën të kenë kujdes të matrikullojnë saktë k ufomat, dhe përdora fjalën “matrikull” ngaqë siç e kemi thënë kaq herë, jemi në luftë, pra me njerëz që nisen në një betejë nga e cila nuk dihet nëse do kthehen gjallë apo jo, siç ushtarët shkojnë në b etejë jo vetëm me një pushkë në dorë por dhe me një pllakë metalike varur në qafë e cila do u shërbejë për t’i identifikuar pasi të jenë copëtuar apo shfytyruar nga pr edhat, e pastaj dërguar në shtëpitë e tyre pa i ngatërruar në mënyrë që të afërmit të qajnë dëshmorin e tyre dhe jo Ushtarin e Panjohur, si dhe me heronj të ditëve tona që po shkruajnë lavdinë, përkundrejt ca të tjerëve si puna ime që po tall k arin me pandeminë e të tjerëve dhe v dekjen time, apo e ca grave që ende stolisen dhe shfaqen të qeshura nëpër fejsbuk sikur të mos e dinë se çfarë gjëme i pret edhe ato.

(P.S. – Shumë e kishim tallur veten ne shqiptarët për shkak të zakoneve tona idiote, pra për ngjitjen e madhe me njeri-tjetrin brenda familjes, me dashurinë tonë të madhe sa ishim gjallë dhe të qarat tona të forta e me ligje kur vdisnim, apo për fqinjësitë tona të pakuptimta, kur ai i derës ngjitur i binte derës tënde sikur e kish të tijën për të pyetur – Si u gdhitë more, jeni mirë apo jo ?, – dhe pastaj hapte shtëpinë e tij për të pritur ngushëllime kur ty të vdiste dikush, njësoj sikur vdekja të kish ardhur brenda shtëpisë së tij, ndryshe nga ata të huajt e largët dhe të ftohtë që nuk donin t’ja dinin as për fëmijën e tyre pale për të tjerët, ;
– Dhe ja pra, më në fund na ndihmoi p andemia që të bëhemi si gjithë bota, pra si ata, të huajt e ftohtë dhe të pashpirt !)

Dedikuar v dekjes, kësaj zonje të pamëshirshme dhe hijerëndë! Read More »

‘Mos nxito të mallkosh fëmijët e tu kur je e zemëruar’/ Rrëfimi i t rishtuat i një nëne

Një ditë, isha duke pastruar shtëpinë. Papritmas erdhi biri im dhe e rrëzoi një vazo prej qelqi.

E theu atë. U hidhërova me të, sepse vazoja ishte shumë e shtrejte për mua, ishte dhuratë nga nëna ime.

E kisha shumë të dashur atë vazo dhe doja ta ruaja. Nga hidherimi i tepërt, e mallkova tim bir. “Tu th efshin e shtrat!” – i thashë.

Kaluan vite më pas, dhe unë e kisha harruar këtë ngjarje. Isha e treguar e papërgjegjshme dhe e pakujdesshme ndaj fjalëve që kisha thënë. Nuk e kisha menduar se ajo lutje do të ishte ngritur në qiell.

Biri im u rrit me vëllezërit e motrat e tij. Ka qenë djali më i dashur për zemrën time dhe kujdesesha shumë për të. Ka qenë shumë i mirë ndaj meje, shumë më tepër se vëllezërit e motrat e tij. Studioi, diplomoi, u punësua dhe po mendonte për martesë.

Kemi pasur një objekt të vjetër të cilin donim ta rindërtonim. Ditën që punëtorët bëheshin gati ta rrënonin objektin, djali im kishte shkuar aty. Gjatë punës, për një moment djali im ishte larguar dhe askush nuk e kishte vërejtur. Muri që po shembnin punëtorët kishte rënë mbi të. Në momentet e rrëzimit, kishin dëgjuar bërtimën e tij, dhe më pas heshtje. Ishte z hdukur zëri i tij.

Punëtorët ishin t merruar. E kish nxjerrë nga poshtë rrënojave dhe kishin thirrur ndihmën e shpejtë. Nuk kishin mundur ta bartnin atë, nga th yerjet e shumta në trup. Me shumë vështirësi e kishin dërguar në spital. Kur më telefonuan për të më treguar çfarë kishte ndodhur, në çast mu shfaq para syve momenti kur e kisha mallkuar. M’u kujtuan fjalët që kisha thënë.

Kisha qarë derisa kisha humbur vetëdijen. Pastaj u zgjova në spital. E pashë tim bir në një gjendje që më mirë të mos e shihja. Në ato momente iu ndalën të rrahurat e zemrës dhe ai u largua nga kjo botë Kam bërtitur dhe kam qarë sa s’bëhet. Sikur të kthehej ai në jetë, dhe t’i thyejë të gjitha zbukurimet e shtëpisë sime.

Sikur t’më thahej gjuha e t’mos i thoja ato fjalë. Por kjo më nuk bën dobi. Prandaj, porosia ime për të gjitha nënat është: Mos nxito të mallkosh fëmijët e tu kur je e zemëruar. Asnjëherë mos u lut kundër tyre. Sikur shpirti im të bashkohej me atë të birit tim, dhe të shpëtoja nga kjo dhimbje me të cilën jetoj çdo ditë.

‘Mos nxito të mallkosh fëmijët e tu kur je e zemëruar’/ Rrëfimi i t rishtuat i një nëne Read More »

Brataj: ‘Kjo histori e akuzave është njësoj sikur të mbulosh diellin me shoshë’

Pretendimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se qeveria dhe Spitalin Infektiv kanë fshehur numrat realë të viktimave nga Covid-19 shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në studion e Euronews Albania tha se ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj mjekëve, ndërsa shtoi se numra e vd ekjeve nuk mund të manipulohen.

“Kjo histori e akuzave nuk është sotme, por është njësoj sikur të mbulosh diellin me shoshë. Nuk mund të mbulosh vi ktimat ose humbjet e jetëve, dhe është gjeja më absurde që u drejtohet mjekëve. Mjeku ka bërë një betim, dhe asnjëri nga ne nuk punon me orar zyrtar. Kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë që i bëhet mjekut, sepse ai ka kartelën e pacientit dhe shkruhet në kartelë edhe shkaki i v dekjes, dhe kjo dokumentohet dhe ne raportojmë tek morgu, drejtoria e spitalit dhe tek ministria”, tha ai.

Ai tha se m orgu është nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dhe të dhënat e tij nuk mund të përmbysin evidencat, të cilat i disponojnë dy institucionet e lartpërmendura.

“Emrat nuk kanë qenë sekretë të pacientëve që kanë humbur jetën. Nuk e fsheh dot. Si ka mundësi që këto të dhënat i marrin nga morgu, sepse morgu është një institucion që varet si nga Ministria e Drejtësitë ashtu dhe ajo e Shëndetësisë”, tha Brataj.

Mjeku Brataj i tha gazetares Bruna Çifligu se aktualisht nuk ka rrezik për një ri-mbyllje të dytë. Ai shtoi se përqindja e vd ekshmërisë në krahasim me shkallën e infeksionit mbetet e ulët.

“Indikatorët janë akoma nën kontroll dhe janë të menaxhueshëm. Nuk ka këtu arsye për t’u alarmuar. Jemi akoma tek masat e mesme, mund të ketë kufizime oraresh, kufizim aktiviteti për subjektet, të cilat nuk janë esenciale. Përqindja e v dekshmërisë në krahasim me shkallën e infeksionit është e ulët”, tha ai. /noa.al/

Brataj: ‘Kjo histori e akuzave është njësoj sikur të mbulosh diellin me shoshë’ Read More »

Paloka: ‘Kush genjen, ne qe i kemi fatkeqesite ne familjet tona,apo ata qe me pafytyresi kr iminale vazhdojne ti sherbejne rregjimit me ç’njerzor…’

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka thotë se mjekët që dolën në deklaratë kundër Bashës janë përdorur politikisht nga qeveria.

Paloka thotë se as Basha dhe asnjë zyrtar i PD nuk ka s ulmuar kurrë mjekët, por zyrtarët përdorin punën e mjekëve për interesat e tyre politike.

Më tej në reagimin Facebook Paloka thotë se nga Covid-19 ka humbur dy familjarë, vajzën e tezes dhe xhaxhain. Ky i fundit ndërroi jetë në shtëpi, aty ku dhe mori mjekimin.

Reagimi i plotë i Paloksës

Nuk kam menduar ndonjehere se do me duhet te permend publikisht fatkeqesite familjare sepse ne fakt i kam neveritur dhe i neveris ato qenie politike qe a buzojne dhe me familjaret e tyre duke i perdorur publikisht per interesa politike sic bejne rendom monstrat e “rilindjes”. Po nuk mund te hesht ne kete rast, perballe pafytyresise k riminale te kesaj qeverie.

U bene sot disa deklarata per te kundershtuar denoncimin e Bashes ne “Opinion”, se qeveria po fsheh numrin e vi ktimave te Covid-19. Nje here u rreshtuan me urdher partie zyrtaret QSUT e me pas dhe ministria. Te dyja deklaratat e prodhuara nga e njejta dore u bene ne emer te mjekeve te cilet kinse i paska sulmuar Basha. Qe ketu fillon pafytyresia dhe e atyre qe mbajne diploma mjeku, kane bere dhe betimin e Hipokratit po ne fakt bejne hipokritin e jane vene ne sherbim te partise per te mbajtur karrigen e zyrtarit ku i ka ulur partia.

As Basha , as ndonje tjeter nga PD nuk ka s ulmuar ndonjehere mjeket, perkundrazi kemi shprehur mirenjohje dhe kemi kerkuar gjithe kohen qe atyre t’ju krijohen kushtet, lehtesite e t’ju jepet shperblimi i duhur per sakrificat qe po kalojne ne kete situate.

Te perdoresh disa zyrtare qe ne “emer te mjekeve” dalin te mbrojne qeverine per aktet e saj kriminale , me e pakta eshte pafytyresi. E permenda me lart qe ndjej neveri per ata qe familjaret i perdorin publikisht per interesa politike , per kete arsye kam heshtur deri sot. Po tani nuk mund te hesht me.

Brenda pak ditesh une humba dy njerez te dashur te rrethit tim familjar . Nje prej tyre , ai i pedagoges Irena Bogdani, u be publikisht i njohur , jo prej meje po per faktin qe Irena ishte e njohur dhe e vleresuar ne profesionin e saj.

Irena ishte vajza e tezes time dhe humbi jeten ne spitalin infektiv prej Covid-it .

Une dhe nje here dua te falenderoj ata mjeke e personel mjekesor qe u kujdesen per te deri ne fund. I falenderoj dhe personalisht disa prej tyre qe u impenjuan pavarsisht se nuk e kishin ne ndjekje direkte. Po une jam i bindur qe asnje prej atyre mjekeve qe e ndoqen dhe e mjekuan per Covid, nuk e di qe Irena nuk rezulton te kete humbur jeten nga Covidi ne asnje dokument e komunikate zyrtare. As ne komunikatat e perditeshme te ministrise e as ne shifrat zyrtare te qeverise…E pra kur fshihet nje rast i tille , cfare ndodh me qytetaret e tjeshte?

Nuk po merrem me rastin e xhaxhait qe u mjekua ne shtepi dhe humbi jeten po ne shtepi, se jam i bindur qe as nuk behet fjale ta kene shenuar ne ndonje dokument zyrtar.

Atehere kush genjen, ne qe i kemi fatkeqesite ne familjet tona, (e ketu nuk e kam vetem per vete, po per gjithe ata shqiptare te tjere qe nuk kane mundesi te shprehen) apo ata qe me pafytyresi kr iminale vazhdojne ti sherbejne rr egjimit me ç’njerzor qe kane njohur shqiptaret ne keto 30 vjet?!

Monstra qe vetem pamjen keni njerezore !/noa/

Paloka: ‘Kush genjen, ne qe i kemi fatkeqesite ne familjet tona,apo ata qe me pafytyresi kr iminale vazhdojne ti sherbejne rregjimit me ç’njerzor…’ Read More »

‘Veri iku tani, ndërsa neve na mbeti Llapa.Një Llapë ku ne duhet të shikohemi në pasqyrë, për të parë se sa të shëmtuar e të pashpirt jemi’

Nga Mentor KIKIA

Veri iku, ndërsa neve na mbeti Llapa

Një njeri u nda nga jeta sot. Quhej Enver Veseli, por veç të afërmëve, të gjithë të tjerët e njihnin si Ver Llapa. Nuk i binte askujt më qafë, qëndronte në anë të rrugës, e disa herë edhe mes makinave, tek 21 Dhjetori.

Vdekja e tij u bë lajm sot në të gjithë mediat sociale. Lexova shumë dedikime të ndjera, prekëse, të dhimbshme, për një njeri të mirë që madje i “nxirrte llapën këtij realiteti të ndyrë”. Vdekja e tij u bë lajm sepse Veri ishte një personazh publik. Në fakt ai nuk kishte bërë asgjë për të qenë i tillë, por ne të tjerët e kishim bërë një “hero”.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në rrjet dhe do të shikoni se sa shumë fotomontazhe të Verit ka, me Berishën, Ramën, Metën e të tjerë poshtë tyre. Do të shikoni se sa shumë ofendime aderesojnë politikanët ndaj njëri-tjeterit, duke përdorur si njësi ofendimi pikërisht Verin.

Berisha si Ver Llapa

Rama si Ver Llapa

Talundat Balla si Ver Llapa

Ilir Meta si Ver Llapa

Pak kush ndër ata që janë sot në majat e politikës ka mbetur pa u ofenduar dhe pa ofenduar, përmes këtij njeriu që as kishte bërë gjë, as dinte gjë se çfarë bëhej me të.

Veri ishte bërë etaloni i budallallëkut, i injorancës, i përbuzjes, i ofendimit, sharjes. Politikanë, gazetarë, njerëz të ditur e të paditur, e përdornin epitetin “Ver Llapa” për të ofenduar këdo që nuk mendonte apo vepronte si ai.

Socialistët qeshnin kur Berishës i bënin një gjuhë të madhe, e i thonin: Versioni i ri i Ver Llapës. Po kështu demokratët, kur “llapën” e Verit ia montonin Ramës. Ata që nuk qeshnin, thjeshtë heshtinin. Heshtnin edhe ata që të nxjerrin sytë nëse guxon të ofendosh dikë për shkak të orientimit seksual, ata që ulërasin për të drejtat e njeriut, për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara etj etj.

Tani Veri nuk do të jetë më tek hekurat ndarës të rrugës tek 21 Dhjetori. Ndërsa në rrjet do të vazhdojë të jetojë hipokrizina e një shoqërie të tërë llapaqene, e pafytyrë, pa moral që e përdor dhe shpërdor një njeri fatkeq pa pikën e turpit.

Veri iku tani, ndërsa neve na mbeti Llapa.

Një Llapë ku ne duhet të shikohemi në pasqyrë, për të parë se sa të shëmtuar e të pashpirt jemi./NOA.al

‘Veri iku tani, ndërsa neve na mbeti Llapa.Një Llapë ku ne duhet të shikohemi në pasqyrë, për të parë se sa të shëmtuar e të pashpirt jemi’ Read More »

‘Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital’

Mjekë dhe infermierë që prej fillimit të pandemisë, qëndrojnë në shërbim të pacientëve me Covid-19, por kjo periudhë duket më e ngarkuar dhe akoma më e vështirë, si kudo tjetër në rajon.

Beteja e vërtetë me këtë virus tinzar sipas tyre nuk fillon në spital.

Sot u raportuan mbi 420 të shtruar gjithsej me Covid si asnjëherë tjetër dhe teksa spitalet po mbushen, me shtimin e të infektuarve, mjekët apelojnë që njerëzit të zbatojnë masat para se të sëmuren.

Silvana Bala, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në një mesazh të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bën apel për respektimin e masave të thjeshta.

Ajo shprehet se lufta bëhet nga çdo person në përditshmërinë e tij.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital. Ajo bëhet pikësëpari nga çdonjëri prej jush në përditshmërinë tuaj.

Mjafton zbatimi i masave të thjeshta, për të qenë një hero: maska, distancimi, higjiena! Bashkë do t’ia dalim!”, thotë Silvana Bala./NOA.al

‘Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital’ Read More »